08/04/2026
Sot përcollëm për në banesën e fundit Violeta Brakën, e lindur në vitin 1963 në Gramsh. Ajo u diplomua në vitin 1981 në Shkollën e Mesme Mjekësore në Vlorë, dega Infermieri, dhe për rreth 40 vite shërbeu me përkushtim, fillimisht në Shërbimin Obstetrik-Gjinekologji të Spitalit Rajonal Vlorë dhe më pas në Poliklinikën Qendrore të qytetit të Vlorës.
Violeta do të kujtohet gjithmonë si një profesioniste e përkushtuar dhe shembullore. Ajo ishte një zë i qetë në momentet më të vështira dhe një kolege e respektuar nga të gjithë ata që patën fatin të punonin pranë saj. Përkushtimi i saj mbetet një shembull i vyer për komunitetin tonë profesional.
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët.
U prehsh në paqe, Violeta!🕊️🖤