02/04/2026
2 Prill – Dita Botërore për Ndërgjegjësimin e Opinionit Publik mbi Autizmin
🌍 Në kuadër të 2 Prillit, Ditës Botërore për Ndërgjegjësimin e Opinionit Publik mbi Autizmin, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Drejtoria Rajonale Tiranë shpreh angazhimin e saj për rritjen e ndërgjegjësimit shoqëror, promovimin e përfshirjes dhe mbështetjen e personave me çrregullime të spektrit të autizmit dhe familjeve të tyre. 🧩💙
🤝 Rritja e informacionit dhe sensibilizimi i opinionit publik mbeten elementë thelbësorë për krijimin e një mjedisi më të kuptueshëm, gjithëpërfshirës dhe mbështetës, ku çdo fëmijë dhe çdo individ të ketë mundësi të barabarta për zhvillim, edukim dhe mirëqenie. ✨
🏥 Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Drejtoria Rajonale Tiranë,
mbështet çdo iniciativë që synon edukimin shëndetësor, informimin e komunitetit dhe fuqizimin e familjeve, në funksion të një shoqërie më të ndjeshme, më empatike dhe më pranë nevojave të çdo qytetari. 💙🧩
#