Spitali Rajonal Vlore

Spitali Rajonal Vlore Spitali Rajonal Vlore

22/08/2025

🤍👩🏻‍⚕️👨‍⚕️

🏥 Në Spitalin Rajonal të Vlorës, një qendër ekselence rajonale për shërbimet e okulistikës, së fundmi u realizua me sukses një ndërhyrje delikate tek një pacient 59-vjeçar, i cili kishte humbur shikimin nga komplikacionet e diabetit e pas trajtimit, rifitoi ndjeshëm pamjen🙏

✅ Ky rezultat bëhet më domethënës falë investimeve në kabinetin e ri të okulistikës, të pajisur me teknologji moderne dhe paketat e rimbursuara të vitrektomisë, që garantojnë trajtime falas, pa nevojë për referim në spitale të tjera 🤍

👏👏 Mirënjohje për ekipin mjekësor:
Dr. Kemal Ylsek, Dr. Edmond Isufaj, Dr. Dilaver Haskaj, Dr. Engjëll Lazaj, Dr. Odela Risilia dhe infermierja Kleoniqi Mustafaraj 👨‍⚕️🧑‍⚕️

🇦🇱

20/08/2025

🏥 Spitali Rajonal i Vlorës, një qendër ekselence rajonale për shërbimet e okulistikës.

Së fundmi, u realizua me sukses një ndërhyrje delikate tek një pacient 59-vjeçar, i cili kishte humbur shikimin nga komplikacionet e diabetit. Pas trajtimit, ai rifitoi ndjeshëm pamjen dhe shpresën për një jetë më të pavarur 🙏.

✅ Ky rezultat behet me domethenes falë investimeve në kabinetin e ri të okulistikës, të pajisur me teknologji moderne dhe paketat e rimbursuara të vitrektomisë, që garantojnë trajtime falas, pa nevojë për referim në spitale të tjera.

Mirënjohje për ekipin mjekësor:
Dr. Kemal Ylsek, Dr. Edmond Isufaj, Dr. Dilaver Haskaj, Dr. Ëngjëll Lazaj, Dr. Odela Risilia dhe infermiere Kleoniqi Mustafaraj 👨‍⚕️🧑‍⚕️

🇦🇱

04/08/2025
01/08/2025
30/07/2025
22/07/2025

Reagim për publikimet në media lidhur me shërbimin pediatrik në Spitalin Rajonal Vlorë
Në lidhje me denoncimin e publikuar në media online, sqarojmë opinionin publik se bëhet fjalë për dy raste të ndryshme, të ndodhura të njëjtën ditë në Shërbimin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal Vlorë.

Rasti i parë si në video, për të cilin një nënë ka reaguar publikisht, ka të bëjë me një foshnjë 10 muajshe që është paraqitur në urgjencën pediatrike me temperaturë të lartë. Foshnja është pranuar në dhomën e observimit, është ekzaminuar, i janë vendosur perfuzione dhe ka marrë mjekimin e nevojshëm. Pas trajtimit, foshnja është larguar nga spitali në gjendje të stabilizuar. Ambienti ku është trajtuar ka qenë dhoma e observimit, një hapësirë funksionale dhe e pajisur me kushtet e duhura mjekësore, jo ambient pas magazinave siç është pretenduar.
Mjeku i turnit ka qenë në shërbim për të gjithë pavijonin pediatrik dhe nuk ka pasur asnjë qëndrim keqdashës apo refuzim për të ofruar ndihmë. Gjithashtu, nuk ka pasur asnjë pengesë në ofrimin e shërbimit mjekësor për foshnjën në fjalë.

Rasti i dytë, i cili nuk ka lidhje me denoncimin e mësipërm, ka të bëjë me një fëmijë të sjellë në gjendje kritike, me shenja konvulsionesh dhe pa frymëmarrje. Fëmija është pritur menjëherë nga personeli mjekësor, i është dhënë ndihma e parë emergjente, përfshirë masazhi kardiak dhe frymëmarrja artificiale, është vendosur në reanimacion, ka marrë oksigjen dhe mjekim të specializuar. Janë kryer analizat përkatëse, rezonanca e trurit dhe çdo ndërhyrje e mundshme për të shpëtuar jetën e tij. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fëmija ka ndërruar jetë disa orë më vonë. Familjarët nuk kanë paraqitur asnjë ankesë ndaj shërbimit të dhënë.
Për këtë rast, janë marrë edhe mostrat biologjike për të përcaktuar shkakun dhe është komunikuar me Institutin e Shëndetit Publik për vijimin e hetimeve epidemiologjike.

Duke kuptuar shqetësimin e prindërve dhe ndjeshmërinë e çdo rasti që përfshin fëmijë, kërkojmë nga mediat dhe qytetarët që të shmangin keqinformimin dhe përhapjen e lajmeve të pasakta që dëmtojnë figurën dhe përkushtimin e mjekëve, të cilët punojnë çdo ditë me përgjegjësi të lartë për të garantuar kujdesin më të mirë të mundshëm për pacientët e vegjël.

08/10/2024

Për çdo moment të përditshmërisë, sado i vogël qoftë, ia vlen të jetosh i shëndetshëm. Ndaj, mbroje jetën përmes kontrolleve dhe vizitave të rregullta për gjirin.

Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit të shpëton jetën.

🎀

08/10/2024
08/10/2024

Nëse ti nuk vjen dot pranë mamografisë, vjen mamografia pranë teje!

2 njësi të lëvizshme vizitojnë fshatrat dhe qytetet e të gjithë Shqipërisë për të ofruar kontroll të plotë të gjirit.

Sot, këto njësi lëvizëse do të jenë në qytetin e Kukësit e Lushnjës, duke i dhënë mundësi grave në këto zona të bëjnë kontrollin e gjirit falas dhe me akses të lehtë.

Për vizitën e mamografisë në njësitë lëvizëse nuk është i nevojshëm rekomandimi nga mjeku i familjes👨‍⚕️👩‍⚕️

08/10/2024

🎀

Vetëm 10 minuta mund të të dhurojnë më shumë jetë, më shumë kohë për ta shpenzuar me njerëzit e zemrës. Caktoje sot datën e vizitës tënde të radhës. Kontrollo gjirin dhe sigurohu që po e mbron shëndetin.

🎀

Address

Lagja: "Partizani" Spitali Rajonal Vlore
Vlorë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali Rajonal Vlore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Spitali Rajonal Vlore:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category