16/09/2015
ZELOGENT CREAM
Indikacionet e pёrdorimit
Kremi ZELOGENT indikohet pёr tё trajtuar dhe lehtёsuar shenjat dhe simptomat e Rozaceas si skuqje, nxehtёsi, eritemё, kruarje, djegie dhe pickim.
Kemi ZELOGENT ndihmon nё qetёsimin e lёkurёs sё thatё duke ruajtur hidratimin, i cili ёshtё i dobishёm nё procesin e shёrimit, ndёrsa mbron lёkurёn nga dielli, ndryshimet e papritura tё temperaturёs dhe kolonizimi i mikroorganizmave.
Ёshtё gjithashtu i dobishёm pёr mbrojtjen e lёkurёs nё gjёndje tё tjera inflamatore kronike, si teleangiektazitё e kёmbёs dhe fytyrёs.
Pamje e pёrgjithshme mbi patologjinё Rozacea
Rozacea ёshtё njё kondicion i zakonshёm por shpesh i keqkuptuar qё vlerёsohet tё prekё mbi 13 milionё njerёz nё tё gjithё botёn. Fillon si eritemё (nxehtёsi dhe skuqje, njihet edhe si “kuperoze”) nё qendёr tё fytyrёs, nё faqe, hundё ose ballё, por mund tё prekё gjithashtu nё mёnyrё mё pak tё zakonshme qafёn dhe kraharorin. Me pёrparimin e rozaceas mund tё zhvillohen simptoma tё tjera si eritema semi-permanente, teleangiektazi (zgjerim i enёve sipёrfaqёsore tё gjakut nё fytyrё), papula tё kuqe dhe pustula, sy tё skuqur, ndjesi djegёse dhe pickuese dhe nё disa raste tё pёrparuara, njё hundё e kuqe lobulare (rhinophyma).
Rozacea prek tё dy gjinitё, por ёshtё pothuajse tre herё mё e shpeshtё te femrat, zakonisht nё dekadёn e tretё dhe tё katёrt tё jetёs duke arritur kulmin midis moshave 40-50 vjeç.
Ekspozimi nё temperatura tё larta, ashtu sikurse ushtrimet fizike tё rёnda, nxehtёsia nga drita e diellit, djegiet e rёnda nga dielli, era e ftohtё dhe lёvizja nga njё ambient i ftohtё nё tё ngrohtё, mund tё shkaktojnё skuqjen e fytyrёs. Disa ushqime gjithashtu mund tё shkaktojnё ndjenjё tё nxehti si pёr shembull alkooli, kafeina dhe ushqimet pikante. Mikroorganizmat si Demodex folliculorum, Helicobacter pylori ose Propionibacterium acnes gjithashtu janё cilёsuar si kontribuese nё zhvillimin ose komplikacionet e rozaceas.
Teleangektazitё e kёmbёs konsistojnё nё kapilarё varikozё shumё tё hollё.
Karakteristikat e ZELOGENT
ZELOGENT pёrmban hidroksipropilkitozan dhe azeloglicinё, dy komponentё qё veprojnё si agjentё film-formues dhe hidratues, duke ndihmuar produktin nё formimin e njё shtrese elastike mbi lёkurё pas aplikimit dhe tharjes, e pёrshtatshme pёr mbrojtjen e lёkurёs nga demtimet kimike ose fizike. Tё dy pёrbёrёset e kёsaj shtrёse, sakaridike dhe lipidike veprojnё nё mёnyrё sinergjike me njё veprim mbrojtёs mё tё madh se i tё dyjave nё mёnyrё tё veçuar, duke i siguruar lёkurёs njё hidratim mё tё madh nga ndryshimet e papritura tё temperaturёs.
Efikasiteti i produktit rritet mё tej nga prania e filtrave UV, tё cilёt sigurojnё njё mbrojtje nga dielli, njё faktor risku i njohur pёr shfaqjen e rozaceas.
Pёrdorimi i ZELOGENT ёshtё kompatibёl me pёrdorimin shoqёrues tё filtrave tё tjerё UV.
ZELOGENT formon njё film tё njёtrajtshёm dhe tё tejdukshёm qё nuk ndotet, ndryshe nga locione tё tjera nuk thahet dhe nuk jep ndjesi bezdisёse kur aplikohet siç ndodh me filmat rigidё tё preparateve tё tjera.
Kundёrindikacion: Hipersensibilitet ndaj njёrit ose mё shumё pёrbёrёsve
Si tё pёrdoret
Aplikoni njё sasi tё vogёl kremi nё zonёn e prekur tё fytyrёs (zakonisht nё qendёr tё fytyrёs dhe nё faqe, hundё ose ballё) ose nё kёmbё 2 herё nё ditё dhe masazhojeni lehtёsisht.
Si paraqitet
Tubet 30g ose 50g
Masa paraprake pёr pёrkujdesje nё pёrdorim
Mos e pёrdorni produktin nёse ambalazhi ёshtё i dёmtuar ose pas datёs sё skadencёs sё treguar nё tubet ose nё kuti.
Tё ruhet nё temperaturё dhome.
Tё mbahet nё vende qё nuk mund tё arrihen nga fёmijёt.
Tё shmanget kontakti me sytё.
Pёrbёrja: Potasium palmitoil proteina gruri tё hidrolizuar, gliceril stearat, cetearil alkool, gliceril stearat SE, dikaprilil eter, etilhekzil metoksicinamat, butil
metoksidibenzoilmetan, bis-etilhekziloksifenol metoksifenil triazine, lecitin, tokoferol,askorbil palmitat, acid citrik, tokoferil acetat, ujё i distiluar, hidroksipropil kitozan, ksantan gum, alkool I denatyruar, fenetil alkool, kaprilil glikol, potasium azeloil diglicinat