Hospital "Dr.Ferid Murad" Gostivar

Hospital  "Dr.Ferid Murad" Gostivar Hospital

🇦🇱Me kujdes, mirëmbajtje dhe përkushtim drejt një ambienti më të gjelbër dhe më të bukur për të gjithë ne‼️Me iniciativë...
01/05/2026

🇦🇱
Me kujdes, mirëmbajtje dhe përkushtim drejt një ambienti më të gjelbër dhe më të bukur për të gjithë ne‼️

Me iniciativë të drejtorit të spitalit, Sub.Spec. Dr. Emri Bajrami, si dhe të punonjësve të Sektorit për Financa dhe Kontabilitet, në bashkëpunim me personelin teknik dhe të higjienës së spitalit, është realizuar pastrimi dhe rregullimi i të gjitha hapësirave përreth objektit ku ndodhet ky sektor.

Gjithashtu, janë mbjellë drunj, pisha dhe lule, duke i dhënë një pamje më të gjelbëruar dhe të këndshme gjithë ambientit.

Institucioni shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë të angazhuarit në këtë nismë të vlefshme.

Punonjësit e këtij sektori kanë dëshmuar vazhdimisht përkushtim dhe iniciativë për ta bërë ambientin ku punojnë sa më të bukur dhe më funksional.

Falë angazhimit dhe përkujdesjes së vazhdueshme për mirëmbajtjen e objektit nga të punësuarit e këtij sektori, sot hapësirat përreth janë të rregulluara dhe të gjelbëruara, me ulëse komode dhe ndriçim të jashtëm cilësor.

Është kënaqësi për institucionin të shohë se këto ambiente po shfrytëzohen jo vetëm nga stafi, por edhe nga qytetarët dhe kalimtarët e rastit.

Ky shembull i mirë i bashkëpunimit dhe përkujdesjes ndaj mjedisit tregon se me vullnet, kujdes dhe angazhim të përbashkët mund të arrihen rezultate të prekshme që përmirësojnë cilësinë e jetës dhe të punës për të gjithë. Institucioni do të vazhdojë të mbështesë iniciativa të tilla dhe inkurajon vazhdimin e aktiviteteve që kontribuojnë në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e hapësirave të përbashkëta.

PUNA DHE PËRKUSHTIMI SJELLIN REZULTATE POZITIVE…

Me respekt
Spitali i përgjithshëm
Dr.Ferid Murad - Gostivar

🇲🇰
Со грижа, одржување и посветеност кон позелена и поубава средина за сите нас ‼️

Со иницијатива на директорот на болницата, Суб.Спец.Др. Емри Бајрами, како и вработените од Секторот за финансии и сметководство, во соработка со техничкиот и хигиенскиот персонал на болницата, беше реализирано чистење и уредување на сите простори околу објектот каде што се наоѓа овој сектор.

Исто така, беа засадени дрвја, борови и цвеќиња, со што целиот простор доби поубав и позелен изглед.

Институцијата изразува посебна благодарност до сите вклучени во оваа вредна иницијатива.

Вработените во овој сектор постојано покажуваат посветеност и иницијатива за просторот каде што работат да биде што поубав и пофункционален.

Благодарение на ангажманот и континуираната грижа за одржување на објектот од страна на вработените во овој сектор, денес околниот простор е уреден и зелен, со клупи за одмор и квалитетно надворешно осветлување.

За институцијата претставува задоволство што овие простори се користат не само од персоналот, туку и од граѓаните и случајните минувачи.

Овој пример на соработка и грижа за животната средина покажува дека со волја, посветеност и заеднички труд може да се постигнат видливи резултати кои го подобруваат квалитетот на животот и работата за сите.

Институцијата ќе продолжи да ги поддржува ваквите иницијативи и да поттикнува активности кои придонесуваат за одржување и унапредување на заедничките простори.

Со почит
Општа болница
Др.Ферид.Мурад - Гостивар

🇦🇱Me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, ju urojmë të gjithve këtë ditë të rëndësishme për ju dhe për ...
01/05/2026

🇦🇱
Me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, ju urojmë të gjithve këtë ditë të rëndësishme për ju dhe për të gjithë ata që me përkushtim, mund dhe dije kontribuojnë çdo ditë për zhvillimin e shoqërisë sonë.

Kjo ditë na kujton jo vetëm rëndësinë e punës së ndershme, por edhe vlerën që secili prej jush sjell çdo ditë në vendin e punës dhe në jetën e përbashkët.

Ju falënderojmë për përkushtimin dhe sakrificën tuaj dhe ju dëshirojmë shëndet, mirëqenie dhe suksese në çdo hap.

Me respekt
Sub.Spec.Dr.Emri Bajrami
01.05.2026

🇲🇰
По повод 1-ви Мај - Меѓународниот ден на трудот, ви го честитаме овој значаен ден и на сите оние кои со посветеност, труд и знаење секојдневно придонесуваат за развојот на нашето општество.

Овој ден нè потсетува не само на важноста на чесната работа, туку и на вредноста што секој од вас ја внесува секој ден на работното место и во нашите заеднички животи.

Ви благодариме за вашата посветеност и ви посакуваме здравје, благосостојба и успех на секој чекор.

Со почит
Суб.Спец.Др.Емри Бајрами
01.05.2026

🇦🇱Ministri i Shëndetësisë, z. Azir Aliu, vizitoi Spitalin e Gostivarit ‼️Spitali i Gostivarit njofton se Ministri i Shën...
29/04/2026

🇦🇱Ministri i Shëndetësisë, z. Azir Aliu, vizitoi Spitalin e Gostivarit ‼️

Spitali i Gostivarit njofton se Ministri i Shëndetësisë, z. Azir Aliu, realizoi vizitë në spital në kuadër të projektit për modernizimin e repartit të gjinekologjisë dhe obstetrikës, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, përfshirë shtetin gjerman dhe organizatën Project HOPE.

Drejtori i spitalit, Dr. Emri Bajrami, e falënderoi ministrin për angazhimin dhe mbështetjen në përmirësimin e kushteve dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për nënat dhe fëmijët.

Me respekt
Spitali Gostivar

🇲🇰Министерот за здравство, г. Азир Алиу, ја посети Општата болница во Гостивар ‼️

Општата болница во Гостивар информира дека Министерот за здравство, г. Азир Алиу, реализираше посета во рамки на проектот за модернизација на одделението за гинекологија и акушерство, во соработка со меѓународни партнери, вклучувајќи ја Германија и организацијата Project HOPE.

Директорот на болницата, д-р Емри Бајрами, му се заблагодари на министерот за ангажманот и поддршката за подобрување на условите и квалитетот на здравствените услуги за мајките и децата.

Со почит
Општа болница Гостивар

🇦🇱Nga sot, 11 infermiere të reja i bashkohen Spitalit “Dr. Ferid Murad” në Gostivar, me vendim të përhershëm pune‼️Spita...
21/04/2026

🇦🇱Nga sot, 11 infermiere të reja i bashkohen Spitalit “Dr. Ferid Murad” në Gostivar, me vendim të përhershëm pune‼️

Spitali “Dr. Ferid Murad” në Gostivar njofton se, duke filluar nga sot, kanë nisur punën 11 infermiere të reja me arsim të mesëm, të cilat janë punësuar me vendim të përhershëm pune.

Drejtori i spitalit, Sub.Spec.Dr. Emri Bajrami, u ka uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e tyre stafit të ri, duke i falënderuar për angazhimin dhe gatishmërinë për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Nga ana e tyre, infermieret e sapo punësuara kanë shprehur mirënjohje ndaj drejtorit dhe menaxhmentit të spitalit për besimin dhe mundësinë e dhënë.

Me respekt
Spitali i përgjithshëm Gostivar
21.04.2026

🇲🇰Од денес, 11 нови медицински сестри се приклучуваат на ЈЗУ „Д-р Ферид Мурад“ – Гостивар, со одлука за трајно вработување‼️

ЈЗУ „Д-р Ферид Мурад“ – Гостивар ја известува јавноста дека од денес со работа започнуваат 11 нови медицински сестри со средно образование, кои се вработени со одлука за трајно вработување.

Директорот на установата, Суб.Спец.Др.Емри Бајрами, им посака добредојде и многу успех во нивната работа на нововработените, изразувајќи благодарност за нивната посветеност и подготвеност да придонесат во унапредувањето на здравствените услуги.

Од своја страна, нововработените медицински сестри изразија благодарност до директорот и менаџментот на болницата за довербата и укажаната можност.

Со почит
Општа болница - Гостивар
21.04.2026

🇦🇱Së bashku drejt një shërbimi më cilësor – Spitali “Dr. Ferid Murad” Gostivar forcon ekipin me kuadro të reja ‼️Njoftoj...
17/04/2026

🇦🇱Së bashku drejt një shërbimi më cilësor – Spitali “Dr. Ferid Murad” Gostivar forcon ekipin me kuadro të reja ‼️

Njoftojmë qytetarët e Gostivarit dhe më gjerë se, pas hapjes së konkursit më datë 07.08.2025 për 37 punësime të reja, sot u realizua një hap i rëndësishëm me ndarjen e vendimeve të punës për një pjesë të kandidatëve të përzgjedhur.

Sot kanë marrë vendim pune 20 të punësuar nga profile të ndryshme, ndërsa 17 vendime të tjera do të ndahen në javët në vijim, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 37 punësime.

Me këtë, Spitali “Dr. Ferid Murad” në Gostivar përforcon kapacitetet e tij me këto pozita:
• Një (1) mjek specialist radiolog
• Pesë (5) mjekë të përgjithshëm
• Dy (2) infermierë të diplomuar
• Dy (2) fizioterapistë të diplomuar
• Njëmbëdhjetë (11) infermierë me arsim të mesëm
• Një (1) personel teknik ndihmës
• Një (1) punëtor i shërbimit teknik
• Nëntë (9) higjienistë (pastruese)
• Katër (4) teknikë të kujdesit shëndetësor ndaj pacientëve
• Një (1) korrier

Gjithsej: 37 punësime

Veçanërisht theksojmë se, pas plot 20 viteve, për herë të parë është arritur të merret vendim për punësimin e 9 higjienistëve (pastrueseve), një hap shumë i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve higjienike dhe funksionimin e përditshëm të spitalit tonë.

Me këtë rast, drejtori i spitalit, Sub. Spec. Dr. Emri Bajrami, i përshëndeti të punësuarit e rinj duke u uruar suksese në rrugëtimin e tyre profesional. Ai theksoi rëndësinë e përkushtimit, përgjegjësisë dhe punës së ndershme në shërbim të pacientëve, duke i inkurajuar që të japin kontribut maksimal në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Nga ana e tyre, të punësuarit e rinj shprehën falënderim për besimin e dhënë dhe mundësinë për të qenë pjesë e këtij institucioni, duke u zotuar se do të angazhohen me përkushtim dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrave të tyre.

Ky zhvillim përfaqëson një angazhim konkret për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit ndaj pacientëve.

Me respekt
Menaxhmenti i spitalit
Dr.Ferid Murad Gostivar

🇲🇰Заедно кон поквалитетни услуги – ЈЗУ „Д-р Ферид Мурад“ Гостивар го зајакнува тимот со нови кадри ‼️

Ја известуваме јавноста во Гостивар и пошироко дека, по објавувањето на конкурсот на ден 07.08.2025 година за 37 нови вработувања, денес се реализираше значаен чекор со доделување на решенија за вработување на дел од избраните кандидати.

Денес решенија за вработување добија 20 лица од различни профили, додека преостанатите 17 решенија ќе бидат доделени во наредните недели, со што вкупниот број ќе изнесува 37 вработувања.

Со ова, ЈЗУ „Д-р Ферид Мурад“ – Гостивар ги зајакнува своите капацитети со следните позиции:
• Еден (1) специјалист радиолог
• Пет (5) општи лекари
• Двајца (2) дипломирани медицински сестри
• Двајца (2) дипломирани физиотерапевти
• Единаесет (11) медицински сестри со средно образование
• Едно (1) помошно техничко лице
• Еден (1) работник во техничка служба
• Девет (9) хигиеничари (хигиеничарки)
• Четири (4) техничари за здравствена нега на пациенти
• Еден (1) курир

Вкупно: 37 вработувања

Особено истакнуваме дека, по цели 20 години, за прв пат е донесена одлука за вработување на 9 хигиеничари, што претставува значаен чекор за подобрување на хигиенските услови и секојдневното функционирање на установата.

По тој повод, директорот на установата, Субспец. д-р Емри Бајрами, ги поздрави нововработените и им посака успех во нивната професионална кариера. Тој ја нагласи важноста на посветеноста, одговорноста и совесната работа во служба на пациентите, охрабрувајќи ги да дадат максимален придонес во унапредување на квалитетот на здравствените услуги.

Од своја страна, нововработените изразија благодарност за укажаната доверба и можноста да бидат дел од оваа установа, ветувајќи дека ќе работат со посветеност и професионалност.

Овој развој претставува конкретен чекор кон унапредување на квалитетот на здравствените услуги и грижата за пациентите.

Со почит
Менаџментот на болница Др.Ферид Мурад Гостивар

Среќни Велигденски празници ‼️✔️ЧеститВелигденВи посакуваме овој празник да донесе мир, здравје и надеж во секое семејст...
11/04/2026

Среќни Велигденски празници ‼️
✔️ЧеститВелигден
Ви посакуваме овој празник да донесе мир, здравје и надеж во секое семејство.

✔️GëzuarPashkët
Urojmë që kjo festë të sjellë paqe, shëndet dhe shpresë në çdo familje.

🇦🇱Të gjithë punonjësit në shëndetësi me paga më të larta nga Marsi 2026 (+6%)Ju njoftojmë se nga muaji mars 2026 është r...
10/04/2026

🇦🇱Të gjithë punonjësit në shëndetësi me paga më të larta nga Marsi 2026 (+6%)

Ju njoftojmë se nga muaji mars 2026 është realizuar rritja e pagave prej 6% për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë. Në bazë të kësaj rritjeje, nga Sektori për Financa dhe Kontabilitet pranë Spitalit “Dr. Ferid Murad” – Gostivar janë përgatitur dhe procesuar pagat për rreth 460 të punësuar, të cilët tashmë i kanë pranuar pagat e tyre me rritje.

Në shenjë vlerësimi për punën e palodhur, përkushtimin dhe sakrificën e vazhdueshme të punonjësve shëndetësorë, kjo rritje përfshin të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë. Mjekët, motrat medicinale dhe stafi administrativ përbëjnë shtyllën kryesore të sistemit shëndetësor dhe kontributi i tyre mbetet jetik për kujdesin ndaj qytetarëve. Në bazë të dispozitave ligjore dhe vendimeve përkatëse institucionale, është miratuar rritje prej 6% për të gjitha profilet, duke përfshirë të gjitha institucionet dhe nivelet profesionale në shëndetësi.

Rritja e pagave nuk llogaritet vetëm nga koeficienti bazë, por nga koeficienti i përgjithshëm dhe të gjitha të ardhurat shtesë, siç janë kujdestaritë, puna e natës, kushtet e punës, orët shtesë, puna gjatë festave dhe kompensime të tjera. Për këtë arsye, rritja reale ndryshon nga një i punësuar tek tjetri, në varësi të angazhimit dhe orëve të realizuara. Nga gjithsej rreth 460 të punësuar, rritja e pagës neto ka qenë nga 1.500 den deri në 8.000 den, në varësi të koeficientit dhe orëve shtesë. Kjo tregon se rritja nuk është vetëm në pagën bazë, por përfshin të gjitha të ardhurat e përgjithshme të të punësuarve.

Pagat në sektorin e shëndetësisë llogariten dhe realizohen në bazë të koeficienteve të përcaktuara me kontratën kolektive nga Ministria e Shëndetësisë, duke garantuar transparencë dhe barazi për të gjithë të punësuarit.

Sipas statistikave të përgatitura nga udhëheqësi i sektorit të financave dhe kontabilitetit, Mr. Artan Hamiti, është bërë një krahasim i pagave ndërmjet vitit 2017 dhe muajit mars 2026. Kjo analizë dëshmon për një rritje të ndjeshme të pagave ndër vite, ku në shumicën e rasteve ato janë rritur afërsisht dyfish.

Disa nga shembujt konkretë janë:
• Dr. Subspecialist: nga 35.670 den në vitin 2017, në 69.593 den në mars 2026 (+95%)
• Dr. Primarius: nga 35.263 den në 68.875 den (+95%)
• Dr. Specialist: nga 32.977 den në 64.823 den (+95%)
• Mjek i përgjithshëm: nga 25.970 den në 47.328 den (+82%)
• Motër medicinale: nga 16.441 den në 32.888 den (+100%)
• Administratë me arsim të lartë: nga 22.510 den në 38.977 den (+73%)
• Administratë me arsim të mesëm: nga 15.327 den në 30.638 den (+100%)

Gjithashtu, është paraparë që kjo rritje të vazhdojë edhe më tej, ku në muajin shtator 2026 do të realizohet një rritje shtesë prej 1% për të gjitha profilet në sektorin e shëndetësisë.

Këto zhvillime përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të punës, rritjes së motivimit dhe forcimit të kapaciteteve profesionale në këtë sektor kaq të rëndësishëm për shoqërinë.

TE GJITHE SE BASHKU PER NJE SHENDETESI ME CILESORE DHE ME TE SIGURT PER TE GJITHE QYTETARET…

Me respekt
Drejtor
Sub.Spec.Dr.Emri Bajrami
10.04.2026

🇲🇰 Сите вработени во здравството со повисоки плати од март 2026 година (+6%)

Ве информираме дека од месец март 2026 година е реализирано зголемување на платите од 6% за сите вработени во секторот здравство.

Врз основа на ова зголемување, од Секторот за финансии и сметководство при ЈЗУ Општа болница „Д-р Ферид Мурад“ – Гостивар се подготвени и процесирани платите за околу 460 вработени, кои веќе ги имаат примено своите плати со зголемување.

Како знак на признание за нивната посветеност, труд и континуирана грижа за пациентите, ова зголемување ги опфаќа сите вработени во здравствениот сектор.

Лекарите, медицинските сестри и административниот кадар се клучен столб на здравствениот систем и нивниот придонес е од исклучително значење за општеството.

Согласно законските одредби и донесените одлуки, утврдено е зголемување од 6% за сите профили, во сите здравствени институции.

Зголемувањето на платите не се однесува само на основниот коефициент, туку се пресметува врз основа на вкупниот коефициент и сите додатоци на плата, како што се дежурства, ноќна работа, услови за работа, прекувремени часови, работа за време на празници и други надоместоци. Поради тоа, реалното зголемување варира кај вработените, во зависност од нивниот ангажман и работните часови. Кај околу 460 вработени во нашата болница, зголемувањето на нето платата се движи од 1.500 денари до 8.000 денари, во зависност од коефициентот и остварените дополнителни часови. Ова значи дека зголемувањето не е само во основната плата, туку ги опфаќа сите вкупни приходи на вработените.

Платите во здравството се пресметуваат и исплаќаат врз основа на коефициентите утврдени со Колективниот договор од Министерството за здравство, со што се обезбедува транспарентност и еднаков третман за сите вработени.

Според статистиките подготвени од раководителот на секторот за финансии и сметководство, м-р Артан Хамити, извршена е споредбена анализа на платите од 2017 година со платите во март 2026 година. Анализата покажува значително зголемување на платите, при што кај најголемиот дел од профилите тие се речиси двојно зголемени.

Некои од конкретните примери се:
• Доктор субспецијалист: од 35.670 ден во 2017 година, на 69.593 ден во март 2026 (+95%)
• Доктор примариус: од 35.263 ден на 68.875 ден (+95%)
• Доктор специјалист: од 32.977 ден на 64.823 ден (+95%)
• Доктор по општа медицина: од 25.970 ден на 47.328 ден (+82%)
• Медицинска сестра: од 16.441 ден на 32.888 ден (+100%)
• Администрација со високо образование: од 22.510 ден на 38.977 ден (+73%)
• Администрација со средно образование: од 15.327 ден на 30.638 ден (+100%)

Исто така, предвидено е ова зголемување да продолжи и понатаму, при што во месец септември 2026 година ќе се реализира дополнително зголемување од 1% за сите профили во здравствениот сектор.

Овие активности претставуваат значаен чекор кон подобрување на условите за работа, зголемување на мотивацијата и зајакнување на професионалните капацитети во овој исклучително важен сектор.

СИТЕ ЗАЕДНО ЗА ПОКВАЛИТЕТНО И ПОБЕЗБЕДНО ЗДРАВСТВО ЗА СИТЕ ГРАЃАНИ…

Со почит
Директор
Суб.Спец.Др.Емри Бајрами
10.04.2026

🌍Urime dita BOTËRORE E SHËNDETIT‼️✔️ Kujdesuni për veten tuaj që të jeni të shëndetshëm dhe gjithmonë besoni se mund të ...
07/04/2026

🌍Urime dita BOTËRORE E SHËNDETIT‼️

✔️ Kujdesuni për veten tuaj që të jeni të shëndetshëm dhe gjithmonë besoni se mund të jeni të suksesshëm në atë që dëshironi me të vërtetë, sepse qytetarët e shëndetshëm janë pasuria më e madhe që çdo vend mund të ketë.

✔️ Dita Botërore e Shëndetit është një ditë globale e ndërgjegjësimit shëndetësor që festohet për çdo vit më 7 prill, nën sponsorizimin e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), si dhe të organizatave të tjera të ndërlidhura.

✔️Në vitin 1948, OBSH organizoi Asamblenë e Parë Botërore të Shëndetit. Asambleja vendosi të caktojë 7 prillin si Ditën Botërore të Shëndetit. Dita Botërore e Shëndetit mbahet për të shënuar themelimin e OBSH-së, dhe shihet si një mundësi nga organizata të ndryshme për të tërhequr vëmendjen në mbarë botën për një subjekt me rëndësi të madhe për shëndetin global çdo vit. [1] OBSH-ja në këtë datë organizon ngjarje ndërkombëtare, rajonale dhe lokale në lidhje me një temë të veçantë shëndetësore. Dita Botërore e Shëndetit pranohet nga qeveri të ndryshme dhe organizata joqeveritare me interes në çështjet e shëndetit publik, të cilët gjithashtu organizojnë aktivitete dhe theksojnë mbështetjen e tyre në raportet e mediave, siç është Këshilli Global i Shëndetësisë.

Me respekt
Sub.Spec.Emri Bajrami
07.04.2026

🌍 СВЕТСКИ ДЕН НА ЗДРАВЈЕТО‼️

✔️ Грижете се за себе, бидете здрави и секогаш верувајте дека може да бидете успешни во она што навистина го посакувате, бидејќи здравите граѓани се најголемото богатство што секоја Земја може да го има.

✔️ Светскиот ден на здравјето е глобален ден за подигање на здравствената свест кој се одбележува секоја година на 7 април, под спонзорство на Светската здравствена организација (СЗО), како и други сродни организации.

✔️Во 1948 година, СЗО го организираше Првото Светско здравствено собрание. Собранието одлучи 7 април да биде прогласен за Светски ден на здравјето. Светскиот ден на здравјето се одржува за да го одбележи основањето на СЗО, а различни организации го гледаат како можност да го привлечат светското внимание на тема од големо значење за глобалното здравје секоја година. [1] СЗО на овој датум организира меѓународни, регионални и локални настани поврзани со одредена здравствена тема. Светскиот ден на здравјето го препознаваат различни влади и невладини организации со интерес за прашања од јавното здравје, кои исто така организираат активности и ја истакнуваат својата поддршка во извештаите на медиумите, како што е Глобалниот здравствен совет.

Со почит
Дуб.Спец.Емри Бајрами
07.04.2026

🇦🇱Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Sub.Spec.Dr.Stojo Boshkoski, internist endokrinolog  i resp...
04/04/2026

🇦🇱Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Sub.Spec.Dr.Stojo Boshkoski, internist endokrinolog i respektuar, i cili për vite me radhë shërbeu me përkushtim në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar.

Në emër të drejtorisë, personelit dhe kolegëve të spitalit, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.

Dr. Boshkoski do të kujtohet gjithmonë si një profesionist i jashtëzakonshëm, i përkushtuar ndaj pacientëve dhe një koleg i çmuar. Kontributi i tij i palodhur dhe përkushtimi ndaj profesionit e bëjnë atë një nga punëtorët më të vyer të institucionit tonë.

Kujtimi për të do të mbetet i paharruar.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

🇲🇰Со длабока тага ја примивме веста за смртта на Суб.Спец.Др. Стојо Бошкоски, интернист ендокринолог кој со години посветено работеше во Општата болница „Д-р Ферид Мурад“ во Гостивар.

Во име на директорот, персоналот и колегите од болницата, изразуваме искрено сочувство до семејството, роднините и сите кои го познаваа и соработуваа со него.

Д-р Бошкоски ќе остане запаметен како исклучителен професионалец, посветен на пациентите и ценет колега. Неговиот труд, пожртвуваност и придонес го вбројуваат меѓу највредните работници на нашата установа.

Неговиот спомен ќе живее засекогаш.

Нека му е вечна слава.

🇦🇱🤝 Sot Spitali i Gostivarit pranoi një donacion prej 5 karrocash dhe 5 mbajtëse për ecje, të cilat do t’u shërbejnë pac...
23/03/2026

🇦🇱
🤝 Sot Spitali i Gostivarit pranoi një donacion prej 5 karrocash dhe 5 mbajtëse për ecje, të cilat do t’u shërbejnë pacientëve me lëvizshmëri të kufizuar.

👏 Drejtori i spitalit, Sub.Spec. Emri Bajrami, falënderoi donatoren, e cila e dhuroi këtë donacion në emër të të ndjerit z. Hamza Fejzi, duke shprehur mirënjohje dhe vlerësim për kontributin dhe respektin e treguar ndaj institucionit dhe pacientëve tanë.

Në shenjë falënderimi, drejtori i spitalit i ndau mirënjohje vajzës së të ndjerit për këtë akt human.

Me respekt,
Spitali i Gostivarit
23.03.2026

🇲🇰
🤝 Денес, Општата болница во Гостивар прими донација од 5 инвалидски колички и 5 помагала , кои ќе им служат на пациентите со ограничена подвижност.

👏 Директорот на болницата, Субспец. Емри Бајрами, ѝ се заблагодари на донаторката, која ја донираше оваа донација во име на покојниот г. Хамза Фејзи, изразувајќи благодарност и висока почит за придонесот и поддршката кон институцијата и нашите пациенти.

Во знак на благодарност, директорот на болницата ѝ додели признание на ќерката на покојниот за овој хуман гест.

Со почит,
Општа болница Гостивар
23.03.2026

Urime festen e madhe të FITËR BAJRAMIT të gjithë besimtarëve muslimanë ‼️Në këtë ditë të veçantë për të gjithë ne, dëshi...
20/03/2026

Urime festen e madhe të FITËR BAJRAMIT të gjithë besimtarëve muslimanë ‼️

Në këtë ditë të veçantë për të gjithë ne, dëshiroj t'ju uroj shëndet të mirë, shumë arsye gëzimi dhe lumturie, si dhe plotësimin e të gjitha dëshirave.

Në këtë ditë madhështore të Fitër Bajramit, ju uroj të jetoni në paqe me më të dashurit tuaj, ju dhe familjarët tuaj qofshin të shëndetshëm dhe të gëzuar gjithmonë.

Toleranca, MIRËNJOHJA, sinqeriteti dhe korektësia mbizotrofshin gjithmonë në zemrat tuaja.

Me respekt
Dr.Emri Bajrami
20.03.2026

Reparti i Gjinekologjisë…
10/03/2026

Reparti i Gjinekologjisë…

Address

Major Cede Filipovski 29
Gostivar
1230

Telephone

042212800

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hospital "Dr.Ferid Murad" Gostivar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share