Physio PSH

Physio PSH Në këtë faqe mund të gjeni materiale të ndryshme qe kanë të bëjnë me fushën e fizioterapis

07/06/2020

Tkurrja e muskujve fillon kur sistemi nervor gjeneron një sinjal. Sinjali është një impuls i quajtur potencial veprimi, udhëton përmes një lloji të qelizës nervore të quajtur neuron motorik. Kryqëzimi neuromuskular është emri i vendit ku neuroni motor arrin një qelizë muskulore.
Indet e muskujve skeletorë janë të përbërë nga qeliza të quajtura fibra të muskujve. Kur sinjali i sistemit nervor arrin në kryqëzimin neuromuskular, një mesazh kimik lëshohet nga neuroni motorik. Mesazhi kimik, një neurotransmetues i quajtur acetilkolina, lidhet me receptorët në pjesën e jashtme të fibrës së muskujve. Këtu fillon një reaksion kimik brenda muskujve.

Acetilkolina lëshohet dhe lidhet me receptorët në membranën muskulare

Një proces molekular shumëpjesësh brenda fibrës së muskujve fillon kur acetilkolina lidhet me receptorët në membranën e fibrës muskulore. Proteinat brenda fibrave të muskujve janë të organizuara në zinxhirë të gjatë që mund të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, duke u riorganizuar për të shkurtuar dhe relaksuar. Kur acetilkolina arrin receptorët në membranat e fibrave të muskujve, kanalet membranore hapen dhe fillon procesi që kontrakton një fije muskulore të relaksuar:
•Kanalet e hapura lejojnë një fluks të joneve të natriumit në citoplazmën e fibrës së muskujve.
•Fluksi i natriumit gjithashtu dërgon një mesazh brenda fibrës së muskujve për të shkaktuar lëshimin e joneve të kalciumit të ruajtur.
•Jonet e kalciumit shpërndahen në fibrën e muskujve.
• Marrëdhënia midis zinxhirëve të proteinave brenda qelizave të muskujve ndryshon, duke çuar në tkurrje.

Fijet e muskujve relaksohen kur sinjali i sistemit nervor nuk është më i pranishëm.
Kur stimulimi i neuronit motorik që jep impulsin ndaj fibrave të muskujve ndalet, reagimi kimik që shkakton rirregullimin e proteinave të fibrave të muskujve ndalet. Kjo ndryshon proceset kimike në fibrat e muskujve dhe muskujt relaksohen.

Artriti reumatik është sëmundje inflamatore kronike progresive sistemike, e cila manifestohet te aparati lokomotor. Etio...
27/05/2020

Artriti reumatik është sëmundje inflamatore kronike progresive
sistemike, e cila manifestohet te aparati lokomotor.
Etiologjia.
Etiologjia e sëmundjes nuk dihet. Sëmundja mund shfaqet në çdo
periudhë të jetës, por më shpesh pas dekadës së katërt të jetës. Gratë sëmuren më shpesh (4:1).
Ndryshimi i patologjik i nyjave është përndezja e sinoviumit me krijimin e të ashtuquajturave formacione panus të cilat shpien te gërryerja (erozioni) i kërcës, eshtrave, ligamenteve dhe tetivave. Faza akute shpeshherë
karakterizohen me efuzione te nyjat. Në fazën e mëvonshme për shkak të organizimit të indeve të përndezura ndodh ankilozë fijezore (fibroze).
Pasqyra klinike.
Manifestimi i shenjave klinike të përndezjes së nyjave zakonisht është gradual, me paraqitjen e dobësisë, rënien nga pesha dhe me çrregullimin vazomotorik. Ka raste të rralla kur sëmundja ka fillim të shpejtë. Te të gjitha
rastet e sëmundjes, ënjtja e nyjave simetrike, është shenja karakteristike e shoqëruar me ngurtësim, skuqje të lëkurës, temperaturë lokale dhe dhimbje në prekje.
Dhimbja dhe ngurtësimi janë më të shprehura ne mëngjes, ndërsa
gjatë ditës tërhiqen. Mund të preket çdo nyjë, por më shpesh preken nyjat ndërfalangeale proksimale të gishtërinjve, nyjat metakarpofalangeale, nyja
e dorës, gjuri, nyja e këmbës dhe nyjat e gishtërinjve të këmbëve.
Shpeshherë mund të preken edhe tetivat (tenosynovitis), si dhe mund të shfaqen gjëndra nënlëkurore që dalin në vendet me shtypje më të madhe.
Prej manifestimeve jashtë nyjave, të pranishme janë: ndryshimi i
thonjëve, eritema e pëllëmbës, djersitje e tepërt, ngrohtësi, si dhe e ashtuquajtura lëkura me lara.
Pas fazës akute, vijon faza kur shenjat qetësohen dhe kjo zgjat disa javë, e pastaj ka përkeqësim (ekzacerbim) të gjendjes. Çdo përkeqësim i
ardhshëm i rrit mundësitë për invaliditet, kontrakturat e fleksorëve bëhen gjithnjë e më të shprehura, ndërsa gjendja e përgjithshme gjithnjë e më e
keqe. Tipik është deformiteti i pëllëmbës së dorës me nyja
metakarpofalangelae të trashura të cilat vendosen në fleksion.

Atrofia e Sudekut mund të merret si ndërlikim (komplikim) i lëndimeve të gjymtyrëve (frakturat, kontuzionet, përdredhjet...
27/05/2020

Atrofia e Sudekut mund të merret si ndërlikim (komplikim) i lëndimeve të gjymtyrëve (frakturat, kontuzionet, përdredhjet ose ndërhyrjet kirurgjike), por edhe te sëmundjet e eshtrave, nyjave dhe tetivave.
Atrofia e Sudekut shfaqet me ënjtje, dhimbje, osteoporozë lokale dhe atrofi të muskujve dhe indit lidhor të gjymtyrës së imobilizuar.
Mekanizmi si shkaktohet sëmundja është i paqartë, megjithatë supozohet se ajo ka natyrë vazomotorike refleksive. Supozohet se ndodh
për shkak të keqfunksionimit të sistemit nervor simpatik i cili është përgjegjës për furnizimin me gjak të pjesës së prekur. Shpeshherë kjo
gjendje nuk diagnostikohet deri në momentin kur shfaqen simptomat e para.
Si pasojë e çrregullimit të inervimit vegjetativ ndodhin çrregullime vaskulare.
Te pasqyra klinike kemi tri stade të zhvillimit:
Stadi i parë zgjat një deri në tre muaj dhe karakterizohet me dhimbje, tonus të zmadhuar të muskulaturës dhe lëvizje të kufizuara te nyja e prekur. Ka ënjtje, ndërsa lëkura është e ngrohtë, e ndritshme dhe hiperalgjezike.
Stadi i dytë zgjat tre deri në gjashtë muaj. Në këtë stad ënjtja dhe dhimbja zvogëlohen; te lëkura, indi nënlëkuror dhe muskujt kanë ndryshime atrofike; lëvizjet janë të vështirësuara; ka kontraktura. Lëkura është e
zbehtë, e ftohtë dhe e hollë. Ka osteoporozë lokale tek eshtrat. Dëmtimet shërohen me vështirësi.
Te stadi i tretë ndodhin ndryshime të pakthyeshme dhe të përhershme të lëkurës, indit nënlëkuror, muskujve, si dhe ndryshime të kapsulës së nyjës dhe kontraktura të nyjave. Lëkura është shumë e hollë, e ftohtë dhe e
mavijosur (cianotike).

Kontraktura e Volkmanit është një deformitet i dorës, gishtërinjve dhe kyçit të dorës i cili shkaktohet nga lëndimi i mu...
27/05/2020

Kontraktura e Volkmanit është një deformitet i dorës, gishtërinjve dhe kyçit të dorës i cili shkaktohet nga lëndimi i muskujve të parakrahut.
Etiologjia
Kontraktura e Volkmanit ndodh gjatë zvogëlimit të qarkullimit të gjakut (iskemisë), kur për shkak të ënjtjes lokale rritet shtypja te vendi i
traumës. Kjo gjendje quhet sindroma e kompartamentit.
Te lëndimet e dorës, përfshirë edhe ato të ashtuquajtura lëndime “kresh”, mund të kemi ënjtje e cila i shtyp enët e gjakut të dorës.
Ulja e shtypjes së gjakut që zgjat një kohë të gjatë, i dëmton fijet nervore dhe ato muskulore, duke i bërë më të shkurtra dhe më të ngurta.
Muskuli i shkurtuar tërheq nyjën te vendi i tij i lidhjes. Kjo ndodh gjatë kontraksionit; meqë muskuli është i ngurtë, nyja nuk mund të kthehet në gjendjen e mëparshme, dhe kështu ndodh kontraktura.
Pasqyra klinike
Te rastet me kontrakturën e Volkmanit preken muskujt e parakrahut dhe kjo sjell kontraktura dhe deformitete të gishtërinjve, dorës dhe kyçit të dorës.
Kemi tri shkallë të kontrakturës së Folkmanit:
1. Shkalla e lehtë. Kontrakturë fleksore e dy apo tre gishtërinjve me ose pa zvogëlim të ndjeshmërisë (sensibilitetit);
2. Shkalla e mesme. Të gjithë gishtërinjtë janë të flektuar, gishti i madh te pëllëmba e dorës, kyçi i dorës i flektuar; në shumë raste është
humbur ndjeshmëria sipërfaqësore e dorës;
3. Shkalla e rëndë. Të prekur janë të gjithë muskujt e parakrahut, si fleksorët ashtu edhe ekstensorët.

Fizioterapia në pediatriËshtë pjesa e fizioterapisë që merret me trajtimin e fëmijëve dhe të semundjeve të tyre nëpërmje...
19/05/2020

Fizioterapia në pediatri
Është pjesa e fizioterapisë që merret me trajtimin e fëmijëve dhe të semundjeve të tyre nëpërmjet metodave fizike . Përfshin një metodë teorike nga 0-18 muajsh edhe pse në praktikë kufizohet deri në adoleshencë .
Janë të shumta dhe të ndryshme rastet në të cilat fëmija , i shëndoshë apo i sëmurë , mund përfitojë nga trajtimi i realizuar mirë nga ana e fizioterapistit. Patologjitë kryesore që trajtohen me fizioterapi janë : • Paralizat e pleksit brakial, Spina bifida ( keqformim vertebral i lindur ), Sindroma hiperkinetike ( femijë që vuajnë nga mungesa e koncentrimit neuropsikik kanë hiperaktivitet fizik ), Mukoviscidoza ( disfunksion i gjendrrave bronkiale ), Distrofia muskulare progresive, Astma bronkiale, Diabetus mellitus tipi 1, ICP / pareza cerebrale infantile, Hemipareza spastike, Tortikolisi.

Sistemi skeletik: Skeleti njerëzor është i përbërë prej mbi 200 kockash, duke variuar funksion të gradës së mobilitetit,...
19/05/2020

Sistemi skeletik: Skeleti njerëzor është i përbërë prej mbi 200 kockash, duke variuar funksion të gradës së mobilitetit, për shembull: një lëvizje e krahut dhe një lëvizje e gjurit janë të ndryshme por të njejta në faktin që levizja përfundon fale kontraksioneve të muskujve që fiksohen në kocka përmes atyre që ne i njohim si tendine.
Sistemi nervor: ndahet në sistemin nervor central, të përbërë nga truri dhe medula spinale dhe sistemin nervor periferik, të përbërë nga nervat dhe neuronet.
Sistemi respirator: mund të respirojmë falë ekspansionit dhe kontraktimet që realizojnë pulmonet, ky proces dhe frekuenca me të cilen realizohet, komandohen nga sistemi nervor cerebral. Ky sistem përbëhet nga hunda, faringu, pema bronkiale dhe pulmonet.
Sistemi cirkulator: përbëhet nga zemra dhe enët e gjakut. Gjaku që pompon zemra jonë shkon në pulmone, ku pasurohet me oksigjen, për t'u kthyer përsëri në zemër. Prej këtej shkon në aortë, më pas në arteriola dhe po kështu rikthehet nga ana tjetër. Sistemi endokrin: gjendrrat endokrine kontrollojnë funksione të ndryshme të organizmit. Një prej tyre është hipofiza, e vendosur në bazën e trurit dhe me funksion sekretimin e hormoneve shumë të rëndësishme për organizmin tonë, si: një që stimulon gjendrrën tiroide, një që merr pjesë në laktacion, hormoni i rritjes, etj.

Përbërja kimike Gjithashtu është thelbësorë të njohim elementet kimike që përbëjnë trupin e njeriut, për të kuptuar në m...
19/05/2020

Përbërja kimike
Gjithashtu është thelbësorë të njohim elementet kimike që përbëjnë trupin e njeriut, për të kuptuar në mënyre sa me të qarte funksionimin e tij, mekanizmat e tij fiziologjike dhe formën në të cilën ndërveprojnë të gjitha strukturat e tij.
Besohet se organizmi ynë është i përbërë në 96%, nga 4 elemente kryesore që janë karboni, hidrogjeni, oksigjeni dhe azoti, në pjesën me të madhe të tij në formën e ujit ndersa 4% përbëhet nga elementet e tjera siç janë: kalciumi, fosfori, kaliumi, hekuri, natriumi, magnezi dhe sulfuri.

19/05/2020

Trupi i njeriut është një strukturë fizike, një bashkim sistemesh organike qe përbëjnë një qenie të gjallë.
Adultet kanë 206 kocka, ndersa bebat e porsalindura kanë rreth 366. Pse? Sepse disa nga kockat e kokës dhe të pjesëve tjera të trupit, bashkohen me rritje.
Trupi jonë është i formuar nga kokat, trungu, ekstremitete superiore dhe inferiore.
Gjithashtu përmban ne % disa elemente kimike si hidrogjeni 63% dhe oksigjen 25%.

Gloreha Sinfonia Pajisja për rehabilitimin neuromotor të gjymtyrëve të sipërm. Është ideale për të gjitha fazat e rimëkë...
05/05/2020

Gloreha Sinfonia
Pajisja për rehabilitimin neuromotor të gjymtyrëve të sipërm. Është ideale për të gjitha fazat e rimëkëmbjes së neuromotorit.
Qendra kryesore e Gloreha Sinfonia është një dorezë rehabilitimi e cila mbështet lëvizjen e nyjeve të gishtërinjve, ndërsa zbulon lëvizje aktive vullnetare.

Action-observation therapy is based on scientific evidence. Observation of an active action stimulates the same cortical brain areas committed to motor funct...

Fizioterapia në neurologjiNë sëmundjet neurologjike ku kemi të bëjmë me paralizat e shumta që po prekin shoqërinë, në kë...
05/05/2020

Fizioterapia në neurologji
Në sëmundjet neurologjike ku kemi të bëjmë me paralizat e shumta që po prekin shoqërinë, në këtë rast terapia fizike do të bëhet pjesë e pandarë e jetës së tyre.
Fizioterapia neurologjike është trajtimi i pacientëve që kanë një çrregullim neurologjik. Çrregullimet neurologjike janë ato që prekin trurin, palcën kurrizore dhe nervat; siç është goditja në tru, sëmundja e Sklerozes Multiple dhe Parkinson.
Trajtimi në kushte neurologjike zakonisht bazohet në ushtrime për të rivendosur funksionin motorik përmes përpjekjes për të kapërcyer deficitet motorike dhe për të përmirësuar modelet motorike. Për të arritur këtë qëllim, janë promovuar korniza të ndryshme teorike, secila bazuar në konkluzione të nxjerra nga kërkimet shkencore themelore dhe klinike.
Ekzaminimi neurologjik është ndoshta hapi më i rëndësishëm në procesin e rehabilitimit, pasi arsyetimi ynë klinik bazohet në informacionin që ai ofron dhe siguron bazën për marrjen e vendimeve tona gjatë gjithë procesit të rehabilitimit.

Sistemi imunitarSistemi imunitar është një sistem mbrojtës që përfshin shumë struktura dhe procese biologjike brenda një...
30/04/2020

Sistemi imunitar

Sistemi imunitar është një sistem mbrojtës që përfshin shumë struktura dhe procese biologjike brenda një organizmi që mbron nga sëmundjet. Për të funksionuar si duhet, një sistem imunitar duhet të zbulojë një larmi agjentësh, të njohur si patogjenë, nga viruset te krimbat parazitare, dhe t'i dallojë ato nga indet e shëndetshme të organizmit. Në shumë specie, ekzistojnë dy nënsisteme kryesore të sistemit imunitar: sistemi imunitar i lindur dhe sistemi imun adaptiv. Të dy nënsistemet përdorin imunitetin humoral dhe imunitetin e ndërmjetësuar nga qelizat për të kryer funksionet e tyre. Tek njerëzit, pengesa gjaku-truri, pengesa e lëngut cerebrospinal të gjakut dhe pengesat e ngjashme me lëngun-tru ndan sistemin imunitar periferik nga sistemi neuroimmune, i cili mbron trurin.

Sistemi imunitar i njeriut është shumë i ndryshueshëm ndërmjet individëve por relativisht i qëndrueshëm me kalimin e kohës brenda një personi të caktuar.

Anatomia e njeriut"Trupi i njeriut përshkruhet si një mrekulli komplekse e natyrës"Anatomia përshkruan dhe ekzaminon str...
30/04/2020

Anatomia e njeriut

"Trupi i njeriut përshkruhet si një mrekulli komplekse e natyrës"

Anatomia përshkruan dhe ekzaminon strukturën e trupit të njeriut. Kjo përfshin, ndër të tjera, vendndodhjen e organeve individuale, detyrat e tyre, funksionet dhe ndërveprimin e tyre. Anatomia e njeriut është një ndërveprim kompleks i organeve individuale, por edhe i sistemit nervor, muskujve, eshtrave dhe organeve shqisore.

Trupat tanë përfshijnë:

206 deri në 214 eshtra - foshnjat kanë më shumë se 300 kocka

656 muskuj

32 dhëmbë - 20 dhëmbë për dhëmbë qumështi

Përafërsisht 100 miliardë qeliza nervore, nga të cilat 80 deri 120 milion janë në tru.

5,5 - 7,5 metra zorrë,

Një sipërfaqe lëkure rreth dy metra katrorë,

Pesë deri në shtatë litra gjak.

Temperatura mesatare e trupit është rreth 36.9 gradë celcius. Për të kuptuar mrekullinë e trupit të njeriut, është e rëndësishme të bëjmë një vështrim më të afërt të përbërësve individualë. Kjo përfshin sistemin tretës dhe nervor, kockat, muskujt dhe gjëndrat.

Çdo organ, çdo muskul, çdo kockë dhe çdo nerv ka kuptimin e tij dhe një funksion shumë të veçantë në trupin e njeriut dhe kështu ndihmon organizmin tonë të funksionojë siç duhet.

Adresse

Hanover
02340

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Physio PSH erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen

Kategorie