19/04/2026
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” tashmë procedurat e nevojshme për fëmijët që përballen me sëmundje të vështira dhe që kanë nevojë për monitorim të vazhdueshëm, do të realizohen pa dhimbje dhe pa trauma.
Në shërbimin e Onkohematologjisë Pediatrike, falë donacionit të Fondacioni Heydar Aliyev dhe znj. Leyla Aliyeva, me mbështetjen e Ambasadës së Azerbajxhan, është bërë e mundur pajisja me teknologjinë më të fundit e dhomës “No Pain”.
Kjo hapësirë moderne i mundëson ekipit mjekësor të realizojë procedurat e nevojshme në kushte komode dhe sipas standardeve bashkëkohore, duke garantuar më pak dhimbje, më pak stres dhe më pak trauma për pacientët tanë të vegjël.