22/03/2026
Me rastin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit, “Qendra për Bashkëveprim Bujanoc” organizoi një aktivitet të veçantë dedikuar fëmijëve që janë pjesë e projektit “Fëmijët me nevoja të veçanta”.
Një pjesë shumë e rëndësishme e këtij aktiviteti ishin edhe dhuratat e përgatitura enkas për fëmijët, të cilat u shpërndanë me shumë dashuri nga stafi i Qendrës për Bashkëveprim. Këto dhurata u mundësuan falë mbështetjes së vazhdueshme të donatorëve tanë, të cilët me kontributin e tyre bëjnë të mundur realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të tilla me vlerë të veçantë për komunitetin.
Në emër të stafit të Qendrës për Bashkëveprim Bujanoc, shprehim mirënjohjen tonë më të sinqertë për të gjithë donatorët dhe mbështetësit tanë. Pa përkrahjen tuaj, rrugëtimi dhe misioni ynë do të ishte shumë më i vështirë.
Ju falënderojmë për besimin dhe solidaritetin tuaj!