11/04/2026
Tre ditë të jashtëzakonshme, UMSH në EURIE 2026.
Në EURIE 2026 në Stamboll, ekipi i UMSH-së ka patur mundësinë të takohet me përfaqësues universitetesh, zyra të marrëdhënieve ndërkombëtare & ERASMUS+ dhe profesionistë të arsimit të lartë nga e gjithë rajoni euroaziatik duke eksploruar partneritete të reja, duke rinovuar bashkëpunimet ekzistuese, duke diskutuar per dinamikat dhe sfidat me të cilat përballet arsimi i lartë e kërkimi shkencor dhe duke projektuar të ardhmen në nivel global.
UMSH gjithashtu mori pjesë në Asamblenë e përgjithshme të EURAS, ku kontribuon prej 16 vitesh.
UMSH ka besuar gjithmonë se ndërtimi i partneriteteve akademike funksionale dhe të qëndrueshme kërkon më shumë se nënshkrim marrëveshjesh, kërkon kontakt dhe biseda të drejtëpërdrejta, kërkon besim dhe një vizion të përbashkët për atë që arsimi i larte dhe kërkimi shkencor mund të arrijë.
UMSH nuk është vetëm pjesëmarrëse, por edhe kontribuese në bisedën globale mbi të ardhmen e arsimit të lartë.
Prof. Dr. Nevila Rama, përfaqësuese e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, drejtoi Panelin: Global Learning në Konferencën EURIE 2026, ku mbajti prezantim me temë:
“Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë në vendet e vogla dhe në zhvillim”
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Three Extraordinary Days – UMSH at EURIE 2026
At EURIE 2026 in Istanbul, the UMSH team had the opportunity to meet with representatives of universities, international relations & ERASMUS+ offices, and higher education professionals from across the Euro-Asian region. These interactions focused on exploring new partnerships, renewing existing collaborations, discussing the dynamics and challenges faced by higher education and scientific research, and envisioning the future at a global level.