Mjeku Musliman

Mjeku Musliman "Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve... [Isra:23]

VËREJTJE: Çdo koment fyes apo foto jo islame do fshihen pa paralajmërim!

LLOJET E KURBANIT (EL HEDJU , EL UD’HIJE DHE EL FIDJE )RREGULLAT MBI KURBANIN QË HAXHIU E THER NË MEKË (EL HEDJU)- Banor...
28/05/2026

LLOJET E KURBANIT (EL HEDJU , EL UD’HIJE DHE EL FIDJE )

RREGULLAT MBI KURBANIN QË HAXHIU E THER NË MEKË (EL HEDJU)

- Banorët e Mekës që e kryejnë haxhillëkun temetu dhe kiran nuk duhet të therin kurban.

- Koha e therjes së kurbanit fillon prej ditës së Bajramit të Kurbanit dhe vazhdon për tri ditë pas saj.

- Haxhiu lejohet të marrë borxh për kurban, por nuk e ka obligim, sepse në vend të kurbanit lejohet të agjërojë si zëvendësim.

- Kush e ther kurbanin jashtë kufijve të Mekës, bie fjala, në Arafat dhe Xhide (qytet 70km larg Mekës), kurbani i tij nuk pranohet, edhe nëse mishin e shpërndan brenda kufijve të Haremit. Ai duhet patjetër të therë një kurban tjetër. Në këtë nuk justifikohet për shkak të mosdijes.

- Kurbani nuk lejohet të theret e pastaj të hidhet ose të lihet në ndonjë vend që nuk përfitohet prej tij.

KURBANI QË THERET NË MEKË DHE NË VENDE TË TJERA

Kurbani të cilin haxhiu e ther në Mekë quhet el hedju, ndërsa kurbani që theret në vendet e tjera quhet el ud’hije. Kush niset për në haxhillëk (atje e ther kurbanin e haxhillëkut) dhe në vendlindje lë amanet të theret një kurban tjetër, e nuk i lejohet atij të marrë diçka nga flokët dhe thonjtë e tij prej ditës së parë të muajit dhulhixhe, derisa të theret kurbani në vendlindjen e tij. Përveç haxhiut që e ka haxhillëkun temetu, ai obligohet t’i shkurtojë flokët (ose t’i rruajë) që të lirohet prej ihramit të umres. Ndërkaq, atij që nuk ther kurban në vendlindje, por vetëm në haxhillëk, i lejohet t’i shkurtojë flokët dhe t’i presë thonjtë derisa të hyjë në gjendjen e ihramit. Pra, rregullat për atë që ther kurban vetëm në haxhillëk nuk janë të njëjta me atë që ther kurban vetëm në vendlindje.

Kushdo që ther kurban në vendlindje dhe shkon në haxhillëk, atij nuk i lejohet të rruajë kokën e tij në haxhillëk derisa të theret kurbani në vendlindje. Nëse nga mosdija i rruan flokët, ai nuk duhet të shpaguajë veprimin e tij.

Mendimi më i saktë i dijetarëve është se gjuajtja e gurëve mjafton për t’u liruar nga ihrami (që njihet si lirimi i vogël dhe i lejohet haxhiut të kthehet në gjendjen para ihramit, përveç kontaktit intim me gruan) e, nëse e shton shkurtimin e flokëve ose tavafin, atëherë është më e mirë.

Therja e kurbanit në Mekë nuk është kusht që haxhiu të lirohet nga ihrami (qoftë për lirimin e vogël, qoftë për të madhin).

Dallimi mes kurbaneve (el fidje, el hedji dhe el ud’hije):

- Therja e kurbanit el fidje: kurbani që e ther haxhiu ose umrexhiu në rast të shkeljes së ndonjë ndalese të ihramit ose braktisjes së ndonjë obligimi. Ky kurban quhet el fidje. Mishi i tij nuk lejohet të hahet (nga ai që e ther) e as të dhurohet, por shpërndahet krejtësisht për të varfrit.

- Therja e kurbanit (el hedju): ky lloj kurbani obligohet te haxhillëku temetu dhe kiran, ndërsa pëlqehet te haxhillëku ifrad. Therja e kafshës obligohet në Harem. Haxhiu mund të hajë prej mish*t të tij, mund të dhurojë e të shpërndajë mishin e tij.

- Therja e kurbanit (el ud’hije): kurbani (deve, lopë, dele, dhi etj.), që theret nëpër vende të ndryshme të botës në ditën e Bajramit dhe vijon edhe tri ditë të tjera që njihen si ditët e Teshrikut, në shenjë afrimi me Allahun. Lejohet të hahet prej mish*t, të dhurohet dhe të jepet si lëmoshë.

DISA DALLIME MES EL HEDJU DHE EL UD’HIJE

- El ud’hije është kafsha që theret për kurban në të gjitha vendet përveç Mekës, ndërsa el hedju është kurbani që theret vetëm në Mekë.

- El ud’hije është sunet, ndërsa el hedju ka raste që është sunet dhe ka raste që është obligim.

- Për ud’hije mjafton një dele për burrin dhe anëtarët e familjes së tij, ndërsa delja që thërret për hedju është vetëm për një person.

- El ud’hije nuk theret para se të falet namazi i Bajramit, ndërsa el hedju theret edhe para se të falet namazi i Bajramit.

- Ai që ther kurban në vendlindje, nuk duhet t’i shkurtojë flokët dhe thonjtë e tij prej ditës së parë të dhulhixhes, në krahasim me atë që ther kurban në Mekë, të cilit i lejohet t’i shkurtojë flokët e thonjtë, derisa të hyjë në gjendjen e ihramit.

Muhamed Salih el Munexhidi

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

(Pjesë nga libri Zahireja e haxhiut)

DITËT E TESHRIKUT – DISPOZITA DHE DOBI
28/05/2026

DITËT E TESHRIKUT – DISPOZITA DHE DOBI

Ditët e Teshrikut, dita e njëmbëdhjetë, e dymbëdhjetë dhe e trembëdhjetë e Dhulhixhes, janë tri ditët që vijnë pas ditës së Kurban Bajramit. Ndryshe quhen edhe si ditët e Minës, ngase në këto ditë haxhilerët qëndrojnë në Mina, dhe njashtu janë ditë të gjuajtjes së guralec....

BAJRAMI – RREGULLA DHE DISPOZITA
26/05/2026

BAJRAMI – RREGULLA DHE DISPOZITA

Bajrami është rit islam, në të paraqiten pamjet e nënshtrimit dhe përuljes ndaj Allahut si dhe shumë nga kuptimet shoqërore dhe shpirtërore. Në arabisht Bajrami quhet ‘Id, që do të thotë se kthehet dhe përsëritet, dhe për çdo vit kthehet i ripërsëritur me gëzim. Po ashtu thuhet...

PLAKA TË CILËS IU KTHYE SHIKIMI NË ARAFATNuk i shkoi fare ndërmend një plakës nga Tunizi, e cila i kishte arritur të sht...
26/05/2026

PLAKA TË CILËS IU KTHYE SHIKIMI NË ARAFAT

Nuk i shkoi fare ndërmend një plakës nga Tunizi, e cila i kishte arritur të shtatëdhjetat, se do të del nga shtëpia e saj për në haxh si e verbër dhe do të kthehet nga haxhi për në Tunizi duke parë. Plaka Nefize Karmazi nga Tunizia, ishte verbëruar para një vjet e gjysmë, si rezultat i një sulmi në tru, i cili edhe ia mori shikimin dhe gjatë kësaj periudhe kjo plakë nuk shihte asgjë përpara saj.

Pasi që Allahu ia kishte caktuar që sivjet të del nga Tunizi dhe të shkojë në haxh, kjo grua niset së bashku me karvanin e haxhilerëve nga Tunizia dhe ditën e Arafatit së bashku me haxhilerët e tjerë qëndron në Arafat. Gjuha e saj atë ditë fillon ta lutë Allahun që t’ia kthejë shikimin e saj. Ato dua dilnin nga një zemër e përulur dhe e sinqertë me Zotin e saj dhe Allahu iu përgjigj lutjeve të saj dhe papritmas iu kthye shikimi i saj. Të gjithë të pranishmit u mahnitën dhe u gëzuan shumë nga ajo që e panë – mrekullinë nga Allahu për këtë grua. Të gjithë të pranishmit përreth saj në shatorin numër 108, në Arafat, filluan të gëzohen tepër se iu kthye shikimi i saj!

Plaka thotë:

U nisa për në haxh dhe kjo është hera e parë. Isha e bindur se Allahu do t’u përgjigjet lutjeve të mia dhe se do të ma kthejë shikimin tim që e humba para një vjet e gjysmë!

Ajo e cekë se gjatë kësaj periudhe nuk shihte asgjë, por dëshira e madhe e saj ishte që ta sheh Qabenë dhe t’i sheh vendet e shenjta, dhe kjo e nxiti që ta lutë Allahun sa më shumë.

Allahu ia pranoi lutjen e saj ditën më të mirë, në kohën më të mirë dhe e nderoi në një vend të shenjtë që ta sheh shtëpinë e Allahut me sytë e saj, pas një vjet e gjysmë pasi që u verbërua nga sëmundja.

Kjo është fuqia e lutjes, e cila del e sinqertë, nga një zemër e përulur dhe e sinqertë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

LLOJET E HAXHILLËKUT- Ifrad: lloj i haxhillëkut sipas të cilit haxhiu e kryen vetëm haxhillëkun.Kiran: lloj i haxhillëku...
25/05/2026

LLOJET E HAXHILLËKUT

- Ifrad: lloj i haxhillëkut sipas të cilit haxhiu e kryen vetëm haxhillëkun.

Kiran: lloj i haxhillëkut sipas të cilit haxhiu e kryen haxhillëkun dhe umren bashkërisht.

Temetu: lloj i haxhillëkut sipas të cilit haxhiu fillimisht e kryen umren në muajt e haxhillëkut e më pas del prej ihramit dhe, në po të njëjtin vit, e kryen haxhillëkun. Ky lloj i haxhillëkut është më i miri.

- Haxhilerët që vijnë prej viseve të tjera jashtë Mekës dhe e kryejnë haxhillëkun temetu dhe kiran duhet të therin kurban, ndërsa haxhiu që e kryen haxhillëkun ifrad, nuk e ka obligim, por pëlqehet për të.

- Kush nuk ka mundësi të therë kurban dhe dëshiron të kryejë haxhillëkun temetu, nuk ka nevojë të privojë veten e tij nga shpërblimi, sepse Allahu caktoi alternativë dhe thotë: “Ndërsa ai që nuk ka mundësi, është i detyruar të agjërojë tri ditë në haxhillëk dhe shtatë ditë pas kthimit nga haxhillëku...” (El Bekare, 196)

Muhamed Salih el Munexhidi
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
(Pjesë nga libri: "ZAHIREJA E HAXHIUT")

DITA E ARAFATIT – DISPOZITA DHE DOBI
25/05/2026

DITA E ARAFATIT – DISPOZITA DHE DOBI

Dita e Arafatit është një nga dhjetë ditët e vlefshme të Dhulhixhes. Është dita më e mirë e dynjasë pas ditës së Kurban Bajramit, madje disa dijetarë e privilegjuan mbi ditën e Kurban Bajramit dhe disa të tjerë thanë se është dita e Haxhit të Madh, mirëpo më e saktë është s...

MARRJA E TË HOLLAVE PËR KRYERJEN E HAXHILLËKUT- Kush shkon në haxhillëk me shpenzime të tjetërkujt, haxhillëkun e ka në ...
23/05/2026

MARRJA E TË HOLLAVE PËR KRYERJEN E HAXHILLËKUT

- Kush shkon në haxhillëk me shpenzime të tjetërkujt, haxhillëkun e ka në rregull. Kjo vlen edhe për haxhillëkun obligues që myslimani e ka për obligim që ta kryejë.

- Nëse dikush të ofron të holla për ta kryer haxhillëkun dhe ti e di se ai më vonë do të ta përmendë të mirën që ta ka bërë, nuk e ke patjetër që t’i pranosh ato.

- Ai që nuk i ka mundësitë të shkojë në haxhillëk, nuk pëlqehet ta sakrifikojë
autoritetin e tij me mënyrat e fitimit të pasurisë vetëm për të kryer një adhurim, që në realitet nuk obligohet ta kryejë për shkak të kushteve të tij.

- Ai, zemra e të cilit përvëlohet për haxhillëk, por mundësitë e tij janë të kufizuara, do të shpërblehet sipas sinqeritetit dhe nijetit në zemrën e tij.

KUR PËLQEHET TË KRYHET HAXHILLËKU PËR DIKË TJETËR?

Për ta kryer haxhillëkun për dikë tjetër si zëvendësues i tij, janë dy raste ku nuk urrehet të merren të holla për të shkuar në haxhillëk si zëvendësues, të cilat janë:

- Për një person që e ka obligim ta kryejë haxhillëkun, por është i pafuqishëm fizikisht, në këtë rast lejohet të merren të holla aq sa mjaftojnë për t’ia kryer haxhillëkun vëllait mysliman.

- Për një person që ka ndërruar jetë pa e kryer haxhillëkun obligues gjatë jetës së tij për shkak kushteve financiare dhe i lidh akraballëku, jarania, dhembshuria e myslimanëve për njëri-tjetrin, në këtë rast lejohet të merren të holla aq sa mjaftojnë për t’ia kryer haxhillëkun atij.

Pra, pëlqehet marrja e të hollave për të shkuar në haxhillëk, por jo të kryhet haxhillëku vetëm për të marrë të holla.

Muhamed Salih el Munexhidi
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
(Pjesë nga libri: "ZAHIREJA E HAXHIUT")

KURBANI – DISPOZITA DHE RREGULLA
22/05/2026

KURBANI – DISPOZITA DHE RREGULLA

Kurban (el ud’hije – në gjuhën arabe) është emri i kafshës (deve, lopë, dele, dhi etj.), që theret në ditën e Bajramit dhe vijon edhe tri ditë të tjera që njihen si ditët e Teshrikut, në shenjë afrimi tek Allahu. Është quajtur me emrin “el ud’hije” , sepse koha e therjes s...

KA BORXHE DHE DËSHIRON TË SHKOJË NË HAXHILLËK- Kush e kryen haxhillëkun dhe ka borxhe, haxhillëku i tij është i saktë, e...
22/05/2026

KA BORXHE DHE DËSHIRON TË SHKOJË NË HAXHILLËK

- Kush e kryen haxhillëkun dhe ka borxhe, haxhillëku i tij është i saktë, edhe pse më e mira do të ishte që fillimisht t’i lante borxhet e pastaj të shkonte në haxhillëk.

- Personi që ka borxh dhe nuk mund ta kthejë atë, nuk e ka për obligim të shkojë në haxhillëk. Nëse i jepet mundësia që t’i kthejë borxhet nëpërmjet tregtisë ose sh*tblerjes, fillimisht e kthen borxhin, e, nëse i teprojnë dhe janë të mjaftueshme për haxhillëk, atëherë obligohet që të shkojë në haxhillëk.

- Me borxh këtu nënkuptohet haku që e ka myslimani ndaj Allahut, bie fjala, zekatin ose ndonjë prej shpagimeve që duhen shpaguar, dhe nënkuptohet haku që e ka myslimani ndaj njerëzve siç është borxhi dhe të hollat e mallit ose qirasë, pavarësisht a është borxhli tek i afërmi apo tek i huaji, te ndonjë kompani apo ndaj shtetit.

- Ata që kanë marrë borxh me këste (kuptohet, pa kamatë) rregulli është ky: nëse këstet i paguan me rregull dhe shpreson që pjesët e mbetura t’i paguajë në kohën e caktuar, ose lë ndonjë gjë si hipotekë për borxhin e tij, në këtë rast i lejohet të shkojë në haxhillëk.

- Borxhliut i lejohet të shkojë bedel (për dikë tjetër) në haxhillëk. Po ashtu borxhliut i lejohet të shkojë për veten në haxhillëk nëse ia paguan dikush tjetër, si dhe nëse punon në agjenci për organizimin e haxhillëkut i lejohet të shkojë haxhillëk në kundërvlerë të angazhimit të tij në haxhillëk me haxhilerë, me kusht që e gjithë kjo të mos jetë pengesë që ai të punojë e të fitojë aq sa të mund ta kthejë borxhin e tij pjesërisht ose tërësisht.

- Dije se një euro që e shpenzon për ta kthyer borxhin është më e mirë se dhjetë euro që i shpenzon për haxhillëk.

Muhamed Salih el Munexhidi
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
(Pjesë nga libri: "ZAHIREJA E HAXHIUT")

VEPRA TË MIRA ME RASTIN E DHJETË DITËVE TË DHULHIXHES
21/05/2026

VEPRA TË MIRA ME RASTIN E DHJETË DITËVE TË DHULHIXHES

1. Namazi farz (i detyruar). 2. Agjërimi vullnetar dhe agjërimi në ditën e Arafatit. 3.Dhënia e sadakasë. 4. Tehlili – shqiptimi i fjalës la ilahe il-lallah (nuk i takon askujt adhurimi me të drejtë, përveç Allahut). 5. Tesbihi – shqiptimi i fjalës subhanallah (i Lartësuar qoftë Al...

SHKUARJA NË HAXHILLËK SI ZËVENDËSIM PËR DIKË TJETËR- Kush vdes pa e kryer haxhillëkun ose umren dhe pasi i ka plotësuar ...
21/05/2026

SHKUARJA NË HAXHILLËK SI ZËVENDËSIM PËR DIKË TJETËR

- Kush vdes pa e kryer haxhillëkun ose umren dhe pasi i ka plotësuar kushtet për të shkuar në haxhillëk, lejohet të shkohet bedel për të me të hollat e tij.

- Kush ka sëmundje që nuk shpresohet shërimi, lejohet të shkohet në haxhillëk për të me lejen e tij.

- Për të sëmurin që ka shpresa se shërohet nuk shkohet në haxhillëk, por ai vetë shkon atëherë kur të shërohet.

- Për atë që është i shëndoshë fizikisht, por nuk ka mundësi materiale që të shkojë personalisht në haxhillëk, nuk lejohet të kryhet haxhillëku.

- Kush synon të kryejë haxhillëkun temetu , lejohet haxhillëkun ta bëjë për veten ndërsa umren për dikë tjetër, dhe anasjelltas, pra, haxhillëkun për dikë tjetër e umren për veten, por me kusht që paraprakisht ta ketë kryer më herët haxhillëkun obligues dhe umren për vete.

- Atij që dëshiron të kryejë haxhillëkun për prindërit e tij, nuk i lejohet t’i futë të dy prindërit në një nijet, por fillimisht duhet të kryejë haxhillëkun për njërin e më pas për tjetrin në vitin tjetër. Këtu i jepet përparësi nënës para babait, për shkak të hakut që kemi ndaj saj.

- Personi që shkon në haxhillëk si zëvendësim, pasi të kryejë haxhillëkun për personin që shkoi si zëvendësim, lejohet të kryejë umren për vete.

Kushtet që duhet t’i plotësojë personi që shkon si bedel (zëvendësues) për dikë tjetër në haxhillëk:

- Kusht për të kryer haxhillëkun për dikë tjetër është që fillimisht ta ketë kryer haxhillëkun për vete.

- Lejohet që mashkulli të shkojë në haxhillëk si bedel për ndonjë femër dhe femra për ndonjë mashkull.

- I lejohet bedelit (zëvendësuesit) të marrë të holla prej personit që shkon në haxhillëk për të si zëvendësim (nëse është gjallë), ose prej familjarëve të tij (nëse ai ka vdekur), që me to të shkojë në haxhillëk, edhe nëse sasia e të hollave është më tepër se harxhimet e tij. Ama, nëse kushtëzohet që të hollat që i teprojnë t’i kthejë prapë, e ka për obligim t’i kthejë ato.

- Nëse synon të shkojë si bedel në haxhillëk që të fitojë të holla dhe të arrijë diçka nga kjo dynja, ai është në rrezik të madh dhe ekziston mundësi e madhe që haxhillëku i tij të mos pranohet, sepse i ka dhënë përparësi dynjasë para ahiretit. Ndërkaq, nëse nëpërmjet atyre të hollave synon t’i ndihmojë vëllait mysliman, që të kryejë haxhillëkun për të dhe shpreson në shpërblimin e Allahut, ka dëshirë të jetë pjesëmarrës me myslimanët në kryerjen e riteve të haxhillëkut, të marrë shpërblime me kryerjen e tavafit, me faljen e namazeve dhe me prezantimin në mësimet e dijes në Xhaminë e Haremit (Qabe), ai është në mirësi të madhe dhe ka gjasa ta marrë shpërblimin sikurse personi për të cilin po e kryen haxhillëkun.

- Personit që ka mundësi të shkojë personalisht në haxhillëk nuk i lejohet të dërgojë dikë tjetër si zëvendësim për ta kryer haxhillëkun obligues për të. Kështu thonë të gjithë dijetarët. Po ashtu, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve është se nuk lejohet të shkohet për të e as për haxhillëkun vullnetar, sepse haxhillëku është adhurim, ndërkohë esenca në adhurime është se ato janë tevkifije, pra, pa kompromis dhe praktikohen ashtu siç janë në formën dhe mënyrën e tyre, derisa të vijë argument tjetër që e sjell të kundërtën e saj. Ne nuk dimë që ka argument fetar që e lejon shkuarjen në haxhillëk për dikë tjetër që i ka të gjitha mundësitë për të shkuar në haxhillëk për vete.* (Komisioni i Përhershëm i Fetvave në Arabinë Saudite.)

Bedeli (zëvendësuesi) nuk duhet ta ketë për synim përftimin material, por me ato të holla duhet ta ketë për synim të shkojë në haxhillëk si bedel dhe ta çojë amanetin që e ka marrë përsipër. Kështu e ruan dhe e pastron nijetin.* (Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)

Muhamed Salih el Munexhidi

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

(Pjesë nga libri: "ZAHIREJA E HAXHIUT")

Address

Xi'an

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mjeku Musliman posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Mjeku Musliman:

Share