Dr. Elmi Olluri, kirurg vaskular

Dr. Elmi Olluri, kirurg vaskular Kryej te gjitha operacionet vaskulare, endovaskulare, operimin e gjendrres tiroide dhe skleroterapine e venave varikoze (heqja e veneave me shiring).

PARANDALONI PIKEN NE TRU - PARALIZEN, kjo realizohet me nje operacion tekinkisht te lehte per kirurgun dhe pacientin qe ...
12/08/2019

PARANDALONI PIKEN NE TRU - PARALIZEN,
kjo realizohet me nje operacion tekinkisht te lehte per kirurgun dhe pacientin qe ne kushte normale kryhet per nje ore.

Pacienti 74 vjecar, pas infarktit te trurit (pikes ne tru) dhe hemiparezes se dores dhe kembes se djathte, me humbje te perkoheshme te shikimit (Amaurosis fugax) dhe me pengesa ne te folur (disfazi) diagnostikohet me stenoze te arteries karotide (arteria e qafes) te anes se majte ne mase 95%. Edhe karotidja e djathte ishte e stenozuar gjithashtu, ne mase prej 80%.

Rreth 95% e te gjitha insulteve cerebrale (pikes ne tru dhe paralizes) vijne nga arteriet e qafes e sidomos ne rast te nje arterieje me pllake jo stabile dhe ulcerative sic ishte rasti konkret, rast mjafte i veshtire per kirurgun, anesteziologun dhe vete pacientin.

Pergatitja adekuate preoperative dhe monitorimi me pajisje moderne per monitorimin e perfuzionit te trurit (NIRS monitoring), gjate dhe pas operacionit, bene qe pacienti te kaloi operacionin mire dhe pa komplikacione.

Si keshille mjekesore eshte qe pacientet me tension te larte te gjakut, me semundje te shqerit, me yndyrera te rritura, ata qe pin duhan,ateher kur fillojne te shofin dy fotografi, kan ushtime ne vesh, marramendje, humbje te drejtpeshimit, humbje te vetedijes (qe mund te zgjate disa sekonda e deri ne 24 ore), duhet te drejtohen te kirurgu vaskular sepse keto jane shenjat e para qe tregojne se me qarkullimin e gjakut ne tru dic nuk eshte ne rregull dhe ne cdo moment pritet sulmi!

Semundja e tille zbulohet me nje echodoppler te qafes dhe sa me heret qe zbulohet aq me shume shtohet shanca qe te mbrohemi nga infarkti ne tru dhe paraliza.

Operimi i arterieve te qafes kur ka simtome eshte shpetim nga keto komplikacione!

Ne linkun e meposhtem demonstrohet procedura e largimit te pllakes nga arteria: https://youtu.be/fzZP1tGPDG4

06/08/2019

Fale rekonstruksionit te rralle vaskular shendeti i pacientit eshte i plote dhe pacienti eshte i afte per pune.

Behet fjale per nje rast te diseksioni te aortes torako-abodminale me rupture te aneurizems abdominale dhe prani te aneurizmave te arterieve iliake. Rastet e tilla, edhe ne boten bashkekohore, perfundojne me vdekje kur kemi parasysh se gjendja e pacientit para operacionit ishte me puls dhe tensioni te pandjeshem - gjendje shoku hemoragjik i rende!

Rekonstruksioni vaskular ndoshta eshte unik sepse nje rekostruksion te tille e diktoi gjendja edhe anatomia skajshmerishte e crregulluar e aortes torakoabdominale.

Ne komentin e pare shohim CT Angiografine pas operacionit.

Adresse

Monaco
10000

Téléphone

+38344186042

Site Web

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Dr. Elmi Olluri, kirurg vaskular publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Contacter La Pratique

Envoyer un message à Dr. Elmi Olluri, kirurg vaskular:

Partager