DR Bajram Hasani

DR Bajram Hasani Ordinanca Pediatrike

Problemet e Ijeve tek Foshnjet: Problemi i ijeve tek foshnjet është i njohur me emrin displazia e zhvillimit të ijeve.Kj...
28/01/2023

Problemet e Ijeve tek Foshnjet:

Problemi i ijeve tek foshnjet është i njohur me emrin displazia e zhvillimit të ijeve.
Kjo ndodh kur nyja nuk përshtatet mirë në këllëf.
Kjo do të thotë se nyja e ijes shpesh është e lirë dhe e ekspozuar ndaj rrezikut.
Displazia e zhvillimit të ijeve mund të shpie deri tek dislokimi i ijes dhe probleme të tjera shëndetësore.

Simptomat e problemeve të ijeve tek foshnjet

Problemet me ije janë të vështira për t’u vërejtur pasi foshnjet nuk i tregojnë simptomat.
Një prej shenjave që mund t’i shohim tek foshnjet është kur i’a ndërrojmë pelenat nëse ijet nuk hapen mirë.
Kur fëmija fillon të ecë, nëse vërejmë se po çalon atëherë mund të ketë displazi të zhvillimit të ijeve.

Çfarë shkakton problemet e ijeve tek foshnjet?

Nuk dihet shkaku i saktë i displazisë së zhvillimit tek foshnjat. Më i shprehur është tek foshnjet që:

Prezantojnë me këmbë
Janë fëmija i parë
Janë binjak ose më shumë
Janë më të mëdhenjë
Janë vajza
(ligamentet e tyre janë më fleksibile)
Kanë histori familjare të problemeve me ije

Si diagnostikohen problemet e ijeve tek foshnjet?

Zakonisht mjekët e vërejnë kur ka ndonjë problem.
Ata në fillim i kontrollojnë ijet e foshnjes në spital pas lindjes.
Këtë e bëjnë duke i shtyrë para dhe mbrapa me lehtësi kockat e kofshëve të foshnjes për të parë se a janë të lira në këllëfin e ijeve.
Do t’ju duhet një ultrazë për të fotografuar ijën.
Rentgeni mund të bëhet kur fëmija është 3 muajsh.
Problemet me ije mund të mos jenë të pranishme në kohën e lindjes, mirëpo mund të jenë problem kur fëmija fillon të zhvillohet fizikisht.
Mjeku do të kontrollojë ijet në çdo kontroll të foshnjës.
Me rritjen e fëmijës mjeku juaj kontrollon nëse kofshët hapen lehtë.

A mund të parandalohen ose shmangen problemet e ijeve tek foshnjet?

Problemet e ijeve tek foshnjet nuk mund të parandalohen pasi që shkaqet janë të panjohura.
Sidoqoftë, janë disa gjëra që mund të bëni për të mos e përkeqësuar gjendjen.
Përdorni metodë të duhur për të mbështjellë foshnjën me pelena.
Mos ua mbështjellni këmbët shumë ngushtë. Foshnja juaj duhet të ketë mjaftueshëm vend për të lëvizur ijet dhe duhet t’i ketë kyçet e lira.
Bleni produkte të cilat i mbrojnë këmbët dhe nyjet e foshnjes suaj. Kjo përfshinë ulëset e foshnjeve, mbajtëse të fëmijës në krahë, luhatëse, dhe karroca të fëmijëve. Për të përdorur këto produkte siç duhet ndiqni instruksionet.
Keni kujdes kur e mbani foshnjën në mbajtëse “kangur”. Ijet e foshnjës suaj duhet të jenë të hapura dhe gjunjët duhet të jenë të përkulura në të njëjtën gjatësi ose më lartë se fundshpina.
Gjithashtu, këmbët e tyre duhet të jenë të mbështjellura rreth bustit tuaj.
Lajmëroni mjekun nëse ju, një fëmijë tjetër ose një i afërm ka probleme me ijet. Kjo rrit gjasat që fëmija juaj të ketë probleme me ije.


Trajtimi i problemeve me ije tek foshnjet

Trajtimi mund të mos nevojitet menjëherë.
Në vend të trajtimit, mjeku do të vazhdojë kontrollin e ijeve të foshnjës suaj për tu siguruar se po rriten siç duhet.
Nëse problemi nuk largohet, përkeqësohet, ose është i rëndë, mjeku me gjasa do të vendosë ta trajtojë problemin.
Një protezë e butë e quajtur “prazmore” mund të trajtojë shumicën e problemeve me ije.
Kjo protezë i mban gjunjët hapur dhe të përkulur drejt gjoksit.
Mjeku duhet të kontrollojë kofshët e fëmijës suaj javët e para për të shikuar nëse ijët po shkojnë në vend apo po qëndrojnë siç kanë qenë. Pasi që ijët janë në vend, foshnja juaj duhet ta mbajë akoma protezën për 2 deri në muaj.
Foshnja juaj duhet ta mbajë protezë ditën dhe natën për 3 deri në 6 muaj në total.
Rreth 1 në 20 foshnje kanë nevojë për më shumë se protezë për të rregulluar problemet e ijeve.
Kirurgjia nevojitet në rastet më të rënda. Operacioni i mbyllur i reduktimit nënkupton zhvendosjen e nyjes së ijeve deri në vend. Operacion i hapur i reduktimit do të thotë largim ose nxjerrje nga vendi e nyjes së ijeve. Kjo e lejon mjekun ta pastrojë këllëfin dhe ta rivendosë nyjen ashtu siç duhet.
Pas operacionit, foshnjet mund të mbajnë protezë për disa muaj për të mbajtur ijet në vend.



Të jetosh me problemet e ijeve tek foshnjet

Trajtimi dhe monitorimi i vazhdueshëm do të duhej të rregullonte problemet me ije tek foshnjet.
Ka gjasa për probleme të përsëritura në të ardhmen, si nxjerrja nga vendi e nyjes. Flisni me mjekun tuaj për përfitimet dhe rreziqet e trajtimit, si dhe problemet e lidhura të mundshme.
Ju mund të përfitoni nga anëtarësimi në një grup mbështetës i përbëra nga prindër tjerë që janë përballur me të njëjtin problem.



Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

Sa i rëndë është problemi me ije i foshnjës time?
Sa shpesh e keni hasur këtë gjendje tek fëmijët tjerë?
A do të ketë fëmija im nevojë të shoh një specialist?
Cila është forma më e mirë e trajtimit dhe sa është efektive?
Cilat janë përfitimet dhe rreziqet e kirurgjisë?
A do të ketë nevojë fëmija im të mbajë protezë ose gips? Nëse po, për sa kohë?
A është në rrezik fëmija im për probleme tjera të ijeve

Dr.Bajram Hasani
Kontakt: 063401717

Pse qan foshnja?Foshnja ka nevoje të qajë! E qara është mënyra e tij për të shprehur nevojat. Ai qan kur mund të jete i ...
29/08/2021

Pse qan foshnja?

Foshnja ka nevoje të qajë! E qara është mënyra e tij për të shprehur nevojat.
Ai qan kur mund të jete i uritur, i lagur, apo i vetmuar. Nuk po e llastoni nëse e ngrini në krahë kur qan.
Foshnjat që mbahen në krahë dhe përkëdhelen shpesh, qoftë gjatë periud- have të nazeve, qoftë kur janë të kënaqur, qajnë me pak dhe gjejnë forma të tjera për të shprehur nev- ojat e tyre. Kur foshnja qan, ju do të bëni veprime të thjeshta si: ta ushqeni, ta mbani të gogësijë, ta ndërroni apo ta merrni hopa. Megjithatë ndodh që foshnja të qajë, pavarësisht nga çfarë bëni ju. Është mënyra e saj për të thënë se është e lodhur, apo se ka akoma energji për të çliruar. Në këto raste, lëreni të qajë për disa minuta.
Dhimbjet e forta të barkut tek bebet!
Foshnja mund të qajë edhe nga e prera e barkut (koliku). Foshnjat kanë shpesh dhimbje të forta barku. Ato janë më të zakonshme mbrëmjeve. E qara nga koliku dallon në lartësi nga të qarat e za- konshme. Britmat e foshnjes janë të forta dhe të zgjatura, nganjëherë zgjasin për orë të tëra. Ajo mbledh këmbët, skuqet, godet rreth vetes, lëshon gazra dhe nuk gjen qetësi. Ndonjëherë përkeqëso-
het (pasditeve vonë ose në mbrëmje). Koliku nuk ndalon, pavarësisht se çfarë bëni ju. Bebet fillojnë të qajnë nga koliku rreth javës së 3-të të jetës. Koliku nuk është një sëmundje që mund të shërohet, por ka disa gjëra që mund të bëhen për të qetësuar parehatinë e bebes me kolik:
Mos e ushqe foshnjën nëse nuk ka uri! Nganjëherë ushqimi i tepërt sjell më shumë probleme.
Mundohu të qetësosh veten sepse mund ta transmetosh shqetësimin tënd tek fosh- nja. Kujto se koliku nuk shkakton dëmtime fizike.
Për të shmangur acarimin e tepërt, mbaje foshnjën në një pjesë të qetë të shtëpisë, foli me butësi, me zë të ulët. Provo ta tundësh lehtë në një karrige lëkundëse.
Mbështille me batanije.
Vendose në djep ose kolovajze për beba.
Dil nga shtëpia: ndryshimi i mjedisit mund
ta qetësojë.
Luaji muzikë ose këndoji një ninullë.
Bëni një xhiro me makinë, mbase do ta zerë
gjumi.
Eliminoni erërat e forta, parfumet, sapunet
me erë, avujt e kuzhinës dhe sidomos ty- min e cigares.
Askush nuk e di tamam se çfarë e shkakton dhe a kurohet koliku. E vetmja gjë që dihet është se durimi i prindit është shumë i rëndësishëm për të qetësuar foshnjën në dhimbje.

Ordinanca Specailistike Pediatrike Dr.Spec Bajram Hasani me një ambient të rehatshëm e komod me qëllimin e vetëm që të n...
07/08/2021

Ordinanca Specailistike Pediatrike Dr.Spec Bajram Hasani me një ambient të rehatshëm e komod me qëllimin e vetëm që të ndihen rehat dhe të mos ta ndjejnë "frikën" nga mjeku, e cila ofron shërbime specialistike pediatrike për të gjitha moshat e fëmijëve nga lindja e deri në adoleshencë.

Sa shpeshë duhet vizituar pediatrin?

☆ Shumë herë nga lindja deri në moshën 2 vjeqare për kontrolla të rregullta.
☆ Një herë në vit nga mosha 2 deri 5 vjeqare fëmijët e shëndetshëm.
☆ Ndërsa nga mosha 5 vjeqare duhet vazhduar vizituar fëmiun një herë në vit.

🎯 Pediatri është personi i parë që duhet telefonuar sa herë që fëmija juaj është i sëmurë!

Çka ofrojmë ne?
~ Përcjelljen e rritjes dhe zhvillimit të fëmiut duke u bazuar në percentilat e rritjes për peshë, gjatësi e perimetër të kokës.
~ Këshilla rreth ushqimit të fëmiut sipas moshës së tij.
~Vizita mjekësore para vaksinimit.
~Matja e vlerave të glikemisë në gjak.
~Terapi inhalatore.
~Referime për ekzaminime shtesë dhe konsultat e nevojshme.

Ordinanca Specialistike Pediatrike Dr.Spec Bajram Hasani gjindet në Bujanovc rruga Karadjordja Petrovica, nr.243/4

Për caktimin e termineve ju lutem kontaktoni në numrat e telefonit:
+381 63 401 717

Address

Karadjordja Peteovica 243/4
Bujanovc
17520

Opening Hours

Monday 10:00 - 14:00
Tuesday 10:00 - 14:00
Wednesday 10:00 - 14:00
Thursday 10:00 - 14:00
Friday 10:00 - 14:00
Saturday 10:00 - 14:00

Telephone

+38163401717

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when DR Bajram Hasani posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category