16/04/2026
Pse digjen pallatet?
Pse doktoraturat fitohen me plagjiaturë?
Pse prishet rruga pa u përfunduar?
Pse ushqimet përmbajnë pesticide?
Pse shteti dështon?
Pse mjeku nuk të shëron?
Pse fetarët janë të paqartë e të përçarë?
Pse korruptohen intelektualët?
Pse korruptohen klerikët?
Ka një përgjigje thelbësore dhe një zgjidhje të vetme.
Sa herë që përgjegjësitë u besohen njerëzve që nuk zotërojnë dy cilësi themelore, gjithçka shkon keq:
E para: të jenë profesionistë të zotë, ekspertë në fushën e tyre.
E dyta: të jenë të besueshëm moralisht – të drejtë, të ndershëm dhe të sinqertë.
Nëse mungon e para, puna dështon që në fillim.
Nëse mungon e dyta, korrupsioni dhe abuzimi kthehen në sistem.
Siç përmendet në Kurani (Jusuf: 55), fjala e Jusufit (a.s.) shpreh një parim themelor të etikës së udhëheqjes: “Vendosmë mua përgjegjës mbi depot e vendit, sepse unë jam besnik dhe i dijshëm.”
Ky ajet paraqet një standard normativ për përzgjedhjen e bartësve të përgjegjësive shoqërore: bashkimin e besnikërisë (amanah) dhe dijes (ilm).
Nga kjo rrjedh se:
Besnikëria pa dije prodhon paaftësi dhe dështim institucional.
Dija pa besnikëri prodhon abuzim dhe pasoja shkatërruese shoqërore.
Vladimir Kera