Scuola albanese Scanderbeg Parma

Scuola albanese Scanderbeg Parma Informazioni di contatto, mappa e indicazioni stradali, modulo di contatto, orari di apertura, servizi, valutazioni, foto, video e annunci di Scuola albanese Scanderbeg Parma, Centro Giovani Esprit, Parma.

18/11/2025

Një zemër e vogël, një këngë e madhe për atdheun!
🎶Nxënësja e shkollës sonë shqipe “Scanderbeg”, Parma po përgatitet me pasion për festat e Nëntorit të Kuq! Janë këto këngë që mbajnë gjallë gjuhën dhe traditat tona.
💖Ky moment i bukur na kujton se dashuria për Shqipërinë, nis që në vogëli!
Suksese Arisa në rrugëtimin tënd! 🎶🎶

Fol shqip, krijo shqip, kliko shqip!Një vit i ri shkollor fillon për nxënësit e kursit të gjuhës shqipe pranë shkollës s...
13/10/2025

Fol shqip, krijo shqip, kliko shqip!
Një vit i ri shkollor fillon për nxënësit e kursit të gjuhës shqipe pranë shkollës shqipe “Scanderbeg”, Parma. Këtë vit do të ecim krah për krah me teknologjinë për të mësuar më bukur, më lehtë dhe në mënyrë më krijuese dhe argëtuese gjuhën tonë të zemrës.
Sepse të mësosh shqip në botën moderne do të thotë të dish si të shfrytëzosh teknologjinë për të ndërtuar, për të komunikuar, për të krijuar, për t’u zhvilluar, por mbi të gjitha për të ruajtur gjuhën e prindërve e të gjyshërve tanë.
Në rrugëtimin tonë me librin në dorë e dashurinë për Atdheun në zemër, teknologjia nuk e zëvendëson fjalën, por e ndihmon atë të fluturojë më larg.
Si çdo vit, mësueset ju presin krahëhapur dhe zemërçelur! Mësimet fillojnë në datën 25 Tetor ora 17.

Scanderbeg Parma

“NGJYRAT E FJALËS”Në kuadër të datës 2 prill, ditës ndërkombëtare të Librit për Fëmijë, nën drejtimin e mësuese Anila Be...
02/04/2025

“NGJYRAT E FJALËS”

Në kuadër të datës 2 prill, ditës ndërkombëtare të Librit për Fëmijë, nën drejtimin e mësuese Anila Berberi, koordinatore e Shkollës Shqipe “Scanderbeg” Parma, dhe mësueses Marsela Manaj, shkolla “Migjeni”, Fano, merr jetë projekti më i ri për të vegjëlit tanë “Ngjyrat e fjalës”. Në grupin e punës do të bëjnë pjesë edhe Monda Mara, mësuese e shkollës “Mësonjëtorja” në Breshia, Erona Hasula, mësuese shkolla “At Gjergj Fishta” në La Spezia dhe Egla Teja, mësuese shkolla “Ura” në Novara.
Projekti “Ngjyrat e fjalës” është konceptuar si një përvojë krijuese dhe edukuese që ka si qëllim të nxisë krijimtarinë, të shtojë kureshtjen në përdorimin e fjalëve dhe të zhvillojë jo vetëm aftësitë gjuhësore, por edhe ato artistike si mjete për të mësuar duke eksploruar.
Ky projekt është i menduar për fëmijët, për të nxitur krijimtarinë e tyre nëpërmjet fjalës apo për të zhvilluar një koncept nëpërmjet ngjyrës, duke u dhënë mundësi atyre që të përjetojnë çdo fjalë, çdo emocion dhe t’i japin një ngjyrë mendimit të tyre.
Nëpërmjet përkthimit, fëmijët do të mësohen të reflektojnë për përdorimin e fjalëve në përshkrimin e emocioneve apo të ngjarjeve, ndërsa nëpërmjet vizatimit do t’u japin formë dhe ngjyrë fjalëve. Të gjitha këto i ndihmojnë që të zhvillojnë kompetencat e tyre treguese dhe komunikuese si edhe të eksplorojnë se si gjuha mund të bëhet më shprehëse dhe më e pasur.
Në kuadër të këtij projekti janë përzgjedhur disa poezi dhe disa tregime të shkurtra në italisht dhe në shqip, të cilat duhet të përkthehen dhe të bëhen objekt krijimi artistik nga vetë fëmijët nëpërmjet një vizatimi apo një kolazhi.
Janë të ftuar të gjithë mësuesit dhe shkollat që t’i bashkohen kësaj nisme.

23/02/2025
Nxënësit e Scuola albanese Scanderbeg Parma, morën pjesë në meshën e të gjithë popujve, të mbajtur në Katedralen Duomo t...
07/01/2025

Nxënësit e Scuola albanese Scanderbeg Parma, morën pjesë në meshën e të gjithë popujve, të mbajtur në Katedralen Duomo të Parmës. Krenarë që pamë flamurin tonë 🇦🇱mes flamujve të vendeve të tjera, krenarë që ofruam një dhuratë speciale të përgatitur nga Elona Jolla , dhe krenarë që dëgjuam lutjen në shqip nga Margherita Rossi. "Perëndi, në këtë ditë të shenjtë, dëgjo lutjen tonë dhe ndihmo ata që kanë më shumë nevojë!"

Dhjetori i festave, i dritave e ngjyrave, shkëlqimit e vezullimit, i ngritjeve dhe pritjeve, gjallëroi gëzueshëm edhe fë...
30/12/2024

Dhjetori i festave, i dritave e ngjyrave, shkëlqimit e vezullimit, i ngritjeve dhe pritjeve, gjallëroi gëzueshëm edhe fëmijët e shkollës Scanderbeg. Duke kënduar e lodruar, duke vizatuar e duke krijuar, veç e veç e të gjithë bashkë, të vegjlit tanë e përshëndetën për herë të fundit 2024, se risi e surpriza, ëndrra e frymëzime të reja po presin nga viti 2025! Vogëlushët tanë u rritën edhe një vit në shtat, në dije e mençuri, me shpresat e gëzimit që sjell e papritura, e nesërmja, e ardhmja. Se vlerat vazhdojnë t'i kenë edhe më të mëdha se edhe vetë dëshirat e tyre! GËZUAR të gjithëve, fëmijëve, prindërve, gjyshërve! Gëzuar të njohurve e të panjohurve, atyre që janë e atyre që do të vijnë! Ju duam shumë!

Në kuadrin e muajit të kulturës shqiptare që organizon çdo vit shoqata Scanderbeg Parma  mësueset e shkollës shqipe orga...
18/11/2024

Në kuadrin e muajit të kulturës shqiptare që organizon çdo vit shoqata Scanderbeg Parma mësueset e shkollës shqipe organizuan një mësim të hapur kushtuar 80 vjetorit të çlirimit të Atdheut dhe ngjarjeve që çuan në fitore. Të njohësh historinë është një hap i rëndësishëm dhe një domosdoshmëri për formimin e identitetit tek më të vegjlit, se pa të shkuar nuk ka të ardhme. Vlerat e paqes dhe të një bote ku nuk pritet në mes drita që shkëlqen në sytë e çdo fëmije, ishte mesazhi që shënoi mbylljen e këtij takimi.
Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre zonjat Anila Pojani, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano dhe konsullja Leziana Bertoja. Në këtë takim u shpërndanë edhe librat shkollorë të nivelit të parë dhe të nivelit të dytë, për fëmijët e regjistruar këtë vit dhe për grupin e të rinjve.

14/11/2024

🎉 La Storia dell'Albania raccontata ai piccoli 🎉
Terzo evento del Mese della Cultura Albanese

La Scuola albanese Scanderbeg Parma è lieta di invitarvi a una lezione aperta per commemorare l'80º anniversario della Liberazione dell'Albania dai nazifascisti, pensata per i più giovani.
Questo è il terzo appuntamento del Mese della Cultura Albanese, un viaggio speciale nella storia del nostro Paese per avvicinare i più piccoli alle radici storiche e culturali dell’Albania. La lezione includerà racconti semplici e accessibili, attività creative e uno spazio dedicato alle domande dei bambini.
Evento gratuito e aperto a tutti! Non mancate!

🎉 Historia e Shqipërisë rrëfyer për të vegjlit 🎉
Ngjarja e tretë e Muajit të Kulturës Shqiptare

Shkolla shqipe Skënderbej ju fton në një mësim të hapur për të përkujtuar 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga nazifashistët, dedikuar të vegjëlve tanë
Ky është takimi i tretë i Muajit të Kulturës Shqiptare, një udhëtim i veçantë në historinë e vendit tonë për t’i afruar më shumë të vegjlit me rrënjët tona historike dhe kulturore. Mësimi do të përfshijë rrëfime të thjeshta dhe të kuptueshme, aktivitete krijuese dhe një hapësirë të dedikuar për pyetjet e fëmijëve.
Aktivitet falas dhe i hapur për të gjithë! Ju mirëpresim!

Indirizzo

Centro Giovani Esprit
Parma
43126

Notifiche

Lasciando la tua email puoi essere il primo a sapere quando Scuola albanese Scanderbeg Parma pubblica notizie e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Contatta Lo Studio

Invia un messaggio a Scuola albanese Scanderbeg Parma:

Condividi

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram