25/02/2022
Njihuni me bashkëpuntorin tonë,mjekun
Dr.Flakron Sabedini, i rritur dhe i shkolluar në Preshevë, me mbarimin e shkollës së mesme ka vazhduar studimet dhe është diplomuar pranë Fakultetit Mjekësisë Universiteti i Prishtinës me sukses të lartë, tani është duke specializuar në lëmin Pneumologji, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pasi mbaroi studimet filloi punë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, gjatë kohës së pandemis për dy vite të plota ka shërbyer si koordinator në Qendrën Covid19 në Preshevë.
Me një eksperiencë shumëvjeçare, mbi 13 vite pervojë klinike në Institucione publike dhe private shëndetësore, ka dhënë kontrubutin e tij dhe sot e atë ditë vazhdon të ushtroj punën dhe profesionin e mjekut me shumë vullnet e profesionalizëm.
Ai ka qenë pjesmarrës në shumë Konferenca dhe Kongrese,seminare, takime e trajnime por jo vetëm, me synim e qëllim për ti mbajtur në nivel bashkëkohor njohuritë profesionale të tija.
Është personalitet i njohur në Luginë sepse për kaq vite rrjesht ka përfaqësuar personalitetin e tij me një gradë të lartë të profesionalizmit, duke pasur ngrohtësi, dashuri, motiv, mirësjellje e kujdes shumë dashamirës e etik qoftë ndaj pacientëve të tij apo personelit shëndetsorë.