Ortopedi

Ortopedi Trupi shëndosh mendje e shëndosh.

Fëmijë me këmbe të Sheshta-Dystaban?Këmba dystaban është një deformim i tabanit i cili mbetet i sheshtë dhe kocka e kalk...
27/05/2022

Fëmijë me këmbe të Sheshta-Dystaban?

Këmba dystaban është një deformim i tabanit i cili mbetet i sheshtë dhe kocka e kalkaneusit e cila ndodhet në pjesën e pasme të këmbës është e spostuar nga jashtë. Në realitet, të gjithë njerëzit lindin me këmbët e sheshta pasi në fazat fillestare të jetës këmba ka përmbajtje të madhe dhjami dhe kalkaneusi është i spostuar nga jashtë. Fëmijët e moshave nga 3 deri 6 vjeç në 50% të rasteve janë të prekur nga kjo patologji e cila në shumicën e rasteve korrigjohet në mënyrë të natyrshme. Rreth moshës 5-6 vjeç me modifikimin spontan të aksit të pjesës së pasme të këmbës (kalkaneusi drejtohet nga brënda) dhe tabani i këmbës merr formën e tij të përkulur. Sidoqoftë, rreth 15 % e adoleshentëve dhe 5 % e të rriturve vazhdon të vuajë nga kjo patologji e cila mendohet se ka edhe prejardhje gjenetike. Studimet e fundit shkencore kanë vënë në dukje se përdorimi i hershëm i këpucëve tëk fëmijët e vegjël pengon zhvillimin normal të harkut të këmbës.
Caktoni kontroll në +381 63453969

Keni dhimbje në thembër?Shkaku më i zakonshëm i kësaj dhimbjeje në gjuhën shkencore quhet Plantar Fasciitis. Është infla...
20/05/2022

Keni dhimbje në thembër?

Shkaku më i zakonshëm i kësaj dhimbjeje në gjuhën shkencore quhet Plantar Fasciitis. Është inflamacioni i ligamentit që lidh kockën e thembrës. Dhimbja mund të jetë më e mprehtë kur zgjoheni në mëngjes dhe ushtroni presion në këmbë. Artriti, fizkultura e tepruar dhe këpucët jo të përshtatshme, gjithashtu, mund të shkaktojnë dhimbje në thembër, ashtu si edhe tendoniti. Shkaqe më të rralla janë deformimi i kockës (dalja e kockës si shtizë në fund të thembrës), një infeksion i kockës, apo thyerje.
Caktoni kontroll në +381 63453969

11/05/2022

Qëndroni gjatë në këmbë, keni ënjtje e këmbëve?

Kjo zakonisht është një gjendje e përkohshme e shkaktuar nga qëndrimi shumë kohë në këmbë, ose nga udhëtimet e gjata. Nga ana tjetër, nëse këmbët qëndrojnë të ënjtura për shumë kohë, kjo mund të jetë shenjë e një problemi mjekësor serioz. Shkak mund të jetë qarkullimi jo i mirë i gjakut, një problem me sistemin limfatik, ose një trombozë. Edhe çrregullimet në veshka, apo tiroidet joaktive, mund të shkaktojnë ënjtje.
Caktoni kontroll në +381 63453969

Tërheqja zvarrë e këmbëveNganjëherë shenja e parë e një problemi është një ndryshim në mënyrën e ecjes, si bërja e një h...
05/05/2022

Tërheqja zvarrë e këmbëve

Nganjëherë shenja e parë e një problemi është një ndryshim në mënyrën e ecjes, si bërja e një hapi më të madh, ose tërheqja e lehtë e këmbëve. Shkaku mund të jetë një humbje e ngadaltë e ndjesive në këmbë, shkaktuar nga dëmtimi i nervit periferik. Afro 30% e këtyre rasteve janë të lidhura me diabetin. Dëmtimi i nervit mund të shkaktohet edhe nga infeksioni, mungesa e vitaminave dhe nga alkoolizmi. Shkaqe të tjerë të mundshme për tërheqjen e këmbëve përfshijnë probleme me trurin, shtyllën kurrizore, ose muskujt.
Caktoni kontroll në +381 63453969

Dhimbje ne Thember?Shkaku më i zakonshëm i kësaj dhimbjeje në gjuhën shkencore quhet plantar fasciitis. Është inflamacio...
30/04/2022

Dhimbje ne Thember?

Shkaku më i zakonshëm i kësaj dhimbjeje në gjuhën shkencore quhet plantar fasciitis. Është inflamacioni i ligamentit që lidh kockën e thembrës. Dhimbja mund të jetë më e mprehtë kur zgjoheni në mëngjes dhe ushtroni presion në këmbë. Artriti, fizkultura e tepruar dhe këpucët jo të përshtatshme, gjithashtu, mund të shkaktojnë dhimbje në thembër, ashtu si edhe tendoniti. Shkaqe më të rralla janë deformimi i kockës (dalja e kockës si shtizë në fund të thembrës), një infeksion i kockës, apo thyerje

Si të trajtojmë plagët?Plagët mund të jenë të shumëllojshme! Prerje, goditje, plagosje, shpime, shtypje, gërvishtje, kaf...
18/04/2022

Si të trajtojmë plagët?
Plagët mund të jenë të shumëllojshme! Prerje, goditje, plagosje, shpime, shtypje, gërvishtje, kafshime, djegie, dhe kombinime të tyre.
Plaga me rrjedhje gjaku duhet fashuar me fasho të butë dhe të pastër. Kjo do të ndalojë rrjedhjen e gjakut. Nëse plaga është e lehtë, faktorët e mpiksjes do të kryejnë shpejt funksionin e tyre dhe rrjedhja do të ndalojë në pak minuta. Nëse plaga është më e rëndë, fasha duhet të rrijë më gjatë në plagë, edhe deri në 15 minuta. Pastrojeni plagën duke e shpëlarë me ujë të ngrohtë (për afërsisht 5 minuta).

 .COMFaleminderit shume per vleresimin.
04/04/2022

.COM
Faleminderit shume per vleresimin.

Për Ministria e Lajmeve shkruan Muhamed Bektashi I lindur në fshatin Tërnoc ku kreu shkollën fillore kurse ,gjimnazin në BujanocFakultetin

31/03/2022

Rrini te Shendetshem💪🏻

Cili është ndryshimi midis dhimbjeve akute dhe kronike të Shpinës?Në bazë të kohëzgjatjes së tyre dhimbjet e shpinës nda...
22/03/2022

Cili është ndryshimi midis dhimbjeve akute dhe kronike të Shpinës?

Në bazë të kohëzgjatjes së tyre dhimbjet e shpinës ndahen në
«Akute» dhe «Kronike». Definicioni i kohëzgjatjes s’është gjithmonë unik.
Tek dhimbjet e kryqeve si akute vlen një kohëzgjatje nën 6 javë,
ndërsa mbi 6 javë si kronike. Sipas rastit mund të flitet edhe për
dhimbje subakute të shpinës – me këtë nënkuptohet një kohëzgjatje e vuajtjes nga gjashtë deri në dymbëdhjetë javë.
Thirrni në +381 63453969

Eshtrat e fortë janë tregues i një shëndeti të mirë, si dhe kanë rëndësi të madhe për tërë organizmin.Cilat janë ushqime...
18/03/2022

Eshtrat e fortë janë tregues i një shëndeti të mirë, si dhe kanë rëndësi të madhe për tërë organizmin.
Cilat janë ushqime te preferueshme per eshtra të fortë✔️
Perimet🥦🥬🥒🌶🫑🌽🥕🧅🧄
Kalciumi, magnezi, kaliumi, hekuri dhe mineralet e tjera gjenden me bollëk te perimet, sidomos te ato organike. Rëndësi të madhe për shëndetin e eshtrave kanë të gjitha perimet e gjelbra, me fletë, me përjashtim të spinaqit dhe sallatës zvicerane, meqë këto dy perime, përpos kalciumit, përmbajnë edhe oksalate, të cilat mund ta pengojnë absorbimin e kalciumit. Perimet e tjera, të dobishme për eshtrat, përfshijnë brokolin, lakrën, kungulleshkat, etj.
Thirrni në +38163453969

Simtomat që manifestohen nga sëmundja e Reumatizmës- Reumës.1-Inflamacion2-Ngurtësi3-Dhimbje kyçesh4-Ndjeshmëria e musku...
14/03/2022

Simtomat që manifestohen nga sëmundja e Reumatizmës- Reumës.
1-Inflamacion
2-Ngurtësi
3-Dhimbje kyçesh
4-Ndjeshmëria e muskujve
Thirrni në +381 63453969

10/03/2022

Klasifikimi i dhimbjes së gjurit
Dhimbja në gju mund të ndahet në dhimbje akute, subakute dhe kronike. Dhimbja akute e gjurit do të thotë që personi ka pasur një dëmtim të gjurit për më pak se tre javë, subakut është periudha nga tre javë në tre muaj dhe dhimbja që zgjat mbi tre muaj klasifikohet si kronike. Dhimbja në gju mund të shkaktohet nga dëmtimet e tendinit, dëmtimet e meniskut, tensioni muskulor, mosfunksionimi i nyjeve dhe / ose acarimi i nervave afër. Një Ortoped ekspert i çrregullimeve të muskujve, skeletit dhe nervit mund të diagnostikojë sëmundjen tuaj dhe t'ju japë një shpjegim të plotë të asaj që mund të bëhet për sa i përket trajtimit dhe asaj që mund të bëni vetë.
Thirrni në: +381 63453969

Trupi shëndosh mendje e shëndosh.






Fibromialgjia?Fibromialgjia është një çrregullim kronik i dhimbjes që shkakton dhimbje të përhapura të muskujve, shpesh ...
08/03/2022

Fibromialgjia?
Fibromialgjia është një çrregullim kronik i dhimbjes që shkakton dhimbje të përhapura të muskujve, shpesh të përshkruara si dhembje, shtangim, ndjesi sikur djegie ose pulsuese. Përveç dhimbjes së muskujve, njerëzit me fibromialgji gjithashtu mund të përjetojnë probleme me gjumin, lodhje, dhimbje koke, ndjesi “zvarritjeje” në lëkurën e tyre, ngurtësi në mëngjes, turbullim dhe ankth.
Thirrni në +381 63453969

Çfarë është Ortopedia:Ortopedia është specialitet mjekësor që korrigjon sëmundjet, keqformimet dhe çrregullimet degjener...
07/03/2022

Çfarë është Ortopedia:
Ortopedia është specialitet mjekësor që korrigjon sëmundjet, keqformimet dhe çrregullimet degjenerative të kockave, nyjeve dhe sistemit musculoskeletal.
Thirr në: +381 63453969

Address

Tërnoc I Madh
Veliki Trnovac
17528

Opening Hours

Saturday 11:00 - 19:00
Sunday 11:00 - 19:00

Telephone

+38163453969

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ortopedi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Ortopedi:

Share

Category