30/01/2026
Tinitusi është ndjesia e zhurmës, fishkëllimës ose gumëzhimës në vesh, edhe kur nuk ka burim të jashtëm zëri. Nuk është sëmundje më vete, por shenjë që diçka tjetër nuk po funksionon si duhet.
Shkaqet më të shpeshta:
• Probleme të vesh*t
Grumbullim dylli, infeksione, dëmtim i qelizave të dëgjimit nga zhurma e fortë, përdorimi i kufjeve, humbje dëgjimi me moshën.
• Qafa dhe postura
Kontraktura cervikale, spondiloartrozë, qëndrimi i gjatë në telefon ose kompjuter. Shumë raste tinitusi kanë origjinë cervikogjene.
• Stresi dhe ankthi
Stresi aktivizon sistemin nervor simpatik dhe rrit tensionin muskulor në qafë dhe nofullë, duke ndikuar drejtpërdrejt në perceptimin e zhurmës.
• Qarkullimi i gjakut
Tension i lartë ose i ulët, probleme vaskulare. Në disa raste tinitusi ndihet pulsativ, në sinkron me rrahjet e zemrës.
• Nofulla (ATM)
Shtrëngimi i dhëmbëve, bruksizmi dhe disfunksioni i artikulacionit temporo-mandibular mund të japin tinitus.
• Medikamente
Disa barna (p.sh. aspirina në doza të larta, disa antibiotikë) mund ta shkaktojnë ose përkeqësojnë.
E rëndësishme:
Jo çdo tinitus vjen nga veshi. Në shumë raste, trajtimi i qafës, posturës dhe stresit sjell përmirësim të ndjeshëm.
Nëse tinitusi shfaqet vetëm në një vesh, shoqërohet me marramendje ose humbje dëgjimi, kërkohet vlerësim mjekësor.
☎️0692887687
☎️0684049445
📍Pazari i Ri