Dr. Arzen A. Balidemaj

Dr. Arzen A. Balidemaj Dr. Arzen Balidemaj është specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i profilizuar në implantimin e endoprotezave dhe procedurave artroskopike.

Aktualisht, ushtron funksionin e shefit të repartit të Ortopedisë Sportive në St. Georg Klinikum Eisenach.

16/04/2026

Artroskopia e kofshës

Është një procedurë moderne, minimalisht invazive, që përdoret për trajtimin e problemeve të ndryshme të nyjës së kofshës.

Përmes prerjeve shumë të vogla mund të shohim brenda nyjës dhe në të njëjtën kohë të trajtojmë dëmtimet e kërcit, labrumit apo deformimet kockore.

Veçanërisht për pacientët aktivë, sportistët dhe të rinjtë që vuajnë nga dhimbjet e kofshës, kjo metodë ofron:
✔️ traumë minimale të indeve
✔️ rehabilitim më të shpejtë
✔️ ruajtje të nyjës

🎯 Qëllimi:
më pak dhimbje, më shumë lëvizje dhe një kthim sa më i shpejtë në aktivitetet e përditshme dhe sport.

Dr. Arzen Balidemaj

13/04/2026

Vetëm 3 ditë pas implantimit të një proteze parciale mediale të gjurit, pacienti ecën pa paterica, pothuajse pa dhimbje dhe me lëvizshmëri të plotë.

Kur dëmtohet vetëm një pjesë e nyjës së gjurit, nuk është gjithmonë e nevojshme të zëvendësohet i gjithë gjuri. Në këto raste, zëvendësohet vetëm pjesa e dëmtuar, duke ruajtur strukturat e shëndetshme.

Për pacientin kjo do të thotë rehabilitim më i shpejtë, më pak dhimbje dhe kthim më të hershëm në aktivitetet e përditshme.

Dr. Arzen Balidemaj

29/03/2026

Ekspertiza Gjermane në Ortopedi, tani pranë jush në International Hospital! 🏥

​Kemi kënaqësinë të njoftojmë bashkëpunimin tonë të ri me Dr. Arzen Balidemaj, specialist i ortopedisë dhe traumatologjisë.
​Dr. Balidemaj ka përfunduar specializimin për ortopedi dhe traumatologji në Gjermani, ku ushtron profesionin e tij prej më shumë se 15 vitesh. Aktualisht, ai ushtron me sukses funksionin e Shefit të Repartit të Ortopedisë Sportive në St. Georg Klinikum Eisenach në Gjermani.
​Me dëshirën për të kontribuar dhe për të qenë sa më afër pacientëve tanë, ai do të kryejë rregullisht konsulta dhe ndërhyrje kirurgjikale ortopedike direkt në International Hospital në Pejë.
​Kjo do të thotë se standardet më të larta evropiane të kirurgjisë ortopedike tani janë të disponueshme në vendin tonë, duke ju kursyer pacientëve nevojën për të udhëtuar jashtë shtetit.
​Dr. Balidemaj ofron ekspertizë në:
​Implantimin e endoprotezave
Ndërhyrje të avancuara dhe të sigurta për zëvendësimin e nyjeve, me qëllim rikthimin e lëvizshmërisë.
​Procedura artroskopike
Trajtime moderne, minimalisht invazive për lëndimet sportive dhe problemet komplekse të nyjeve.
​Kirurgjinë e shputës
Trajtimin e deformimeve të shputës.
​Traumatologji
Trajtimin e të gjitha lëndimeve të gjymtyrëve.
​Shëndeti juaj meriton kujdesin e një eksperti të dëshmuar ndërkombëtarisht!

Për të rezervuar një konsultë ose per tu informuar rreth datave të ardhshme kur Dr.
Balidemaj do të jetë i pranishëm për vizita dhe operacione, ju lutem na kontaktoni:

​📞 049 760 740
📍 International Hospital, Pejë
💬 Ose na shkruani një mesazh këtu në faqe!

Rast i ndërlikuar – dhimbje të forta të shpatullësNekroza e avancuar e kokës së humerusit, e shoqëruar me defekt kockor ...
23/03/2026

Rast i ndërlikuar – dhimbje të forta të shpatullës

Nekroza e avancuar e kokës së humerusit, e shoqëruar me defekt kockor në glenoid, shkakton dhimbje të forta dhe kufizim të theksuar të lëvizjes së shpatullës. Kjo ishte edhe gjendja e pacientes sonë.

Zgjidhja: Implantimi i protezës inverse të shpatullës – një metodë moderne dhe shumë efektive, veçanërisht në raste komplekse.

Rezultati pas 3 muajsh:
✔️ Dhimbje dukshëm të reduktuara
✔️ Lëvizshmëri e mirë e shpatullës
✔️ Paciente shumë e kënaqur me rezultatin

Këto raste tregojnë se me trajtimin e duhur dhe kirurgjinë moderne mund të rikthehet cilësia e jetës.

📍 Konsultë individuale & kirurgji e avansuar e shpatullës

Dr. Arzen Balidemaj

19/03/2026

Instabiliteti i Patelës – kur kapaku i gjurit del nga vendi

Nëse kapaku i gjurit (Patela) ju “rrëshqet” ose del nga vendi, bëhet fjalë për instabilitet të Patelës. Shkaku shpesh lidhet me formën e Trokleas, e cila është shumë e rrafshët dhe nuk e mban Patelën në pozicionin e duhur.
Në disa raste nevojitet operacioni i quajtur Trochleoplastikë (riformësimi i Trochleas).
Ky është një operacion kompleks dhe teknikisht kërkues, që kryhet nga kirurgë të specializuar.
Qëllimi: stabilitet i gjurit, më pak dhimbje dhe rikthim në aktivitetet normale.
Nëse keni këto simptoma, këshillohuni me një specialist.

Dr. Arzen Balidemaj

Ishim pjesëmarrës në Panairin e Shëndetësisë (Thüringer Gesundheitsmesse) në qytetin e Erfurtit, ku pata kënaqësinë dhe ...
09/03/2026

Ishim pjesëmarrës në Panairin e Shëndetësisë (Thüringer Gesundheitsmesse) në qytetin e Erfurtit, ku pata kënaqësinë dhe nderin të përfaqësoj Qendrën Endoprotetike të spitalit St. Georg Klinikum, institucion në të cilin punoj dhe që çdo ditë i shërben pacientëve me përkushtim të madh profesional dhe njerëzor.

Gjatë këtij organizimi patëm mundësinë të takojmë dhe të bashkëbisedojmë me shumë qytetarë të interesuar për fushën e ortopedisë. Vizitorë të shumtë ndaluan për të diskutuar rreth problemeve ortopedike, shqetësimeve që lidhen me nyjet, dhimbjet në lëvizje, si dhe për të marrë informacione mbi mundësitë moderne të trajtimit dhe ndërhyrjeve endoprotetike. Pyetjet, interesimi dhe diskutimet e hapura krijuan një atmosferë shumë pozitive dhe treguan edhe një herë sa e rëndësishme është që mjekësia të jetë sa më pranë njerëzve.

Panaire të tilla janë një mundësi e vyer për të ndërtuar ura komunikimi mes profesionistëve të shëndetësisë dhe komunitetit. Ato u japin qytetarëve mundësinë të informohen më shumë për shëndetin e tyre, të marrin këshilla të drejtpërdrejta profesionale dhe të kuptojnë më mirë rëndësinë e kujdesit të hershëm ndaj problemeve ortopedike.

Për mua, si udhëheqës i Qendrës së Kirurgjisë Artroskopike, mbetet gjithmonë një kënaqësi e veçantë të jem pranë pacientëve dhe qytetarëve, të ndaj përvojën dhe njohuritë profesionale, si dhe të ofroj jo vetëm këshilla mjekësore, por edhe afërsinë dhe mbështetjen njerëzore që shpesh është po aq e rëndësishme sa vetë trajtimi. Sepse mjekësia, përveçse profesion, është mbi të gjitha një shërbim ndaj njerëzve.

18/02/2026

Trajtimi i dëmtimit të rëndë të kërcit të gjurit përmes metodës minimalisht invazive – Artroskopisë

Trajtimi i frakturave të bërrylit kërkon njohuri dhe ekspertizë kirurgjikale
11/02/2026

Trajtimi i frakturave të bërrylit kërkon njohuri dhe ekspertizë kirurgjikale

Dje pata nderin të zhvilloj një seminar vetëdijesues për pacientët, qytetarët e qytetit ku ushtroj veprimtarinë time pro...
20/11/2025

Dje pata nderin të zhvilloj një seminar vetëdijesues për pacientët, qytetarët e qytetit ku ushtroj veprimtarinë time profesionale si dhe për mjekët e rinj, me temën:
“Wenn das Knie schmerzt – was nun?” (Kur dhemb gjuri – çfarë duhet bërë?).

Seminari kishte për qëllim të ofronte një pasqyrë të qartë mbi natyrën e dhimbjeve të gjurit, shkaqet më të zakonshme të shfaqjes së tyre, si edhe trajtimet operative që aplikojmë në institucionin tonë shëndetësor. Gjithashtu, gjatë ligjërimit u prezantuan shembuj praktikë dhe këshilla të dobishme për parandalimin e këtyre dhimbjeve.

Interesimi i publikut ishte i madh dhe pjesëmarrësit u shprehën të kënaqur me informacionin e marrë, duke e vlerësuar seminarin si të dobishëm dhe të qartë.

Qasja e lehtë në informacione për pacientët është jashtëzakonisht e rëndësishme, prandaj, ne mbetemi gjithmonë në gatishmëri që çdo informatë të paraqitet sa më qartë dhe sa më lehtë e kuptueshme për pacientët tanë.

Dr. Arzen A. Balidemaj

27/09/2025

Vetëm një ditë pas operacionit minimal-invaziv të zëvendësimit të kërdhokullës së djathtë (vendosje e protezes), pacienti tashmë është ngritur në këmbë dhe ecën edhe pa ndihmën e patericave.
Ky është një shembull i përparimit të metodave moderne kirurgjikale – më pak dhimbje, rikuperim më i shpejtë dhe kthim më i lehtë në jetën e përditshme.
Falë teknikave të reja, pacientët tanë përfitojnë më shumë cilësi jete në një kohë shumë të shkurtër.

Dr. Arzen Balidemaj

20/06/2025

Artroskopia e kyçit të këmbës

Osteokondroza disekante (OD) e Talusit është një sëmundje e rrallë e kyçit të këmbës, por shpesh me prognozë jo të mirë. Në këtë rast dëmtohen kërci dhe indi kockor poshtë tij.
Simptomat më të shpeshta janë dhimbja dhe enjtja, veçanërisht gjatë ecjes.
Falë trajtimit modern, minimal invaziv përmes Artroskopisë, arrihen rezultate afatgjata shumë të mira.

https://pejanefokus.net/2025/06/08/doktori-pejan-frymezim-per-mjeket-e-rinj-shqiptare-ne-majat-e-mjekesise-gjermane/?fbc...
09/06/2025

https://pejanefokus.net/2025/06/08/doktori-pejan-frymezim-per-mjeket-e-rinj-shqiptare-ne-majat-e-mjekesise-gjermane/?fbclid=IwQ0xDSwKz53BjbGNrArPnZGV4dG4DYWVtAjExAAEelIjRJe0s3wbMQdtyRv3sbZv7VNeXKaRoOXCnfIQGkDwv5IPw2NjNL40uLms_aem_kICPIx2BwjnOGb___fCrig

Frymëzim për mjekët e rinj shqiptarë: Dr. Arzen Balidemaj – në rrugëtimin në majat e mjekësisë gjermane, vjen me një tjetër sukses. Pas një ekspertize fantastike në mjekësinë gjermane, duke shënuar një rekord mbresëlënës – në shtetin më të fuqishëm evropian – prej mbi 1...

Adresse

Am Hopfengarten 16
Bad Hersfeld
36251

Öffnungszeiten

Montag 07:00 - 15:30
Dienstag 07:00 - 15:30
Mittwoch 07:00 - 15:30
Donnerstag 07:00 - 15:30
Freitag 07:00 - 15:30

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Dr. Arzen A. Balidemaj erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Praxis Kontaktieren

Nachricht an Dr. Arzen A. Balidemaj senden:

Teilen

Kategorie