Reveal Life - Fizioterapi

Reveal Life - Fizioterapi Konsulta dhe shërbime Fizioterapie.

13/04/2026
LIMFIDRENAZH apo MASAZH ABDOMINAL? Mos i ngatërroni!Shpesh në rrjete sociale shohim trajtime të abdomenit që quhen “limf...
12/04/2026

LIMFIDRENAZH apo MASAZH ABDOMINAL?
Mos i ngatërroni!

Shpesh në rrjete sociale shohim trajtime të abdomenit që quhen “limfodrenazh” për efekt marketingu, por në realitet nuk janë të tilla.

Çfarë është limfodrenazhi?
Është një teknikë shumë e butë që synon stimulimin e sistemit limfatik.
👉Punon sipërfaqësisht (në nivel të lëkurës)
👉Ka lëvizje të ngadalta dhe ritmike
👉Ndjek drejtimin e rrjedhjes limfatike
👉 Përdoret për ënjtje, mbajtje lëngjesh, pas ndërhyrjeve kirurgjikale

Po masazhi abdominal?
Është një teknikë që vepron më thellë në zonën e barkut, ai:
👉 Mund të stimulojë lëvizjen e zorrëve (peristalsis)
👉 Shpesh dëgjohen zhurma si “gurgullima” (borborygmi)
👉 Ndihmon në fryrje, kapsllëk dhe ndjesi rëndese

E RËNDËSISHME:
Zhurmat që dëgjoni gjatë masazhit abdominal NUK janë limfë që po lëviz, por aktivitet normal i zorrëve.

Limfodrenazhi nuk duhet të jetë i thellë apo me presion të fortë.
Nëse trajtimi përfshin shtypje të thellë në abdomen, atëherë nuk është limfodrenazh.

PËRFUNDIM:
Të dyja teknikat kanë vlerë terapeutike, por janë të ndryshme në qëllim dhe në mënyrën si veprojnë.

Informimi i saktë ju ndihmon të zgjidhni trajtimin e duhur për nevojat tuaja.

Address

Pallati Me Shigjeta
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 21:00
Tuesday 08:00 - 21:00
Wednesday 08:00 - 21:00
Thursday 08:00 - 21:00
Friday 08:00 - 21:00
Saturday 08:00 - 21:00
Sunday 08:00 - 21:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Reveal Life - Fizioterapi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share