International Turkish Hospital

International Turkish Hospital International Turkish Hospital
(1)

International Turkish Hospital ofron ;
Konsulta specialistike te te gjitha llojeve
Analiza laboratorike te standarteve europiane
Ekografi 3D
Grafi dixhitale
Mamografi digjitale
IVF Fertilizim In Vitro
Histeroskopi
Laparoskopi
Nderhyrje kirurgjikale te te gjitha llojeve
Sherbim urgjence 24/7
Sherbim i famacise

Sindroma e Zorrës së Irrituar (IBS) është një çrregullim funksional i sistemit tretës që ndikon kryesisht në zorrën e tr...
19/04/2026

Sindroma e Zorrës së Irrituar (IBS) është një çrregullim funksional i sistemit tretës që ndikon kryesisht në zorrën e trashë. Megjithëse nuk është një sëmundje inflamatore apo kërcënuese për jetën, ajo ndikon ndjeshëm në cilësinë e saj.

Simptomat më të zakonshme përfshijnë dhimbje ose shqetësim abdominal, fryrje, gazra, ndryshime në ritmin e jashtëqitjes si diarre, kapsllëk ose alternim mes tyre. Këto simptoma shpesh përkeqësohen pas ngrënies ose gjatë periudhave me stres të lartë.

Edhe pse Sindroma e Zorrës së Irrituar (IBS) nuk ka një kurë përfundimtare, simptomat mund të menaxhohen me sukses përmes një qasjeje të integruar. Kjo përfshin adoptimin e një diete të balancuar, shmangien e ushqimeve që nxisin simptomat (si pijet me kafeinë, ushqimet e yndyrshme apo bishtajoret), ushtrime të rregullta fizike dhe teknika të menaxhimit të stresit. Për shumë pacientë, një dietë e varfër në FODMAP – një grup karbohidratesh që fermentohen lehtësisht në zorrë ka treguar rezultate të dukshme në lehtësimin e simptomave.

Në varësi të llojit dhe intensitetit të simptomave, mund të indikohet edhe trajtimi farmakologjik. Kjo përfshin përdorimin e antispazmatikëve për reduktimin e dhimbjeve abdominale, laksativëve apo antidiarreikëve për rregullimin e tranzitit intestinal, probiotikëve për përmirësimin e florës intestinale dhe në disa raste të përzgjedhura, përdorimin e antidepresivëve në doza të ulëta për të ndikuar në ndjeshmërinë e zorrës.

Është thelbësore që pacientët të kërkojnë vlerësim mjekësor kur shfaqen simptoma alarmuese si humbje e pashpjegueshme në peshë, gjak në feçe, anemi, temperaturë e paarsyeshme, ose fillim i simptomave pas moshës 50 vjeç.

—————————————
ITH , Partneri juaj në shëndet!
Kontakt: ⠀
Mob.: +355 69 32 52 303⠀
Email: info@ith.al
Adresa: International Turkish Hospital, Bllok, rr. ''Donika Kastrioti'', mbrapa Kuvendit, Tiranë

Rifresko buzëqeshjen tënde me paketën tonë estetike! Paketa përfshin:• Konsultë dhe kontroll të specializuar• Pastrim pr...
18/04/2026

Rifresko buzëqeshjen tënde me paketën tonë estetike!

Paketa përfshin:
• Konsultë dhe kontroll të specializuar
• Pastrim profesional
• Zbardhim dhëmbësh
• Trajtim të gingivave

Për vetëm 12,000 Lekë!

Rezervo tani dhe jepi buzëqeshjes tënde kujdesin që meriton! 🦷
—————————————
ITH , Partneri juaj në shëndet!
Kontakt: ⠀⠀⠀
Mob.: +355 69 609 9019
Email: info@ith.al
Adresa: International Turkish Hospital, Bllok, rr. ‘’Donika Kastrioti’’, mbrapa Kuvendit, Tiranë

Kifoza është një lakim i shtyllës kurrizore në pjesën e kraharorit (pjesa torakale), që shpesh shfaqet si një gungë e du...
17/04/2026

Kifoza është një lakim i shtyllës kurrizore në pjesën e kraharorit (pjesa torakale), që shpesh shfaqet si një gungë e dukshme në shpinë. Ajo vërehet më tepër gjatë qëndrimit ulur, ku supet përkulen përpara dhe trupi merr një pozicion të përthyer.

Ky deformim haset shpesh tek të rinjtë si rezultat i qëndrimit të gabuar, rritjes së shpejtë gjatë adoleshencës, si dhe dobësisë së muskujve të shpinës dhe barkut. Tek të moshuarit, kifoza lidhet më së shumti me osteoporozën, ndërsa në raste të tjera mund të jetë e lindur, të shfaqet pas traumave apo ndërhyrjeve kirurgjikale në shtyllën kurrizore.

—————————————
ITH , Partneri juaj në shëndet!
Kontakt: ⠀⠀⠀
Mob.: +355 69 32 52 303⠀
Email: info@ith.al
Adresa: International Turkish Hospital, Bllok, rr.''Donika Kastrioti'', mbrapa Kuvendit, Tiranë

Paketa “Kontroll & Higjienë” ofron një vlerësim të plotë të shëndetit oral, duke kombinuar diagnostikimin e saktë me kuj...
16/04/2026

Paketa “Kontroll & Higjienë” ofron një vlerësim të plotë të shëndetit oral, duke kombinuar diagnostikimin e saktë me kujdesin profesional.

Ajo përfshin:
• Konsultë kontrolli e specializuar
• Radiografi panoramike për analizë të detajuar
• Pastrim profesional i dhëmbëve

Për vetëm 6,000 Lekë!

Kjo paketë është e përshtatshme për kontroll rutinë, parandalim të problemeve dentare dhe ruajtje të higjienës optimale orale, duke ndihmuar në identifikimin e hershëm të çdo problematike dhe në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të gojës.
—————————————
ITH , Partneri juaj në shëndet!
Kontakt: ⠀⠀⠀
Mob.: +355 69 609 9019
Email: info@ith.al
Adresa: International Turkish Hospital, Bllok, rr. ‘’Donika Kastrioti’’, mbrapa Kuvendit, Tiranë

Hernia diskale ndodh kur një pjesë e diskut që ndodhet midis rruazave të shtyllës kurrizore dëmtohet dhe zhvendoset nga ...
15/04/2026

Hernia diskale ndodh kur një pjesë e diskut që ndodhet midis rruazave të shtyllës kurrizore dëmtohet dhe zhvendoset nga pozicioni i saj, duke ushtruar presion mbi nervat përreth. Me kalimin e viteve, këto disqe humbasin elasticitetin, bëhen më të brishta dhe më të prirura për çarje ose deformim. Si pasojë, mund të shfaqen dhimbje, mpirje apo dobësi në gjymtyrë.

Në disa raste, hernia diskale mund të mos japë simptoma, por shpesh shoqërohet me shenja të dukshme.

Simptomat kryesore
• Dhimbje në qafë, shpinë ose që përhapet në krahë apo këmbë, në varësi të zonës së prekur
• Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash, si pasojë e shtypjes së nervave
• Dobësi muskulore, që mund të vështirësojë ecjen, kapjen e objekteve apo mbajtjen e peshave

Faktorët e rrezikut
• Obeziteti, që rrit ngarkesën mbi shtyllën kurrizore
• Puna fizike e rëndë, sidomos ngritja e peshave në mënyrë të gabuar
• Trashëgimia, që rrit predispozicionin për këtë problem

Kur duhet të drejtoheni te mjeku?
• Kur dhimbja përkeqësohet ose kufizon aktivitetet e përditshme
• Kur shfaqen probleme me kontrollin e fshikëzës apo zorrëve
• Kur mpirja përhapet dhe ndikon në ecje, ndjeshmëri apo forcë

Diagnoza dhe trajtimi
Pas konsultës, mjeku mund të rekomandojë ekzaminime si rezonanca magnetike, radiografia apo skaneri për të përcaktuar saktë zonën e dëmtuar. Trajtimi zakonisht nis me medikamente, fizioterapi dhe aktivitet të kontrolluar. Në rastet më të avancuara, mund të jetë e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale, si mikrodiskektomia.

Hernia diskale është një gjendje e trajtueshme. Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i duhur rrisin ndjeshëm mundësinë për rikthim në një jetë aktive dhe pa dhimbje.

—————————————
ITH , Partneri juaj në shëndet!
Kontakt: ⠀⠀⠀
Mob.: +355 69 32 52 303⠀
Email: info@ith.al
Adresa: International Turkish Hospital, Bllok, rr.''Donika Kastrioti'', mbrapa Kuvendit, Tiranë

Tonsiliti është inflamacioni i bajameve, zakonisht i shkaktuar nga infeksione virale ose bakteriale.  Shfaqet me dhimbje...
14/04/2026

Tonsiliti është inflamacioni i bajameve, zakonisht i shkaktuar nga infeksione virale ose bakteriale. Shfaqet me dhimbje fyti, vështirësi në gëlltitje, ethe, temperaturë dhe enjtje të bajameve.

Shkaqet:
Infeksionet virale (si adenovirusi, gripi,) janë më të zakonshmet.
Infeksionet bakteriale, janë më të rralla por më serioze.

Simptomat:
Dhimbje e fortë fyti dhe vështirësi në gëlltitje
Bajame të fryra dhe të skuqura, ndonjëherë me shtresa të bardha
Temperaturë, lodhje, dhimbje koke dhe nyje limfatike të fryra në qafë

Diagnoza dhe trajtimi:
Mjeku e diagnostikon me ekzaminim fizik dhe, në disa raste, me teste laboratorike për të përcaktuar shkakun e infeksionit.

Infeksionet virale trajtohen me pushim, lëngje të ngrohta, qetësues të dhimbjeve si paracetamoli ose ibuprofeni dhe shpëlarje të fytit me solucione antiseptike.

Infeksionet bakteriale kërkojnë trajtim me antibiotikë, zakonisht penicilinë ose amoksicilinë, për të shmangur komplikacionet. Në raste të përsëritura ose të rënda, mund të rekomandohet heqja kirurgjikale e bajameve (tonsilektomia).

Komplikacionet:
Nëse nuk trajtohet, tonsiliti mund të çojë në absces peritonsilar, infeksione të veshkave ose përhapje të infeksionit në pjesë të tjera të trupit.

—————————————
ITH , Partneri juaj në shëndet!
Kontakt: ⠀⠀⠀
Mob.: +355 69 32 52 303⠀
Email: info@ith.al
Adresa: International Turkish Hospital, Bllok, rr.''Donika Kastrioti'', mbrapa Kuvendit, Tiranë

Fokusi ynë nuk është vetëm ndryshimi vizual, por përmirësimi i cilësisë së jetës së pacientit!—————————————ITH , Partner...
13/04/2026

Fokusi ynë nuk është vetëm ndryshimi vizual, por përmirësimi i cilësisë së jetës së pacientit!
—————————————
ITH , Partneri juaj në shëndet!
Kontakt: ⠀⠀⠀
Mob.: +355 69 32 52 303⠀
Email: info@ith.al
Adresa: International Turkish Hospital, Bllok, rr.''Donika Kastrioti'', mbrapa Kuvendit, Tiranë

Gëzuar Pashkët Ortodokse! ✨Ju urojmë dritë, paqe dhe fillime të reja në çdo hap tuajin.—————————————ITH , Partneri juaj ...
12/04/2026

Gëzuar Pashkët Ortodokse! ✨
Ju urojmë dritë, paqe dhe fillime të reja në çdo hap tuajin.

—————————————
ITH , Partneri juaj në shëndet!
Kontakt: ⠀⠀⠀
Mob.: +355 69 32 52 303⠀
Email: info@ith.al
Adresa: International Turkish Hospital, Bllok, rr.''Donika Kastrioti'', mbrapa Kuvendit, Tiranë

Rezistenca ndaj insulinës është një çrregullim metabolik që shpesh zhvillohet në mënyrë graduale dhe pa simptoma të duks...
11/04/2026

Rezistenca ndaj insulinës është një çrregullim metabolik që shpesh zhvillohet në mënyrë graduale dhe pa simptoma të dukshme klinike në fazat e hershme.

Megjithatë, disa shenja funksionale mund të sugjerojnë praninë e saj:
• Lodhje e shpeshtë, veçanërisht pas vakteve
• Ndjesi e shtuar urie dhe dëshirë për karbohidrate
• Shtim në peshë, kryesisht në zonën abdominale
• Vështirësi në reduktimin e peshës trupore
• Luhatje të niveleve të energjisë gjatë ditës

Një aspekt i rëndësishëm:
Edhe në prani të një regjimi ushqimor të konsideruar “të shëndetshëm”, kombinimi i papërshtatshëm i makronutrientëve mund të çojë në rritje të shpejtë të glicemisë dhe, rrjedhimisht, në rritje të sekretimit të insulinës.

Vlerësimi i hershëm përfshin:
• Analiza laboratorike të glicemisë dhe insulinës
• Indekse si HOMA-IR
• Vlerësim të stilit të jetesës dhe faktorëve të rrezikut

Menaxhimi bazohet në:
• Modifikime të stilit të jetesës
• Aktivitet fizik të rregullt
• Strukturim të balancuar të vakteve
• Ndjekje mjekësore të personalizuar

Identifikimi dhe trajtimi në kohë ndihmon në parandalimin e progresionit drejt diabetit tip 2 dhe komplikacioneve të lidhura metabolike.
—————————————
ITH , Partneri juaj në shëndet!
Kontakt: ⠀
Mob.: +355 69 32 52 303⠀
Email: info@ith.al
Adresa: International Turkish Hospital, Bllok, rr. ''Donika Kastrioti'', mbrapa Kuvendit, Tiranë

Kalkuloza e kolecistës është një gjendje e karakterizuar nga formimi i gurëve brenda fshikëzës së tëmthit, që lind si pa...
10/04/2026

Kalkuloza e kolecistës është një gjendje e karakterizuar nga formimi i gurëve brenda fshikëzës së tëmthit, që lind si pasojë e çrregullimeve në përbërjen dhe qarkullimin e tëmthit. Në shumicën e rasteve, gurët përbëhen nga kolesteroli, por mund të jenë edhe me origjinë pigmentare.

Ky proces zhvillohet gradualisht, shpesh pa simptoma, derisa gurët të fillojnë të ndërhyjnë në rrjedhjen normale të tëmthit. Kur ndodh bllokimi i kanaleve biliare, shfaqen shenja tipike si dhimbje në pjesën e sipërme të djathtë të barkut, veçanërisht pas vakteve të yndyrshme, të përziera, fryrje dhe ndjesi rëndese. Në raste më të avancuara mund të shfaqen temperaturë, infeksion apo verdhëz.

Faktorët e rrezikut përfshijnë dietën e pasur me yndyrna, mbipeshën, mungesën e aktivitetit fizik, ndryshimet hormonale dhe predispozicionin familjar. Kjo gjendje haset më shpesh tek gratë dhe personat mbi moshën 40 vjeç.

Diagnoza vendoset kryesisht përmes ekzaminimit me ultratinguj abdominal, i cili lejon identifikimin e gurëve dhe vlerësimin e gjendjes së kolecistës. Kur kalkuloza është asimptomatike, zakonisht ndiqet me monitorim. Ndërsa në prani të simptomave ose komplikacioneve, trajtimi i rekomanduar është ndërhyrja kirurgjikale për heqjen e kolecistës (kolecistektomia), e realizuar shpesh me teknikë laparoskopike.

Ndërhyrja në kohë dhe menaxhimi i duhur janë thelbësore për të parandaluar komplikacione serioze si kolecistiti akut, pankreatiti apo infeksionet e rrugëve biliare.

—————————————
ITH , Partneri juaj në shëndet!
Kontakt: ⠀⠀⠀
Mob.: +355 69 32 52 303⠀
Email: info@ith.al
Adresa: International Turkish Hospital, Bllok, rr.''Donika Kastrioti'', mbrapa Kuvendit, Tiranë

ICSI rekomandohet në raste specifike, kur fekondimi natyral apo IVF tradicional paraqet vështirësi:• Numër i ulët i sper...
09/04/2026

ICSI rekomandohet në raste specifike, kur fekondimi natyral apo IVF tradicional paraqet vështirësi:

• Numër i ulët i spermatozoidëve
• Lëvizshmëri e reduktuar e spermës
• Dështime të mëparshme të fekondimit në cikle IVF
• Shkaqe të paqarta të infertilitetit

Kjo teknikë mundëson një kontroll më të lartë të procesit të fekondimit, duke rritur ndjeshëm probabilitetin e suksesit në raste të përzgjedhura.

Konsultohuni me specialistët tanë për të vlerësuar nëse ICSI është alternativa e duhur për ju.

—————————————
ITH , Partneri juaj në shëndet!
Kontakt: ⠀⠀⠀
Mob.: +355 69 32 52 303⠀
Email: info@ith.al
Adresa: International Turkish Hospital, Bllok, rr.''Donika Kastrioti'', mbrapa Kuvendit, Tiranë

Stenoza pilorike është një gjendje në të cilën muskuli pilorik, që ndodhet në daljen e stomakut drejt zorrës së hollë (d...
08/04/2026

Stenoza pilorike është një gjendje në të cilën muskuli pilorik, që ndodhet në daljen e stomakut drejt zorrës së hollë (duodenit), trashet dhe ngushton këtë kalim, duke penguar lëvizjen normale të ushqimit nga stomaku në zorrë.

Cilat janë simptomat?
• Të vjella të shpeshta dhe me presion të lartë
• Humbje peshe
• Dehidratim
• Urinë e rralluar
• Fryrje e stomakut

Si trajtohet?
Trajtimi standard është piloromiotomia, një ndërhyrje kirurgjikale ku bëhet prerja e muskulit të trashur për të hapur kalimin drejt zorrës. Sot, kjo procedurë mund të kryhet me kirurgji laparoskopike (më pak invazive), që nënkupton:

• Prerje më të vogla
• Rikuperim më të shpejtë
• Dhimbje më të lehtë pas operacionit
• Qëndrim më të shkurtër në spital
—————————————
ITH , Partneri juaj në shëndet!
Kontakt: ⠀⠀⠀
Mob.: +355 69 32 52 303⠀
Email: info@ith.al
Adresa: International Turkish Hospital, Bllok, rr.''Donika Kastrioti'', mbrapa Kuvendit, Tiranë

Address

Rruga Donika Kastrioti
Tirana
1001

Telephone

+355693252303

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when International Turkish Hospital posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to International Turkish Hospital:

Share