Fizioterapia - Kacanik

Fizioterapia - Kacanik Fizioterapia- Kacanik

Si ta kuptoni nësë dhimbja e shpatullave tuaja është një shënjë paralajmëruese e kancerit0 10457Dhimbja e krahëve është ...
10/08/2017

Si ta kuptoni nësë dhimbja e shpatullave tuaja është një shënjë paralajmëruese e kancerit
0 10457

Dhimbja e krahëve është një gjë e zakonshme për shumë njerëz të rritër në të gjithë botën dhe ekëzistojnë shkaqe të panumërta të një gjendje të tillë. Por çfarë në të vërtetë do të thotë kur ndjeni dhembje në shpatulla dhe në brinjë.

Dhimbja e Shpatullave
Dhimbja shkaktohet nga zona e qafës tuaj e deri tek kafazi i brinjëve. Kjo dhimbje është përshkruar shpesh si një djegje apo dhimbje e shkurtër që mund të shoqërohet me ngushtime dhe ngurtësime të muskujve.

Kjo gjendje shkaktohet nga:
– Përdorimi i tepruar, tendosja ose dëmtimi i muskujve.
– Qëndrimi jo i mirë
– Presioni në nervat kurrizore nga problemet e ndryshme, siq është hernia diskale e cila mund të shoqërohet me dhimbje poshtë krahëve si dhe me mpirje.
– Thyerja e rruzave
Simptomat më alarmane përfshijnë:
– Dobësim i duarve dhe këmbëvë
– Mpirja ose ndjesia e shpimit si një gjilpërë në shpatulla, krahë, këmbë, gjoks dhe bark.
– Humbja e kontrollit mbi zorrët dhe fëshikëz të urinës.

Nëse përjetoni dhimbje para dhe prapa çdo simptome të mësipërme, kërkoni menjëherë ndihmën e mjekut. Ju mund të jeni duke përjetuar sëmundje, infeksion ose kancer të fshikzëz ose ndonjë organi tjetër.



Dhimbja në shpinë: Një simptomë e panjohur e kancerit

Dhimbjet në shpinën e poshtme mund të jenë një shenjë e kancerit të zorrës së trashë ose vezoreve. Këto tumore shkaktojnë dhimbje në këtë pjesë nga zgjerimi ose dobësimi i kockave.

Nga ana tjetër një situatë e tillë mund të shkaktojë thyerje ose destabilitet kurrizorë. Ndryshe nga dhimjet e rastit, kjo shkakton ndjeshmëri dhe parehati për kockat.

Kur dhimbja të jetë ndjerë mes shpatullave, ajo mund të jetë një shenjë e kancerit esophageal ose kancerit të mushkërive. Kanceri i mëlçisë shkakton gjithashtu dhimbje në shpinë.

Metodat shtëpiake kundër dhimbjes së shpinës

Fillimisht, nëse ju përjetoni dhimbje kronike mbrapa është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj për të marrë një opinion professional mbi gjendjen tuaj, sidomos nësë dhimbja shoqërohet edhe me simptoma të tjera.

Nëse ndjeni dhimbje të thella në muskujt tuaj, atëherë ju mund të gjeni ndihmë duke ushtruar yoga, terapi fizike, akupunkturë etj.

Për lehtësim të dhimbjeve kur ju gjendeni në shtëpim, aplikoni këto metoda:

Vendosni duart në mes të një dere të hapur dhe shtyjeni gjoksin dhe kokën tuaj përpara duke qëndruar ashtu për rreth 15 sekonda. Më pas përsëriteni 2-3 herë.
Qëndroni drejt dhe shtyjni krahët tuaj prapa duke u munduar ti sprekni ata për aq shumë sa të mundeni dhe mbajini ashtu për 15 sekonda. Më pas përsëriteni 2-3 herë.
Uluni në dysheme dhe drejtoni këmbët drejt. Vendosni duart pak mbi gjunjë dhe shtyjeni kokën dhe qafën tuaj përpara drejt barkut. Mbajeni ashtu për 10-15 sekonda. Më pas përsëriteni 3 herë.
Uluni në dysheme me këmbët drejtë dhe mundohuni që me duart tuaja të prekni gishtrinjët e këmbës. Qëndroni ashtu për 5 sekonda dhe përsëriteni 5 herë për secilën anën.

05/07/2016

Te dashur miq te besimit Musliman,përzemërsisht ju urojmë festen e Fiter Bajramit.

Të tregojmë kujdes për reumatizminSa herë kur ftohet moti, shumë njerëz ndjejnë dhimbje në mes, këmbë dhe në kyçet e gjy...
09/10/2015

Të tregojmë kujdes për reumatizmin
Sa herë kur ftohet moti, shumë njerëz ndjejnë dhimbje në mes, këmbë dhe në kyçet e gjymtyrëve. Disa mendojnë thjesht se janë ftohur dhe kurohen duke pirë xhenxhefil apo barna që për të ftohurin, duke menduar se nuk do të kenë më shqetësime. Me të vërtetë kaq thjeshtë?

Ekspertët sugjerojnë se në qoftë se ju shfaqen dhimbje, duhet të keni kujdes, ndoshta kjo do të jetë një shenjë e sëmundjeve reumatike. Çfarë është një sëmundje reumatike? Sa dëm sjell ajo? Si zbulohet hershëm e si parandalohet?

Në emisionin e sotëm "Jeta shëndetësore", kemi ftuar drejtoren e pavijonit të reumatizmit në spitalin e miqësisë Kinë-Japoni, Yan Xiao Ping. Me të do të flasim rreth reumatizmit në të gjitha aspektet.

Reumatizmi i referohet, dhimbjes së muskujve dhe kyçeve të gjymtyrëve. Mjekësia moderne e konsideron reumatizmin si një sëmundje të veçantë, që mund të shkaktojë edhe një sërë sëmundjesh të tjera, përfshirë ato të zemrës.

Dhimbja është shenjë kryesore e reumatizmit dhe faktor i rëndësishëm për mosfunksionimin e mirë të kyceve të gjymtyrëve. Ndër dhimbjet reumatike, më të zakonshme janë ato në kyçe dhe strukturën plotësuese të tyre. Kurse dhimbjet në gjymtyrë dhe trung vazhdojnë edhe në pjesë të organeve të brendshme dhe zgjatime të sistemit nervor. Dhimbja e përbashkët e qafës dhe dhimbja e thembrës, janë simptoma kryesore të reumatizmit.

Ndonjëherë këto dhimbje shoqërohen edhe me ënjtje të nyejve. Enjtja e kyçeve është simetrike. Ndërkohë dhimbje shfaqet në kyçet e gishtave, sidomos atyre të dorës.

Simptomat e hershme të reumatizmit nuk janë të dukshme. Në përgjithësi duken ënjtje, ngurtësim dhe dhimbje të muskujve, lodhje, goja dhe sytë thahen. Por këto simptoma zakonisht nuk tërheqin vëmendjen e njerëzve, gjë që është e lehtë të çojë në diagnostikim të gabuar. Diagnostikimi i gabuar mund të sjellë dëmtimin e pacientëve duke i bërë ata me aftësi të kufizuar, uljen e imunitetit e deri tek dëmtimi i rëndë i zemrës, veshkave dhe organeve të tjera jetësore.

Deri më sot, mjekësia nuk ka ende asnjë konkluzion shkencor për shkakun e reumatizmit. Duke folur për shkaqet e ndërlikuara të reumatizmit, doktoresha Yan Xiaping, tha :

"Shumë lloje të reumatizmit konsiderohen si sëmundje që mjekohen me vështirësi dhe deri tani nuk janë gjetur shkaqet e tyre.

Kjo sëmundje lidhet me shumë faktorë, të tillë si: lidhjet gjenetike, lidhje të caktuara me imunitetin, ndërkohë që ka edhe lidhje me infeksionet."

Për shkaqe të ndërlikuara, reumatizmi nuk ka kriter unik diagnostikues, prandaj ka ende shumë vështirësi në diagnostikimin dhe trajtimin. Pacientët gjithashtu kanë tendencë të kenë dhimbje dhe të vuajnë, duke mos parë shpresën e shërimit, edhe pse mund të insistojnë në trajtimin dhe mjekimin e duhur.

Sipas shpjegimeve të mjekësisë tradicionale kineze reumatizmi shkaktohet nga era, i ftohti, lagështia, i nxehti dhe të tjerë faktorë. Doktoresha Yan Xiaoping, ka zbuluar gjatë praktikës shumë vjeçare klinike, një metodë për trajtimin dhe parandalimin e reumatizmit në bazë të kombinimit të mjekisë tradicionale kineze me atë evropiane.

Trajtimi sipas mjekësisë tradicionale kineze nuk mund të japë ndoshta shpejt rezultat për lehtësimin e dhimbjeve sa me mjekësinë evropiane, por ajo mund të rritë aftësinë imunitare gjatë gjithë procesit të trajtimit mjekësor duke luajtur një rol për rregullimin kompleks të trupit.

17/07/2015

Miq Shokë Dashamir urime Festa e Fiter Bajramit uroj te keni shendet.

SPONDILIARTROZA...Spondiliartroza është një sëmundje e shpeshtë. Pjesa që preket më shumë është ajo e shtyllës kurrizore...
18/06/2015

SPONDILIARTROZA...

Spondiliartroza është një sëmundje e shpeshtë. Pjesa që preket më shumë është ajo e shtyllës kurrizore. I sëmuri ndien dhimbje në bel dhe nuk mund të përkulet dot. Dhimbja përhapet nga fundi i belit deri në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit. Dhimbja shkon deri në zverk. Dhimbjet e shkaktuara shpeshherë bllokojnë edhe frymëmarrjen. Ekzistojnë dy tipe të kësaj sëmundjeje.

Spondiliatroza lumbare, e cila ka vetëm dhimbje të shpinës dhe ajo cervikale e qafës. Dhimbja mund të jetë fikse dhe pulsuese, zgjatja e saj, lokalizimi në varësi të kushteve që e favorizojnë ose në të kundërt e pushojnë. Domethënëse janë edhe përsëritjet dhe intensiteti i dhimbjes, i cili mund të jetë aq i lartë sa ta bëjë jetën e pacientit shumë të vështirë. Skematikisht mund të dallosh 2 tipe, midis të cilave spondiliatroza lumbare dhe ajo cervikale. Spondiliatroza cervikale godet sidomos moshat e rritura, nuk transmetohet nga familja dhe mund të zgjasë në një kohë të papërcaktuar, duke shqetësuar edhe gjumin e natës. Dhimbja është më e shpërndarë sesa në rastin e një migrene, duke u shtuar në pjesën e pasme të kokës dhe sidomos në nyjen mes kokës dhe qafës. Shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth, ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet me emocionet intense.

Përmbajtja
1 Lumbare
2 Cervikale
3 Shkaqet
4 Pakete këshillash

Lumbare
Spondiliartroza lumbare shoqërohet me dhimbje të forta të shpinës, që nuk lejon të bëjë as lëvizjen më të vogël. I sëmuri duhet të qëndrojë në krevat të fortë në mënyrë që të mos lejohet përkulja e vertebrave, duke vështirësuar lëvizjen.

Cervikale
Dhimbjet në qafë, përveç se ka dëmtim të vertebrave, ka edhe shenja të tjera si dhimbje koke, marrje mendsh, humbje të ekuilibrit, mpirje të krahut, shtëngime të gjoksit, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje ndërmjet shpatullave.

Shkaqet:
Shkaku kryesor është dëmtimi i vertebrave të shtyllës kurrizore, Dëmtimi vjen për pasojë të ngritjes së peshave të rënda, qëndrimi për një kohë të gjatë përpara televizorit, lodhjet e tepërta fizike dhe streset psikologjike.

Pakete këshillash
Të qëndroni në një ambient të ngrohtë për qetësimin e muskulaturës së kurrizit.
Banjat termale janë shumë të mira për qetësimin e dhimbjeve të mesit.
Nëse dhimbjet janë shumë të forta atëherë nevojitet ndihma e mjekut.
Nëse nuk mund ta lëvizni kokën ose nuk mund të përkuleni duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku.
Të mos ngrihen pesha shumë të rënda, që shkaktojnë dhimbje të mesit.
Merruni me ushtrime gjimnastikore për mesin dhe ushtroni notin. Tenisi nuk është i rekomandueshëm.
Shmangni qëndrimet për një kohë të gjatë përpara televizorit, pasi çon në dëmtim të shtyllës kurrizore.

Para marrjes me seriozitet të ndonjë recete ose informate për të aplikuar në ju ose ndonjë person tjetër ju lutemi shikoni Udhëzimin rreth artikujve të mjekësisë!
Nëse ju pasi keni lexuar artikullin dhe udhëzimet mbi këto artikuj keni aplikuar përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person tjetër atëherë ju merrni tërë përgjegjësinë mbi pasojat.

Shiatiku është emri i një sindrome që është e karakterizuar nga dhimbja dhe që të dërgon drejt nervit shiatik. Nervi shi...
25/04/2015

Shiatiku është emri i një sindrome që është e karakterizuar nga dhimbja dhe që të dërgon drejt nervit shiatik. Nervi shiatik është nervi më i gjatë dhe më i madh në trup – ai është aq i trashë sa një prej gishtërinjve tanë kur arrin në pjesën e shpinës. Ai pastaj kalon nga pjesa e prapme drejt ijeve dhe poshtë tek këmba nga ku ndahet në gju në dy degë. Çdo këmbë ka nervin e tij shiatik.
Cilat janë simptomat e shiatikut?
Dhimbja nga shiatiku është ndjerë përgjatë nervit shiatik dhe mund të ndihet thellë në pjesën e prapme, me dhimbje që shkon drejt shpinës dhe poshtë për në këmbë, nganjëherë edhe në shputën e këmbës. Dhimbja mund të jetë e shoqëruar me ndjesi shpimi gjilpërash – “gjemba” apo mpirje dhe nganjëherë nga dobësia muskulare e këmbës.
Dhimbja e shiatikut ndihet zakonisht vetëm në një këmbë. Ndonjëherë, një ndjesi si një goditje elektrike mund të ndihet përgjatë nervave. Dhimbja mund të variojë nga një dhimbje e butë në një dhimbje të fortë. Dhimbjet e nervit shiatik shpesh ndihen gjatë teshtitjes, kollës, të shkuarit në tualet, ose kur ju jeni ulur dhe mund të shoqërohet me dhimbje të shpinës.
Pjesa më e madhe e dhimbjeve të shiatikut përmirësohet brenda pak javëve dhe nuk rezulton në një dëmtim të përhershëm. Nëse dhimbja juaj nuk largohet pas disa javëve, shkoni tek doktori juaj. Nëse ju humbni kontrollin e fshikëzës tuaj ose të zorrëve, ose keni dhimbje të rënda, dobësi të muskujve apo mpirje, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

Cili është shkaku i dhimbjes?
Hernia diskale
Një nga shkaqet më të zakonshme të nervit shiatik është hernia diskale. Hernia nënkupton fryrje. Disqet intervertebrale janë disqe që formojnë një mbrojtje mes rruazave të shtyllës kurrizore. Disqet kanë një shtresë të fortë të jashtme të bërë nga kërci, me një qendër të butë xhelatinoze që vepron si një amortizues.
Nëse shtresa e jashtme e diskut dobësohet, nga mosha apo lëndimi, pjesa e butë mund të pësojë fryrje përmes dobësisë – kjo është ajo që është e njohur si një hernie diskale ose thyerje. Nëse ndonjë prej 5 çifteve të rrënjëve nervore që formojnë origjinën e nervit shiatik janë të ngjeshura në shpinë nga një disk i thyer ata mund të japin një rritje të dhimbjes poshtë nervit shiatik. Jo vetëm që bën një shtypje diskale mbi rrënjët nervore, por kimikatet që derdhen nga qendra e butë e diskut irritojnë rrënjët nervore, duke shkaktuar inflamacion.
Osteofitet (Rritja e kockave)
Osteofitet janë kocka të mëdha në skajet e nyjeve. Në një përpjekje për të mbrojtur trupin, kocka të reja janë formuar në buzë të nyjeve. Kjo është quajtur rritje e kockave. Rritja e kockave në vetvete nuk është e dhimbshme, por për fat të keq, ajo mund të shkaktojë probleme. Në shpinë, rritja e kockave mund të ndërhyjë në hapësirën e rezervuar zakonisht për nerva, duke shkaktuar dhimbje të nervit shiatik.
Sindroma Piriformis
Sindroma piriformis është një shkak i pazakontë i nervit shiatik. Piriformis është një muskul që shtrihet thellë nën muskujt glutealë. Funksioni i muskulit piriformis është të bëjë rrotullimin e jashtëm dhe të stabilizojë ijet. Nervi shiatik kalon direkt në piriformis. Sindroma piriformis ndodh kur muskuli piriformis bëhet i ngushtë, shkon në spazëm ose ëjntet. Kur kjo ndodh ajo prek nervin shiatik nën të. Tek afërsisht një në 7 njerëz, nervi shiatik kalon nëpër piriformis në vend që të kalojë nën të – dhe këta njerëz mund të jenë të prirur për probleme të nervit shiatik.
Ngushtimi i kanalit kurrizor
Stenozë nënkupton ngushtim dhe stenoza e kanalit kurrizor është ngushtimi i hapësirave që mbante nervat në shpinë. Si rezultat i ngushtimit të kanalit kurrizor nervat shtypen, çka mund të shkaktojë dhimbje të pjesës së prapme, dhimbje poshtë nervit shiatik dhe dobësi të muskujve të këmbës. Nëse keni stenozë është e mundshme që ju të keni dhimbje të shpinës në shumicën e kohës apo dhimbje këmbe dhe mpirja do të fillojë kur ju të filloni të ecni. Stenoza kurrizore tenton të ndikojë tek njerëzit e moshuar më shumë sesa tek të rinjtë.
Spondiloatroza
Në këtë gjendje, një nga rruazat lëviz përpara rruazës që është nën të. Kjo deformon kanalin kurrizor dhe mund të rezultojë në rrënjët nervore të nervit shiatik duke shkaktuar ngjeshje. Tek të rriturit, rruaza e katërt dhe e pestë (L4 and L5) janë më së shpeshti të prekura, me vertebrën L4 që lëviz përpara vertebrës L5. Spondiloatroza zakonisht rezulton nga sëmundjet degjenerative të shpinës, të tilla si artriti.
Shtatzënia
Shtatzënia mund të jetë shkak presioni mbi nervin shiatik.
Shkaqe të tjera
Shiatiku mund të shkaktohet nga tumoret që cënojnë palcën kurrizore ose rrënjët nervore. Dhimbjet e forta të shpinës që shtrihen më pas në ije dhe këmbë, humbja e kontrollit të fshikëzës ose zorrës ose dobësi të muskujve, mund të rezultojnë nga tumoret kurrizore. Trauma në shpinë, të tilla si ato që rrjedhin nga aksidentet me makinë, gjithashtu mund të çojnë në dhimbje të nervit shiatik.

Si diagnostikohet shiatiku?
Mjeku juaj do të marrë parasysh historinë tuaj mjekësore dhe do të kryejë një ekzaminim fizik, sidomos të shpinës dhe këmbëve. Juve mund t’ju kërkohet për të demonstruar disa lëvizje në mënyrë që mjeku juaj të mund të kontrollojë forcën e muskujve tuaj, fleksibilitetin dhe reflekset tuaja. Rrezet X nuk janë përdorur, sepse ata nuk tregojnë hernian diskale apo dëmet nervore, por ata mund të tregojnë spondiloatrozën, rritjen e kockave dhe sëmundje të tjera të kockave. Kur simptomat janë të rënda ose të përkeqësuara, skanimet CT ose skanimet MRI shpesh janë përdorur për të identifikuar shkakun e nervit shiatik.
Si trajtohet shiatiku?
Pjesa më e madhe e shiatikut përmirësohet brenda pak javëve dhe nuk rezulton në një dëmtim të përhershëm. Nëse dhimbja juaj nuk largohet pas disa javëve, duhet të shkoni tek doktori juaj. Nëse ju humbni kontrollin e fshikëzës tuaj ose të zorrëve ose keni dhimbje të forta, dobësi të muskujve apo mpirje, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.
Kontrolli i dhimbjeve
Ilaçet josteroidale anti-inflamatore (ILSAI), siç është ibuprofeni ose aspirina, mund të jenë të domosdoshme në zvogëlimin e inflamacionit, nëse shiatiku është shkak i hernias diskale ( studimet kanë treguar që IJSAI nuk janë më të mira se placebo). Paracetamoli dhe liruesit e tjerë të dhimbjeve mund të ndihmojnë në zvogëlimin e dhimbjeve të shpinës në një afat të shkurtër dhe ju ndihmon që të qëndroni aktiv.
Të qenit aktiv
Pasi dhimbja është kontrolluar, doktori juaj mund t’ju rekomandojë një terapi fizike ose një program ushtrimesh për të forcuar muskujt e shpinës dhe për të rregulluar qëndrimin. Terapia fizike është e rëndësishme nëse ju keni hernia diskale. Mjekët tani e dinë se qëndrimi i gjatë në shtrat nuk është një ide e mirë për shiatikun dhe dhimbjet e shpinës, pasi zakonisht përkeqëson problemet. Një sërë ditësh pushim në fillimet e saj do të jenë të nevojshme, por jo më gjatë pasi muskujt që mbështesin shpinën do të fillojnë të dobësohen. Mbajtja e aktivitetit fizik siguron një efekt pozitiv mbi dhimbjet, shkallën e shërimit nga dhimbjet e shpinës dhe funksionin, në krahasim me pjesën tjetër që lidhet me të qëndruarit në shtrat.
Injeksionet epidurale steroide
Injeksionet e kortizonit mund të përdoren për të trajtuar nervin shiatik duke ndihmuar për të shtypur inflamacion rreth nervave të irrituar. Megjithatë, provat për të mbështetur efikasitetin e injeksioneve steroide janë kontradiktore.
Kirurgjia
Në raste të rënda, kirurgjia kurrizore mund të jetë e nevojshme për të bërë më shumë hapësirë për nerva në kanalin kurrizor. Chemonucleolysis është një operacion që përfshin një enzimë duke e injektuar në pjesën diskale për të shpërndarë rrjedhjen e butë të qendrës së diskut. Një diskektomi e pjesshme është një operacion që bëhet përmes një prerjeje të vogël në shpinë për të hequr një pjesë të diskut diskal që është duke shtypur një nerv. Një laminektomi përfshin kirurgjinë kurrizore për të hequr laminën dhe ndonjëherë për të krijuar më shumë hapësirë për rrënjët nervore.
Shtriqja dhe forcimi
Ushtrimet shtriqëse mund të ndihmojnë për të liruar ngurtësimin e shtyllës kurrizore. Pjesa më e madhe e shtriqjeve përqendrohen në fortësimin e muskujve që mbështesin shtyllën kurrizore. Megjithatë, kini parasysh se shtriqjet e përshtatshme për shiatikun varen nga shkaku i shiatikut. P.sh. ekzistojnë disa ushtrime shtriqjeje specifike që janë pothuajse gjithmonë të nevojshme për lirimin e sindromës piriformis dhe këto ndryshojnë nga shtriqjet që përdoren për të lehtësuar dhimbjet e nervit shiatik të shkaktuar nga stenoza kurrizore. Ushtrimet e tilla si pilatet janë të nevojshme për të korrigjuar tonin e muskujve të dobët, përmirësimin e forcës dhe stabilitetin. Pilatet shpesh mund të përmirësojnë dhimbjen e shpinës dhe gjithashtu ndihmojnë për të parandaluar episode në të ardhmen.
Masazhi
Nuk duket që të ketë ndonjë provë shkencore në lidhje me masazhin si një trajtim për dhimbjet e nervit shiatik, por disa njerëz e kanë gjetur atë të dobishëm, p.sh. në lëshimin e muskujve që kanë shkuar në spazmë.
Osteopatia
Njerëzit me dhimbje të nervit shiatik zakonisht konsultohen me osteopatët pasi janë ato që merren me gjendjen e tyre dhe disa njerëz e gjejnë të dobishme për të lehtësuar simptomat e tyre. Në aspektin e studimeve shkencore, shumica e studimeve deri më tani ka vënë re se osteopatia është për të trajtuar dhimbjet e shpinës në përgjithësi, jo konkretisht dhimbje të nervit shiatik, kështu që dëshmitë që mbështetësin përdorimin e saj ndaj dhimbjeve të nervit shiatik nuk janë të mjaftueshme. Megjithatë, disa mjekë e rekomandojnë konsultimin me një osteopat ose fizioterapist për lehtësimin e dhimbjeve të nervit shiatik dhe për të ndërmarrë një program për forcimin dhe për gjendjen e shpinës.
Fizioterapia
Doktori juaj mund t’ju këshillojë një fizioterapist për ushtrime në mënyrë që të forconi dhe të stabilizoni shpinën tuaj, dhe gjithashtu për t’ju ndihmuar në lirimin e dhimbjes shiatike.
Manipulimi kurrizor
Prova nuk është e qartë nëse manipulimi kurrizor, si p.sh. ai që kryhet nga kiroprakteri, është i dobishëm në trajtimin e dhimbjeve të nervit shiatik. Mjekët janë të shqetësuar, megjithatë ekziston një mundësi për të dëmtuar më tej hernian diskale nëpërmjet manipulimit kurrizor. Përveç kësaj, njerëzit që kanë osteoporozën ose artritin reumatoid duhet të shmangin manipulimin kurrizor.
Akupunktura
Akupunktura është futja e gjilpërave të holla në lëkurë në pikat tradicionale të akupunkturës të cilat janë menduar që të jenë vendosur nëpër meridianet që ndodhen në trup. Në ditët e sotme, nuk ka shumë dëshmi për të rekomanduar akupunkturën në trajtimin e shiatikut. Mungesa e provave mund të jetë për shkak të vështirësisë në kryerjen e gjykimeve në efektivitetin e akupunkturës. Sepse akupunktura përfshin futjen e gjilpërave në trup dhe është e vështirë ta krahasojmë atë me një trajtim të personave me aftësi të kufizuar. Akupunktura është krahasuar zakonisht me një akupunkturë të personave me aftësi të kufizuar e cili përdor pikat e akupunkturës jo-tradicionale, megjithatë, disa njerëz besojnë se çdo gjilpërë ka një efekt pozitiv në trup.
Pakot e ngrohta ose të ftohta
Nuk duket që të ketë ndonjë dëshmi definitive mbështetur në përdorimin e pakove ngrohëse apo ftohëse në trajtimin e dhimbjeve të nervit shiatik.
TENS – stimulim transcutaneous elektrik nervor
TENS është një trajtim që përdor rrymat e tensionit të ulët elektrik për lehtësimin e dhimbjeve. Më shumë dëshmi shkencore janë të nevojshme për të treguar nëse TENS është një trajtim efektiv për dhimbje të nervit shiatik, megjithatë, një studim i 1999 gjeti se TENS ishte dukshëm më efektiv sesa trajtimet e përdorura për uljen e dhimbjeve të nervit shiatik.
PENS – Stimulimi percutaneous elektrik nervor
PENS është e ngjashme me TENS, por me PENS stimulimi elektrik kalon nëpër lëkurë në indet e buta duke përdorur hetimet e ngjashme me gjilpërat e akupunkturës. Përsëri, nuk ka prova të mjaftueshme shkencore që të provojnë se PENS është një lehtësim efektiv për dhimbjet e nervit shiatik. Megjithatë, në studimin e vitit 1999 të përmendur më lart, PENS vlerësohet në mënyrë të konsiderueshme më e efektshme sesa TENS në përmirësimin e aktivitetit fizik dhe sasisë së gjumit. Përveç kësaj, 71% e pacientëve deklaruan se ata do të jenë të gatshëm që të paguajnë ekstra për të marrë terapinë PENS.

Disa kura popullore
Për përmirësimin e dhimbjeve të nervit shiatik, ekzistojnë kura dhe çajra të ndryshme të rekomanduara nga mjekë popullorë. Një nga mënyrat më të suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen çdo ditë për 30 minuta çdo seancë. Çdo i sëmurë që vuan nga dhimbjet e nervit shiatik duhet t i vazhdojë masazhet për 15 ditë. Për përmirësimin e dhimbjeve të nervit shiatik shërben edhe kura e përftuar nga përzierja e 100 gramë jodio, 30 gramë vaj gruri, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 30 tableta aspirinë dhe një kuti rozmarinë të njomë. Të gjitha këto përzihen së bashku në një enë dhe lihen në qetësi për 5 orë. Pasi kjo përzierje ka marrë trajtën e pomadës, bëhet masazhi i këmbës për 15 deri në 20 minuta, atje ku nervi shiatik është i ngacmuar. Kjo kurë vazhdon për 7 deri në 10 ditë rresht. Menjëherë pas përdorimit ju do të keni mundësi të shihni edhe efektet pozitive të kësaj kure.

Çaji i përgatitur nga gjethet e urthit
Një tjetër mënyrë është edhe çaji i përgatitur nga gjethet e urthit. Gjetheve të njoma të urthit, u shtohen 4 gota me ujë dhe lihen për t u zier për 20 minuta. Pasi kullohet, pihet nga 1 filxhan esëll në mëngjes dhe një filxhan tjetër para gjumit. Çaji pihet i ëmbëlsuar me mjaltë. Kjo kurë vazhdon për një muaj. Tjetër linjë për të lehtësuar dhimbjet e nervit shiatik është edhe përdorimi i lëvozhgave të drurit të shelgut, gjethe dhe sythe mështekne, lulet e shtogut, lulet e blirit, si dhe gjethet e hithrës dhe këputje. Pasi imtësohen mirë dhe përzihen, merret një lugë nga kjo përzierje dhe zihet në një enë me kapak të mbyllur për 5 minuta me 200 miligramë ujë. Më pas kullohet dhe pihet sa më i ngrohtë. Nëse dhimbjet e nervit shiatik janë të forta, nga përzierja merren 4 lugë dhe vlohen për 5 minuta në gjysmë litri ujë. Më pas ëmbëlsohet me mjaltë dhe pihet çdo 2 orë, nga 1 gotë çaji, por që të jetë shumë i nxehtë. Në vijim të kurave popullore, por japim edhe atë të përgatitur nga kallinjtë e bredhit të bardhë, të cilët zihen në 200 mililitër ujë. Pasi kalon 2 orë kullohet dhe ëmbëlsohet me mjaltë. Ky çaj pihet i ngrohtë esëll çdo mëngjes dhe në mbrëmje vonë nga 1 gotë çaji.
Më së shumti, shtog
Shtogu është një bimë shumë e njohur në vendin tonë. Lulet e shtogut janë të pasura me substanca vepruese, që kanë efekt mjekues në shumë sëmundje. Në sajë të këtyre substancave çaji i përftuar prej tyre ndihmon dukshëm në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga nervi shiatik. Pas studimeve të shumta të kryera për mënyrën e qetësimit të dhimbjeve, që shkakton nervi shiatik dhe dhimbjet e kolonës vertebrale është vërtetuar se çaji i përftuar nga lulet dhe frutet e shtogut ka dhënë rezultate mjaft të mira në lehtësimin e dhimbjeve. Ato përmbajnë acide organike, vitaminat A e C, esencë, si dhe një faktor veprues, që jep rezultate të mira në mjekimin e dhimbjeve, që shoqërojnë disa sëmundje. Efekte pozitive ky çaj ka dhënë edhe në uljen e temperaturës së lartë. Këshillohet pirja e menjëhershme e çajit, i ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës. Ndërsa lulet përdoren për të qetësuar dhimbjet e traktit tretës dhe në rastet e sëmundjeve, që shoqërohen me fryrje të barkut. Bima rekomandohet edhe në sëmundjet e të ftohurit, si gripi, dhe ndihmon në zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes. Rezultate mjaft të mira çaji jep edhe në pakësimin e djersës, shumë problematik ky fenomen tani në stinën e verës. Pirja e çajit përpara se të dilni do të sillte efekte pozitive. Çajin mund ta pini edhe në mbrëmje para se të flini, për të bërë një gjumë të qetë. Mjaft mirë përdoret lëngu i përftuar nga lulet dhe frutet në problemet e fytit dhe mishrave të dhëmbëve. Në rastet e acarimit dhe skuqjes së tyre, rekomandohet të bëhet gargarë disa herë në ditë, deri sa të jeni shëruar plotësisht.
Si përgatitet çaji
Për përgatitjen e çajit nevojiten 2 lugë çaji me lulet e shtogut, të cilat hidhen në një enë me ujë të valuar. Ena mbulohet me kapak dhe përmbajtja lihet në qetësi për 15 minuta. Çaji kullohet dhe pihet i ngrohtë dhe i ëmbëlsuar sipas dëshirës, me mjaltë ose me sheqer. Mund të përdoren 1 deri 3 doza të tilla në ditë. I njëjti veprim bëhet edhe për përgatitjen e çajit me frutet e kësaj bime. Pihet një gotë në ditë, sidomos para gjumit. Frutet e njoma mund të përzihen me verë të kuqe dhe të pihet brenda ditës. Kjo kurë shërben për qetësimin e nervit shiatik dhe vazhdon deri në tri javë.

Këshilla praktike
– 20-40 vjeç, është mosha te të cilët shfaqen më shpesh dhimbjet e nervit shiatik.
– 90 për qind, e të sëmurëve që vuajnë nga kjo dhimbje mund të shërohen duke i bërë masazhe këmbës.
– 6 muaj, është koha që duhet të kalojë, më pas i sëmuri mund ta ketë të domosdoshme operacionin.
– Përdorni 2 aspirina çdo ditë, pasi parandalon rishfaqjen e dhimbjeve.
– Gjatë kohës që jeni duke parë TV mbani këmbën lart duke vendosur një jastëk poshtë saj.
– Kur keni dhimbje qëndroni shtrirë për 3 ditë në një krevat të fortë.
– Mos ngrini pesha të rënda, apo të bëhen lëvizje të sforcuara, pasi ngacmon nervin.
– Këshillohet të evitoni qëndrimet në karrige ose kolltukë shumë të butë.
– Mbani një dietë të pasur me fruta perime.
– Përdorni korse në mënyrë që beli të mos përkulet, për të mos ngacmuar nervin.
– Mjekët këshillojnë bërjen e kompresave me ujë të ftohtë ose akull të këmbës që ju dhemb.

06/04/2015

Çfarë trajton fizioterapia?

FotoFizioterapia, sekreti i një jete të shëndetshme!

Fizioterapia ofron shërbime terapeutike në shumë specialitete duke përfshirë:

Ø sistemin kardio-respirator

Ø geriatri

Ø rheumatologji

Ø neurologji

Ø pediatri

Ø ortopedi- traumatologji

Ø dëmtime sportive etj…

Fizioterapia trajton çrregullimet kardio-pulmonare, përfshirë:

Ø atakun kardiak

Ø post-kirurgjinë e koronareve

Ø sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive

Ø fibrozat pulmonare.

Terapia manuale, që përdoret në këtë fushë bëhet për të ndihmuar në pastrimin e sekrecioneve të mushkërive.

Geriatri (problemet e moshave të treta)

Fizioterapia ndihmon në mirëqenien e moshave të treta. Kjo moshë preket nga shumë sëmundje si artritet, osteoporoza, alzhaimer, parkinson etj., të cilat kërkojnë trajtim fizioterapeutik të domosdoshëm.

Rheumatologji

Fizioterapia trajton pothuajse të gjitha sëmundjet rheumatizmale, ku bëjnë pjesë:

Ø dhimbjet e mesit

Ø spondilo-artroza

Ø artriti rheumatoid

Ø hernia diskale

Ø prekjet nga shiatiku dhe shumë të tjera.

Neurologji

Fizioterapia në neurologji është një fushë e fokusuar në punën me individë, të cilët kanë çrregullime neurologjike. Këto përfshijnë:

Ø dëmtimet cerebrale

Ø paraliza të ndryshme

Ø lëndimet e palcës kurrizore etj.

Këto janë dëmtime të vizionit, të ekuilibrit, të aktiviteteve jetësore të përditshme, të lëvizjeve, të forcës së muskujve dhe humbje e pavarësisë funksionale.

Ortopedi

Fizioterapia merret me trajtimin e çrregullimeve dhe lëndimeve të sistemit muskulor dhe atij skeletik, duke përfshirë rehabilitimin post- kirurgjikal, ortopedik, torsionet, frakturat, dëmtimet sportive, si dhe amputimet. Trajtimi përfshin stërvitjen terapeutike, riedukimin neuromuskular, stimulimin elektrik të muskujve dhe ushtrime specifike.

Dëmtimet sportive

Roli i trajtimit fizioterapeutik në këtë fushë është shumë i nevojshëm. Trajtimi insiston në stërvitjen e tij me ushtrime speciale, rikthimin në gjendjen e mëparëshme të sportistit, për të parandaluar përsëritjen e dëmtimit.

Pediatri

Fizioterapia në pediatri ndihmon në zbulimin e hershëm të problemeve shëndetësore tek fëmijët dhe përdor një shumëllojshmëri të gjerë të modaliteteve për trajtimin e çrregullimeve të lindura, ose të fituara të zhvillimit neuromuskular dhe skeletor. Trajtimi përqendrohet në përmirësimin e aftësive motorrike, ekuilibrin dhe koordinimin, si dhe zhvillimin njohës e ndijor.

Womens health therapy (kujdesi terapeutik ndaj grave)

Këtu trajtohen çështje të grave në lidhje me lindjen e fëmijës, dhe pas lindjes, ku përfshihen:

Ø osteoporoza

Ø dhimbjet pelvike

Ø periudha perinatale dhe pas lindjes

Ø mosmbajtja e urinës pas lindjes.

Trajtimi fizioterapeutik bazohet mbi kërkimet shkencore dhe etikën mjekësore. Trajtimi udhëhiqet nga vlerësimi, bazuar në nevojat e pacientit, duke përdorur metoda teknike të ndryshme, që shërbejnë në përmirësimin e gjendjes. Përdoren teknika të trajtimit për të nxitur aftësinë dhe cilësinë e lëvizjes, për të ulur dhimbjen, për të rikthyer funksionin dhe për të parandaluar kufizimin e lëvizjeve. Punohet me programe të orientuara për mbarëvajtje shëndetësore dhe jetë aktive. Duhet të ofrohen shërbime për të ruajtur dhe rivendosur aftësi funksionale dhe lëvizje maksimale.

Trajtimi terapeutik përfshin:

Ø ushtrime të veçanta

Ø terapi manuale

Ø teknika të relaksimit

Ø mobilizime

Ø elektroterapi

Ø këshilla të ndryshme.

Përveç metodave të përdorura në trajtimin fizioterapeutik, fizioterapistët shpesh u japin pacientëve udhëzime dhe këshilla të ndryshme, në varësi të gjendjes së tyre. Fizioterapisti duhet të punojë shumë për të ndihmuar pacientët të qëndrojnë të informuar në lidhje me gjendjen e tyre dhe trajtimet e nevojshme. Udhëzimi dhe këshillimi i pacientit është kyç për suksesin në fizioterapi.

Address

Plav

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fizioterapia - Kacanik posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram