20/10/2023
Dr. Ina Kola është diplomuar për Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Specializimin e ka kryer në fushën e Kirurgjisë Plastike dhe Estetike. Pas 11 viteve të shkollimit është trajnuar dhe specializuar në "Aesthetic Medicine & Facial Optimisation" në Salzburg, Austri.
Për t’u njohur me më të rejat e fushës, Dr. Ina ka ndjekur në mënyrë aktive trajnime në klinikat mjekësore të Kirurgjisë Plastike dhe Estetike në SHBA, konkretisht në Beverly Hills, New York, Florida dhe Miami, ku organizimet janë drejtuar nga mjeshtrat e kirurgjisë plastike në rang botëror.
Kola ka qenë pjesëmarrëse në kongrese dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si ISAPS, SIME, IMCAS, The Aesthetic Meeting, Music City Scale, Annual South Beach Symposium, etj.
Dr. Ina ështe autore dhe bashkautore e 38 publikimeve shkencore në fushën e kirurgjisë plastike dhe dermatologjisë. Ndërkohë, vazhdon të ketë përditësim të vazhdueshëm me zhvillimet e reja mjekësore në fushën e kirurgjisë plastike, mjekësisë estetike dhe trajtimeve me lazer.
Dr. Ina, ka pranuar se arsyeja pse zgjodhi të specializohet në Kirurgji Plastike qëndron te precizioni dhe vëmendja që kërkojnë procedura të tilla mjekësore në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës së kujtdo.
Me punën dhe përkushtimin e Dr. Kola synohet që përmes korigjimeve anatomike dhe estetike të arrihet transformimi drejt së bukurës, hap pas hapi, duke respektuar gjithmonë atë që natyra ka krijuar, për të pasur një rezultat harmonik.