08/04/2026
🌍 Në kuadër të Dita Ndërkombëtare e Romëve, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Delvinë organizoi dhe zhvilloi një aktivitet sensibilizues në zonën e Vrionit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit për çështje të rëndësishme të shëndetit publik dhe mirëqenies sociale.
Ky aktivitet u fokusua në afrimin e informacionit të saktë dhe të besueshëm pranë qytetarëve, përmes shpërndarjes së materialeve informuese dhe zhvillimit të bisedave ndërgjegjësuese 🗣️ në terren, në bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me anëtarët e komunitetit rom 👥. Pjesëmarrësit u njohën me rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin, si dhe me mundësitë konkrete për përfitimin e shërbimeve shëndetësore falas që ofrohen nga sistemi publik.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së vaksinimit 💉kundër HPV-së, si një nga masat më efektive për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, duke theksuar domosdoshmërinë e vaksinimit në moshat e rekomanduara. Gjithashtu, u trajtua parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit, duke inkurajuar gratë dhe vajzat 👩🏻🦱 për kontrolle të rregullta mjekësore dhe ndërgjegjësim mbi shenjat e hershme të kësaj sëmundjeje.
📄Në vijim të aktivitetit, u ofrua informacion mbi një sërë shërbimesh shëndetësore falas, përfshirë vizitat në qendrat shëndetësore, 🏥kontrollin periodik, vaksinimet, 💉si dhe programet parandaluese të disponueshme për grupmosha të ndryshme 🧍♀️🙎🏻♀️
Përveç çështjeve të shëndetit, aktiviteti adresoi edhe tema me rëndësi sociale, si parandalimi i dhunës në familje, lufta kundër ekstremizmit dhe radikalizmit, si dhe promovimi i vlerave të bashkëjetesës, respektit dhe përfshirjes sociale. Këto diskutime synuan fuqizimin e komunitetit përmes informimit dhe nxitjes së dialogut të hapur.
Nëpërmjet këtij aktiviteti, NJVKSH Delvinë është e gatshme për të qenë pranë komunitetit, duke kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit, përmirësimin e aksesit në shërbime dhe ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme, të barabartë dhe të informuar për të gjithë.