Shoqata e Diabetit në Shqipëri

Shoqata e Diabetit në Shqipëri SHOQATA E DIABETIT NË SHQIPËRI (ish-Shoqata Diabetike Shqiptare), është një organizatë jo fit

15/04/2026

Sensorët gjenden në zyrat e Shoqatës. Vraponi të përfitoni nga ofertat. Ju lutem na telefononi për me tepër informacion. Tel +355 4 480 4342.

Seanca e parë e trajnimit në Fier për trajtimin e riskut kardiovaskular te të sëmurët diabetikë
09/04/2026

Seanca e parë e trajnimit në Fier për trajtimin e riskut kardiovaskular te të sëmurët diabetikë

Shoqata e Diabetit vazhdon me  seminaret  trajnuese në lidhje me  trajtimin e faktorëve të riskut kardiovaskular te paci...
09/04/2026

Shoqata e Diabetit vazhdon me seminaret trajnuese në lidhje me trajtimin e faktorëve të riskut kardiovaskular te pacientët diabetikë. Live nga qyteti i Fierit me mjekët e familjes dhe farmacistët.

05/04/2026

Zgjedhja e ushqimeve që konsumoni çdo ditë ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tuaj.

🍎 Një dietë e balancuar ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kronike, si sëmundjet e zemrës dhe diabeti ❤️
🥦 Konsumoni fruta dhe perime çdo ditë
⚖️ Kufizoni konsumin e kripës, sheqerit dhe yndyrnave
🍽️ Zgjidhni ushqime të freskëta dhe të larmishme
💧 Pini mjaftueshëm ujë

Live nga seanca e dytë e trajnimit të organizuar në Shkodër për rrezikun kardiovaskular te pacientët diabetikë. Ju falën...
31/03/2026

Live nga seanca e dytë e trajnimit të organizuar në Shkodër për rrezikun kardiovaskular te pacientët diabetikë. Ju falënderojmë pjesëmarrësit dhe lektorët për të rejat e fundit që sollën në këtë trajnim. Shihemi në aktivitete të tjera trajnuese .

Live nga trajnimi i organizuar në Shkodër për Riskun Kardiovaskular te të sëmurët diabetikë. Interesimi ishte maksimal n...
31/03/2026

Live nga trajnimi i organizuar në Shkodër për Riskun Kardiovaskular te të sëmurët diabetikë. Interesimi ishte maksimal nga mjekët e familjes dhe farmacistët

Shoqata e Diabetit është pjesë e International Diabetes Federation Europe TEAM meeting 2026 në Lubjanë.
29/03/2026

Shoqata e Diabetit është pjesë e International Diabetes Federation Europe TEAM meeting 2026 në Lubjanë.

28/03/2026

A duhet të përfshihen perimet në dietën e diabetikut?

Është e rëndësishme të përmendet se dieta e një diabetiku duhet patjetër të jetë e pasur me të gjitha llojet e perimeve, si: barbunja, patëllxhani, spinaqi, bamja, preshi, kungulli etj. Perimet janë të pasura me vitamina. Gjithashtu, në menunë e drekës së një diabetiku nuk duhet të mungojnë të gjitha llojet e sallaturinave dhe më tepër sallatat me perime të freskëta, si: domate, kastraveca, karrota, speci, lakra, sallata jeshile, radhiqet etj.

A duhet të konsumohet veza?

Veza është shumë e pasur me albuminë dhe kolesterol, për këtë arsye nuk duhet përdorur pa kriter, rekomandohet konsumi i një deri në dy kokrra vezë në javë.

A duhet të përdoret qumështi?

Qumështi duke qenë se është i pasur me kalcium, është i rekomanduar të përdoret si vakt, kryesisht në mëngjes, një gotë 200 deri 250 ml, por pa yndyrë.

A lejohen të përdoren arrat, bajamet ose lajthitë nga diabetikët?

Megjithëse kanë një përmbajtje të lartë yndyrore, ato kanë një efekt pozitiv në uljen e kolesterolit, pra konsumimi në sasi të pakta është i lejuar.

A lejohet të përfshihen limoni në dietën e diabetikut?

Limoni duhet të përdoret në mënyrë të kufizuar, sepse është i pasur me karbohidrate.

A mund të përdoren djathi, gjiza, kosi apo dhalla (bulmetrat)?

Duke qenë se janë produkte të pasura me kalcium, ato lejohen të përdoren, dhe janë më të rekomanduarat përdoren në vaktin e drekës të shoqëruara me një fetë bukë (60 gr) për shoqërim mund të përdoren edhe domatja, kastraveci.

A duhet të përdoret sallata me ullinj?

Ullinjtë rekomandohet të përdoren, por në mënyrë të kufizuar, pasi janë të pasura me yndyrë.

Çfarë mishi duhet të konsumojë një diabetik?

Rekomandohet të përdoren të gjitha llojet e mishrave, por duhet që mishi të mos ketë dhjamë.

A duhet të përdoret peshku?

Peshku është shumë mirë të përdoret pasi është i pasur me proteina, rekomandohet të përdoret në vaktin e drekës.

Sa gramë bukë duhet të konsumohen në ditë?

Duhet pasur një kujdes të veçantë në sasinë dhe llojin e bukës që përdoret, nuk duhet të kalohen 2 deri në 3 feta bukë në ditë, ku preferohet buka e zezë ose bukë thekre, pasi thithet ngadalë zorra, sepse është e pasur me fibra dhe ndihmon në jashtëqitjen, por nuk është e ndaluar dhe përdorimi i bukës së bardhë.

Rekomandohet të konsumohet rreth 180 gr bukë në ditë. Nuk është parë ndonjë ndryshim në kalori nga përdorimi i bukës së misrit apo bukës së bardhë, me të vetmin ndryshim se ndjesia e të ngopurit kur përdoret buka e misrit arrihet me një sasi më të vogël se sa me bukën e bardhë. Po ashtu nuk ka ndryshime në kalori midis bukës së thekur dhe asaj të pa thekur.

A mund të përfshihen shpesh brumërat në ditë?

Të gjithë diabetikët, ashtu si gjithë njerëzit, mund të përdorin brumërat në dietën e tyre, por ato duhet të jenë të kufizuara në sasi dhe në kohë pasi janë të pasura me sheqerna. Pra, një diabetik mund të konsumojë makarona, pilaf, pastiço, byrek, por këto duhet të konsumohen vetëm në vaktin e drekës dhe të shoqëruara me mish dhe sallatë. Në rastin kur do të vendosni të konsumoni brumëra, duhet të hiqet gjella nga menuja e drekës dhe e pashoqëruar me bukë.

A është i lejuar konsumi i frutave të thata?

Rekomandohet që konsumi i tyre të jetë i kufizuar, sepse janë të pasura me sheqer.

27/03/2026

Diabeti është një sëmundje kronike që lidhet me nivele të larta të sheqerit në gjak dhe, nëse nuk diagnostikohet apo trajtohet në kohë, mund të çojë në komplikacione serioze për zemrën, enët e gjakut, veshkat dhe trurin. 🩺

Kontrolli i rregullt i glukozës në gjak, një stil jetese i shëndetshëm dhe ndjekja e këshillave të mjekut janë hapa kyç për parandalimin dhe menaxhimin e diabetit.

👉 Kujdesi për shëndetin fillon me informimin dhe kontrollin në kohë!

🌙 Gëzuar Fitër Bajramin!Shoqata e Diabetit në Shqipëri uron që kjo festë e shenjtë t’ju sjellë mbarësi, paqe dhe bekime ...
20/03/2026

🌙 Gëzuar Fitër Bajramin!
Shoqata e Diabetit në Shqipëri uron që kjo festë e shenjtë t’ju sjellë mbarësi, paqe dhe bekime të pafundme në familjet tuaja

✨ Me urimet më të përzemërta për shëndet dhe mirëqenie!

Shoqata e Diabetit njofton të gjithë të rinjtë me diabeti nga mosha 18-25 vjeç, femra ose meshkuj, të cilët merren me fu...
12/03/2026

Shoqata e Diabetit njofton të gjithë të rinjtë me diabeti nga mosha 18-25 vjeç, femra ose meshkuj, të cilët merren me futboll, volejboll ose basketboll nëse janë të interesuar për pjesëmarrjen e tyre në aktivitete ndërkombëtare të na shkruajnë në INBOX-in e Shoqatës. Jeni të mirepritur.

Address

Bulevardi Gjergj Fishta , Kulla 3 , Kati I
Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 13:00
17:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 13:00
17:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 13:00
17:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 13:00
17:00 - 20:00
Friday 09:00 - 13:00
17:00 - 20:00

Telephone

+35544804342

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Diabetit në Shqipëri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Shoqata e Diabetit në Shqipëri:

Share

Në ndihmë të personave me diabet

SHOQATA E DIABETIT NE SHQIPERI KA SI ROL KRYESOR TE SAJ INFORMIMIN, KESHILLIMIN DHE EDUKIMIN E PERSONAVE ME DIABET DHE FAMILJAREVE TE TYRE. SHOQATA NE AMBIENTET E SAJ OFRON MATERIALE INFORMUESE MBI DIABETIN E SHEQERIT: SHENJAT KLINIKE, DIETEN, MJEKIMIN DHE NDJEKJEN E DIABETIT.

NE AMBIENTET E SHOQATES JU DO TE KENI MUNDESI TE BENI PYETJE DHE TE MERRNI PERGJIGJE NGA MJEKE ENDOKRINOLOGE,INFERMIERE DHE DIETOLOGE ME PERVOJE.

ME ANE TE ANETARESIMIT NE SHOQATE JU MUND TE PERFITONI :