17/05/2025
Të dashur familjarë, lexues dhe bashkatdhetar,
Me shumë emocion dhe krenari ju njoftoj se, pas 7 vitesh përkushtimi, kam botuar librin tim më të veçantë – një vepër e dedikuar nënës sime të ndjerë dhe të dashur, një prej njerëzve më të shenjtë në jetën time.
Ky libër është një rrëfim i ndjenjave të thella, përjetimeve të sinqerta dhe dashurisë së pakufishme – një dëshmi shpirtërore që vjen nga zemra.
Nëse dikush nga ju dëshiron ta ketë këtë libër, ju lutem më shkruani me adresën tuaj, dhe unë do të kujdesem që ta merrni.
Shpërblimi i vetëm që kërkoj është: ta lexoni me vëmendje.
Ju faleminderit përzemërsisht për mbështetjen dhe dashurinë tuaj!
I juaji Halil Krasniqi