06/04/2026
Pacienti jonë 51-vjeçar, jetonte prej fëmijërisë me shikim të dobët për shkak të miopisë shumë të lartë. Në muajt e fundit, shikimi i tij ishte përkeqësuar aq shumë sa kishte vështirësi të ecte vetë.
Në ekzaminim konstatuam KATARAKT të avancuar në të dy sytë dhe rreth -29 gradë MIOPI. Retina ishte shumë e hollë dhe me rrezik për çarje, ndaj fillimisht aplikuam trajtim mbrojtës me lazer.
Pas 1 muaji, realizuam operacionin e kataraktit vetëm me anestezi me pika, në një ndërhyrje delikate dhe të suksesshme. Fillimisht operuam syrin e majtë, dhe vetëm disa ditë më vonë edhe syrin e djathtë.
Momenti më i paharrueshëm për ne ishte kur, pas operacionit të parë, pacienti që më parë nuk ecte vetë, doli nga dhoma me gëzim, duke ecur vetë, pothuajse duke vrapuar.
Disa ndërhyrje nuk ndryshojnë vetëm shikimin, por gjithë jetën e një njeriu.🧿
Nëse ju ose një familjar keni probleme me shikimin, na kontaktoni për një konsultë profesionale.
📞 +355 69 608 1215
📍Universal Eye Hospital