Këshilla nga Stomatologu

Këshilla nga Stomatologu Për të gjitha pyetjet dhe problemet që keni me dhëmbë,ju mund të na shkruani tek mesazhet dhe do ta merrni këshillen nga Stomatologu.

Përdorimi i perit dentar,është e doemosdoshme për higjienë të mirë orale...
06/07/2021

Përdorimi i perit dentar,është e doemosdoshme për higjienë të mirë orale...

🔸 Shkaku më i zakonshëm i erës se keqe te gojës (halitosis) është higjiena e keqe orale. Nëse grimcat e ushqimit lihen n...
06/07/2021

🔸 Shkaku më i zakonshëm i erës se keqe te gojës (halitosis) është higjiena e keqe orale. Nëse grimcat e ushqimit lihen në gojë, bakteret prodhojn përbërje sulfuri që jep ndjenjën e pakëndshme me shije si acid dhe të hidhur. Mbajtja e gojës e hidratuar mund të zvogëlojë erën e gojës. Trajtimi më i mirë për erën e keqe të gojës është larja e rregullt e dhëmbëve, pastrimi i dhëmbëve me pe dhe hidratimi i rregullt.

🔸The most common cause of Bad breath(Halitosis) is bad oral hygiene. If particles of food are left in the mouth, their breakdown by bacteria produces sulfur compounds. Keeping the mouth hydrated can reduce mouth odor. The best treatment for bad breath is regular brushing, flossing and hydration.

01/07/2021

10 këshilla për dhëmbë sa më të bardhë me shkëlqim:

Një rol tejet të rëndësishëm për një buzëqeshje sa më të bukur luajnë edhe dhëmbët e bardhë. Këta të fundit, sipas studimeve, i japin njeriut më tepër vetëbesim, por shpeshherë konsumimi i ushqimeve të ndryshme, pirja e duhanit e shumë faktorë të tjerë ndikojnë në prishjen e dhëmbëve. Më poshtë po japim disa këshilla të vlefshme për një buzëqeshje të mrekullueshme e dhëmbë që shkëlqejnë.

Lani me kujdes dhëmbët

Kushtojini vëmendje përdorimit të fillit dentar në mbrëmje dhe lani dhëmbët për 2/3 minuta, 2 herë në ditë. Përdorni një furçë me qime të buta dhe përdorni të paktën një herë në ditë fillin dentar. Përdorni shpëlarës goje të fluorizuar përpara periudhës së gjumit.

Konsumoni fruta dhe perime

Molla, dardha, luleshtrydhet, selino dhe karotat do të mund t’ju ndihmojnë që të keni dhëmbët sa më të bardhë. Nëse do t’i fërkonit dhëmbët çdo mëngjes me luleshtrydhe, atëherë kjo do t’ju ndihmojë të hiqni njollat.

Pini sa më shumë ujë

Uji është ideal për dhëmbë të bardhë. Konsumimi i ujit pas ushqimit, ndihmon në parandalimin e njollave.

Mos përdorni furça të forta

Një furçë dhëmbësh duhet të ndërrohet mesatarisht çdo 3 muaj. Shpëlarja e gojës me ujë pas vakteve ka pak efekt mbi acidet bakteriale, megjithëse mund të ndihmojë në eliminimin e mbeturinave ushqimore. Fërkimi i vazhdueshëm i dhëmbëve me furça të forta mund të shkaktojë probleme afatgjata tek dhëmbët, pasi i dobëson ato nga mbrojtja e tyre natyrore.

Mos pini duhan

Të lini duhanin mund të duket e vështirë për t’u arritur, por në të vërtet sjell përfitime maksimale në kujdesin për dhëmbët, duke i mbajtur të shëndetshëm e të bukur e duke evituar zverdhjen e tyre.

Mos e teproni me kafen

Gjithashtu, duhet të mundoheni që të reduktoni edhe teprimet me kafen gjatë ditës. Shumë njerëz kanë dëshirë që të konsumojnë disa kafe gjatë ditës, por nuk e dinë që kafja është një armik për dhëmbët. Por, kjo nuk do të thotë që ne të heqim dorë dhe të mos pimë kafen, thjesht të mos e teprojmë me të.

Shkoni te stomatologu

Për të mbajtur larg problemet të cilave iu referuam në fillim duhet të dimë që vizita e parë te dentisti, e cila më pas duhet të jetë periodike duhet të kryhet çdo 6 muaj dhe duhet të fillojnë që në moshën 6 muajshe, kohë në të cilën nis dhe dalja e dhëmbëve të parë. Kjo rutinë nuk duhet ndërprerë më pas. Profilakisa ose e thënë ndryshe parandalimi është forma më e mirë dhe më e rëndësishme në parandalimin e këtyre problemeve, që kanë të bëjnë me prishjen e dhëmbëve, si dhe më ndalimin e procesit karioz.

Mos konsumoni pije të gazuara

Shumë pije të gazuara të cilat janë në treg nuk janë aspak aleate besnike për zbardhjen e dhëmbëve. Acidet që ato përmbajnë si ai fosforik, citrik e “zhveshin” smaltin.

Pini lëng limoni

Lëngu i limonit është një përbërës mjaft i mirë natyral kundër njollave joestetike të verdha të shkaktuara sidomos nga pirja e duhanit, por edhe nga kafja.

Largoni furçën nga tualeti
Tualeti nuk është vendi më i mirë për të ruajtur një furçë dhëmbësh dhe ,bulojeni gjithnjë për të shmangur kontaktin me mikrobet.

01/07/2021

Si ndikojnë ushqimet në shëndetin oral?

Të gjitha ushqimet që konsumojmë merren nëpërmjet gojës. Dhëmbët ndihmojnë në përpunimin e ushqimit, por edhe cilësia e ushqimeve ndikon në shëndetin oral. Konsumimi i ushqimeve të freskëta ashtu sikundër është i rëndësishëm në shëndetin e përgjithshëm, ndikon edhe në dhëmbë të shëndetshëm. Duhen evituar sa më shumë ëmbëlsirat, pijet apo lëngjet e frutave të gatshme, sepse përmbajnë një sasi të lartë sheqeri. Konsumimi i ushqimeve të forta është gjithashtu shumë i rëndësishëm, sepse ndikon në rritjen dhe zhvillimin e nofullave, por edhe në procesin e vetëpastrimit të gojës nëpërmjet pështymës duke stimuluar prodhimin e saj.

01/07/2021
Sa i përket kontrollës rutinore  të  fëmijeve tuaj tek Stomatologu, shumica e profesionistëve të dhëmbëve,  rekomandojnë...
07/04/2021

Sa i përket kontrollës rutinore të fëmijeve tuaj tek Stomatologu, shumica e profesionistëve të dhëmbëve, rekomandojnë që fëmijët të vizitojnë Stomatologun të paktën dy herë në vit. Dy kontrolla te Stomatologu në bazë vjetore ndihmojnë shumë në :

🔸Dhëmbët nëse janë drejtuar në mënyrë korrekte.
🔸Çështjet e vogla nuk bëhen probleme serioze të shëndetit oral.
🔸Dhëmbët mbrohen nga kavitetet dhe prishja.
🔸Familjariteti dhe besimi në Stomatologun e tyre - kjo është shumë e rëndësishme për fëmijët e vegjël.

🦷
26/03/2021

🦷

Keni frikë nga kontrolla e dhëmbëve tek Stomatologu? Çfarë ju bënë që të keni frikë? ? 😷🦷
25/03/2021

Keni frikë nga kontrolla e dhëmbëve tek Stomatologu? Çfarë ju bënë që të keni frikë? ? 😷🦷

🦷🌸
18/06/2020

🦷🌸

Adresse

Prishtinë
Monaco

Téléphone

+4917624965886

Site Web

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Këshilla nga Stomatologu publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Partager

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Type