MindTherapist - V.Bogdani

MindTherapist - V.Bogdani Mos e lër VETEN në vujatje....
Kërko për një ZGJIDHJE...
Ofroi VETES një " TERAPIST"

Depresioni klinik përkufizohet si një çrregullim afektiv që karakterizohet nga humor i ulët, humbje interesi për aktivit...
17/02/2026

Depresioni klinik përkufizohet si një çrregullim afektiv që karakterizohet nga humor i ulët, humbje interesi për aktivitete të zakonshme, ndryshime në oreks dhe gjumë, si dhe ulje e energjisë

Studime shkencore tregojnë se depresioni lidhet me:

• Reduktim të volumit të hipokampit
• Ulje të faktorëve neurotrofikë si BDNF
• Disfunksion të korteksit prefrontal (sidomos dorsolateral)
• Hipereaktivitet i amygdalës
• Dobësim i lidhjeve funksionale midis rrjeteve të kontrollit kognitiv dhe atyre emocionale

Këto ndryshime përfaqësojnë një ngurtësim të rrjeteve neurale, ku truri "ngulitet" në modele të përsëritura negative të përpunimit emocional dhe kognitiv.
Neuroplasticiteti është aftësia e trurit për të riformuar këto rrjete përmes përvojës, mësimit dhe ndërhyrjeve terapeutike.

Mekanizmi teorik i BWRT dhe lidhja me neuroplasticitetin

BWRT është një terapi e fokusuar në ndërhyrjen para aktivizimit të plotë emocional të një kujtimi apo skeme negative. Punon në nivelin e përpunimit të pavetëdijshëm të stimujve.

Në aspektin biologjik lidhet me:

a) Ndërprerjen e rrugëve automatike amygdala - korteks
Amygdala aktivizohet shumë shpejt në përgjigje të stimujve emocionalë. BWRT synon të ndërhyjë përpara se ky cikël të përforcohet plotësisht, duke:

• Reduktuar fuqizimin e lidhjeve sinaptike maladaptive
• Lehtësuar krijimin e përgjigjeve të reja më adaptuese
Ky proces përputhet me parimin e " Neuronet që aktivizohen së bashku, lidhen së bashku " duke ndryshuar aktivizimin e përsëritur, ndryshohet rrjeti.

b) Rekonsolidimi i kujtesës

Kujtimet emocionale bëhen të përkohshme të paqëndrueshme kur riaktivizohen dhe mund të modifikohen përpara se të rikonsolidohen.

BWRT, punon në momentin e riaktivizimit të përfaqësimeve të brendshme, duke:

• Ndikuar në procesin e rikonsolidimit
• Lejuar zëvendësimin e një përgjigjeje emocionale maladaptive me një tjetër më funksionale

c) Aktivizimi i korteksit prefrontal

Ndërhyrjet terapeutike që përfshijnë riformulim kognitiv dhe përpunim të drejtuar nga vemtëdija rrisin aktivizimin e korteksit prefrontal dorsolateral, i cili:

• Inhibon hiperaktivitetin e amygdalës
• Përmirëson kontrollin emocional
• Forcon rregullimin top-down
Në këtë kuptim, BWRT ndërhyn në rritjen e kontrollit ekzekutiv mbi përgjigjet emocionale automatike.

3. Pse BWRT është veçanërisht relevante në depresion?

Depresioni karakterizohet nga:
• Mendime të vazhdueshme negative (Rumination kronik)
• Vetëvlersim i ulët
• reagime emocionale automatike ndaj stimujve të përditshëm
Këto janë modele të fortifikuara neurale dhe BWRT, duke punuar në nivelin e përgjigjeve automatike synon:
• Të ndërpresë ciklin e përsëritjes sinaptike
• Të krijojë lidhje të reja adaptuese
• Të reduktojë përforcimin e rrjeteve depresogjene

Çrregullimi i Ankthit të Sëmundjes (ÇAS) i njohur si Hipokondriazi ose Hipokondri, është një gjendje psikoemocionale  e ...
05/02/2026

Çrregullimi i Ankthit të Sëmundjes (ÇAS) i njohur si Hipokondriazi ose Hipokondri, është një gjendje psikoemocionale e karakterizuar nga një shqetësim i tepruar, obsesiv dhe jo-realist për mundësinë e të qenit i prekur nga një sëmundje e rëndë ose kërcënuese për jetën. Ky çrregullim nuk bazohet domosdoshmërisht në simptoma fizike të dukshme ose të rënda, por kryesisht në frikën intensive dhe interpretimin e gabuar të ndjesive trupore normale ose të lehta.
ÇAS ndryshon nga Çrregullimi Somatik i Simptomave ku personi ka simptoma fizike të dukshme dhe shqetësuese, ndërsa në ÇAS fokusi është te frika për sëmundjen më shumë sesa te simptomat aktuale.

Simptomat kryesore klinike përfshijnë:

• Frikë të vazhdueshme dhe intensive se mund të kesh ose të zhvillosh një sëmundje të rëndë (kancer, tumore malinje, sklerozë të shumëfishtë, sëmundje kardiovaskulare, infeksione të rënda etj.).

• Interpretim katastrofik i ndjesive trupore normale: një rrahje zemre pak më e shpejtë → “infarkt”, një kokëdhimbje e lehtë → “tumor truri”, një kollë e thjeshtë → “kancer mushkërish”.

• Kontroll obsesiv i trupit (p.sh. m***e e pulsit, prekje e gjëndrave limfatike, shikim i vazhdueshëm në pasqyrë për ndryshime lëkure).

• Kërkim i tepruar i sigurisë: vizita të shumta te mjekë të ndryshëm, analiza të përsëritura, kërkim online i simptomave (cyberchondria), lexime të vazhdueshme mbi sëmundje.
• Ankth i lartë, irritabilitet, vështirësi në përqendrim, probleme gjumi, lodhje kronike si pasojë e stresit të vazhdueshëm.

Etj

Trajtimi bazohet kryesisht në qasje jo-farmaceutike, ku psikoterapia konsiderohet trajtimi i zgjedhur i parë dhe më efektivi sipas evidencave shkencore.

Trajtimi farmakologjik mund të konsiderohet nga mjeku psikiater kur ankthi është shumë i lartë dhe pengon funksionimin ose kur ka komorbiditete (p.sh. depresion, çrregullim paniku). Zakonisht përdoren SSRI (si sertralina, escitaloprami, fluoksetina) ose SNRI në doza terapeutike, por medikamentet nuk janë trajtimi kryesor dhe nuk duhet të përdoren pa psikoterapi.

SIMPTOMAT FIZIKE TË ANKTHIT DHE SOMATIZIMISomatizimi ndodh kur ankthi ose stresi psikoloemocional shprehet përmes simpto...
04/02/2026

SIMPTOMAT FIZIKE TË ANKTHIT DHE SOMATIZIMI

Somatizimi ndodh kur ankthi ose stresi psikoloemocional shprehet përmes simptomave fizike, pa pasur një shkak mjekësor të qartë. Trupi “flet” atë që mendja po përjeton.

Simptoma fizike të shpeshta të ankthit (somatizim):

• Rrahje të shpejta ose të forta të zemrës
• Shtrëngim në gjoks ose vështirësi në frymëmarrje
• Dhimbje stomaku, të përziera, diarre
• Marramendje, ndjesi të fikti
• Tension ose dhimbje muskujsh (qafë, shpatulla, shpinë)
• Dridhje, djersitje, duar të ftohta
• Mpirje ose shpime në duar/këmbë
• Lodhje kronike ose pagjumësi

Shumë individë frikësohen se kanë një sëmundje serioze, gjë që e rrit edhe më shumë ankthin dhe krijon një rreth vicioz.

📌Pse ndodh kjo?
Kur je në ankth:
• Aktivizohet sistemi “lufto ose ik”
• Trupi lëshon adrenalinë dhe kortizol
• Organet reagojnë sikur ka rrezik real

Edhe pse rreziku është emocional, reagimi fizik është plotësisht real.

📌Çfarë ndihmon për ta trajtuar ?
1️⃣ Psikoterapi (sidomos BWRT ose CBT)
2️⃣ Në disa raste, trajtim mjekësor sipas rekomandimit të specialistit



tirana UK london mentalhealth

Çrregullimet afektive janë “sëmundje të shpirtit” që ndikojnë në mënyrën e të menduarit dhe të ndjerit. Çrregullimet e a...
03/02/2026

Çrregullimet afektive janë “sëmundje të shpirtit” që ndikojnë në mënyrën e të menduarit dhe të ndjerit. Çrregullimet e afektit kanë simptoma nga më të lehtat tek ato më të rënda, të cilat në shumicën e rasteve nuk “zhduken” vetë sigurisht.
Çrregullimet afektive më të zakonshme janë depresioni dhe çrregullimi bipolar.

Simptomat e çrregullimit të afektit ndryshojnë nga personi në person. Në përgjithësi, një çrregullim i afektit ndikon në aftësinë e një personi për të funksionuar në nivel emocional. Një person që vuan nga një çrregullimi i afektit mund të përjetojë shkallë të ndryshme depresioni, ankthi, nervozizmi dhe apati.

Një person që vuan nga një çrregullim i afektit mund të përjetojë vetëm një ose disa nga simptomat e mëposhtme:

1.Nivele kronike të ulëta të energjisë
2.Humbja e interesit për aktivitete të kënaqshme më parë
3.Rregullisht ndjeheni të mërzitur dhe pa motivim
4.Mungesë oreksi ose ngrënie e tepërt
5.Çorganizim të gjumit, të tilla si pagjumësia ose gjumi i tepërt
6.Shpesh ndjeheni të trishtuar ose të dërrmuar
7.Përjetoni luhatje humori ose nervozizëm
8.Vazhdimisht ndiheni fajtor ose pa vlerë
9.Përjetimi i periudhave të gjykimit të dobët, shqetësimit dhe madje euforisë
10.Ndiheni apatike ose indiferente etj.

PS: Të qënit në vujatje të një çrregullimi afektiv, nuk k apse të ju demoralizojë. Çdo gjë kalon mjafton vullnet dhe forcë.

Për më tepër informacion na kontaktoni në inbox


ShëndetMendor

Ankthi është një përgjigje natyrale . Në mëndjen njerëzore në këtë rast AMIGDALA e cila gjendet në sistemin limbik (mbi ...
03/02/2026

Ankthi është një përgjigje natyrale . Në mëndjen njerëzore në këtë rast AMIGDALA e cila gjendet në sistemin limbik (mbi trungun e trurit), kur konstaton një rrezik, frikë i dërgon mesazh sistemit endokrin të prodhojë adrenalinë e cila nxit prodhimin e hormonit të stresit.
Amigdala ka tendencën të konstatojë një rrezik real ose në të shumtën e rasteve një rrezik jo real ashtu siç ndodh në rastin e personave të cilët vuajnë nga ankthi.

P.sh në rast të një ataku paniku kemi rrahje të shpeshta të zemrës.
Mendimi i parë që vjen në mëndje është : Po pësoj infarkt? Mos po vdes? Dhe kështu më shumë na rritet shqetësimi.

Dhe më pas pasi kemi kryer 100 ekzaminime mjekësore dhe mjeku specialist konstaton se nuk kemi problem fiziologjik, por kemi të bëjmë me një çrregullim ankthi fillon shqetësimi më i madh. Kontrollohet në google dhe aty konstaton se ti je me sëmundje mendore, se po çmendesh…

Kjo është faza fillestare patologjisë së Ankthit!
Mos harro se ti nuk je një person i çmendur dhe as se do të çmendesh më vonë.
Ti je në një proces të mësuari.
Ajo çfarë u them gjithnjë pacientëve të mi ; “ Ankthi është një eksperiencë e re e cila në fund të rrugës të ka mësuar shumë gjëra , të ka mësuar si të përballesh me frikërat e tua më ekstreme, je në një proçes/ provim. Do e kalosh provimin “!

Për më shumë informacion apo konsulta na kontaktoni në inbox ose në whatsapp/cel: +355 68 88 66 99 6


ShërbimPsikoterapeutik Ankth
Anxiety

Çrregullimi bipolar karakterizohet nga luhatje ekstreme të humorit. Këto mund të variojnë nga humor “pozitiv” ekstrem (m...
03/02/2026

Çrregullimi bipolar karakterizohet nga luhatje ekstreme të humorit. Këto mund të variojnë nga humor “pozitiv” ekstrem (mania) deri te ato ekstreme të ulëta (depresioni).
Një person me çrregullim bipolar mund të mos jetë në dijeni se është në fazën maniakale dhe pas përfundimit të episodit, ata mund të turpërohen ose ndihen keq nga sjellja e tyre. Por në atë kohë, ata mund të besojnë se njerëzit e tjerë janë negativë ose të padobishëm.
Duhet të dimë që episodet e manisë dhe depresionit shpesh zgjasin për disa javë ose muaj.

✅Depresioni

Gjatë një periudhe depresioni, simptomat përfshijnë:

• Trishtim, të pashpresë ose nervoz shumicën e kohës
• mungesa e energjisë
• vështirësi për t'u përqendruar dhe për të kujtuar gjërat
• humbja e interesit për aktivitetet e përditshme
• ndjenja e zbrazëtisë ose e pavlefshmërisë
• ndjenja e fajit dhe dëshpërimit
• ndjenja pesimiste për gjithçka
• vetëdyshim
• të qenit deluzional, prania e halucinacioneve dhe të menduarit të shqetësuar ose të palogjikshëm
• mungesë oreksi
• vështirësi në gjumë
• zgjimi herët
• mendime vetëvrasëse

✅Mania

Faza maniake e çrregullimit bipolar përfshin:

•Individët shumë të lumtur, të gëzuar.
• Flasin shumë shpejt
• Ndjenja plot energji
• Ndjenja të shtuaratë vetë-rëndësisë
• Shpërqëndrohen lehtësisht
• Shqetësohen lehtësisht
• të qenit deluzional, prania e halucinacioneve dhe të menduarit të shqetësuar ose të palogjikshëm
• Nuk kanëdëshirë dëshirë për të fjetur
• Nuk hanë ushqim
• Kryejnë veprime katastrofike – të tilla si shpenzimi i shumave të mëdha parash për sende të shtrenjta
• Marrin vendime ose thonë gjëra që janë jashtë karakterit dhe që të tjerët i shohin si të rrezikshme

bwrtalbania bwrtinstitute
bwrtworlwide vasmirbogdani shërbimpsikoterapeutik
tirana UK london mentalhealth shendetmendor ctrforseriousmentalhealthdisorders

Sistemi digjestiv është veçanërisht i ndjeshëm ndaj ndikimeve të stresit, duke u bërë shpesh reflektues i gjendjeve emoc...
30/01/2026

Sistemi digjestiv është veçanërisht i ndjeshëm ndaj ndikimeve të stresit, duke u bërë shpesh reflektues i gjendjeve emocionale. Tek individët me tendencë për hiperkloridri, domethënë prodhim të tepruar të acidit klorhidrik në stomak, stresi mund të shkaktojë dhimbje të forta stomaku, shpesh të përshkruara si “kriza nevrastenike” digjestive. Këto dhimbje mund të shoqërohen me ndjesi të djegies ose fryrje, duke pasqyruar një reagim të drejtpërdrejtë të stomakut ndaj tensionit emocional.

Përveç dhimbjes, disa individë përjetojnë diarre si reagim ndaj stresit. Ky fenomen ndodh sepse aktivizimi i sistemit nervor simpatik dhe rritja e hormoneve të stresit ndikojnë në lëvizjen e zorrëve, duke përshpejtuar transitin intestinal. Në këtë mënyrë, ushqimi kalon më shpejt nëpër traktin tretës, gjë që mund të çojë në diarre ose nevojë të shpeshtë për tualet.

Kështu, stresi nuk vetëm që stimulojnë sekretimin e acidit në stomak, por gjithashtu mund të shkaktojë shqetësime të menjëhershme digjestive. Ky reagim tregon qartë variacionin individual të ndjeshmërisë së sistemit tretës ndaj emocioneve të forta dhe nënvizon lidhjen e ngushtë midis gjendjes psikologjike dhe shëndetit digjestiv. Në praktikë, kjo do të thotë se menaxhimi i stresit mund të ketë një rol të rëndësishëm në mirëqenien e stomakut dhe zorrëve.

Mendja, është pushteti mbi trupin !

bwrtalbania bwrtinstitute
bwrtworlwide vasmirbogdani shërbimpsikoterapeutik
tirana UK london mentalhealth shendetmendor ctrforseriousmentalhealthdisorders
bwrtpsychotherapist bwrtinstitute

Te pasurit, ide vetëvrasëse do të thotë të duash të marrësh jetën tënde ose të mendosh për vetëvrasje. Themi se, ekzisto...
11/12/2025

Te pasurit, ide vetëvrasëse do të thotë të duash të marrësh jetën tënde ose të mendosh për vetëvrasje. Themi se, ekzistojnë dy lloje të ideve vetëvrasëse:

Pasive dhe Aktive.
Idetë pasive ndodhin kur dëshironi të kish*t vdekur ose të vdisnit tani , por në fakt nuk keni ndonjë plan për të kryer vetëvrasje.

Ideja aktive , nga ana tjetër, nuk është vetëm të mendosh për të, por të kesh qëllimin për të kryer vetëvrasje, duke përfshirë planifikimin se si ta bësh atë.

Idetë vetëvrasëse janë një nga simptomat e depresionit madhor dhe depresionit që gjendet në çrregullimin bipolar, por mund të ndodhë edhe tek ata individë me sëmundje të tjera mendore ose pa sëmundje mendore.

Simptomat përfshijnë:

Izolimi nga individët e tjerë
Individi ndjehet i pashpresë ose i bllokuar
Individi flet vazhdimisht për vdekjen ose vetëvrasjen
Rritja e përdorimit ose keqpërdorimit të substancave ose agazhimi në sjellje rrezikuese si përdorimi i drogës ose seksi i pambrojtur
Luhatje të humorit, si zemërimi, tërbimi dhe/ose nervozizmi
Përdorimi i mjeteve për të vrarë veten, të tilla si ilaçe, drogë ose armë zjarri apo prerëse
Të sillesh sikur po u thua lamtumirë individëve të tjerë
Etj

⭐Shpesh këto mendime godasin kur ndiheni të pashpresë dhe jashtë kontrollit për jetën ose sikur nuk ka asnjë kuptim apo qëllim.

Këto mendime mund të jenë për shkak të situatave si probleme në marrëdhënieve, trauma, përdorimi i substancave, një lloj krize, presioni në punë, probleme shëndetësore fizike , vështirësi financiare etj.
Po ashtu prania e çrregullimeve të shëndetit mendor si depresioni, çrregullimi bipolar, çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) ose ankthi gjithashtu mund të kontribuojë.
Ekzistojnë një sërë faktorësh rreziku për idetë dhe akte vetëvrasëse :

Tentativa vetëvrasje në të kaluarën
Prania e një çrregullim të shëndetit mendor
Njdesi e të qënit i/e pashpresë, i izoluar ose të vetmuar
Mospranimi i vetes për shkak të orientimit seksual
Sherbimet në polici ose ushtri
Prania e një sëmundje fizike kronike si kanceri, diabeti ose një sëmundje terminale
Prania e dhimbje kronike
Histori familjare të vetëvrasjes
Etj.

Mbushu me frymë .... Nxirre frymën
10/12/2025

Mbushu me frymë .... Nxirre frymën

Krizat ekzistenciale dhe ankthi janë dy koncepte shumë të lidhura me njëra-tjetrën.Një krizë ekzistenciale ndodh kur një...
07/11/2025

Krizat ekzistenciale dhe ankthi janë dy koncepte shumë të lidhura me njëra-tjetrën.

Një krizë ekzistenciale ndodh kur një person përballet me pyetje të thella mbi kuptimin e jetës.

Ajo shpesh lind në momente ndryshimi të madh ose pas përvojave që tronditin perceptimin për botën.

Disa pyetje ekzistenciale:

1. Cili është kuptimi i jetës sime?
2. Pse ekzistoj?
3. Çfarë ndodh pas vdekjes?
4. A jam real, mos po çmendem tani sepse më duket sikur shoh gjëra të çuditshme (nuk referon haluçinacione)?
5. A ka vlerë ajo që bëj? etj

Po Çfarë është ankthi ekzistencial?

I referohet ndjenjës së thellë të pasigurisë, frikës ose zbrazëtisë që lind nga këto pyetje.

Ndryshe nga ankthi i zakonshëm , ankthi ekzistencial është më abstrakt dhe shpesh pa objekt konkret.

Lidhja midis krizës ekzistenciale dhe ankthit

1. Ankthi si simptomë e krizës ekzistenciale:
Kur dikush hyn në një krizë ekzistenciale, shpesh përjeton ankth të fortë për shkak të mungesës së sigurisë dhe kuptimit.

2. Cikli i ndërveprimit:

o Pyetjet ekzistenciale → shkaktojnë ankth
o Ankthi → nxit kërkimin për kuptim
o Kërkimi për kuptim → çon në një krizë të re ekzistenciale nëse përgjigjet mungojnë

Çfarë duhet të bëjmë ?

📌Fillimisht mbushu më frymë dhe pi një gotë ujë dhe thuaj vetes që PRIT se kjo gjë do rregullohet . Më pas kontakto një psikoterapist ose një psikiatër për konsultë.

Ps: Edhe pse të kaplon frika se mos po “çmendesh”, rri i/e qetë ai që ti e quan të “çmendur” ne e qujamë psikozë akute dhe AI/AJO nuk e di që është në këtë gjëndje apo sipas teje është “çmendur”

Mendja, është pushteti mbi trupin !




I një rëndësie shumë të madhe është dallimi midis ankthit dhe depresionit sepse ndonëse shpesh ndodhin së bashku dhe mun...
20/10/2025

I një rëndësie shumë të madhe është dallimi midis ankthit dhe depresionit sepse ndonëse shpesh ndodhin së bashku dhe mund të ndajnë disa simptoma edhe pse ato janë çrregullime të ndryshme me mekanizma dhe përjetime të veçanta.

📌 Çfarë është Ankthi?

Ankthi është një reagim normal ndaj stresit, por kur bëhet i tepruar, i vazhdueshëm ose pengon jetën e përditshme, mund të jetë një çrregullim ankthi.

Simptomat kryesore:

• Shqetësim dhe ndjenjë frike e vazhdueshme pa shkak të qartë
• Mendime katastrofike (“Çfarë nëse ndodh diçka e keqe?”)
• Rrahje zemre të shpejta, djersitje, dridhje
• Vështirësi për t’u përqendruar
• Tension muskujsh
• Pagjumësi
• Frikë sociale ose shmangie situatash të caktuara

📌 Çfarë është Depresioni?

Depresioni është një çrregullim i gjendjes shpirtërore që ndikon në mënyrën si ndihesh, mendon dhe vepron. Nuk është thjesht trishtim apo lodhje, por një gjendje afatgjatë.

Simptomat kryesore:

• Trishtim i thellë ose boshllëk emocional që zgjat për javë
• Humbje interesi për aktivitetet që më parë kanë qenë të kënaqshme
• Ndjenjë faji, pavlerësie ose shprese
• Lodhje ekstreme, mungesë energjie
• Vështirësi për t’u përqendruar ose vendosur
• Ndryshime në oreks dhe gjumë (shtim apo humbje)
• Mendime për vdekjen apo vetëvrasjen (në raste të rënda)

⚠️ dallimin e cakton vetëm specialisti përkatës, ky është thjeshtë një informacion orientues fillestar .

PARALIZA E GJUMIT Është  një gjendje ku individi është i vetëdijshëm – pra në një gjendje zgjuarjeje dhe koherence mendo...
13/10/2025

PARALIZA E GJUMIT
Është një gjendje ku individi është i vetëdijshëm – pra në një gjendje zgjuarjeje dhe koherence mendore por i paaftë për të folur ose për të lëvizur. Ky fenomen ndodh zakonisht në dy momente të veçanta të ciklit të gjumit:

• Gjatë rënies në gjumë – e njohur si paralizë hipnagogjike
• Gjatë zgjimit nga gjumi – e quajtur paralizë hipnopompike

Ky është një çrregullim i lidhur ngushtësisht me fazën REM të gjumit një fazë kritike për ëndërrimin, përpunimin emocional, kujtesën dhe funksionimin e shëndetshëm të trurit. Në këtë fazë, ndodh një relaksim i thellë trupor, ndërkohë që aktiviteti mendor mbetet aktiv.

Muskulatura trupore është në një gjendje pothuajse të paralizuar për të shmangur lëvizjet gjatë ëndrrave, por në rastin e paralizës së gjumit, mendja zgjohet përpara trupit, duke krijuar një shkëputje të përkohshme mes vetëdijes dhe aftësisë për lëvizje.

Çfarë e shkakton paralizën e gjumit?

Faktorët kryesorë lidhen me problemet e gjumit, veçanërisht:
• Pagjumësia (Insomnia)
• Gjumi i tepërt (Hypersomnia)
Çrregullimet e gjumit shpesh janë pasojë e:
• Stresit të lartë
• Ngarkesave emocionale
• Problemeve të shëndetit mendor
Ka edhe shumë studime të kanë treguar se çrregullimet e ankthit, veçanërisht PTSD, si dhe çrregullimet bipolare (tipi I dhe II), rrisin ndjeshëm rrezikun për të përjetuar paralizë gjumi.

Simptoma të zakonshme të paralizës së gjumit përfshijnë:
• Ndjesi frike dhe pasigurie
• Ëndrra të frikshme ose makthe
• Haluçinacione gjatë gjendjes së paralizës
• Ndjesia e pranisë së dikujt në dhomë
• Ndjesia e boshllëkut apo "peshës zero"
• Përjetimi i ndjesisë "jashtë trupit"
• Pamundësi për të lëvizur apo folur
• Shtrëngim në gjoks





Address

Tirana

Opening Hours

Monday 08:30 - 17:00
Wednesday 08:30 - 17:00
Thursday 08:30 - 17:00
Friday 08:30 - 17:00
Saturday 09:00 - 14:00

Telephone

+355688866996

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when MindTherapist - V.Bogdani posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to MindTherapist - V.Bogdani:

Share