Hygeia Hospital Tirana - HHT

Hygeia Hospital Tirana - HHT Spitali Hygeia Tiranë është një spital privat model, i klasit botëror dhe spitali i vetëm gjithёpёrfshirёs qё operon nё Shqipëri.
(528)

SPITALI HYGEIA TIRANЁ / Shërbim spitalor cilësor, për çdo moshë & patologji mjekësore
Spital / Maternitet / Pediatri/Kirurgji/Laborator/Urgjencë/Shërbim me Ambulancë _24 orë / 365 ditë në vit Ai funksionon si Spital i Përgjithshëm, Onkologjik, Maternitet dhe Spital Pediatrik. Prioriteti i Spitalit Hygeia Tiranë është siguria e pacientit dhe cilësia më e lartë e shërbimeve, të cilat sigurohen nëpërmjet pajisjeve më moderne të fjalës së fundit të teknologjisë, mjekëve më të mirë nga Shqipëria dhe jashtë vendit, si dhe shërbimeve më të mira të mundshme nga personeli mjekësor dhe paramjekësor dhe stafi administrativ.

02/03/2026

👩⚕️ Dr. Erjona Sinani, kirurge e përgjithshme në spitalin Hygeia informon mbi Ileusin (okluzioni intestinal) ose siç njihet ndryshe si bllokimi apo ngatërrimi i zorrëve, gjendje kjo që nuk lejon kalimin e ushqimit, lëngjeve apo grazrave nëpërmjet traktit tretës dhe kërkon trajtim të menjëhershëm mjekësor dhë si e tillë është shumë e rëndësishme të njihen në kohë sipmtomat dhe në të njëjtën kohë mjekja jep edhe disa këshilla mbi mënyrën e ushqyerjes në të tilla raste për të evituar përsëritjen e situatave të ngjashme.
📹 Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon
Kontaktoni ☎️ +355 (0) 4 23 90 000

🌺 Marsi le të jetë muaji kur vendosni veten të parën, sepse shëndeti i gruas nuk është luks, është prioritet.Në kuadër t...
01/03/2026

🌺 Marsi le të jetë muaji kur vendosni veten të parën, sepse shëndeti i gruas nuk është luks, është prioritet.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, gjatë gjithë muajit Mars Spitali Hygeia ofron paketën dedikuar kujdesit të shëndetit të gruas.

📌Një paketë  kontrolli me çmim të reduktuar prej 7.000 lekë ku përfshihen:
🔹 Vizitë Gjinekologjike
🔹 Eko Gjiri (Bilaterale)
🔹 PAP Test
🔹 Analiza Gjak Komplet
🔹 Analiza Urinë Komplet
📅 E vlefshme deri më 31 Mars 2026

Rezervoni takimin tuaj
Kontaktoni ☎️ +355( 0) 4 23 90 000

🎗 Marsi – Muaji i Ndërgjegjësimit ndaj Kancerit KolorektalKanceri kolorektal është një ndër kanceret më të shpeshta, por...
28/02/2026

🎗 Marsi – Muaji i Ndërgjegjësimit ndaj Kancerit Kolorektal
Kanceri kolorektal është një ndër kanceret më të shpeshta, por edhe një nga më të parandalueshmit nëse zbulohet në kohë.
🔎 Çfarë është kanceri kolorektal?
Ai zhvillohet në zorrën e trashë ose në rektum, shpesh duke nisur nga polipet – formacione të vogla që me kalimin e kohës mund të shndërrohen në tumor.
⚠️ Simptomat që nuk duhen neglizhuar:
▪️Ndryshime të vazhdueshme në jashtëqitje
▪️Gjakderdhje rektale
▪️Dhimbje abdominale
▪️Humbje peshe pa arsye
▪️Lodhje e vazhdueshme
❗ Por kujdes: në fazat e hershme mund të mos ketë asnjë simptomë.
Prandaj kontrolli periodik është jetik, veçanërisht pas moshës 45 vjeç ose më herët nëse ka histori familjare.
🩺 Kolonoskopia është metoda më e sigurt për diagnostikim dhe parandalim, pasi mundëson zbulimin dhe heqjen e polipeve përpara se të bëhen të rrezikshme.
🎁 Në këtë kuadër gjatë muajit Mars, Spitali Hygeia do të ofrojë:
✔️ 50% zbritje – Konsultë Proktologjike
✔️ 50% zbritje – Vizitë Kirurgu
✔️ 30% zbritje – Kolonoskopi
✔️ 30% zbritje – Kirurgji Proktologjike
📅 Oferta është e vlefshme gjatë gjithē muajit Mars /1–31 Mars.
Rezervoni takimin tuaj
Kontaktoni ☎️ +355 (0) 4 239 0000

📢Spitali Hygeia shpall vend vakant pune në pozicionin:RECEPSIONISTE /  TURNI I - II➡️Detyrat & Përgjegjësitë;▪️Informin ...
28/02/2026

📢Spitali Hygeia shpall vend vakant pune në pozicionin:

RECEPSIONISTE / TURNI I - II

➡️Detyrat & Përgjegjësitë;
▪️Informin dhe orientim i Pacientëve
▪️ Eshtē kontakti i parë me pacientin  ▪️Përgjegjëse për menaxhimin e telefonatave
▪️Lënien e orareve të takimeve për pacientët
▪️Përgjegjëse për kthimin e pêrgjigjeve të mesazheve në inbox të rrjeteve sociale ( FB & Instagram)
➡️Kriteret
▪️ Diplomë Universitare
▪️Eksperienca të mëparshme pune në   pozicione të ngjashme
▪️Aftësi të mira komunikimi dhe etike
▪️Të jetë fleksibël dhe e disponueshme të punojë me turne

Ftohen kandidatët të aplikojnë djke dorëzuar CV dhe dokumentacionin e kërkuar në adresēn e Burimeve Njerëzore të spitalut:
📧hr@hygeia.al

28/02/2026

🤰 Pozicioni më i mirë për gjumë gjatë shtatzënisë
Ndërsa barku rritet, gjumi mund të bëhet i parehatshëm — por pozicioni i duhur bën një ndryshim të madh
✅ Flini në anën e majtë sepse:
• Përmirëson qarkullimin e gjakut drejt bebit
• Mbështet funksionin e veshkave
• Ul ënjtjen
• Lehtëson presionin në shpinë
💡 Këshillë: Vendosni një jastëk midis gjunjëve dhe një tjetër poshtë barkut për më shumë mbështetje.
Rehatia për ju = pushim më i mirë për bebin 🥰

27/02/2026

🔎Variçet, çfarë janë dhe cilat janë ato faktorë qè çojnë në shfaqjen e tyre ? Kur duher të paraqitemi tek mjeku pavarësisht se nuk ndjejmë dhimbje, si dhe këshilla si të veproni për të parandaluar krijimin e tyre vijnë nga dr.Bledar Hodo, mjek kardiovaskular në Spitalin Hygeia
Për më tepër informacion ju ftojmë të ndiqni videon
Kontaktoni ☎️ +355 (0) 4 23 90 000

27/02/2026

👩⚕️ Dr. Jola Hasani, Pneumologe i bashkohet ekipit të Departamentit të Pneumologjisë
Dr. Jola Hasani është diplomuar dhe specializuar si mjeke pneumologe pranë Fakultetit të Mjekësisë, Tiranë dhe ka ofruar shërbimin e saj në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të aparatit respirator pranë Shërbimit të Pneumologjisë në Spitalin Rajonal Shkodër si dhe është pedagoge e jashtme në Departamentin e Infermierisë dhe Fizioterapisë, Universiteti i Shkodrës.
🫁 Fusha e saj e ekspertizës përfshin:
• Astma & BPCO
• Sëmundjet intersticiale të mushkërive (ILD)
• Infeksionet respiratore dhe tuberkulozi
• Kollë kronike dhe patologji të avancuara pulmonare
Dr. Jola Hasani ka ndjekur trajnime të vazhdueshme kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë programe të European Respiratory Society (ERS) dhe pjesëmarrje në ERS Congress Vienna 2024.
📚 Është autore dhe bashkautore në disa publikime shkencore, si dhe Anëtare aktive e Shoqatës Shqiptare të Pneumologjisë dhe European Respiratory Society.
Për të rezervuar takimin me mjeken
Kontaktoni ☎️+355 (0) 4 23 90 000

27/02/2026

⚕️Menaxhimi i suksesshëm i pacientit në kushte urgjence mjekësore
.Blerim Arapi
.Eljo Simaku
Pacienti 83 vjeçar u paraqit në spitalin tonë në kushtet e urgjencës me ankesa: të vjella me gjak në sasi të madhe gati 3 litra.
Pacienti menjëherë është shtruar në Reanimacion ku edhe është nderhyrë me urgjencë për ndalimin e hemorragjisë që vinte si pasojë e një ulçerr të madhe ezofageale. Në vijim pacienti është mbajtur për disa ditë në Reanimacion nën kujdesin profesiinal të dr.Blerim Arapi, shef i Reanimacionit dhe të gjithë stafit të këtij Departamenti dhe pasi është stabiluzuar plotësisht gjendja e tij është larguar nga spitali.
Sot pacienti është paraqitur për të bërë një ekzaminim rikontrolli (Gastroskopi) nga dr.Eljo Simaku, mjeku gastroenterolog, që rezultoi në një gjendje shumë të mirë shëndetësore të pacientit, pra ishte ai ishte shëruar totalisht.
Kontaktoni ☎️+355 (0) 4 23 90 000

26/02/2026

❓E dini se ekzistojnë 2 (dy) sëmundje shumë të rëndësishme që ndikojnë negativisht në funksionin e veshkave duke çuar deri në shfaqjen e sëmundjes renale kronike?
⚕️Këto sëmundje janë Diabeti & Hipertensioni që konsiderohen edhe si sëmundjet e shekullit dhe që kanë ndikuar shumë në rritjen e të prekurve me sëmundje renale kronike kudo në botë nënvizon në intervistën e saj për Vizion Plus, Dr.Elvana Rista, mjeke nefrologe pranë Spitalit Hygeia.
👩⚕️Më tej, mjekja, nënvizon faktin që vlerësohet se sot në botë kemi 1 në 3 diabetikë & 1 në 5 pacientë me Hipertension janë të prekur nga sëmundja renale kronike dhe më shqetësues është fakti që rreth 70-80% e këtyre të pacientëve nuk e dinë që janë prekur nga sëmundja renale kronike duke qënë që sëmundjet e veshkave zakonisht nuk shoqërohen me simptoma.
📌Për më shumë informacion mbi këto patologji, si të njihni në kohë simptomat, kontrollet që duhen të kryeni për veshka të shëndetshme sidomos në rastet e personave që vuajnë nga Diabeti apo Hipertensioni (apo të dyja bashkë), cilat janë ekzaminimet që duhet të kryeni dhe shumë informacione të tjera të vlefshme ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë të dr. Elvana Rista
Kontaktoni ☎️: + 355 (0) 4 23 90 000

26/02/2026

🔍 Ekografia e tiroides – një ekzaminim i rëndësishëm për shëndetin tuaj hormonal!
👩‍🍳Dr.Blertina Dyrmishi, mjeke endokrinologe duke realizuar një ekzaminim të detajuar të tiroides përmes ekografisë – një procedurë e thjeshtë, pa dhimbje dhe pa rrezatim, që ndihmon në zbulimin e patologjive të ndryshme të tiroides na informon në detaje mbi rëndësinë që ka kryerja e këtij ekzaminimi.

➡️ Nëse keni simptoma si lodhje e vazhdueshme, shtim ose humbje në peshë, rrahje të shpejta zemre apo ndjesi të ftohti, konsultohuni me mjekun endokrinolog – kontrollet e rregullta ndihmojnë paransalimjn dhe menaxhimin e këtyre patologjive!

🎥Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon informuese nga dr.Blertina Dyrmishi.
Kontaktini 📞 +355 (0) 4 23 90 000

25/02/2026

BLEFAROPLASTIKA nga # DR. Tolga Beydes✨
Në Plastic Surgery, Blefaroplastika është proçedura që realizohet me teknika operatore bashkëkohore me qëllim korrigjimin e qepallave të rëna sidhe për të eliminuar lëkurën e tepërt apo fryrjet poshtë syve.
📌Kjo ndërhyrje rikthen freskinë dhe pamjen e çlodhur të fytyrës, duke ruajtur natyralitetin dhe harmoninë e tipareve. Rezultatet janë të dukshme, ndërsa rikuperimi është i shpejtë dhe i sigurt.
Çdo procedurë planifikohet në mënyrë individuale, sipas strukturës së fytyrës dhe nevojave të pacientit.
📍 Spitali Hygeia, Tiranë
📞 +355 69 70 26 660
KirurgjiPlastike Tirane

🔊 Dr. Redrina Kosta,  mjeke Neuropsikiatre është tashmë pjesë e ekipit të mjekëve të Spitalit Hygeia Dr. Redrina është d...
25/02/2026

🔊 Dr. Redrina Kosta, mjeke Neuropsikiatre është tashmë pjesë e ekipit të mjekëve të Spitalit Hygeia
Dr. Redrina është diplomuar si Mjeke e përgjithshmë në Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë dhe specializuar si Neuropsikiatre pranë Spitali Psikiatrik “Xhavit Gjata”, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë dhe ka ofruar shërbimet e saj si mjeke e përgjithshme dhe më pas si Neuropsikiatre në një sërë Institucionesh shëndetësore publike dhe private.
Fokusi i saj profesional: Trajtimi i pacientëve me çrregullime neurologjike dhe psikiatrike dhe angazhim i vazhdueshëm në edukim profesional dhe simpoziume për shëndetin mendor.
Është aktive në pjesëmarrjen në Trajnime dhe Konferenca mjekësore brenda dhe jashtë vendit me qëllim ofrimin e një Kujdesi të plotë ndaj pacientëve dhe avancimin e njohurive në neuropsikiatri për të ofruar trajtime më të mira.

Address

Rruga Dytesore Te Autostrades Tirane-Durres, Tirane
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hygeia Hospital Tirana - HHT posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Hygeia Hospital Tirana - HHT:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category