16/11/2025
Sëmundjet e stilit të jetesës janë sëmundje që zhvillohen ngadalë, si pasojë e zgjedhjeve që bëjmë çdo ditë. Ato nuk shkaktohen papritur , por ndërtohen me vite përmes ushqimit të pabalancuar, mungesës së lëvizjes dhe stresit të vazhdueshëm. Tre më të përhapurat janë:
• Sëmundjet kardiovaskulare ; prekin zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Shpesh lidhen me yndyrna të tepërta, kolesterol të lartë dhe jetë të ulur.
• Goditja në tru (Stroke) ; ndodh kur rrjedhja e gjakut në tru ndërpritet. Faktorë kryesorë: presion i lartë, mungesë aktiviteti dhe stil jete i ngarkuar.
• Diabeti Tip 2 ; shfaqet kur trupi nuk prodhon ose nuk përdor insulinën siç duhet. Lidhet me mbipesha, konsumin e tepërt të sheqerit dhe jetesën sedentare.
Pra stili i jetesës është shumë më tepër sesa ushqimi ; përfshin lëvizjen, gjumin, frymëmarrjen, qetësinë mendore dhe balancën e brendshme.
Këtu hyn Yoga: një praktikë që bashkon trupin, mendjen dhe frymën në një ritëm të qetë, por shumë të fuqishëm. Ajo:
• Përmirëson qarkullimin e gjakut
• Ul stresin dhe ankthin
• Ndihmon në kontrollin e peshës
• Balanson sheqerin në gjak
• Ul rrezikun e sëmundjeve kronike
Jo rastësisht, mjekët në mbarë botën tashmë e rekomandojnë yogën si një nga aktivitetet më të dobishme , natyrale, të sigurt dhe shëruese.
Në këtë foto jam vetëm 3 javë pas lindjes. Nuk jam “perfekte”, as në formën time më të fortë. Por jam e pranishme. Duke zgjedhur të lëviz, të marr frymë thellë dhe të kujdesem për veten.
Yoga më ka ndihmuar të qendroj ne forme fizikisht, të balancoj hormonet, të ul stresin dhe të forcoj trupin gjate dhe pas pas një periudhe shumë sfiduesesic eshte shtatzania.
Sepse shëndeti nuk ka të bëjë me pamjen apo perfeksionin.
Ka të bëjë me zgjedhjen për të lëvizur, për të jetuar me vetëdije dhe për të investuar tek vetja çdo ditë.
❤️ Ida