24/02/2026
🔬 Precizion mikrometrik në adaptimin e bar-it të titanit me urën totale të zirkonit
Në këtë rast paraqitet kontrolli i adaptimit pasiv të titanium bar mbi implantet, i projektuar CAD/CAM dhe i frezuar me toleranca minimale për të garantuar:
✔️ Passive fit real – pa tensione në nivel implant–abutment
✔️ Shpërndarje uniforme të forcave okluzale në rehabilitime full-arch
✔️ Reduktim të rrezikut për screw loosening dhe komplikacione biomekanike
✔️ Stabilitet afatgjatë të strukturës protetike
Struktura sekondare prej zirkoni është e dizenjuar mbi bar-in e titanit duke respektuar parametrat biologjikë dhe protetikë: emergjencë korrekte, higjienizim të lehtësuar dhe balancë okluzale të kontrolluar.
Kontrolli klinik dhe laboratorik i adaptimit (verifikim vizual, radiografik dhe test i një-screw) është thelbësor për suksesin afatgjatë të rehabilitimeve implantare totale.
🦷 Biomekanikë e saktë. Inxhinieri dentare. Rezultat i parashikueshëm.
CADCAM