Kolegji i Mjekëve Shqiptarë

Kolegji i Mjekëve Shqiptarë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Kolegji i Mjekëve Shqiptarë, Health/Medical/ Pharmaceuticals, Tirana.

Bluzat e bardha kudo ndodhen ne trojet Shqiptare,GEZUAR 2026🍾Nje vit sa me i mbare per ju dhe familjet tuaja.
01/01/2026

Bluzat e bardha kudo ndodhen ne trojet Shqiptare,
GEZUAR 2026🍾
Nje vit sa me i mbare per ju dhe familjet tuaja.

10/12/2025

Kjo foto nuk vjen nga ndonjë vend i varfër i botës së tretë. Nuk është as ndonjë qendër shëndetësore e braktisur në periferi.

Kjo është pamja e Spitalit Onkologjik të Tiranës në vitin 2025.

Aty ku trajtohen pacientët më të brishtë, më të sëmurë dhe më të lodhur. Aty ku çdo minutë pritjeje është torturë. Aty ku qytetarët duhet të kishin shërbimin më të mirë, sepse luftojnë për jetën.

Por realiteti është ky: një nënë e moshuar, e rrëzuar nga lodhja, e shtrirë mbi disa karrige të mbledhura bashkë, ndërsa punonjëset e spitalit përpiqen t’i matin tensionin në mënyrën më improvizuar të mundshme. Rreth saj, të moshuar të tjerë presin të pafuqishëm, të ulur në karrige të rreshtuara si në një stacion autobusi, jo në një spital.

Asnjë barelë. Asnjë karrocë me rrota. Asnjë ambient ku pacientët që humbin ndjenjat të marrin ndihmën e duhur.

Vetëm karrige plastike dhe improvizim. Vetëm kaos dhe neglizhencë. Vetëm turp për një sistem që ka marrë miliarda në emër të “modernizimit”.

Postimi i gazetarit Osman Stafa e thotë troç: Pacientët torturohen me pritje, derisa trupi nuk mban më. E askush nuk mban përgjegjësi për këtë mjerim të institucionalizuar.

Fotoja flet vetë: një e moshuar e shtrirë në karrige, si një send i harruar, jo si një qenie njerëzore që ka nevojë për kujdes urgjent. Ndërkohë në Onkologjik, ku duhet të ketë pajisje të standardeve të larta, mungojnë gjërat më elementare gjërat që çdo spital normal i ka: një shtrat, një barelë, një karrocë, një vend ku pacientët të ndihen të sigurt.

Kjo nuk është thjesht papërgjegjësi. Kjo është dështim. Kjo është ç'njerëzim.

Sa kohë do të vazhdojë kështu? Sa pacientë të tjerë duhet të bien përtokë që dikush të reagojë? Sa nënave, baballarëve dhe të moshuarve do t’u nëpërkëmbet dinjiteti në spitale që funksionojnë vetëm në propagandë?

Onkologjiku i vitit 2025 është një akuzë e gjallë për një sistem shëndetësor të braktisur, ku qytetarët rrinë në radhë me orë, derisa bien, dhe trajtohen në karrige plastike sepse shteti nuk ka as një barelë t’u japë.

Turp. Turp institucional. Turp kombëtar.

10/12/2025

Koncesioni i hemodializës, një nga kontratat më të kritikuara të shëndetësisë shqiptare, shpërthen sërish në skandal. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shkelje flagrante, abuzime financiare dhe pagesa të dyfishta të kryera në qendrat e administruara nga kompania “Dia Vita”, në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu.

Sipas auditimit zyrtar, shteti ka paguar për seanca dialize që nuk janë kryer kurrë, duke i futur në xhep kompanisë para publike pa asnjë shërbim të ofruar.

Pagesa për pacientë që s’kishin marrë më shërbimin aty
Një rast i zbuluar nga KLSH është tronditës: — Një pacient kishte ndryshuar qendrën e hemodializës dhe trajtohej në një spital tjetër të kontraktuar me Fondin. — Ndërkohë, Fondi vijonte të paguante edhe qendrën e Lezhës të koncesionarit, ku pacienti nuk ishte paraqitur më.

Kjo, sipas KLSH, ndodh sepse kompania ka raportuar seanca të bazuara jo te shërbimet reale, por te “projektime”, një manovër që i ka sjellë kompanisë të ardhura ekstra nga paratë e taksapaguesve.

Shërbime të cungura, mungesë mjekësh dhe refuzim i urgjencave
Auditimi ekspozon edhe më tej mangësi serioze:

Mungesë mjekësh nefrologë me kohë të plotë, ndonëse ky shërbim është jetik për pacientët me sëmundje renale.

Mungesë dietologësh, që janë thelbësorë për regjimin ushqimor të pacientëve në dializë.

Refuzim të pacientëve me insuficiencë akute renale, të cilët dërgohen në QSUT edhe në rastet e emergjencave, duke shtuar rrezik dhe sorollatje.

Pra, ndërsa shteti paguan si për shërbim të standardeve të larta, në terren pacientët marrin trajtim të cunguar dhe jo sipas kontratës.

Investime që duhej të ishin bërë, por s’kanë filluar fare
Koncesioni me vlerë fillestare 86 milionë dollarë parashikonte që në katër vitet e fundit të kontratës, kompania e Allajbeut të investonte për aparatura të reja të hemodializës, të cilat më pas i kalojnë spitaleve publike.

Sipas KLSH, ky investim “nuk ka nisur fare”, edhe pse kontrata mbyllet në mars 2026.

Pra, jo vetëm janë marrë para për shërbime të paplota apo të pakryer, por as detyrimet investuese të kontratës nuk janë përmbushur.

Koncesion pa kontroll, pa transparencë, pa llogari
Auditimi i KLSH thekson se për vite me radhë qendrat e hemodializës të koncesionarit nuk janë monitoruar:

As për cilësinë e shërbimit,

As për kostot,

As për eficensën.

Ndërsa jemi vetëm pak muaj larg përfundimit të kontratës, ende nuk ekziston një raport zyrtar që tregon nëse ky koncesion ka qenë ekonomikisht i justifikuar apo një tjetër faturë e rëndë që e ka paguar publiku.

10/12/2025

Një tjetër episod i rëndë i abuzimit me paratë publike po shpaloset në zemër të sistemit shëndetësor shqiptar. Në tenderin prej 750 milionë lekësh për pajisje të shërbimit të kardiokirurgjisë, institucionet e shtetit kanë zgjedhur të shpërblejnë sërish kompaninë e lidhur me biznesmenin Klodian Allajbeu, duke skualifikuar ofertën më të ulët një praktikë që në çdo vend normal do të përbënte alarm për korrupsion.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur fituese kompaninë Evita sh.p.k, në pronësi të Allajbeut, me ofertë rreth 660 milionë lekë. Ndërkohë, kompania tjetër në garë, Montal sh.p.k, kishte paraqitur ofertë shumë më të ulët: vetëm 540 milionë lekë.

Pra, shteti ka zgjedhur të paguajë 120 milionë lekë më shumë nga paratë e qytetarëve në një kohë kur spitaleve u mungojnë ilaçet bazë dhe pacientët blejnë vetë materialet mjekësore.

OBP justifikon skualifikimin e ofertës më të ulët me argumentin se nuk përmbushte “specifikimet teknike”. Ky është justifikimi klasik i tenderave të paracaktuar, ku kriteret rregullohen me bisturi që të mbeten tek operatori i dëshiruar.

Në shumicën e rasteve, këto “specifikime” janë të shkruara enkas për të përjashtuar konkurrencën, duke i hapur rrugën çmimeve të fryra dhe abuzimit me fondet publike.

Kompania Evita sh.p.k është mes përfituesve kryesorë të tenderave dhe koncesioneve në sektorin e shëndetësisë. Pavarësisht kritikave të vazhdueshme dhe raportimeve publike, institucionet vazhdojnë t’i japin miliona euro fonde publike, ndërkohë që sistemi shëndetësor është në gjendje degradimi.

Ky rast fakton sërish se sistemi i prokurimeve publike funksionon në kurriz të interesit publik. Në çdo vend të BE-së, një tender me diferencë kaq të madhe çmimesh do të çonte automatikisht në hetim të thelluar. Në Shqipëri, shpallet fituesi më i shtrenjtë dhe askush nuk jep llogari.

Kompania e skualifikuar ka kohë deri më 23 dhjetor për të ankimuarr vendimin. Por në një sistem ku gara është fasadë, mbetet për t’u parë nëse ankimi do të ndryshojë diçka apo gjithçka ishte e mbyllur që në nisje.

10/12/2025

Elisabeta Dosti, aksionere shumicë dhe administratore e dikurshme e shoqërisë “Prodhim Veshje nr.2”, vijon të jetë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për dyshime të forta mbi falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash. Sipas organit të akuzës, Dosti dyshohet se ka ngritur një skemë për transferimin e aseteve të kompanisë tek shoqëria private “EIS”, fillimisht në pronësinë e saj dhe më pas të vajzës, duke shmangur aksionerët e tjerë minoritarë.

Në qendër të hetimeve që çuan në vendosjen e masës “arrest në shtëpi” është edhe sh*tja e disa pasurive të paluajtshme të “EIS” shpk në dhjetor 2019, kundrejt 1 milion eurove, drejt kompanisë “Evita” shpk, e lidhur me biznesmenin e spitaleve private, Klodian Allajbeu. Prokuroria dyshon se kjo marrëveshje, e cilësuar si një “pazar” me fitim të menjëhershëm, është pjesë e skemës së tjetërsimit të pronave dhe zhvendosjes së të ardhurave për të shmangur detyrimet ndaj ish-aksionerëve të “Prodhim Veshje nr.2”.

Në qëndrimin e saj para gjykatës, Dosti ka mohuar çdo akuzë, duke deklaruar se të gjitha vendimet janë marrë sipas ligjit dhe në përputhje me të drejtat e saj si aksionere shumicë. Megjithatë, gjykata vendosi të mbajë në fuqi masën e sigurisë, ndërsa hetimet për skemën e dyshuar të pastrimit të parave dhe tjetërsimin e pronave vijojnë.

21/11/2025
Nje shqiptar me emer dhe kontribut te madh ne shtetin Moldavi/Rumani.Princat e VllahisGjergj Gjika: 1659-1660 dhe 1673-1...
12/11/2025

Nje shqiptar me emer dhe kontribut te madh ne shtetin Moldavi/Rumani.

Princat e Vllahis

Gjergj Gjika: 1659-1660 dhe 1673-1678
Grigor Gjika i I: 1660-1664 dhe 1672-1673
Grigor Gjika i II: 1733-1735 dhe 1748-1752
Matei Gjika: 1752-1753
Scarlat Gjika: 1758-1761 dhe 1765-1766
Alexandru Gjika: 1766-1768
Grigor Gjika i III: 1768-1769
Grigor Gjika i IV: 1822-1828
Alexandru II Gjika: 1834-1842
Princat e Moldaviës

Gjergj Gjika: 1658-1659, 1735-1741 dhe 1747-1748
Matei Gjika: 1753-1756
Scarlat Gjika: 1757-1758
Grigore III Gjika: 1764-1767 dhe 1774-1777
Grigore IV Gjika: 1849-1853 dhe 185-1856
Kryeministrat e Rumanisë

Gjon Gjika: 1866-1867 dhe 1870-1871
Dhimitër Gjika: 1868-1870
Të tjerët

Elena Gjika
Ioan Grigore Gjika

A fost ultimul domnitor al Moldovei și s-a stins din viață în anul 1857 departe de țara sa: Grigore Alexandru Ghica. La 168 de ani de la moartea sa, rămășițele pământești ale domnitorului au fost adus...

10/11/2025

"The resistance of microorganisms to is due to the human factor and the genetic factor. Some microbial species possess natural resistance; that is, certain antibiotics have never been active on them. Others, over time, have undergone various genetic changes that have led to the emergence of resistance.

The human factor is characterized by the inadequate administration of antibiotics in both human and veterinary medicine. Regarding food consumption, some microorganisms with resistance to antibiotics from animals or contaminated food products can be transmitted to humans; this passage of microorganisms into the human body causes an increasing spread of resistance ( ). "

Sergiu Munteanu is a Student at the Center of Excellence in Pharmacy and Medicine, Republic of Moldova.

His testimony is part of the campaign – a collection of first-person accounts from across Europe and Central Asia showing us once again why ( ) is a topic that concerns each and every one of us.

Find out more: https://bit.ly/4i12BFG

📝Vlora jep leksion👉Vetem 12% pjesemarrje ne votime 😂👇3 kandidate marrin nga 3-4 % per te qeveriaur me duart te pastra qy...
09/11/2025

📝Vlora jep leksion
👉Vetem 12% pjesemarrje ne votime 😂
👇3 kandidate marrin nga 3-4 % per te qeveriaur me duart te pastra qytetin bregdetar.

05/11/2025

Delays and drug shortages in the public healthcare system force hundreds of Albanian women every year to seek expensive, private treatment for breast cancer.

03/11/2025

Sektori i shëndetësisë në Shqipëri dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor po përballet me një mungesë të theksuar stafi, veçanërisht mjekësh, për shkak të emigrimit masiv drejt Gjermanisë. Një studim i fundit tregon se deri në vitin 2023, rreth 30% e stafit shëndetësor nga Shqipëria kishte zgjedhur të punonte jashtë vendit. Situata është edhe më kritike në Kosovë, ku 50.3% e fuqisë punëtore shëndetësore është aktualisht në Gjermani, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina regjistron 42.5%. Shifrat për Maqedoninë e Veriut janë 9%, për Malin e Zi 13.9%, dhe për Serbinë 7.2%.

Midis viteve 2015 dhe 2024, numri i punonjësve të Ballkanit Perëndimor në sektorin e kujdesit shëndetësor në Gjermani është rritur mesatarisht 27.2% në vit, ndërsa për Shqipërinë kjo rritje është 17% çdo vit. Ky trend po ushtron presion të madh mbi sistemet shëndetësore në rajon, ku numri i mjekëve për frymë mbetet ndër më të ulëtat në Evropë, duke krijuar probleme si kohë pritjeje të gjata, mungesë shërbimi në zonat rurale dhe ngarkesë më të madhe për stafin e mbetur. Popullsia mbi 75 vjeç do të rritet në Ballkan, ndërsa popullsia në moshë pune pritet të bjerë.

Kjo do të rrisë kërkesën për kujdes shëndetësor në vendet e rajonit, duke theksuar më tej nevojën për masa që të frenojnë emigrimin e stafit shëndetësor dhe të forcojnë sistemin shëndetësor lokal.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kolegji i Mjekëve Shqiptarë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram