16/04/2026
Proteza Provizore Fikse ose Karikimi Imediat 4/8
Ju menduat se vendosët implantet dhe shpëtuat? Jo, aty sapo ka nisur rrugëtimi juaj! Faza e parë dhe më e vështirë është periudha post-kirurgjikale e cila përveç plagëve ka dhe gjendjen psikologjike, sidomos kur pacienti ka pasur disa dhëmbë dhe krejt papritur e gjen veten pa asnjë të tillë në gojë! Ti shtosh kësaj edhe një "nallane" kallçuku që lëviz në gojë si një det i trazuar, çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë, është një traumë që asnjeri nuk do donte ta kalonte!
Çfarë ofrojmë ne pas kirurgjisë?
✅️ Protezë Provizore Fikse (Karikim Imediat mbi implante, max 48 orë pas kirurgjisë)
✅️ Dhëmbë fiks natyralë, pa pllakën e qiellzës dhe pa shtypje mbi plagë
✅️ Buzëqeshje dhe të ushqyer perfekte që në ditën e dytë pas kirurgjisë
✅️ Një kirurgji të vetme, ku vendosen të gjithë komponentët protezikë
✅️ Përshtatje shumë më të lehtë me dhëmbët e rinj
Çfarë ju themi të mos bëni?
❌️ Protezë provizore totale të lëvizshme që nuk qëndron, që ju vret, që nuk mbahet në gojë
❌️ Kirurgji të dytë për zbulimin e implanteve
❌️ Dëmtim të implanteve nga shtypja e protezës
❌️ Pamundësinë e përshtatjes me një pllakë kallçuku të lëvizshme që do ndryshojë gjithë fonetikën dhe fizionominë tuaj!
Besojani profesionistëve kirugjinë tuaj që bëhet vetëm një herë:👇
🌐 www.cdc.com.al
☎️ 00355 69 2 607 607
☎️ 00355 68 510 70 70
📧 info@cdc.com.al
📍Rruga "Siri Kodra", Tiranë