Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare

Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare Ndihme profesionale keshillim coaching ne çeshtjet e lidhjes, familjes, ndarjes femijeve kujdestarise Të mungon lumturia apo fëmijët? E di si je. Gabim!

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë nëpërmjet menaxhimit të çdo rasti, orientimit, përfaqësimit, këshillimit, ndihmës profesionale dhe stërvitjes personale në çështjet e mirëqënies, marrëdhënies në lidhje, familjes, ndarjes, prindërimit dhe fëmijeve, bazuar në përvojën personale dhe profesionale. Meshkujt shikohen në familje dhe shoqëri si qenie pa nevoja dhe që nuk i gjen gjë, madje iu rritet vlera sa më shumë që të mbajnë. Ne vumë re keqpërfaqësimin e tyre dhe vendosëm të ofrojmë ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë që kanë nevojë për menaxhim rasti, orientim, përfaqësim, këshillim, ndihmë profesionale dhe stërvitje personale në çështjet e mirëqënies, marrëdhënies në lidhje, familjes, ndarjes, prindërimit dhe fëmijeve, bazuar në përvojën personale dhe profesionale. Në varësi të rastit bashkëpunohet me avokat, ndërmjetës, përmbarues, ekspert fiskal, psikolog, terapist, pediatër, etj. Tek ne do të gjesh qetësinë për zgjidhjen e problemit me një strategji dhe plan të individualizuar. Qëllimi i ndihmës tonë është të kursesh kohën, paratë dhe emocionet dhe të gëzosh jetën dhe marrëdhënien e shëndetshme! Per femrat: Duke ndihmuar meshkujt, jemi duke ndihmuar edhe ju dhe marrëdhënien tuaj, prandaj sillni mashkullin ose hajdeni vetë për një konsultë, falas. Per meshkujt:
Je i lënduar, duke u ndarë, në divorc, apo pas tij? Të është errësuar çdo gjë dhe je në ditë të keqe? Do ndihmë nga një burrë që të kupton se e ka kaluar vetë? Kam qënë vetë kështu.
Është torturë. Je pa kontroll dhe i prekur thellë në burrëri. Je i pasigurt për të ardhmen, punën dhe paratë. S’rri dot pa menduar për të, ça po bën, me kë është. Të mungojnë fëmijët dhe do të hakmerresh. I shmangesh shoqërisë, ndërsa familja dhe miqtë s’dinë si të ndihmojnë. Ndihesh vetëm dhe i vetmuar, sa mendon mos po rrëshqet nga trutë dhe bën ndonje të pabërë. Ti je normal si gjithë të tjerët. E vërteta është qe je në hall të madh, sa trupi dhe truri të “fiket” për të mbijetuar, por kjo nuk funksionon në palumturi, ndarje apo divorc. Nuk gjen asnjë ndihmë apo zgjidhje për situtatën tënde, madje prej teje pritet ta mbash si burrë. T’ia dalësh ndarjes dhe të bësh përpara me sukses, nuk ka lidhje me asgjë tjetër ne jetë. Vetëm vdekja është më e rëndë se sa prishja e marrëdhënies, divorci dhe ndarja nga fëmijët. Fatmirësisht, ne ofrojmë zgjidhjen e duhur nga eksperienca jetësore dhe profesionale, për të dalë qetë, shpejt dhe me pak kosto nga situata ku ndodhesh dhe të bësh përpara me sukses! Nga e di që së bashku do t’ia dalim? Si baba me fëmijë, kuptoj dhe flas gjuhën e meshkujve, ofroj eksperiencën e duhur profesionale dhe personale, pasionin të ndihmoj të tjerët, ambient të sigurt, kurajon të jem unik, por mbi të gjitha ia dal punës duke përbashkuar ndihmën dhe stërvitjen në një mënyrë të vetme praktike, konfidenciale, pa gjykuar kënd. Kam kaluar një ndarje të vështirë dhe vendosa të ofroj përvojën dhe ndihmën për të tjerët. Më kontakto në këtë faqe dhe organizojmë një konsultë, falas. Unë ia dola. Së bashku edhe ti mund t’ia dalësh. Sinqerisht,
Alion Cenolli
Themelues: Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

Si e kupton që të do vërtet?Shumë e kalojnë gjithë jetën pa e kuptuar këtëNe ngatërrojmë atë që shpresojmë të jetë e vër...
13/04/2026

Si e kupton që të do vërtet?

Shumë e kalojnë gjithë jetën pa e kuptuar këtë

Ne ngatërrojmë atë që shpresojmë të jetë e vërtetë, me të vërtetën reale, pat thenë Mark Aureli

Po sikur ta testosh e të të dalë JO?

Më mirë të humbësh një iluzion para se ta hash, apo ta hash keq më vonë?

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Vasily Arkhipov shpëtoi botën nga shuarja prej holokaustit bërthamor gjatë krizës së raketave kubane në vitin 1962Arkhip...
12/04/2026

Vasily Arkhipov shpëtoi botën nga shuarja prej holokaustit bërthamor gjatë krizës së raketave kubane në vitin 1962

Arkhipov ishte shef shtabi i një flotilje nëndetësesh sovjetike dhe ndodhej në bordin e nëndetëses B-59 si oficer ekzekutiv, kur anijet amerikane i gjuajtën me granata thellësie nëndetëses, e cila gati u mbyt

Kapiteni dhe komisari i nëndetëses besuan se lufta kishte filluar dhe donin të lëshonin torpedo bërthamore 10 kiloton kundër anijeve amerikane. Lëshimi kërkonte pëlqimin e të tre oficerëve të lartë, pra edhe të Arkhipovit

Arkhipov refuzoi dhe vendimi i tij parandaloi përdorimin e armëve bërthamore. Vendimi qe tejet i vështirë, në kushte tensioni ekstrem, por Vasily insistoi që në mungesë të një urdhëri direkt të Moskës, ata nuk mund të shuanin njerëzimin

Në vitin 2002, Thomas S. Blanton, drejtor i Arkivit të Sigurisë Kombëtare, tha: Arkhipov ishte "njeriu që shpëtoi botën"

Ish-Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Robert McNamara tha në vitin 2002: "Ne erdhëm shumë, shumë afër [luftës bërthamore], më afër nga sa e dinim në atë kohë"

Historiani Arthur M. Schlesinger Jr., këshilltar i Presidentit Kennedy, shtoi: "Ky nuk ishte vetëm momenti më i rrezikshëm i Luftës së Ftohtë. Ishte momenti më i rrezikshëm në historinë e njerëzimit"

Nëse nuk cakton përparësi, gjithçka të duket urgjente dhe e rëndësishmeZgjidhja nuk është t’i bësh të tëra, por të përca...
11/04/2026

Nëse nuk cakton përparësi, gjithçka të duket urgjente dhe e rëndësishme

Zgjidhja nuk është t’i bësh të tëra, por të përcaktosh ca (pak) gjëra që mund ta ndryshojnë vërtet jetën dhe punën tënde

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!                   ...
10/04/2026

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Gjëja më e mirë që mund t’i sjellësh një marrëdhënieje nuk është pasioni, kimia apo besnikëria. Ka edhe më mirë se kaqËs...
09/04/2026

Gjëja më e mirë që mund t’i sjellësh një marrëdhënieje nuk është pasioni, kimia apo besnikëria. Ka edhe më mirë se kaq

Është gatishmëria për t’u bërë aq i përulur, sa ta studiosh vërtet veten, ta PYESËSH se çfarë dëshiron vërtet, dhe të vazhdosh të përshtatesh derisa ta arrish si duhet... dhe kur ta realizosh këtë, nëse partneri/ja është vërtet për ty, do fillojë të bëjë të njëjtën gjë për ty…

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Në divorc ka fitues dhe humbës, por çmimin më të madh e paguajnë fëmijëtDo të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per mesh...
08/04/2026

Në divorc ka fitues dhe humbës, por çmimin më të madh e paguajnë fëmijët

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Sado të plakemi, herë pas here na mungon babai!
07/04/2026

Sado të plakemi, herë pas here na mungon babai!

Martesa është si lente që zmadhon atë që keni në çift: dashuria zmadhohet, urrejtja zmadhohet, distanca zmadhohet, çdo g...
06/04/2026

Martesa është si lente që zmadhon atë që keni në çift: dashuria zmadhohet, urrejtja zmadhohet, distanca zmadhohet, çdo gjë mes jush zmadhohet

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Gëzuar Pashkët!Kalofshi bukur me të dashurit e zemrës!
05/04/2026

Gëzuar Pashkët!

Kalofshi bukur me të dashurit e zemrës!

Nuk të lëndon aq ngulja prapa krahëve, por kur kthehesh e sheh kush ka thikënDo të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per...
04/04/2026

Nuk të lëndon aq ngulja prapa krahëve, por kur kthehesh e sheh kush ka thikën

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Si ta bësh fëmijën të kalojë më pak kohë në celular?Neuroshkenca tregon se dopamina e çliruar në trurin e fëmijëve, në p...
03/04/2026

Si ta bësh fëmijën të kalojë më pak kohë në celular?

Neuroshkenca tregon se dopamina e çliruar në trurin e fëmijëve, në përgjigje të njoftimeve, pëlqimeve dhe përmbajtjes së re në internet, është deri në 4 herë më e lartë se tek të rriturit

Fëmijët rrinë vazhdimisht në celular, sepse truri i tyre është i programuar për ta dëshiruar atë 4 herë më intensivisht se i juaji

Ndaj kur u themi “hiqe” nuk po dështojmë, thjesht po luftojmë betejën e gabuar

Fëmija duhet ndihmuar të ndërtojë vetëbesim dhe motivim të brendshëm, të zhvillojë zakone të shëndetshme teknologjike, të rindërtojë fokusin dhe të rilidhet me jetën familjare

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Kur fillon harron kush të ndihmoi, fillon humbet atë që fitoveDo të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra...
02/04/2026

Kur fillon harron kush të ndihmoi, fillon humbet atë që fitove

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 19:00
Tuesday 09:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 19:00
Friday 09:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 17:00

Telephone

+355674070050

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

Meshkujt shikohen në familje dhe shoqëri si qenie pa nevoja dhe që nuk i gjen gjë, madje iu rritet vlera sa më shumë që të mbajnë. Ne vumë re keqpërfaqësimin e tyre dhe vendosëm të ofrojmë ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë që kanë nevojë për menaxhim rasti, orientim, përfaqësim, këshillim, ndihmë profesionale dhe stërvitje personale në çështjet e mirëqënies, marrëdhënies në lidhje, familjes, ndarjes, prindërimit dhe fëmijeve, bazuar në përvojën personale dhe profesionale. Në varësi të rastit bashkëpunohet me avokat, ndërmjetës, përmbarues, ekspert fiskal, psikolog, terapist, pediatër, etj.

Tek ne do të gjesh qetësinë për zgjidhjen e problemit me një strategji dhe plan të individualizuar. Qëllimi i ndihmës tonë është të kursesh kohën, paratë dhe emocionet dhe të gëzosh jetën dhe marrëdhënien e shëndetshme!

Per femrat:Duke ndihmuar meshkujt, jemi duke ndihmuar edhe ju dhe marrëdhënien tuaj, prandaj sillni mashkullin ose hajdeni vetë për një konsultë, falas.

Per meshkujt: