Shkolla Shqipe Kopenhag

Shkolla Shqipe Kopenhag Shkolla Shqipe në Kopenhag merret me aktivitete të ndryshme për fëmijë në gjuhë amtare.

Ne sot festuam 1 Qershorin-ditën e fëmijëve, në shkollën shqipe-Kopenhagë. Njëkohësisht ne përmbyllëm edhe vitin shkollo...
01/06/2025

Ne sot festuam 1 Qershorin-ditën e fëmijëve, në shkollën shqipe-Kopenhagë. Njëkohësisht ne përmbyllëm edhe vitin shkollorë, 24/25. Këta fëmijë të mrekullueshëm, me shumë dashuri dhe impenjim kanë qenë pjesë e shkollës tonë për një kohë të gjatë. Dashuria për atdheun mësohet duke u munduar t’i rrish afër në çfardo lloj mënyre dhe duke e respektuar atë. Fëmijët tanë janë pasuria jonë, le të jenë ata shëmbëlltyra më e mirë e jona dhe atdheut tonë.

🎉 FTESË PËR FESTËN PËRMBYLLËSE 🎉🥳DITA NDËRKOMBTARE E FËMIJËVE🥳🇦🇱 Mësimi i Gjuhës Amtare – SHQIPTë dashur miq,Me rastin e...
28/05/2025

🎉 FTESË PËR FESTËN PËRMBYLLËSE 🎉
🥳DITA NDËRKOMBTARE E FËMIJËVE🥳
🇦🇱 Mësimi i Gjuhës Amtare – SHQIP

Të dashur miq,

Me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2024/2025, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në një ceremoni festive të organizuar nga fëmijët shqiptarë që ndjekin mësimin e gjuhës amtare në Kopenhagë.

📅 Data: E diel, 1 qershor 2025
🕝 Ora: 14:30
📍 Adresa: Saltværksvej 65, 2300 København S
(Hyrja nga Nordmarksvej)

1 Qershori është një ditë e veçantë – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve – dhe këtë ditë e festojmë së bashku me këngë, recitime, elemente kulturore dhe një pritje të ngrohtë.

Ejani të festojmë gjuhën, kulturën dhe përkushtimin e fëmijëve tanë! Pjesëmarrja juaj do të na nderonte shumë. 💫

📣 Shpërndajeni ftesën me miqtë dhe familjarët që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj dite të bukur!

Me respekt,
Shkolla Shqipe Kopenhagë

Urime 7 Marsi!
07/03/2025

Urime 7 Marsi!

17/02/2025

URIME PAVARËSIN KOSOVË 🇽🇰🇽🇰🇽🇰nga ne, shqipet e Shkolla Shqipe 🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇦🇱🇦🇱🇦🇱 Nevzat Kjamilji Leonora Aliu Mirditë Limani Ademi

02/12/2024

Fëmijët tanë të mrekullueshëm në festën e Flamurit. Falemnderit Shoqatës Dansk-Albansk Forening për organizimin fantastik dhe ftesën. 🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Mirë se vini! Jemi të nderuar dhe të privilegjuar.Shoqata shqiptare “Nerashti” ka arritur të themeloj Shkollën Shqipe në...
25/09/2024

Mirë se vini!
Jemi të nderuar dhe të privilegjuar.
Shoqata shqiptare “Nerashti” ka arritur të themeloj Shkollën Shqipe në vitin 1999.
Pikësynimi ishte i qartë: krijimi i mësojtoreve për mësimin e gjuhës shqipe. Këtë mision e kanë bërë të mundshëm shumë kontribues dhe vullnetarë që nuk kanë lejuar që shkolla shuhet asnjëherë.
Si çdo vit edhe sivjet ju presin shkronjat e gjuhës shqipe, mësimet e letërsisë, historisë dhe kulturës shqiptare.
Ne ju urojmë suksese të gjithë atyre që ndjekin shkollimin-mësimet dhe aktivitetet kulturore-artistike në Shoqatën Shqiptare “Nerashti” dhe përzemërsisht, mirëseardhje nxënësve të rinjë në skollën tonë. Ne apelojmë te prindërit që t’i përgjigen masivisht kësaj iniciative sepse vetëm në këtë mënyrë do të kontribojmë në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës së shenjtë shqipe në diaspor.
Gjuha e nënës është themeli i identitetit kombtar. Duke e ditur atë, ne mbrojmë atdheun, flamurin dhe kulturën tonë të pasur. Andaj prindër të dashur, bëjani obligim vetes pjesëmarrjen e fëmijëve tuaj në aktivitet e “Shkollës shqipe Kopenhagë”.
Shkolla është e hapur çdo të Diellë nga ora 14-16. Adresën e gjeni në faqen zyrtare të Shoqata shqiptare Nerashti - Danimark.
Shkolla udhëhiqet nga z. Nevzat Kjamilji, kordinator si dhe mësueset Mirdita dhe Leonora.
Z. Nevzat është marr me aktivitete kulturore-artistike që nga hapja e shkollës , në vitet 99/2000 dhe është kujdesur që shkolla mos të shuhet asnjëherë. Ai kujdeset për aranzhimin e aktiviteteve tona, nevojave të shkollës dhe kujdeset që neve të mos na mungoj asgjë.
Mësuese Leonora e ka kryer Shkollën e lartë pedagogjike dhe është e diplomuar në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë. Ajo ka një përvojë 16 vjeçare si mësimdhënëse në Kosovë dhe i është bashkangjitur Shkollës Shqipe vitin e kaluar dhe zhvillon mësismin e gjuhës shqipe këtu.
Mësuesja Mirditë, e diplomuar në Fakultetin e Komunikimit në Tetovë, i është bashkangjitur Shkollës shqipe disa vite më parë dhe përveç mësimit të gjuhës, merret edhe me zhvillimin e aktiviteteve kulturore-artistike me fëmijët.
Ne duam të japim kontributin tonë në ruajtjen dhe promovimin e kulturës tonë në diaspor.
Vlerat, kultura dhe atdhetarizmi bashkohen rrjedhshëm te Shoqata Shqiptare “Nerashti” me vullnetarët në këtë shkollë dhe fëmijët që vijnë atje, për të bërë realitet këtë mision fisnik tonin.
Ju mirëpresim!

Pak nga festa e përfundimit të një viti shkollor shumë të suksesshëm. Fëmijë të mrekullueshëm, të jashtzakonshëm, të cil...
08/07/2024

Pak nga festa e përfundimit të një viti shkollor shumë të suksesshëm. Fëmijë të mrekullueshëm, të jashtzakonshëm, të cilët e duan mëmëdheun dhe kulturën e tyre. Falemnderim të veçant për prindërit dhe të gjithë pjesëmmarrësit tjerë në këtë fest. Falemnderime për ambasadorët tanë që nuk hezitojnë të përkrahin fëmijët në asnjë moment 🇦🇱🇦🇱💐💐

03/06/2024

Adresse

Skovvej 2
Ballerup
2750

Internet side

Underretninger

Vær den første til at vide, og lad os sende dig en email, når Shkolla Shqipe Kopenhag sender nyheder og tilbud. Din e-mail-adresse vil ikke blive brugt til andre formål, og du kan til enhver tid afmelde dig.

Del

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram