
21/07/2025
Melcia eshte organi qendror i metabolismit njekosisht organi me i madh i aparatit tretes e i organizmit ne teresi.Eshte lokalizuar ne hypokondrin e djathte.
Funksionet kryesore te melcise jane :
Merr pjese ne metabolizmin e proteinave te rendesishme jetike per organizmin:
Sic jane faktoret e kuagulimit te gjakut.
Merr pjese ne metabolismin e yndyrnave dhe te karbohidrateve.
Melcia gjithashtu ben te mundur mbajtjen ne balance te vitaminave e mineraleve.
Nje funksion tjeter i rendesishem eshte ai i tretjes te cilin e arrin nepermjet prodhimit dhe derdhjes se biles ne momentin e kalimit te ushqimit ne duoden.
Duke pase parasysh te gjithe keto funksione me te drejte quhet laboratori I organizmit.
Semundjet e melcise jane akute dhe kronike.
Semundjet me te shpeshte te melcise jane:
Hepatitet te cilat mund te jene shkaktuar nga viruset .kryesisht ne vendin tone qarkullojne viruset A.B.C.D...si dhe viruse te tjera.
Hepatite nga alkooli.
hepatitet toksike nga perdorimi I substancave te ndryshme toxike sic jane drogerat e ndryshme..medicamentet e ndryshme sidomos antibiotiket.anti inflamatoret jo steroid.medikamentet qe perdoren per mjekimin e yndyrnave.preparatet qe perdoren per mjekimin e mykut pra candidozave te ndryshme..etj
Hepatitet autoimune.
Demtime te melcise vihen re edhe tek pacientet me diabet .Ne nje studim te bere rezulton qe 85%e pacienteve qe vuajne nga diabeti kane edhe probleme me melcine kryesisht hepatosteatoze.
Edhe tek personat adipoz (te dhjamosur) vihet re dhjamose e melcise..gjithashtu tek personat me yndyrna te larta.
Semundje tjera te melcise jane ciroza e melcise demtimi I parykthyshem I melcise e cila zakonisht vjen ne rastet post hepatitet viral te pa mjekuar ose ne rastet e pacienteve qe pine alkool.gjithashtu edhe tek hepatopatite autoimune te pa mjekuara.
Klinika e semundjeve te melcise eshte e ndryshme ne varesi te llojit te semundjeve. Melcia eshte nje organ qe nuk ka mbaresa nervore dhe si e tille
nuk ka dhimbje..prandaj pacientet me keto semundje kapen ne stade te vonshme ku demtimet kane avancuar.
Pacientet mund te kene nje discomfort abdominal,fryrje barku, metorizem, goje te hidhur, urinim me ngjyre.Ne stadet e avancuar sic eshte ciroza pacientet kane dobesikeputje ,grumbullimin e ujit ne bark,edema te anesive.hemoragjira gastro _intestinale te cilat mund te cojne ne vdekje te pacientit.
Kujdes !
Te gjithe pacientet qe jane te diagnostikuar me hepatite viral duhet te ndiqen nga mjeku gastrohepatolog pasi nje perqindje e ketyre pacienteve mund te kalojne Hepatit viral_Ciroze hepatike _tumore te melcise.