
04/04/2025
Physio Life - Studio Ghibli style! ✨🎥
Dhe ne tashme iu bashkuam edhe ne trendit! Disa momente të shkëputura nga përditshmëria jonë, të rikrijuara në stilin e magjishëm të animacioneve.
"We rise by lifting others"
Rruga Andon Zako Cajupi
Tirana
N3,TIRANË
Monday | 09:00 - 20:30 |
Tuesday | 09:00 - 20:30 |
Wednesday | 09:00 - 20:30 |
Thursday | 09:00 - 20:30 |
Friday | 09:00 - 20:30 |
Saturday | 09:00 - 18:30 |
Be the first to know and let us send you an email when Physio Life Centre posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.
Send a message to Physio Life Centre:
Çfarë është Hidrokinezi Terapia? Hidrokineziterapia përbëhet nga disa teknika që mbështeten tek levizja e trupit të njeriut të zhytur nën ujë. Kjo metodë fizioterapie e zhvilluar në ujë ndihmon trupin të riaftësohet në mënyre të natyrshme duke perdorur vetitë fizike dhe kimike të ujit. Një fizioterapist i kualifikuar udhëheq trupin e pacientit të zhytyr pjesërisht ose komplet në pishinë me një seri ushtrimesh të përshtatura me nevojat dhe simptomat e pacientit. Nëse ushtrohet rregullisht, hidrokineziterapia mund të përmiresoje simptomat e sëmundjeve reumatike, ortopedike, psikologjike, neurologjike, dhe kardiake. Si funksionon Hidrokineziterapia? Hidrokinezia shfrytëzon vetitë fiziko-kimike të ujit për synime terapeutike. Nje trup i zhytur nën ujë peshon rreth 90% me pak prandaj një person mund të bejë një seri ushtrimesh riaftesuese me pak sforcim. Hidrokineziterapia përdor vetitë e ujit në tre forma: trysnia hidrostatike, forca e Arkimedit, dhe resistenca. Trysnia hidrostatike rrit trysninë abdominale, që nga ana e saj ndihmon proçesin e frymëmarrjes, sidomos nxjerrjen e frymes. Fluksi i gjakut venoz në gjoks rritet dhe si rezultat volumi për minutë i zemres rritet me 5-20%. Për më tepër, trysnia hidrostatike stimulon receptorët e lekurës dhe mobilizon indet sipërfaqësore (lekura, indet adipose dhe muskujt). Forca e Arkimedit, apo qëndrimi mbi ujë çbllokon gjymtyret, duke rezultuar në një liri më të madhe levizjeje, një sforcim muskulor më të vogël, ulje ose eliminim të dhimbjes gjatë lëvizjes. Rezistenca e ujit rezulton në një levijze të ngadaltë dhe të vazhdueshem e cila vë në përdorim muskujt më shumë se sa jashtë ujit. Nëse shpejtësia në ujë dyfishohet, rezistenca e ujit katërfishohet, duke bërë që muskujt të punojnë më shumë, të rriten në masë dhe pacienti mund të kontrollojë më mirë lëvizjet. Kush mund të përfitojë nga hidrokineziterapia? Ushtrimet nën ujë përmirësojnë lëvizjen e gjymtyreve dhe ecjen, ulin dhimbjet dhe spazmat muskulore. Kjo terapi është ideale për trajtimin e pacienteve me nje defiçit në fuqinë muskulore dhe është një terapi efektive për të ulur kohën e riaftësimit për nyjet e dëmtuara ose të tejlodhura. Hidorkineziterapia e rregullt për mbi një vit ka dhënë rezultate të medha në uljen e dhimbjeve dhe përmiresimin e funksioneve fizike në pacientë të rritur me osteoartrit të gjymtyrëve të poshtme, kelqeve dhe gjurit. Uji është një ambjent ideal për pacientet të cilët nuk mund të riaftësohen plotësisht përmes ushtrimeve ne tokë. Për këtë arsye, hidrokineziterapia është një metodë e mirë për të kontrolluar dhimbjet ndërkohë që përmiresohet funksioni i trupit. Në disa raste, fuqia dhe ekuilibri i fituar nëpërmjet një programi me ushtrime hidrokineziterapie mund të lehtësojë kthimin tek ushtrimet në tokë, që janë më të përshtatshme për të forcuar skeletin. Hidrokineziterapia mund të lehtesojë këto simptoma: · Dhimbje muskulore nga aktivitete sportive · Dhimbje shpine · Dhimbje të shtyllës kurrizore · Lodhje muskulore · Osteoartrit · Skoliozë · Hernie diskale · Rikonstruktim te ligamenteve pas një traume · Diskopati · Disa patologji neurologjike si: paralizat e gjysmës së trupit, sindroma cerebrale, paraplegji dhe poliomelit, si dhe skleroza multipla (SM)