Medical Center aa

Medical Center aa Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Medical Center aa, Leran tek pishina Princesa, Presevo.

03/08/2018

IMPLANTI DENTAR

Implanti dentar është rrënja artificiale e një dhëmbi që është vendosur në kockën e gojës,për të shtuar një dhëmb që mungon ose një urë ku mungojnë disa dhëmbë. Implantet janë të përbërë nga titani dhe janë plotësisht biokompatibile (të përshtatshme), me trupin e njeriut. Kjo është një mundësi ideale për njerëzit që kanë mbetur pa një ose më shumë dhëmbë. Implantet janë mbrojtës të dhëmbëve natyralë, duke përdorur implantet ne evitojmë përdorimin e dhëmbëve natyralë për një protezë fikse. Suksesi i implanteve është provuar pre më shumë se mbi 28 vite në mbarë botën, ku problemi i një dhembi të humbur është zgjidhur përgjithmonë.

Cilat janë avantazhet e një implanti?

– Mban shëndetshëm dhëmbët ngjitur, për të shmangur frezimin e një dhembi natyral për një urë dhëmbësh, duke i lënë ato të pa prekur dhe të shëndetshëm.

– Mirëmbajtja dhe mos absorbimi i kockës alveolare, stimulon ruajtjen e kockës si një rrënjë e një dhembi natyral.

Duke krahasuar me një protezë dhëmbësh të lëvizshme, të pjesshme apo të plotë, përparësitë janë:

Aftësia për të përtypur, e cila bëhet e barabartë me atë të dhëmbit natyral duke rezultuar në përfitime ushqyese dhe tretje, të rëndësishme për të gjitha grupmoshat.

Mirëmbajtjen e muskujve normalë të fytyrës, me rikuperimin e një fytyre më rinore dhe natyrore.

Mungesa e inflamacionit gingival dhe dhimbjeve lidhur me paqëndrueshmërinë e protezave të lëvizshme nuk është i pranishëm.

Besim më të madh në të folur dhe qeshur, me një rritje pasuese në cilësinë e jetës.

Cilët janë pacientët që mund të vendosin implante?

-Të gjithë ata që nuk kanë elemente të dhëmbëve natyralë dhe gëzojnë një shëndet të mirë, në përgjithësi mund t’i drejtohen vendosjes së një implanti.

-Kush e ka përfunduar fazën e rritjes, në mënyrë tipike, 16 vjeç për femrat, 18 për meshkujt.

-Pacientët që kanë pësuar traumë dhe kanë humbur disa dhëmbë.

-Pacientët që përdorin protezat parciale të lëvizshme ose totale të levizshme.

Në cilët pacientë është risku më i madh i humbjes të një implanti?

-Tek pacientët që kanë një atrofi (konsumim) të theksuar të kockës, dhe ku pacienti është i prekur nga sëmundje sistemike.

Implant-Tek pacientët me paradontozë (sëmundje të mishrave të dhëmbëve) dhe ku higjiena e gojës është shumë e ulët.

– Tek pacientët diabetikë (kur nuk mjekohet rregullisht) si pasojë e nivelit të lartë të sheqerit në gjak, mund të ndodhë infektimi i plagës, mbyllja e plagës ndodh shumë ngadalë si dhe procesi i integrimit te implantit me kockën mund të ketë probleme.

-Tek pacientët që pinë duhan apo konsumojnë shumë alkol, ekziston mundësia e dështimit, por dhe në rastet kur implanti është i suksesshëm, këto ndikojnë në jetëgjatësinë e tij.

-Tek pacienti alergjik ndaj materialeve të përdorura në ndërhyrjen kirurgjikale.

-Femrat në periudhën e menopauzës, si dhe në rastet kur kanë Osteoporozë, janë më të predispozuara që të mos kenë rezultat pozitiv me implantet.

Si procedohet për vendosjen e një implanti?

Për vendosjen e një implanti, fillimisht bëhet konsulta klinike ku shikohen shumë detaje vizive, pastaj merren disa analiza siç është një paronamex, dentalscan,etj, pastaj bëhet dhe anamneza e pacientit dhe pastaj vendoset mënyra e trajtimit me implant ose jo.

E kemi në dy faza .

-Faza e parë, është faza kirurgjikale ku bëhet vendosja e implantit në kockën e gojës.

-Faza e dytë, është pjesa protezike mbi implant.

Këshillat që duhet të dijë një pacient pas vendosjes së një implanti.

Të relaksohet: të shmangë çdo aktivitet fizik.

Terapia mjekësore: të ndjekë rrjedhën e antibiotikëve dhe anti-inflammatore.

Dhimbje:pas operacionit mund të ketë një dhimbje në zonën e operuar; nëse kemi dhimbje mund të mbështetemi në përdorimin e analgjezikëve të duhur.

Gjakderdhje: mund të jetë normale gjatë ditës së parë, pak gjakderdhje kur pështyjmë; duhet të shmangin ushqime dhe pije të nxehta në 12 orët në vijim pas ndërhyrjes.

Akull: aplikoni akull në faqe në intervale prej rreth 3-4 orë.

Temperaturë: mund të përjetojnë një rritje të lehtë në temperaturën në 48 orët e para, që mund të jetë normale.

Edemë: është e mundur që në zona të operuara mund të pësojnë ënjtje e cila rezulton në 48 orë; ndonjëherë mund të ketë pamjen e një hematome që do të zhduket në rreth një jave.

Higjienës orale: nuk përdoret furçë dhëmbësh në zonën e operuar për rreth dy ditë, thjesht lahen dhëmbët fqinje, është e këshillueshme për përdorim lëngu pastrues si (listerinë, clorexil etj)

Duhani duhet të shmanget për të paktën 2 javë, mund të vonojnë në shërimin e plagës dhe të jetë përgjegjës për post-dhimbje operative.

  Kirurgi ortopedik, Profesor Dr Ahmet Alanay do te jete i ftuar ne Beograd dhe me kete rast do te ndaj kohe per te gjit...
09/02/2017

Kirurgi ortopedik, Profesor Dr Ahmet Alanay do te jete i ftuar ne Beograd dhe me kete rast do te ndaj kohe per te gjithe te interesuarit nga Presheva dhe Bujanoci te cilet deshirojne qe te dini me shume per metodat me te reja te mjekimit te deformimeve (keqformim) te shtylles kurrizore dhe te marrin mendime te tjera nga mjeku.

Terminin per konsultime qe do te mbahet 18. Shkurt duhet te prenotohen ne numrin e telefonit:062290092

12/09/2016

Urime festa e Kurban Bajramit shendet dhe lumturi ne familjet tuaja.

26/06/2016
Duke bere egzaminimet :Gjendres TiroideEho AbdominaleJu mire presim deri ora 15:00Shendeti juaj eshte brenga jone!
16/04/2016

Duke bere egzaminimet :
Gjendres Tiroide
Eho Abdominale
Ju mire presim deri ora 15:00
Shendeti juaj eshte brenga jone!

02/03/2016

Sot ishim në vizit mjekësore tek Aga Latif 72 vjeç.. Falemderojm Fadil Bajramin nga fshati Corrotic i cili na lajmroi për rastin, ku stafi jonë Medical Center i bëri një vizit mjekësore dhe i premtuam se do kujdesemi për shëndetin në të ardhmën. Njëkohësisht i bëjm thirrje të gjitha familjeve në kushte të vështira materiale të lajmrohen në 062290092 dhe të gjitha vizitat mjekësore do jen Falas.. Së bashku kthejm buzëqeshjen tek njerzit në nevoj.

Sot nga ora 13:00 bëhen egzaminimet e Zemrës, konsultat me Mjeken Kardiologe nga Nishi. JU MIRËPRESIM
27/02/2016

Sot nga ora 13:00 bëhen egzaminimet e Zemrës, konsultat me Mjeken Kardiologe nga Nishi. JU MIRËPRESIM

Pune dhe vetem pune :)
13/02/2016

Pune dhe vetem pune :)

Address

Leran Tek Pishina Princesa
Presevo
17523

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Medical Center aa posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram