Shkendije Berisha Pacolli - Praxis für Psychologische Beratung

Shkendije Berisha Pacolli - Praxis für Psychologische Beratung Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Shkendije Berisha Pacolli - Praxis für Psychologische Beratung, Wirges.

Psychologische Beraterin & Coach
• Unternehmerin
• Zertifizierte Ausbildung in Psychologischer Beratung & Coaching am Institut für Lernsysteme Hamburg
• Anerkannte Gesundheits- und Krankenpflegerin (Deutschland)
• Studium der Psychologie (Slowakei)

10/05/2026

Diaspora e mban Kosovën në zemër. Por ata që jetojnë në Kosovë e mbajnë Kosovën mbi supe çdo ditë.

Demokracia nuk është vetëm e drejta për të votuar, por edhe përgjegjësia për pasojat e votës.Thomas Jefferson

Ky debat nuk është vetëm politik. Është edhe psikologjik.

Njeriu që largohet nga vendlindja, me kalimin e viteve, nuk e kujton më shtetin siç është, por siç e ndjen. Kujtesa e idealizon vendin. Malli e zbukuron realitetin. Dhe shpesh, nga largësia, atdheu bëhet emocion më shumë sesa përditshmëri.

Ndërsa ai që jeton çdo ditë në Kosovë nuk jeton me nostalgji. Jeton me realitetin. Me faturat. Me stresin. Me padrejtësitë. Me sistemin. Me pasojat direkte të çdo vendimi politik.

Psikologjia e quan këtë “distanca emocionale nga realiteti”. Sa më larg të jesh nga një përvojë, aq më shumë e sheh përmes ndjenjës dhe jo përmes pasojës konkrete.

Dhe pikërisht këtu lind dilema demokratike.

A duhet emocioni për vendlindjen të ketë të njëjtën peshë politike si përditshmëria e atij që jeton aty?
p
Diaspora është krenaria jonë. Askush nuk mund ta mohojë sakrificën, kontributin dhe dashurinë e saj për Kosovën. Por demokracia nuk ndërtohet vetëm mbi dashurinë për vendin. Demokracia ndërtohet mbi përgjegjësinë ndaj jetës që zhvillohet çdo ditë brenda atij shteti.

Sepse një votë nuk është vetëm ndjenjë.Një votë është vendim mbi jetën e dikujt tjetër.

Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ky debat dhemb kaq shumë te shqiptarët. Sepse mes mallit dhe realitetit, mes zemrës dhe barrës, Kosova vazhdon të qëndrojë në mes.

Përgjigjen e plotë e gjeni në intervistën e fundit: https://www.youtube.com/watch?v=QaRr0Oq2IBY&t=118s

04/05/2026

Tema e burnout-it po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në shoqërinë tonë moderne. Gjithnjë e më shumë njerëz përballen me stres të vazhdueshëm, mbingarkesë dhe lodhje si pasojë e kësaj. Burnout-i nuk është një gjendje që shfaqet papritur, por zhvillohet gradualisht me kalimin e kohës.

Burnout-i përkufizohet si një sindromë që lind nga stresi kronik, i cili nuk përpunohet në mënyrë të mjaftueshme. Ai karakterizohet nga lodhje e thellë emocionale, fizike dhe mendore, një distancim nga puna apo aktivitetet e përditshme, si dhe rënie e aftësisë për të performuar. Shpesh shoqërohet me simptoma të tjera si çrregullime të gjumit, vështirësi në përqendrim dhe probleme psikosomatike.

Është e rëndësishme të bëhet dallimi midis burnout-it dhe Depresioni, pasi megjithëse kanë ngjashmëri, ato kanë shkaqe dhe zhvillim të ndryshëm. Megjithatë, një burnout i patrajtuar mund të çojë në depresion, prandaj ndërhyrja e hershme është thelbësore.

Duke qenë se edhe unë kam qenë dhe vazhdoj të jem pjesë e sistemit shëndetësor, si dhe kam kaluar personalisht përvojën e burnout-it, kjo temë ka një rëndësi të veçantë për mua. E konsideroj shumë të rëndësishme sidomos për brezat e rinj dhe studentët e shëndetësisë, të cilët përballen shpesh me presione të mëdha.

Në konferencën njëditore me temë “Roli i mjekut dhe kujdesi infermieror në praktikën e përditshme”, e mbajtur më 2 maj në Prishtinë, pata nderin të ligjëroj mbi këtë temë, duke ndarë si përvojën time personale ashtu edhe atë profesionale.

Parandalimi është gjithmonë më i dobishëm sesa trajtimi. Prandaj është thelbësore të rrisim ndërgjegjësimin, të flasim hapur për burnout-in dhe të veprojmë në kohë për të mbrojtur shëndetin tonë mendor dhe fizik, sidomos të atyre që nesër do të jenë në shërbim të popullatës.

30/04/2026

Në shkurt të këtij viti isha në vendin ku ka krijuar Edvard Munch, një artist, fjalët e të cilit më kanë inspiruar sidomos në momentet më të errëta të jetës sime.

„Unë nuk kam parë kurrë kufij. Por kam dëgjuar që ekzistojnë në mendjen e disa njerëzve.“

Edhe ne si mërgimtarë shpesh kemi pasur shumë ëndrra, por pak mundësi. Megjithatë, kemi dëshmuar se me punë dhe vizion, gjithçka është e mundur. Kufijtë, në shumë raste, ekzistojnë vetëm në mendjen tonë.

Në këtë intervistë do të dëgjoni rrugëtimin, sfidat dhe vizionin e një shqiptari që arriti aty ku shumëkush mendon se është e pamundur.

Një histori që tregon se prejardhja jonë nuk është pengesë, por forcë.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë: https://www.youtube.com/watch?v=QaRr0Oq2IBY

Një ndër vizionet që kam pasur që nga rinia e hershme ka qenë gjithmonë të jem pjesë e zhvillimit profesional në fushën ...
27/04/2026

Një ndër vizionet që kam pasur që nga rinia e hershme ka qenë gjithmonë të jem pjesë e zhvillimit profesional në fushën e mirëqenies njerëzore edhe në vendlindje.

Një dëshirë që u pezullua ndër vite… por siç thuhet, shpresa vdes e fundit.

Për këtë arsye, jam edhe më e gëzuar që më në fund kam mundësinë të realizoj një ëndërr të kahmotshme.

Më 2 Maj jam e ftuar si ligjëruese në Konferencën Mjekësore Ndërkombëtare në Prishtinë.

Në këtë konferencë do të trajtoj një temë që lidhet ngushtë edhe me përvojën time personale dhe profesionale:
“Stresi profesional dhe burnout-i tek infermierët dhe mjekët: një perspektivë psikologjike nga praktika klinike”.

Ju mirëpres në Hotel Sirius, për një diskutim të vlefshëm dhe frymëzues.

Shihemi në Prishtinë!

25/04/2026

Dikur kam besuar se kisha kontroll mbi jetën time. Se unë vendosja për gjithçka. Për të ardhmen time. Për njerëzit që do të lejoja pranë meje. Për rrugën që do të ndiqja. Besoja se isha në timon.

Por kjo ishte një gënjeshtër.

Ekziston një forcë më e fuqishme se vullneti i lirë, nënvetëdija. Ajo që fshihet poshtë maskave tona, pas roleve që luajmë çdo ditë. Atje ku askush nuk sheh. Atje ku nuk guxojmë të shohim as vetë.

Ne nuk jemi aq të ndryshëm sa pretendojmë. Të gjithë drejtohemi nga të njëjtat impulse të errëta. Dëshira që nuk i pranojmë. Mendime që na turpërojnë. Instinkte të pista që përpiqemi t’i mbulojmë me moral dhe arsyetim.

Sa më thellë që shikon, aq më shumë bie maska. Dhe ajo që mbetet nuk është gjithmonë diçka që do ta pranosh lehtë.

Sepse e vërteta është kjo, ti nuk je ai apo ajo që mendon se je.

Pas çdo fasade ka një sekret. Pas çdo buzëqeshjeje ka edhe dhimbje. Dhe ndoshta, në thelb, nuk je aspak personi që ke ndërtuar në mendjen tënde.

Nënvetëdija është e pamëshirshme. Ajo të drejton edhe kur mendon se ke kontroll. Por nuk është e pathyeshme.

Sepse në momentin që e përballon, në momentin që guxon ta shohësh drejt në sy, diçka ndryshon. Nuk bëhesh i lirë plotësisht, por për herë të parë, nuk je më plotësisht i verbër.

Dhe kjo mjafton për ta prishur iluzionin.

Tani pyetja është e thjeshtë.

A ke guximin të përballesh me atë që je në të vërtetë?

Nënvetëdija nuk zhduket. Ajo pret.
Trupi po ashtu, me ndryshimin se vonon, por nuk harron.

22/04/2026

Më kujtohet si sot, kur kam qenë shumë e vogël. Gjyshi, pasi isha fëmija i madh, më tregonte tregime dhe më porosiste që t’ua tregoja pastaj vëllezërve të mi, pasi që ai dëshironte t’i dëgjonte lajmet në kohën e darkës. Njëra prej tyre më ka mbetur thellë në kujtesë dhe më kujtohet shumë shpesh. Ishte historia e një burri, i cili një ditë kishte dalë në mal për të prerë dru. Ndërkohë, familja e tij ishte vrarë nga partizanët, gruaja, fëmijët, të gjithë. Kur u kthye, ai pa me sytë e tij atë skenë të tmerrshme, një dhimbje që vështirë përshkruhet me fjalë. Njerëzit u mblodhën rreth tij dhe njëri i tha: “A ka gjë më të keqe se kjo që të ka ndodhur ty?” Ai u përgjigj: “Po, ka edhe më keq… mund të kisha humbur mendjen pas kësaj që po përjetoj.” Ai zgjodhi të qëndrojë me mendje të kthjellët, zgjodhi të jetojë dhe të rrisë djalin e vogël, të vetmin që kishte mbetur gjallë. Dhe nga ai djalë, më pas u krijua një familje e madhe. Morali i kësaj historie është i thjeshtë: me mend s’ka.

Shëndeti mendor është po aq, ndoshta edhe më i rëndësishëm se ai fizik. Nuk e di a është rastësi që këto histori kanë qenë për mua një burim i hershëm inspirimi për të kuptuar rëndësinë e mendjes, ndjenjave dhe sjelljes së njeriut. Shpesh më pyesin, madje edhe më kritikojnë, pse e përziej psikologjinë si shkencë me urtësinë shqiptare. Unë jam rritur me këto urtësi nga gjyshi im dhe nga pleqnarët e vendit tim, ndër ta edhe Ali Mete Pozhari. I kam dëgjuar që e vogël, fshehurazi, analizat e tyre për çështje familjare dhe më vonë i kam kuptuar më thellë gjatë studimeve të mia. Psikologjia si shkencë ka rreth 200 vite histori, por ne si popull kemi pasur gjithmonë një urtësi kolektive, një mënyrë unike për të kuptuar jetën, për të përballuar dhimbjen dhe për të mbijetuar. Përmes kësaj urtësie kemi ruajtur identitetin tonë, kemi gjetur mënyra për të mos u asimiluar dhe për të vazhduar përpara, pavarësisht historisë së rëndë. Për mua, urtësia shqiptare është vend ku gjithmonë gjej qetësi dhe kuptim, dhe pikërisht kombinimi i kësaj urtësie me psikologjinë moderne më ndihmon t’i kuptoj dimensionet e jetës shumë më thellë.

Video e shkeputur nga:

18/04/2026

Ankthi shpesh është një sinjal i fortë subjektiv që mund të shfaqet nga stresi i jashtëm, por në shumë raste lidhet me stresorë të brendshëm, biologjikë, traumatikë dhe sidomos me ndrydhjen e ndjenjave dhe nevojave personale.

Kjo tregon se nuk ka një të vërtetë të vetme absolute se nga vjen ankthi, pasi ai është rezultat i shumë faktorëve që ndërveprojnë me njëri-tjetrin.
Ankthi është një nga çrregullimet më të përhapura në botë dhe është rritur ndjeshëm sidomos pas pandemisë.

Kjo rritje nuk vërehet vetëm globalisht, por edhe në shoqërinë shqiptare, e cila, përveç pandemisë, mbart edhe përvoja të forta historike si një shoqëri pas lufte, me një tendencë më të lartë ndaj stresit posttraumatik.

Ai është gjithashtu një reagim i sistemit nervor.
Kur përjeton stres kronik, sistemi nervor mbingarkohet dhe humb ekuilibrin, duke qëndruar për një kohë të gjatë në gjendje alarmi.
Për këtë arsye, me kalimin e kohës, kjo gjendje mund të shfaqet si ankth, veçanërisht në periudha të jetës ku grumbullohen ngarkesa të vazhdueshme, si në moshën e rritur.

Sidomos kur nuk je i sinqertë me veten,
kur përpiqesh t’i kënaqësh të gjithë të tjerët, por e lë veten pas.

Në këtë kuptim, ankthi është një alarm.
Një impuls që të paralajmëron: ndalu dhe shiko veten.
Diçka në jetën tënde ka dalë nga balanca dhe duhet të ndryshojë.

Nëse e injoron për një kohë të gjatë, ndoshta nga turpi,
apo sepse mendon se nuk ke arsye të ndihesh kështu,
ai nuk mbetet vetëm sinjal,
por mund të thellohet dhe të kthehet në çrregullim, madje edhe në depresion.

Atëherë trupi dhe mendja të detyrojnë të përballesh me veten,
shpesh në një mënyrë më të vështirë sesa po të kishe reaguar më herët.

Prandaj, sa më herët që fillon ta marrësh seriozisht ankthin dhe të kujdesesh për të,
duke reflektuar dhe, kur është e nevojshme, duke kontaktuar edhe një profesionist të shëndetit mendor,
aq më shpejt fillon të lirohesh dhe të shërohesh.

Por ky proces, para së gjithash, kërkon vetëreflektim dhe durim.

09/04/2026

Identiteti për mua nuk është vetëm një fjalë, është themeli i asaj që jam. Nga këndvështrimi psikologjik, ai është forca e brendshme që më mban të qëndrueshme, që më jep ndjenjën e përkatësisë dhe më mbron nga humbja e vetes, sidomos kur jetoj larg vendit tim.

Unë kam mbi 30 vite në mërgatë dhe kam jetuar mes dy botëve, mes sfidave të integrimit dhe rrezikut të asimilimit. Në këtë rrugëtim të gjatë, një gjë ka qenë gjithmonë prioritet për mua: ruajtja e identitetit tim shqiptar dhe mbrojtja nga asimilimi.

Shqiptarët janë një ndër popujt me një diasporë shumë të madhe, të shpërndarë në të gjithë botën. Edhe pse kemi jetuar larg atdheut për dekada e shekuj, ajo që na ka mbajtur të lidhur dhe na ka mbrojtur nga asimilimi ka qenë pikërisht gjuha jonë.

Siç shprehet Ismail Kadare, “Gjuha është atdheu më i vërtetë i njeriut.” Dhe për ne, kjo nuk është vetëm një thënie, por një realitet i jetuar.

Mjafton të shohim shembullin e Arbëreshët, të cilët prej më shumë se 500 vitesh kanë arritur ta ruajnë gjuhën, traditat dhe identitetin shqiptar, edhe pse jetojnë larg trojeve tona. Ata janë dëshmi e gjallë se kur ruan gjuhën, ruan vetveten.

Shembuj si Bekim Fehmiu na kujtojnë se identiteti nuk është diçka që negociohet. Edhe përballë famës botërore, ai zgjodhi dinjitetin mbi kompromisin, sepse kush je është më e rëndësishme se sa larg mund të shkosh.

Sot, për mua, ruajtja e identitetit dhe mbrojtja nga asimilimi nuk janë vetëm zgjedhje personale, janë përgjegjësi. Janë një porosi për brezin e ri dhe një vlerë që përpiqem çdo ditë ta përcjell te vajzat e mia dhe te audienca ime, që gjeneratat në mërgatë ta ruajnë gjuhën tonë, ta njohin historinë tonë dhe të jenë krenare për rrënjët e tyre.

Mund të arrish gjithçka nga ana materiale, por nëse nuk e di kush je dhe harron nga vjen, shpirti mbetet bosh.

Në punën time shumëvjeçare si infermiere, në repartin për kujdes ndaj pacientëve në ditët e fundit të jetës, kam parë shumë jetë që shuhen. Ajo që më ka mbetur më së shumti në zemër janë fjalët e pacientëve shqiptarë në momentet e fundit: “Kurrë nuk e kam menduar se do të vdes në dhe të huaj, por po ju lëmë juve pas. Prandaj, qika jem, mos e harro shqipen, mos lejo të na shkojë mundi poshtë neve, gjeneratës së parë në mërgatë“

Vlerat njerëzore mund të ndryshojnë, por vlera e identitetit nuk njeh asnjë kompromis. PIKË!

01/04/2026

Të rinjtë deri në moshën 35 vjeçare që frekuentojnë ordinancën time dhe kërkojnë ndihmë psikologjike janë shpesh pikërisht ata që janë vendosur në vende të ndryshme të Evropës veçanërisht në Gjermani përmes vizave të punës. Kjo kategori përballet me një tranzicion të madh jetësor i cili përfshin jo vetëm ndryshimin e ambientit por edhe shkëputjen nga familja kultura dhe rrjeti i mëparshëm social.

Një ndër shqetësimet më të shpeshta që paraqitet tek këta të rinj është ankthi i cili në shumë raste lidhet me ankthin e separacionit ankthin e ndarjes. Ky ankth shfaqet si pasojë e largimit nga vendlindja dhe nga njerëzit e afërt duke krijuar ndjenja pasigurie vetmie dhe mallëngjimi.

Megjithatë është e rëndësishme të theksohet se ky ankth kalon ai është një proces natyror i përshtatjes. Nuk duhet të shihet vetëm nga një këndvështrim negativ pasi largimi nga vendlindja mund të jetë edhe një përvojë sfiduese dhe zhvilluese për individin. Të jetuarit midis dy kulturave i jep mundësi për rritje emocionale dhe profesionale duke ndihmuar në ndërtimin e një identiteti më të pasur dhe më fleksibël.

Në këtë proces zhvillohet edhe rezilienca qëndrueshmëria psikologjike aftësia për t’u përballur me vështirësi dhe për të vazhduar përpara më i fortë.

Po ashtu duhet pasur parasysh se në disa raste ky ankth nuk lidhet vetëm me situatën aktuale të migrimit por edhe me përvoja të mëhershme stresuese. Individët që kanë përjetuar trauma në fëmijëri ose gjatë jetës së hershme mund ta përjetojnë këtë ankth më intensivisht. Në këto raste ankthi mund të jetë edhe një manifestim i stresit post traumatik i cili riaktivizohet nga ndryshimet e mëdha jetësore dhe ndjenja e pasigurisë.

Prandaj është e rëndësishme që ky fenomen të kuptohet në mënyrë gjithëpërfshirëse jo vetëm si reagim ndaj ndarjes por edhe si një proces i ndërlidhur me përvojat e kaluara dhe zhvillimin personal të individit. Megjithatë ky ankth nuk duhet të neglizhohet dhe as të normalizohet plotësisht. Marrja e ndihmës profesionale nuk ka për qëllim vetëm shërimin por edhe sqarimin dhe kuptimin më të thellë të vetes në këtë situatë jetësore.

28/03/2026

Kur isha fëmijë, lexoja romanin “Sikur të isha djalë”. Nuk e kuptoja atëherë, por aty filluan të nguliten limitet në ndërdijen time.

U rrita duke dëgjuar fjalë: “Ah, t’ishte djalë Shkendija…”.
Nuk ishte thjesht një fjali. Ishte një mesazh i heshtur që më mësonte se nuk mjaftoja ashtu siç isha.

Dhe këto fjalë nuk kalojnë pa gjurmë. Ato futen thellë në ndërdije, aty ku formohen bindjet më të forta. Aty ku një vajzë fillon të besojë, pa e kuptuar, se vlera e saj është më e vogël.

Sot, në të pesëdhjetat, ende dëgjoj:
“Eh, ta kishe veç edhe një djalë…”
“Nuk të mungon më asgjë.”

Por pyes veten: kush është i kompletuar në këtë botë?
Që të jem unë?

Shumica nga ne jemi rritur me krahasime, me pritshmëri, me role të përcaktuara. Por e vërteta është ndryshe. Nuk ka rëndësi nëse i pari ishte Adami apo Eva. Me të dy fillon jeta, me dallime, por me të njëjtin dinjitet.

Potenciali njerëzor nuk njeh gjini.
Limitet nuk lindin me ne, ato na mësohen.

Ndërdija jonë i ruan këto mesazhe për vite me radhë. I përsërit, i forcon, i kthen në “të vërteta”.
Por ato nuk janë e vërteta jonë. Janë histori që na janë treguar.

Dhe një ditë, nëse kemi guximin të ndalemi dhe të reflektojmë, fillojmë t’i shohim ndryshe. Fillojmë t’i vëmë në pikëpyetje. Fillojmë t’i çlirojmë vetes vendin që na takon.

Nuk duhet të jesh medoemos feministe për t’u treguar e fortë.
Mjafton të njohësh vlerën tënde.
Të besosh në vizionin tënd.
Të mos pranosh më kufijtë që nuk janë të tutë.

Sepse bindjet mund të ndryshohen.
Sepse ndërdija mund të riedukohet.

Dhe po, ndryshimi nuk është i lehtë.
Kërkon reflektim, kërkon guxim, kërkon mendim kritik.

Një nga fuqitë më të mëdha që një grua ka nuk është bukuria, por është shkollimi.
Sepse dija nuk të jep vetëm profesion, të jep zë.
Të jep liri.
Të jep mundësinë të mos jetosh sipas asaj që të është thënë, por sipas asaj që ti zgjedh.

Në fund, nuk janë bindjet ato që na përcaktojnë.
Është guximi për t’i ndryshuar.

Fuqia është në ty.
Dhe gjithmonë ka qenë.

Adresse

Wirges
56422

Telefon

+4915233630773

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Shkendije Berisha Pacolli - Praxis für Psychologische Beratung erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen