Hyrida Basha

Hyrida Basha DIETOLOGE KLINIKE
AUTORE LIBRASH

13/04/2026

Vazhdon tmerri i kalorive dhe numrit në peshore…
Çdo gjë kontrollohet, por trupi nuk bindet.
Sepse nuk është vetëm çështje kalorish është hormon, stres, mikrobiotë. Ndoshta nuk ke nevojë për më shumë kontroll, por për më shumë kuptim.
Të ka ndodhur që bën gjithçka “siç duhet”…
por pesha nuk lëviz?

11/04/2026

Na trego sa hapa bën në ditë dhe si ndihesh

10/04/2026

Rritja e fëmijës është një nga proceset më të bukura por edhe më të vështira
Marrja e informacioneve të duhura na e bën më të lehtë
Ndajmë sëbashku në komente cili ka qënë një moment vështirësie për ju me bebat tuaj

10/04/2026

Rritja e fëmijës është procesi më i bukur por edhe me mës hunë përgjegjësi për një grua
Këshilla të tilla na ndihmojnë të rrisim shëndetshëm bebat tanë
Më thoni cili ka qënë problemi juaj me bebat dhe zhvillimin e tyre

06/04/2026

Jepi vetes mundësi të jetosh shëndetshëm së bashku me familjen
Ktheje gatimin në një pasion dhe lehtësoje ditën tënde

Sot e ashtuquajtura dita e gënjeshtrave....Gënjeshtra nuk është thjesht një fjalë e pavërtetë. Është një stimul për trur...
01/04/2026

Sot e ashtuquajtura dita e gënjeshtrave....
Gënjeshtra nuk është thjesht një fjalë e pavërtetë. Është një stimul për trurin. Truri ynë nuk funksionon për të gjetur të vërtetën, por për të kursyer energji dhe për të marrë vendime shpejt. Kur përballet me një informacion, ai nuk e analizon menjëherë nëse është i saktë apo jo. Fillimisht e pranon, pastaj nëse ka arsye e verifikon. Dhe pikërisht këtu gënjeshtra fiton avantazh.
Sepse është më e thjeshtë, më e shpejtë dhe shpesh e lidhur me emocione pozitive. Aktivizon kënaqësi të menjëhershme, sepse na jep atë që duam të dëgjojmë, jo atë që duhet të përballemi.

Ndërsa e vërteta kërkon përpjekje kognitive. Përqendrim, analizë, durim.Në psikologji kjo lidhet me faktin që truri përdor “rrugën e shkurtër” (heuristika), për të mos u lodhur me çdo informacion që merr.
Prandaj ndodh që disa njerëz besojnë më shumë tek një zgjidhje “magjike” si një ngjitës në bark që dobëson sesa tek një dietë reale që kërkon kohë, strukturë dhe disiplinë.(e sa gënjeshtra të tjera...)
Jo sepse nuk e kuptojnë dallimin, por sepse truri preferon atë që është më e lehtë për t’u pranuar.
Gënjeshtra nuk është më e fortë se e vërteta. Është thjesht më e lehtë për trurin.
Pyeyja qëndron sa i aftë je ti që ta sfidosh atë që të duket “shumë e mirë për të qenë e vërtetë”....

31/03/2026

Ju tashmë e dini fiksimin tim me produkte 100% natyrale
Perla Stine është një ndër to. Kujdesje delikate por nëdrkihë edhe mbrojtëse nga shumë probleme të zonës vaginale
Perla Stone ju vjen kudo jeni
Po po edhe jashtë Shqipërisë

29/03/2026

Ushqimi është i shenjtë. Është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës.
Por sot, mes gjithë këtij informacioni të shpërndarë, shpesh kthehet në konfuzion… dhe madje në frikë.
Një dietë nuk prishet sepse hëngre një herë jashtë planit. Prishet kur rutina jote e përditshme është jashtë planit.Sepse nuk është një vakt që të përcakton… është mënyra si ushqehesh çdo ditë.
Dhe mbi të gjitha, mos harro këtë, një njeri në dietë nuk ka pse të heqë dorë nga kënaqësitë.
Nëse ke një recetë të preferuar… do ta shijosh.
Nëse ke një festë… do të jesh pjesë e saj.
Sepse balanca nuk është kufizim.Balanca është liri.
Receta: Rizoto me dardhe dhe djathe Robiola
Ma mësoi mikesha ime italiane me të cilën jetoj. E kush do i rezistonte kësaj pjate

24/03/2026
Ushqimi është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës.Është momenti kur ndalemi, kur kujdesemi për veten dhe për njerëzi...
24/03/2026

Ushqimi është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës.Është momenti kur ndalemi, kur kujdesemi për veten dhe për njerëzit tanë.
Por në realitetin e përditshëm, shpesh kthehet në stres.
“Çfarë të gatuaj sot?”
“Nuk kam kohë.”
“Nuk di si ta bëj të shëndetshme pa humbur shijen.”
Dhe kështu, mes lodhjes dhe mungesës së ideve, ushqimi humbet rolin e tij nga kënaqësi në detyrim.
“Gatuaj shëndetshëm në shtëpi” nuk është thjesht një listë recetash. Është një mënyrë e re për të menduar kuzhinën.
Do të mësosh si:
– të organizosh kuzhinën dhe javën pa stres
– të ndërtosh vakte të balancuara pa llogaritje të komplikuara
– të gatuash shpejt, thjeshtë dhe me shije reale
– të përdorësh ushqimet e stinës në mënyrë inteligjente
– të shmangësh humbjen e ushqimit dhe kohës
Në fund, nuk do kesh vetëm receta.
Do kesh qartësi.
Do kesh kontroll.
Dhe mbi të gjitha do rikthesh kënaqësinë e ushqimit në jetën tënde.

Address

Liceu Artistik
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Telephone

+355685374318

Website

https://www.youtube.com/@balancebyhyrida/featured

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hyrida Basha posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Hyrida Basha:

Share

Category

NUTRICARE

Nutricare eshte nje qender dietologjike e cila ofron sherbimet e dietologjise se personalizuar. Dieta ne menaxhim te peshes, trajtim te tiroides, anemise, kolesterolemise, azotemise, kreatinemise, shtatzanise, gjidhenies etj

Gjithashtu ne emer te shendetit te mire, ushqimit te ekuilibruar, ofrojme sherbim DELIVERY HEALTHY FOOD NE BASHKEPUNIM ME @RESTORANT ALBES per te gjithe ju. DELIVERY sherbehet jo vetem per individet ne diete por edhe per ata te cilet nuk jane duke ndjekur nje diete te personalizuar. Per cdo individ qe kerkon te ushqehet shendetshem.

Sherbimet e dietologjise kryhen nga Hyrida Basha Dhima e diplomuar ne masterin e shkencave dhe certifikuar per te gjitha sherbimet qe ofrohen ne NUTRICARE.

JENI TE MIREPRITUR NE NUTRICARE