Qendra e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive ''Zoja e Këshillit të Mirë''

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Qendra e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive ''Zoja e Këshillit të Mirë''

Qendra e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive ''Zoja e Këshillit të Mirë'' Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë - Klinika e Fizioterapisë. Trajtim profesional individual.

Me qëllim shtimin e shërbimeve të asistencës fizioter­apike të nivelit të dytë dhe të tretë të ofruara në bazë të standarteve cilësore ndërkombëtare në zonën e Tiranës, dhe të përmirësimit të nivelit teoriko-praktik të fiziotera­pisë në Shqipëri, OJF Dokita dhe fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë” me bashkëfinancimin e Kooperacionit Italian, kanë krijuar më 2005 Qendrën e Rehabilitimit dhe Mjekë­

sisë Sportive “QRMS”, me qëllim: ngritjen në Tiranë të një qendre didaktike për rehabilitim e cila të veprojë me një rreze më të gjërë veprimi e cila përfshin formimin e fizioter­apistëve, ofrimin e shërbimit të rehabilitimit deri tek ndërg­jegjësimi i specialistëve në këtë sektor mbi tematikat e lid­hura me rehabilitimin. Qendra e Rehabilitimit dhe Mjeksisë Sportive, inaugurohet me 3 dhjetor 2008, dhe bëhet pjesë e këtij shërbimi më të avancuar të Kompleksit Spitalor Universitar “Zoja e Këshil­lit të Mirë”. Struktura në kompleks është 1.100m², një simbol i “rehabilitimit”, dhe u ngrit në një ndërtesë të vjetër të rikonstrukturuar me zgjedhje arkitektonike mjaft moderne! Hyrja të çon tek zona e recepsionit e programuar për pranimin e pacientëve dhe regjistrimin e prenotimeve për trajtim. Një korridor i vogël lidh recepsionin me Sallën e pritjes rreth së cilës janë sistemuar kabinat për trajtimet, të pajisura për çdo lloj terapie rehabilituese.Me ndriçim natyral të prodhuar nga ndriçues të fuqishëm të cilët lejojnë kursimin e nevojshëm të energjisë, me një sistem që bashkëprodhon, ventilim dhe ngrohje të lid­hur me impiantet diellore. Në një distancë të shkurtër nga zona e kabinave është real­izuar një palestër e madhe e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për ushtrimet e ndryshme: parelele, shkalla për ngjitje dhe zbritje, shkalla Suedeze, etj. Një zonë tjetër është e pajisur me të gjitha mjetet e gjimnastikës me pajisje për tonifikimin muskolar. Impjantet për trajtimin e ajrit janë ndërtuar për të ofruar rehatinë maksimale të mje­diseve dhe sistemi i ndriçimit është zgjedhur dhe pozicionuar në mënyrë që të evitojë çdo lloj shqetësimi. Rezultati përfundimtar i veprave ka arritur pritmëritë dhe qëllimet e vëna gjatë projektimit dhe sot, struktura na shfaqet si një pilastër i përsosmërisë së rehabilitimit. Qendra është një nga objektivat e programit të “Qendrës së Rehabilitimit dhe Mjek­sisë Sportive” dhe ka parashikuar edhe përgatitjen e profesionistëve me një standart europian dhe ndërgjegjësimin mbi Fizioterapinë, me bashkëpunimin e Institucioneve të ndryshme akademike italiane, dhe deri më tani ka kontribuar në formimin e studentëve të kursit të fizioterapisë dhe diplomimin e profesionistëve dhe një rritje të ndërgjegjësimit mbi këtë temë nëpërmjet seminareve, konferencave, revistave dhe normativave ligjore.

29/04/2026

Ndjeni ndryshimin që në seancën e parë!
Shockwave Therapy ndihmon në reduktimin e dhimbjes së shpatullës.

Patologjitë e shpatullës që trajtohen me Shockwave Therapy:
* Bursiti
* Dhimbjet kronike të shpatullës
* Ndryshimet degjenerative
* Sindroma e shpatullës së ngrirë
* Tendiniti i bicepsit

Çdo seancë realizohet nga fizioterapistë të trajnuar, të cilët ndjekin një qasje të personalizuar për secilin pacient, duke synuar jo vetëm lehtësimin e dhimbjes, por edhe rikthimin e funksionit të plotë të shpatullës.

Trajtimi kombinohet me programe ushtrimesh terapeutike të përshtatura, që ndihmojnë në forcimin e muskujve, përmirësimin e lëvizjes dhe parandalimin e rikthimit të problemit.

Prenoto konsultën e parë FALAS!
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: + 355 4 2273296
Whatsapp:0696085678
E-mail: fizioterapia@skzkm.al

Postura e mirë nuk është vetëm çështje estetike, por një faktor kyç për shëndetin e shtyllës kurrizore dhe mirëqenien e ...
28/04/2026

Postura e mirë nuk është vetëm çështje estetike, por një faktor kyç për shëndetin e shtyllës kurrizore dhe mirëqenien e përgjithshme.

Një posturë e gabuar mund të çojë në:
• Dhimbje kronike të shpinës dhe qafës
• Probleme me frymëmarrjen dhe lodhje të shpejtë
• Ulje të performancës fizike

Në klinikën tonë ju ndihmojmë të:
• Identifikoni dhe korrigjoni zakonet e gabuara
• Përmirësoni qëndrimin në punë dhe në aktivitetet e përditshme
• Parandaloni problemet afatgjata të shtyllës kurrizore
Kujdesi për posturën është kujdes për veten, çdo ditë.

Konsultohuni me fizioterapistët tanë!

Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: + 355 4 2273296
Whatsapp:0696085678
E-mail: fizioterapia@skzkm.al

Fizioterapia luan një rol thelbësor në jetën e pacientëve paraplegjikë, duke kontribuar jo vetëm në përmirësimin fizik, ...
27/04/2026

Fizioterapia luan një rol thelbësor në jetën e pacientëve paraplegjikë, duke kontribuar jo vetëm në përmirësimin fizik, por edhe në mirëqenien psikologjike.

Në klinikën tonë, programet e trajtimit janë të personalizuara dhe fokusohen në:
• Forcimin e muskujve të pjesës së sipërme të trupit
• Përmirësimin e lëvizshmërisë dhe koordinimit
• Parandalimin e komplikacioneve si plagët e presionit apo kontrakturat
• Rritjen e pavarësisë në aktivitetet e përditshme
• Mbështetje të vazhdueshme fizike dhe emocionale

Qëllimi ynë është të ndihmojmë çdo pacient të arrijë maksimumin e potencialit të tij.

📍Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: + 355 4 2273296
Whatsapp:0696085687
E-mail: fizioterapia@skzkm.al

Cilat janë disa nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjeve të qafës?💻 Orë të gjata para kompjuterit – sjell tension dhe ng...
26/04/2026

Cilat janë disa nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjeve të qafës?

💻 Orë të gjata para kompjuterit – sjell tension dhe ngurtësi muskulare.
🛏️ Posturë gjumi e gabuar – ndikim në shtyllën kurrizore dhe qafë.
⚡ Tendosje nervash – shkakton dhimbje të mprehta dhe mpirje.
💪 Ndrydhje muskuli – lëndime të vogla të muskujve që mbeten pa trajtim.
😣 Stres – shkakton kontraktim të muskujve dhe tension kronik.

Njohja e shkakut është hapi i parë drejt trajtimit efektiv dhe parandalimit të dhimbjes.

📍Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: + 355 4 2273296
Whatsapp:0696085687
E-mail: fizioterapia@skzkm.al

Në Klinikën e Fizioterapisë Zoja e Këshillit të Mirë, ne fokusohemi në trajtimin e shkakut të dhimbjes, jo vetëm simptom...
24/04/2026

Në Klinikën e Fizioterapisë Zoja e Këshillit të Mirë, ne fokusohemi në trajtimin e shkakut të dhimbjes, jo vetëm simptomave.

Me programe të personalizuara dhe teknika moderne rehabilitimi, ju ndihmojmë të riktheni lëvizshmërinë, forcën dhe cilësinë e jetës.
✔ Trajtim për dhimbje shpine, qafe dhe kyçesh
✔ Rehabilitim pas lëndimeve dhe operacioneve
✔ Terapi manuale dhe ushtrime të personalizuara
✔ Kujdes profesional dhe i përkushtuar

Prenoto tani konsultën e parë FALAS!

📍Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: + 355 4 2273296
Whatsapp:0696085678
E-mail: fizioterapia@skzkm.al

Dhimbja në thembër nuk është normale, sidomos kur të shoqëron çdo mëngjes.Nëse ndjen dhimbje sapo ngrihesh nga shtrati, ...
23/04/2026

Dhimbja në thembër nuk është normale, sidomos kur të shoqëron çdo mëngjes.

Nëse ndjen dhimbje sapo ngrihesh nga shtrati, shumë mundësi që bëhet fjalë për Fash*t Plantar, një nga problemet më të zakonshme të këmbës që lidhet me inflamacionin dhe kalcifikimin në zonën e thembrës.

Në Klinikën e Fizioterapisë Zoja e Këshillit të Mirë, trajtimi me Shockwave Therapy ofron rezultate të dukshme duke vepruar direkt në zonën e dëmtuar, pa dëmtuar indet përreth. Kjo terapi ndihmon në reduktimin e dhimbjes, uljen e inflamacionit dhe rikthimin e funksionit normal të këmbës.

Mos lejo që dhimbja të ndikojë në aktivitetet e tua të përditshme. Trajtimi në kohë bën diferencën.

📩 Na kontakto për një konsultë dhe plan trajtimi të personalizuar.

Prenoto konsultën e parë FALAS!
📍Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: + 355 4 2273296
Whatsapp: +355 69 60 85 678
Email: fizioterapia@skzkm.al

Qafë, shpinë, gjunjë apo muskuj të lodhur? Trupi juaj po ju jep sinjale që nuk duhen neglizhuar. Kujdesuni për shëndetin...
23/04/2026

Qafë, shpinë, gjunjë apo muskuj të lodhur?
Trupi juaj po ju jep sinjale që nuk duhen neglizhuar.

Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe riktheni lëvizjen pa dhimbje.

Në klinikën tonë, kujdesi profesional, teknologjia moderne dhe qasja individuale sigurojnë që çdo pacient të ndjejë përmirësimin që pas seancave të para.

Prenoto konsultën e parë FALAS!
📍Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: + 355 4 2273296
Whatsapp: +355 69 60 85 678
Email: fizioterapia@skzkm.al

22/04/2026

Dhimbje në gju, shpatull apo thembër?
Shockwave Therapy mund të jetë zgjidhja që kërkon.

Si ndihmon Shockwave Therapy?
Për dhimbjen e gjurit, ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe përmirëson lëvizshmërinë.
Për shpatullën, stimulon shërimin e indeve dhe lehtëson tensionin.
Ndërsa për thembrën, sidomos në rastet e fasciitit plantar, ndihmon në uljen e dhimbjes dhe rikthimin e funksionit normal.
Një trajtim jo-invaziv, i shpejtë dhe efektiv për t’u rikthyer në aktivitet pa dhimbje.

Ndiq videon e plotë dhe na kontakto për çdo problematikë!
Prenoto konsultën e parë FALAS!
📍Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: + 355 4 2273296
Whatsapp: +355 69 60 85 678
Email: fizioterapia@skzkm.al

Shockwave Therapy është një metodë moderne dhe efektive për trajtimin e dhimbjeve. Rekomandohet për dhimbje muskulare dh...
22/04/2026

Shockwave Therapy është një metodë moderne dhe efektive për trajtimin e dhimbjeve.
Rekomandohet për dhimbje muskulare dhe artikulare, tendinite, probleme me ligamentet, dhimbje kronike dhe lëndime sportive.

Një zgjidhje jo-invazive për rikuperim më të shpejtë.

Në klinikën tonë, kujdesi profesional, teknologjia moderne dhe qasja individuale sigurojnë që çdo pacient të ndjejë përmirësimin që pas seancave të para.

Prenoto konsultën e parë FALAS!
📍Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: + 355 4 2273296
Whatsapp: +355 69 60 85 678
Email: fizioterapia@skzkm.al

Të dhemb thembra? Mund të jetë shenjë e fash*tit plantar. Dhimbja në mëngjes, shtrëngimi dhe ndjesia e parehatisë edhe p...
21/04/2026

Të dhemb thembra?
Mund të jetë shenjë e fash*tit plantar.
Dhimbja në mëngjes, shtrëngimi dhe ndjesia e parehatisë edhe pas pushimit janë simptoma që nuk duhen neglizhuar.

Trajtimi në kohë ndihmon në rikuperim më të shpejtë dhe shmang komplikacionet.

Konsultohu me fizioterapistët tanë dhe rikthe balancën në trupin tënd!

Prenoto konsultën e parë FALAS!
📍Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: + 355 4 2273296
Whatsapp: +355 69 60 85 678
Email: fizioterapia@skzkm.al

20/04/2026

Nëse ndjen dhimbje gjuri gjatë ecjes, ngjitjes së shkallëve apo pas aktivitetit fizik, mos prit më!

Dhimbja e gjurit mund të jetë sinjal i një problematikë që kërkon vëmendje të specializuar.
Prenoto tani konsultën e parë FALAS në klinikën tonë të fizioterapisë dhe merr zgjidhjen e duhur për të lëvizur pa dhimbje.

📍Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: + 355 4 2273296
E-mail: fizioterapia@fzkm.org

Address

Rruga Dritan Hoxha, Laprake
Tirana
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 13:00

Telephone

+35542273296

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive ''Zoja e Këshillit të Mirë'' posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive ''Zoja e Këshillit të Mirë'':

Share