Klinikë Logopedike Litien

Klinikë Logopedike Litien Fuqizojmë komunikimin, përmirësojmë jetën tuaj!

“Ti je unik, ti je i çmuar, ti je i rëndësishëm!”💙 Sot është dita jote! 💙Ti sheh botën në mënyrën tënde të veçantë, dhe ...
02/04/2025

“Ti je unik, ti je i çmuar, ti je i rëndësishëm!”

💙 Sot është dita jote! 💙

Ti sheh botën në mënyrën tënde të veçantë, dhe kjo është një dhuratë e çmuar. Zëri yt ka rëndësi, mënyra jote e të komunikuarit është e bukur dhe ti meriton të dëgjohesh e të kuptohesh.

Ne jemi këtu për ty, për të të mbështetur dhe për të festuar gjithçka që të bën të jashtëzakonshëm! 🌟

Ti nuk je vetëm – ti je i fuqishëm, i dashur dhe i pranuar ashtu siç je!

Gëzuar Vitin e Ri nga klinika logopedike LITIEN!✨️Urojmë që ky vit të sjellë shëndet, mirëqënie dhe zhvillim të gjithans...
31/12/2024

Gëzuar Vitin e Ri nga klinika logopedike LITIEN!✨️

Urojmë që ky vit të sjellë shëndet, mirëqënie dhe zhvillim të gjithanshëm për të gjithë ju!
Faleminderit që na besoni shëndetin tuaj dhe të familjarëve tuaj!
Forcojmë komunikimin, përmirësojmë jetët tuaja 🤍

Gëzuar Krishtlindjet nga LITIEN! 🎄🌟Urojmë që kjo periudhë magjike t’ju sjellë momente të paharrueshme me të dashurit tua...
24/12/2024

Gëzuar Krishtlindjet nga LITIEN! 🎄🌟
Urojmë që kjo periudhë magjike t’ju sjellë momente të paharrueshme me të dashurit tuaj, plot ngrohtësi, dashuri dhe harmoni. Faleminderit që jeni pjesë e rrugëtimit tonë! Le të vazhdojmë të ndërtojmë bashkë komunikim dhe mirëkuptim të veçantë edhe në vitin që vjen! 🎁❤️

Dua të di: Si të zgjedh lodrat e duhura për stimulimin e komunikimit? 🎲🗣️  Zgjedhja e lodrave të thjeshta dhe funksional...
16/12/2024

Dua të di: Si të zgjedh lodrat e duhura për stimulimin e komunikimit? 🎲🗣️

Zgjedhja e lodrave të thjeshta dhe funksionale është thelbësore për të mbështetur aftësitë e të folurit dhe komunikimit tek fëmijët. Ja disa këshilla praktike për prindërit:
1. Zgjidhni lodra pa zë 🔇
- Kur lodrat nuk kanë zë, fëmijët mund të krijojnë vetë tingujt dhe fjalët për to.
- Shembull: Një makinë lodër pa zë—“Tyy, tyy, boria! Po ecën makina!” në vend të një makine me bateri, që e prodhon artificialisht tingullin e borisë së makinës 🚗

2. Anashkaloni ABC/123 🔤
- Nuk është e domosdoshme që të vegjlit tuaj të mësojnë numrat dhe shkronjat që herët. Fokusohuni në "gjuhën funksionale", duke u mësuar si të kërkojnë, të përshkruajnë ose të ndajnë mendimet e tyre.
- Shembull: “Dua më shumë ujë!” ose “Ky është një top i madh” 🏀

3. Hiqni lodrat me bateri 🔋🚫
- Lodrat me bateri kufizojnë kreativitetin e fëmijës. Përkundrazi, lodrat pa zë dhe lëvizje i inkurajojnë fëmijët të bëhen më aktivë dhe të përdorin imagjinatën.
- Përfitimi: Fëmijët mund të ndërveprojnë më shumë dhe të zhvillojnë gjuhën duke i përdorur vetë lodrat.

4. Zgjidhni lodra tradicionale 🧸
- Kuba, kukulla, ushqime lodër dhe shtëpitë e kukullave janë lodra që nuk kanë kufij—ato inkurajojnë lojën e hapur, si dhe shtojnë mundësinë për të folur.
- Shembull: “Po ndërtojmë një shtëpi të madhe!” ose “Çfarë po gatuan kukulla?”

5. Ti je lodra më e mirë! 👨‍👩‍👧❤️
- Asnjë lodër nuk mund të zëvendësojë komunikimin me prindin. Këndoni, luani, bëni “kllounin” dhe jini plot energji!

Kujdes: Fokusi kryesor nuk janë lodrat, por ndërveprimi dhe gjuha që përdoret gjatë lojës. Me lodrat e duhura dhe me një prind të përfshirë në lojë, zhvillimi i gjuhës ndodh natyrshëm dhe me shumë argëtim! 🌟

Tel: +35568 952 94 96
email: info.litien@gmail.com
website: www.logopedi-litien.com

Gjuha në Aksion: Loja “Aventurat me Topin!” 🏀🎈Gati për pak argëtim dhe mësim? Me një top të thjeshtë, ju dhe fëmija juaj...
10/12/2024

Gjuha në Aksion: Loja “Aventurat me Topin!” 🏀🎈
Gati për pak argëtim dhe mësim? Me një top të thjeshtë, ju dhe fëmija juaj mund të futeni në një botë plot fjalë, veprime dhe aventura të reja gjuhësore! 🎉

Si të luani?
1. Bëhuni rrëfyesit e aventurës:
"Shiko, topi po fluturon lart! Po shkon në qiell!" ✨
"Wow! Topi kërceu nën tavolinë! Tani ku do të shkojë?" 👀

2. Sfida e ngjyrave dhe formave:
"Ky është një top shumëngjyrësh! Çfarë ngjyrash shikon?" 🌈
"Topi është i rrumbullakët! Çfarë tjetër është i rrumbullakët?"

3. Krijoni gara:
"Hidhe topin deri te dera! Kush do të fitojë?" 🚪🏃
"Rrotulloje topin në vijën më të drejtë që mundesh!"

4. Histori fantastike me t**a:
"Ky top është magjik dhe ka shkuar në një aventurë! Çfarë do të bëjë më pas?" 🪄

Pse është kaq argëtues dhe i dobishëm ky aktivitet?
Fjalor + Argëtim: Zgjeron fjalorin përmes ngjyrave, madhësive, dhe vendeve.
Imaginatë pa kufinj: E ndihmon fëmijën të përdorë krijimtarinë për të zhvilluar histori.
Të folurit me qejf: Bën që fëmija të lidhet me gjuhën në një mënyrë të gëzueshme.
Mësim pa presion: Gjithçka ndodh në një atmosferë argëtuese dhe relaksuese.

Mos harroni: Sa më shumë të qeshni dhe të luani me entuziazëm, aq më shumë do të përfitojë fëmija juaj! Le të fillojë festa e t**ave! 🎉🏀

Tel: +35568 952 94 96
email: info.litien@gmail.com
website: www.logopedi-litien.com

Dua të di: Çfarë janë aftësitë para-verbale të komunikimit? 🗣️👶  Para se një fëmijë të fillojë të flasë, ai/ajo zhvillon...
10/12/2024

Dua të di: Çfarë janë aftësitë para-verbale të komunikimit? 🗣️👶
Para se një fëmijë të fillojë të flasë, ai/ajo zhvillon një sërë aftësish komunikimi, që janë themeli i të folurit dhe gjuhës. Këto quhen aftësi para-verbale apo aftësi gjuhësore para të folurit, dhe janë të rëndësishme për të kuptuar zhvillimin e hershëm gjuhësor.

Disa nga këto aftësi përfshijnë:
1. Të kërkuarit dhe tregimi me dorë/gisht: Fillimisht fëmijët përdorin gjithë dorën, pastaj vetëm gishtin për të treguar objekte ose për të shprehur kërkesat e tyre. ✋☝️
2. Përdorimi i gjesteve: Tundja e dorës për të përshëndetur ose ngritja e krahëve për t’u marrë hopa në krahë janë forma komunikimi. 👋
3. Shikimi i përbashkët: Fëmija ndan vëmendjen e tij/saj midis një objekti dhe një personi, duke treguar një interes të përbashkët, si për objektin, ashtu dhe për personin. 👀🤝
4. Pritja: Fëmija fillon të presë për një veprim që të ndodhë pasi e ka përjetuar më parë (p.sh., pret duke hapur gojën kur sheh një lugë). 🍴
5. Ndjekja e objekteve dhe njerëzve: Vështrimi i fëmijës ndjek lëvizjet e objekteve ose njerëzve në mjedisin e tij. 🎯
6. Belbëzimi dhe tingujt: Prodhimi i tingujve të ndryshëm, duke përfshirë belbëzimin (jo-klinik), është një shenjë kyçe e zhvillimit të hershëm gjuhësor. 🗣️
7. Mohimi ose pohimi me kokë: Shprehja e ideve përmes lëvizjeve të kokës si “po” ose “jo.” 🙅‍♂️🙆‍♀️
8. Imitimi i tingujve në “biseda”: Fëmija përpiqet të kopjojë tingujt që dëgjon nga të rriturit në mënyrë bisedore. 💬
9. Buzëqeshja dhe reagimi ndaj njerëzve të njohur: Fëmija buzëqesh kur sheh fytyra të njohura ose objekte që i pëlqen. 😊

Pse janë të rëndësishme këto aftësi?
- Këto shenja tregojnë se si fëmija zhvillon aftësitë e komunikimit.
- Ndihmojnë prindërit dhe logopedët të monitorojnë progresin dhe të zbulojnë shenja të hershme të vështirësive të mundshme.

Këshillë për prindërit:
Ndërveproni me fëmijën tuaj përmes lojërave, këngëve dhe aktiviteteve që nxisin përdorimin e këtyre aftësive.

Tel: +35568 952 94 96
email: info.litien@gmail.com
website: www.logopedi-litien.com

Gjuha në Aksion: Loja “Përshkruaj personazhin!” 🎲🗣️ Kjo lojë është një mënyrë argëtuese dhe kreative për të ndihmuar fëm...
03/12/2024

Gjuha në Aksion: Loja “Përshkruaj personazhin!” 🎲🗣️
Kjo lojë është një mënyrë argëtuese dhe kreative për të ndihmuar fëmijët të praktikojnë fjalorin, të përmirësojnë aftësitë e të përshkruarit dhe të zhvillojnë komunikimin!

Si të luani:
1. Merrni dy zare me ngjyra të ndryshme: Lëreni fëmijën të hedhë zaret. 🎲
2. Gjeni personazhin: Shikoni rreshtin dhe kolonën që përputhet me ngjyrat dhe numrat e zarit dhe zgjidhni personazhin e caktuar.
3. Përshkruani personazhin: Kërkojini fëmijës të thotë tre gjëra për personazhin e zgjedhur. P.sh.:
- “Ai ka sy të mëdhenj dhe të zinj.”
- “Ka flokë të shkurtra dhe mban kapele.”
- “Ai duket i lumtur.” 😊

Si ta bëni lojën më interesante?
- Shtoni pyetje: “Çfarë mendon se punon ky personazh?” ose “Ku mund të jetë ky personazh tani?”
- Luani me role: Pasi të përshkruajë personazhin, fëmija mund të luajë si personazhi që ka përzgjedhur.
- Shtoni një histori: Fëmija mund të krijojë një histori të shkurtër për personazhin që ka përzgjedhur.

Pse është e dobishme kjo lojë?
- Zhvillon aftësitë e përshkrimit dhe strukturimin e fjalive.
- Zgjeron fjalorin për tiparet fizike dhe karakteristikat.
- Ndihmon në ndërtimin e kreativitetit dhe rrjedhshmërisë së të folurit.

Provojeni këtë lojë sot dhe argëtohuni duke njohur personazhe imagjinare! 🎉
©Lingua EG| Teaching and Learning English and German

Tel: +35568 952 94 96
email: info.litien@gmail.com
website: www.logopedi-litien.com

Dua të di: Si ndihmon strategjia “Shiko, Dëgjo, Prit” në zhvillimin gjuhësor? 👀👂⏳“Shiko, Dëgjo, Prit” është një strategj...
02/12/2024

Dua të di: Si ndihmon strategjia “Shiko, Dëgjo, Prit” në zhvillimin gjuhësor? 👀👂⏳
“Shiko, Dëgjo, Prit” është një strategji shumë e thjeshtë që prindërit mund të përdorin në shtëpi për të ndihmuar fëmijët e tyre të zhvillojnë gjuhën dhe aftësitë e komunikimit.

Si funksionon?
1. Shiko 👀:
- Kushtojini vëmendje fëmijës suaj dhe asaj që po bën.
- P.sh., nëse fëmija po luan me një makinë lodër, shikoni dhe identifikoni interesin e tij.
2. Dëgjo 👂:
- Dëgjoni tingujt, fjalët ose gjestet që fëmija përdor.
- Nëse nuk thotë asgjë, dëgjoni për tinguj apo shikoni për shenja të komunikimit.
3. Prit ⏳:
- Jepini fëmijës kohë për të reaguar ose për të shprehur diçka.
- Mos flisni menjëherë; prisni disa sekonda për t’i dhënë hapësirë të përpiqet të komunikojë.

Shembull praktik:
- Fëmija juaj shikon një lodër të vendosur në një raft.
- Shikoni: Vëreni interesin e tij/saj për lodrën.
- Dëgjoni: A thotë “du” (dua) apo përdor një gjest për ta treguar lodrën?
- Pritni: Jepini disa sekonda për të shtuar një tingull, fjalë ose përpjekje për komunikim.
- Përgjigjuni: “Ah, ti do makinën! Ja ku është makina!” 🚗

Pse është efektive kjo strategji?
- Inkurajon fëmijën të marrë iniciativën në komunikim.
- Ndihmon fëmijën të ndiejë se fjala dhe përpjekja e tij janë të rëndësishme.
- Krijon një mjedis të relaksuar ku fëmija ndihet i sigurt të eksperimentojë me tinguj dhe fjalë.

Këshillë: Përdorni këtë strategji gjatë lojës, ushqimit, ose aktiviteteve të përditshme për ta bërë pjesë të natyrshme të komunikimit! 🌟

Tel: +35568 952 94 96
email: info.litien@gmail.com
website: www.logopedi-litien.com

"Fëmija nuk është një enë që duhet mbushur, por një pishtar që duhet ndezur". Me këtë thënie, ju uroj një javë të mbarë ...
02/12/2024

"Fëmija nuk është një enë që duhet mbushur, por një pishtar që duhet ndezur". Me këtë thënie, ju uroj një javë të mbarë 💛

Dua të di: Çfarë është ndjeshmëria ndijore dhe si ndikon në komunikim? 🧠✨Ndjeshmëria ndijore është mënyra se si fëmijët ...
29/11/2024

Dua të di: Çfarë është ndjeshmëria ndijore dhe si ndikon në komunikim? 🧠✨

Ndjeshmëria ndijore është mënyra se si fëmijët perceptojnë dhe përpunojnë informacionin nga mjedisi i tyre përmes shqisave si shikimi, dëgjimi, prekja, nuhatja dhe shija. Për disa fëmijë, ndjeshmëria ndijore mund të jetë shumë intensive ose shumë e ulët, duke ndikuar në sjellje dhe aftësitë e komunikimit.

Si manifestohet ndjeshmëria ndijore?
- Ndjeshmëri e lartë (hiperndjeshmëri): Fëmijët mund të shqetësohen nga drita e ndritshme, zhurmat e forta, ose prekjet e papritura.
- Ndjeshmëri e ulët (hipondjeshmëri): Fëmijët mund të kërkojnë më shumë stimulim, si prekja e objekteve të ndryshme ose lëvizjet e vazhdueshme.

Si ndikon kjo në komunikim?
1. Ndikimi në dëgjim: Zhurmat e forta ose kaosi i mjedisit mund t’i pengojnë fëmijët të përqendrohen në biseda.
2. Ndikimi në të folur: Fëmijët hiperndijorë mund të shmangin ndërveprimet sociale për shkak të mbingarkesës ndijore.
3. Ndikimi në ndërveprim: Hipondijorët mund të kenë nevojë për më shumë kontakte fizike ose vizuale për t’u përfshirë në komunikim.

Si t’i ndihmoni fëmijët me ndjeshmëri ndijore?
- Krijoni një mjedis të qetë: Reduktoni zhurmat dhe ndriçimin për të minimizuar mbingarkesën ndijore.
- Përdorni ndihma vizuale: Karta me figura ose tabela ndihmojnë në komunikim.
- Luani lojëra të përshtatura: Për fëmijët hipondijorë, përfshini lojëra që përfshijnë lëvizje dhe prekje, si t**a ose mjete ndijore.
- Konsultohuni me specialistë: Një logoped ose terapist psikomotricien mund të ndihmojë me strategji të personalizuara.

Kujtesë: Ndjeshmëria ndijore është një pjesë unike e zhvillimit të çdo fëmije. Me mbështetjen e duhur, ata mund të ndihen të qetë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre të komunikimit 🌟

Tel: +35568 952 94 96
email: info.litien@gmail.com
website: www.logopedi-litien.com

Address

Rruga Kongresi I Manastirit, Kompleksi ASL&Zirkon
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinikë Logopedike Litien posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram