08/12/2025
𝐃𝐫. 𝐀𝐆𝐑𝐎𝐍 𝐌𝐀𝐇𝐌𝐔𝐓𝐈 – 𝐎𝐫𝐭𝐨𝐩𝐞𝐝 𝐓𝐫𝐚𝐮𝐦𝐚𝐭𝐨𝐥𝐨𝐠 me përvojë të gjatë në trajtimin e traumave komplekse të sistemit muskuloskeletal, në kuadër të 𝐄𝐝𝐮𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐕𝐚𝐳𝐡𝐝𝐮𝐞𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐏𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 të tij po merr pjesë në kursin e nivelit master të lëndimeve komplekse të gjurit, 𝐀𝐎 𝐓𝐫𝐚𝐮𝐦𝐚 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 𝐂𝐨𝐮𝐫𝐬𝐞 – 𝐊𝐧𝐞𝐞, 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐚𝐯𝐨𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐙𝐯𝐢𝐜𝐫𝐞̈𝐬.
Për një javë të qëndrimit atje ai do të ketë mundësinë e përvetësimit dhe aplikimit praktik të 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐫𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐛𝐨𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫 në trajtimin e frakturave komplekse të kockave rreth gjurit, të gjitha lëndimeve të ligamenteve, meniskuseve, kërcit artikular që bashkëshoqërohen me këto lëndime, po ashtu edhe në menaxhimin e 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐥𝐢𝐤𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 që mund të vijnë nga këto lëndime.
Ky kurs teorik dhe praktik organizohet nga 𝐀𝐎 𝐓𝐫𝐚𝐮𝐦𝐚 𝐅𝐨𝐮𝐧𝐝𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧, e themeluar në konkretisht në Davos të Zvicrrës, që është 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐚 𝐦𝐞̈ 𝐞 𝐦𝐚𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐛𝐨𝐭𝐞̈ e specializuar në kërkime shkencore, në standardizimin global të klasifikimit dhe trajtimit të frakturave, si dhe në edukimin e kirurgëve Ortoped e Traumatolog nga e gjithë bota për trajtimin dhe menaxhimin kirurgjikal të frakturave dhe traumave muskuloskeletale duke ndjekur 𝐬𝐭𝐚𝐧𝐝𝐚𝐫𝐝𝐞𝐭 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐚𝐫𝐭𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐡𝐞̈𝐬.
Andaj ky angazhim dhe edukim i vazhdueshëm në arenën ndërkombëtare i Dr. Agron Mahmuti mundëson që këtë 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐭𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐩𝐞𝐜𝐢𝐚𝐥𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 me këto teknika bashkëkohore pacientët ta marrin edhe në 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈.