Klinika Obstetrike Gjinekologjike MANAJ

Klinika Obstetrike Gjinekologjike MANAJ Analiza Biokimike, Analiza Hormonale, Analiza Klinike, Shenuesit Tumorale,
Eko 4D, Eko Gjinekologjike, Eko Vaginale, Kolposkopi, Abort, Biopsi, Vizita Obs

24/12/2020
Për rezervim kontaktoni në numrat: Tel: 2242401Cel: 0682158502
22/11/2020

Për rezervim kontaktoni në numrat:
Tel: 2242401
Cel: 0682158502

Puna bëhet më e bukur me surpriza nga pacientët 🥰☺️
04/11/2020

Puna bëhet më e bukur me surpriza nga pacientët 🥰☺️

Pre-eklampsiaPreeklampsia është një sëmundje që shfaqet gjatë shtatzënisë dhe ka simptoma si: * Rritje e Presion...
02/11/2020

Pre-eklampsia

Preeklampsia është një sëmundje që shfaqet gjatë shtatzënisë dhe ka simptoma si:
* Rritje e Presionit të gjakut
* Dhimbje koke
* Ç’rregullime të pamjes
* Eleminim të proteinave në urinë
* Shtim në peshë
* Nauze (të përzjera)
* Të vjella
* Fryrje te lokalizuar në kavilje dhe gishta të duarve
* Dhimbje barku

Kjo sëmundje prek 2- 10% të grave që kanë shtatzëninë e parë dhe zvogëlohet në shtatzënitë e tjera. Është faktor risku për mortalitetet e mobiditet të lartë amtaro-fetal. Haset më shpesh në gratë me hipertension, diabet mellitus dhe sëmundje renale. Pacientët me preeklampsi janë në risk të lartë për morbiditet dhe mortalitet amtar. Sëmundja mund të shoqërohet me IUGR nga insuficienca placentare. Shkaqet e preeklampsisë nuk janë të njohura ndaj duhet monitorim i vazhdueshëm i obstetër- gjinekologut për të kontrolluar simptomat dhe kapjen e saj në fazat fillestare.

Dedikmet nga pacientet janë gjithmonë unike. Faleminderit ju që e zbukuroni punën time! Mirëkuptimi, respekti, mire...
31/10/2020

Dedikmet nga pacientet janë gjithmonë unike. Faleminderit ju që e zbukuroni punën time! Mirëkuptimi, respekti, mirënjohja dhe vlersimi që më jepni shndërrohet njëkohësisht edhe në një detyrim moral, për të vijuar udhën e nisur. 🥰🤗

Fibromiomë uterine në paciente 27-vjeçare asimptomatike,e diagnostikuar rastësisht dhe e trajtuar me sukses me heqje të ...
25/11/2019

Fibromiomë uterine në paciente 27-vjeçare asimptomatike,e diagnostikuar rastësisht dhe e trajtuar me sukses me heqje të masës dhe ruajtje të mitrës.
Me anë të këtij rasti duam të tërheqim vëmendjen ,që fibromiomat uterine mund të shfaqen dhe në mosha të reja dhe zakonisht janë pa simptoma ,prandaj femrat të të gjitha moshave duhet të bëjnë vizita të rregullta tek mjeku gjinekolog për të kapur dhe trajtuar në kohë patologji të tilla.

Fibromiomat uterine janë tumore beninje të përbëra nga ind muskulor dhe lidhor fibrotik,të cilat origjinojnë nga miometri(shtresa muskulate e uterusit), të shfaqura zakonisht pas moshës 35 vjeçare deri në periudhën e menopauzës, por ka dhe përjashtime ku mund të shfaqen më herët.
Këto janë tumoret pelvike më të shpeshta të shfaqura tek femrat,prezente në 20 % të grave mbi 35 vjeç ,me përmasa që mund të jenë nga 1 mm deri në 20 cm.
Zakonisht këto janë tumore asimptomatike të cilat zbulohen rastësisht gjatë vizitës tek mjeku gjinekolog ,dhe vetëm në pak raste japin simptoma si menometrorragji(cikle menstruale të çrregullta ,me zgjatje të menstruacioneve dhe rritje të fluksit) apo dhimbje pelvike.
Ekografia gjinekologjike vlerëson me përpikmëri përmasat e uterusit ,vendodhjen e fibromiomës, shpejtësinë e rritjes dhe morfologjinë e adnekseve.
Trajtimi i fibromiomave i adaptohet çdo pacienteje. Mund të aplikohet qëndrimi pritës, nesë fibromiomat janë të vogla, pacientja asimptomatike dhe veçanërisht në paciente pranë menopauzës ku fibromioma atrofizohet (zvogëlohet) si pasojë e rënies së estrogjenit, me monitorim të kujdesshëm për të parë shpejtësinë e rritjes.
Trajtimi medikamentoz me analogët e GnRH, edhe pse ka një efekt shumë të mirë zvogëlues mbi masën, ka kufizimet e veta pasi nuk mund të përdoret më shumë se 6 muaj për shkak të efekteve të padëshiruara dhe pas ndërprerjes mioma në pak kohë fiton përsëri përmasat e mëparshme, prandaj këto gjejnë indikacion vetëm si ndihmëse para interventit kirurgjikal.
Kirurgjia rekomandohet në rastet që nuk i përgjigjjen terapisë konservative dhe konsiston në rezektim endoskopik, miomektomi apo heqje totale e mitrës që përben trajtimin definitiv.

Prolapsi i organeve Pelvike është një çrregullim në të cilin 1 apo më tepër organe pelvike rrëshqasin nga pozicioni i ty...
20/11/2019

Prolapsi i organeve Pelvike është një çrregullim në të cilin 1 apo më tepër organe pelvike rrëshqasin nga pozicioni i tyre normal, gjë që ndodh për shkak të disfunksionimit të dyshemesë pelvike.

Çfarë është dyshemeja pelvike?
Dyshemeja pelvike përbëhet nga një grup muskujsh dhe indesh të cilat së bashku sigurojnë qëndrueshmëri dhe mbështetje për disa organe pelvike si:
mitra~~fshikëza e urinës~~zorrët,
gjithashtu marrin pjesë në aktivitetin e fshikëzes urinare dhe zorrëve, si dhe ne funksion seksual.

Këshillohet që femrat e të gjjithë moshave t’i trajnojnë muskujt e dyshemesë pelvike, të cilat dobësohen vazhdimisht gjatë gjithë jetës nga faktorë të shumtë si :
•shtatzënitë dhe lindja •mbipesha
•kolla kronike •kapsllëku
•mbajtja e peshave të rënda
•periudha e menopauzës
Në veçanti këshillohet për femrat pas lindjes duke ndihmuar në rikuperim, femrat që kanë shqetësime si urinim i pavullnetshëm(inkontinencë), nje prolaps të lehtë apo për femrat në periudhën e menopauzës.
Nëse proplapsi i organeve pelvike përparon në një gradë të avancuar , atëherë indikohet ndërhyrja kirurgjikale, ose nëse pacientja nuk mund t’i nënshtrohet kirurgjisë atëherë vendoset Pesari, i cili është një pajisje protezike e vendosur për t’i dhënë qëndrueshmëri organeve pelvike.

Disa prej ushtrimeve po jua demonstrojmë në këtë postim.
Këto janë ushtrime që duhet të bëhen pjesë të përditshmërisë tuaj.

Vogëlushja që shihni në foto ka bërë histori me lindjen e saj në qershor të 2019, pasi është bebja e parë e lindur nga n...
17/11/2019

Vogëlushja që shihni në foto ka bërë histori me lindjen e saj në qershor të 2019, pasi është bebja e parë e lindur nga një nënë me Mitër të transplantuar, nga një dhuruese jo e gjallë.

Transplanti i mitrës përbën trajtimin e vetëm të mundshëm për gratë me “Infertilitet absolut me faktor uterin”, të cilat nuk mund të zhvillojnë një barrë, pasi mund të kenë një mitër që nuk funksionon apo e kanë hequr mitrën.
Perpjekja e parë për transplant uterin është bërë në Suedi ne 2012, me 9 transplante nga dhurues të gjallë , që rezultuan në 8 fëmijë të lindur, pasuar më pas me përpjekje të tjera.
Më pas në 2017 për herë të parë u bë transplant nga një dhuruese jo e gjallë tek një grua 30 vjeçare e cila kishte lindur pa mitër. Në 2018 pacientja mbeti shtatzëne , dhe lindi në qershor të 2019 vajzën që shihni në foto.
Pas lindjes së vajzës ajo e hoqi përsëri organin e transplantuar.

Përpjekjet klinike që po bëhen për transplantin e mitrës, pavarësisht se janë në fazat e para ,kanë patur deri tani rezultate shumë të mira.
Ky është një lajm shumë i bukur e shpresëdhënës për të gjitha gratë që e kanë të pamundur të zhvillojnë një shtatzëni , pavarësisht dëshirës së tyre te madhe.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme gjatë shtatzënisëNjë SST gjatë shtatzënisë mund të sjellë pasoja serioze si për ...
17/11/2019

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme gjatë shtatzënisë

Një SST gjatë shtatzënisë mund të sjellë pasoja serioze si për nënën dhe për fetusin. Për këtë arsye ekzaminimi për SST në vizitat tek mjeku obstetër zë një vend kryesor në kujdesin prenatal. Edhe nëse këto ekzaminime i keni bërë në të shkuarën, testimi sërish gjatë shtatzënisë është i rëndësishëm.

¿Çfarë dëmtimesh fetale mund të sjellin ?
*Sifilizi= lindje premature,abort,sifiliz kongenital(dëmtime multiorganore)
*Gonorrea=lindje premature, peshë e ulët në lindje, sëmundje të syve
*Chlamidia=pneumoni,konjuktivit neonatal
*Hepatiti B apo C që mund të transmetohen dhe tek fetusi
*HIV=duhet shmangur lindja vaginale dhe ushqyerja me gji për të minimizuar transmetimin tek fetusi .

Në diagnostikimin e një infeksioni tek njē grua shtatzëne fillohet sa më parë terapia me antibiotikë, sipas ndjeshmërisë në rezultatet e antibiogramës apo me antiviralin e zgjedhur. Njëkohësisht duhet të përdoret mbrojtje gjatë marrëdhënieve dhe të trajtohet partneri .

Nuk duhet të prisni të keni ankesa për të bërë testet për këto infeksione ,pasi ato mund të japin simptoma të ndryshme por mund të jenë dhe plotësisht asimptomatike.

Lindja premature është lindja e foshnjës përpara javës së 37 të shtatzënisë. Shkaqet mund të jenë të ndryshme si: *Inkom...
14/11/2019

Lindja premature është lindja e foshnjës përpara javës së 37 të shtatzënisë.
Shkaqet mund të jenë të ndryshme si:
*Inkompetenca cervikale(qafa e mitrës e hapur dhe e shkurtuar)
*prania e infeksioneve
*anomali të placentës
*stresi fetal apo maternal
*shtatzënia e shumëfishtë
———————————————————
Parandalimi i lindjes premature realizohet me anë të:
~Cerklazhi Cervikal(vendosja e një suture përreth qafës së mitrës), në rastet e anomalive të funksionit cervikal
~Dhënies së Progresteronit, i cili frenon aktivitetin tkurrës të mitrës

Detektimi sa më i hershëm i nënave në risk dhe trajtimi parandalues për lindje të parakohshme është shumë i rëndësishëm , pasi ulin ndjeshëm sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë foshnjore të lidhur me lindjen premature.

Address

Tirana
0100

Opening Hours

Monday 16:30 - 19:30
Tuesday 16:30 - 19:30
Wednesday 16:30 - 19:30
Thursday 16:30 - 19:30
Friday 16:30 - 19:30
Saturday 09:00 - 01:00

Telephone

+35542242401

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Obstetrike Gjinekologjike MANAJ posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Klinika Obstetrike Gjinekologjike MANAJ:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category