Aurum - Qendra për Këshillim Familjar dhe Mbështetje Psiko-Sociale

Aurum - Qendra për Këshillim Familjar dhe Mbështetje Psiko-Sociale Qendra për Këshillim Familjar - Aurum

Gëzuar BajraminСреќен БајрамBajram Mubarek Olsun
20/03/2026

Gëzuar Bajramin
Среќен Бајрам
Bajram Mubarek Olsun

03/03/2026

Mbështetje psiko-sociale FALAS!

Qendra AURUM – Shkup, me mbështetje të Министерство за труд и социјална политика-Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, ofron shërbime për:
🔸Gratë dhe të rejat viktima të dhunës
🔸Të rinj dhe adoleshentë
🔸Familje që përballen me sfida emocionale dhe konflikte

💬 Këshillim individual dhe grupor
🛡️ Siguri, mbështetje dhe diskrecion profesional
🤝 Orientim dhe ndihmë praktike për situata të vështira

📲 Kontaktoni tani, shëndeti mendor dhe mirëqenia e familjes tuaj janë prioriteti ynë!

Për informata dhe detaje në👇

078 389 121
center.aurumsk@gmail.com




NJOFTIM ZYRTARQendra për Këshillim dhe Mbështetje Psiko-Sociale AURUM – Shkup, në bazë të marrëveshjes për ofrim të shër...
22/02/2026

NJOFTIM ZYRTAR

Qendra për Këshillim dhe Mbështetje Psiko-Sociale AURUM – Shkup, në bazë të marrëveshjes për ofrim të shërbimeve sociale terciare dhe me mbështetje financiare nga Ministria për Punë Sociale, Demografi dhe të Rinj, njofton opinionin publik se ofron shërbime sociale falas për qytetarët.

Shërbimet përfshijnë:

🔸Përgatitje për martesë, jetë familjare dhe prindërim
🔸Këshillim bashkëshortor dhe ndërmjetësim familjar (mediacion)
🔸Mbështetje psiko-sociale për viktima të dhunës në familje
🔸Mbështetje në raste të dhunës mes moshatarëve
🔸Forma të tjera të specializuara të këshillimit

Shërbimet realizohen përmes seancave individuale dhe grupore nga profesionistë të licencuar, duke garantuar konfidencialitet dhe standarde të larta profesionale.

Ky program përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të familjes dhe përmirësimit të mirëqenies sociale, duke synuar mbështetjen e komunitetit më të gjerë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe promovimin e shëndetit psiko-social në shoqëri.

Të gjithë qytetarët e interesuar mund të kontaktojnë Qendrën AURUM për informata shtesë dhe caktim termini në👇

📞 078 389 121

Shërbimet financohen nga Ministria për Punë Sociale, Demografi dhe të Rinj.










ОФИЦИЈАЛНО СООПШТЕНИЕ ОД ЦЕНТАР АУРУМ

Центарот за советување и психо-социјална поддршка AУРУМ– Скопје, врз основа на договорот за обезбедување на терцијарни социјални услуги и со финансиска поддршка од Министерството за социјална политика, демографија и млади, ја информира јавноста дека обезбедува бесплатни социјални услуги за граѓаните.

Услугите опфаќаат:

🔸Подготовка за брак, семеен живот и родителство
🔸Брачно советување и семејна медијација
🔸Психо-социјална поддршка за жртви на семејно насилство
🔸Поддршка во случаи на врсничко насилство
🔸Други специјализирани форми на советување

Услугите се реализираат преку индивидуални и групни сесии од страна на лиценцирани професионалци, со гарантирање на доверливост и високи професионални стандарди.

Оваа програма претставува значаен чекор кон зајакнување на семејството и подобрување на социјалната благосостојба, со цел поддршка на пошироката заедница во Република Северна Македонија и промоција на психо-социјалното здравје во општеството.

Сите заинтересирани граѓани можат да го контактираат Центарот AУРУМ за дополнителни информации и закажување термин на контакт телефон 👇

📞078 389 121

Услугите се финансирани од Министерство за труд и социјална политика

#ЦЕНТАРАУРУМ
#СоцијалниУслуги
#ПсихоСоцијалнаПоддршка
#СилниСемејства
#Млади
#ПревенцијаНаНасилство
#СоцијалнаБлагосостојба
#Министерствозасоцијалнаполитикадемографијаимлади

Qendra Aurum ju uron Ramazan të begatë, me paqe në zemër, forcë shpirtërore dhe mirësi në çdo ditë.U qoftë ky muaj burim...
18/02/2026

Qendra Aurum ju uron Ramazan të begatë, me paqe në zemër, forcë shpirtërore dhe mirësi në çdo ditë.
U qoftë ky muaj burim drite, durimi dhe afrimi me njëri-tjetrin.🌙

Nëna kur kujdeset për fëmijën nuk sakrifikon por dhuron dashuri  shkruan Nietzsche. Nëpër librat e shenjtë shkruhet se:”...
25/01/2026

Nëna kur kujdeset për fëmijën nuk sakrifikon por dhuron dashuri shkruan Nietzsche. Nëpër librat e shenjtë shkruhet se:”dashuria nuk është sakrificë por dhurim”. Kujdes prindër, sidomos nënat që vazhdimisht u kujtojnë fëmijëve edhe kur ato janë në mosha madhore, që sa shumë kanë sakrifikuar për ti rritur. Kjo shprehje i ul vlerat dashurisë prindërore në përgjithësi dhe dashurisë së nënës në veçanti Po e pame rritjen e femijes sakrifice apo sa kemi sakrifikuar, i kemi zbehur fëmijës dëshirën për jetën. Ja kemi transformuar atë në një gjë të mundimshme apo borxh për tu larë. Kujdes prindër, asnjëri nga ju, në të vërtetë nuk dëshiron një gjë të tillë. Për pak vëmëndje që të zgjidhni fjalën e duhur, i trasmetoni fëmijës një “gjë” që në fakt nuk ju shkon në mend.

Lira Gjika

Regjistrimi vazhdon të jetë i hapurVendet janë të limituara!Mëso më shumë për👇DISIPLINËN POZITIVE-NJOHJA DHE APLIKIMI PR...
24/01/2026

Regjistrimi vazhdon të jetë i hapur
Vendet janë të limituara!

Mëso më shumë për👇
DISIPLINËN POZITIVE-NJOHJA DHE APLIKIMI PRAKTIK

PLANIFIKIMI I PLANPROGRAMIT ZHVILLIMOR
Dy module shumë të rëndësishme për për çdo edukatorë/e, dhe prefesioniste e punës me fëmijë!

Data:31 Janar-1 Shkurt
Ora: 10:00-14:30
Vendi: Vtora Makedonska Brigada




Regjistrohu në: 070796602

TRAJNIMI PROFESIONAL PËR EDUKATOREMODULI I DYTË DHE I TRETË -Disiplina Pozitive – Njohja dhe Aplikimi Praktik-Planifikim...
19/01/2026

TRAJNIMI PROFESIONAL PËR EDUKATORE
MODULI I DYTË DHE I TRETË

-Disiplina Pozitive – Njohja dhe Aplikimi Praktik
-Planifikimi i Planprogramit Zhvillimor

Ky trajnim synon të forcojë kapacitetet profesionale të edukatoreve përmes metodave bashkëkohore, praktike dhe të bazuara në zhvillimin e shëndetshëm emocional dhe social të fëmijëve.

Trajnuese: Msc. Psik. Dafina Prokshi
Data: 31 Janar & 01 Shkurt 2026
Ora: 10:00-14:30
Vendndodhja: Vtora Makedonska Brigada

Certifikim: Me akreditim ndërkombëtar (CDC)

Rezervimi i pjesëmarrjes:
📞 070 796 602 dhe përmes linkut:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdBz2bbZeuqRBxzn_36NbIV57VJiaKC1P8DbXbhx3eVUQnfag/viewform?usp=publish-editor

📌 Numri i vendeve është i kufizuar.

Investimi në edukatore është investim i drejtpërdrejtë në mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve.

15/01/2026

Trajnimi i Qendrës Aurum u pasqyrua edhe në një reportazh nga TV Alsat

Faleminderit për vëmendjen mediatike.

13/01/2026

Qendra Aurum licencohet zyrtarisht si ofruese e shërbimeve sociale

Qendra Aurum është licencuar zyrtarisht si ofruese e shërbimeve sociale nga Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, duke shënuar një moment të rëndësishëm institucional në rrugëtimin e saj shumëvjeçar në fushën e mbështetjes psikosociale.
Ky licencim vjen pas një procesi të gjatë pune, përmbushjeje të kritereve ligjore dhe profesionale, si dhe vlerësimi të standardeve të shërbimeve që Qendra Aurum ofron për fëmijët, familjet dhe individët në nevojë. Ai përfaqëson një konfirmim zyrtar të cilësisë, etikës profesionale dhe përgjegjësisë me të cilën qendra ka ndërtuar dhe zhvilluar aktivitetin e saj ndër vite.
Me këtë licencim, Qendra Aurum vazhdon dhe zgjeron angazhimin e saj në ofrimin e shërbimeve psikosociale, këshillimore dhe mbështetëse, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme, më të ndjeshme dhe më të përgjegjshme ndaj mirëqenies sociale.
Qendra Aurum mbetet e hapur për bashkëpunim me institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile, profesionistë të fushës dhe partnerë të tjerë, me qëllim zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve sociale cilësore në dobi të komunitetit.

Центарот Аурум официјално лиценциран како давател на социјални услуги

Центарот Аурум е официјално лиценциран како давател на социјални услуги од страна на Министерството за социјална политика, демографија и млади, со што се означува значаен институционален чекор во неговото долгогодишно работење во областа на психосоцијалната поддршка.
Ова лиценцирање доаѓа по долг процес на работа, исполнување на законските и професионалните критериуми, како и проценка на стандардите на услугите кои Центарот Аурум ги обезбедува за деца, семејства и поединци во потреба. Истото претставува јасна потврда за квалитетот, професионалната етика и одговорноста со кои центарот го гради и развива своето работење низ годините.
Со ова лиценцирање, Центарот Аурум го продолжува и го проширува својот ангажман во обезбедувањето психосоцијални, советодавни и поддржувачки услуги, придонесувајќи кон градење на поздраво, почувствително и поодговорно општество.
Центарот Аурум останува отворен за соработка со јавни институции, организации на граѓанското општество, стручни лица и други партнери, со цел развој и обезбедување квалитетни социјални услуги во интерес на заедницата.

13.01.2026

AURUM INVESTON NË ZHVILLIMIN E HERSHËMTrajnim profesional për edukatore mbi fazat zhvillimore të fëmijëve 1–5 vjeçZhvill...
10/01/2026

AURUM INVESTON NË ZHVILLIMIN E HERSHËM

Trajnim profesional për edukatore mbi fazat zhvillimore të fëmijëve 1–5 vjeç

Zhvillimi i hershëm i fëmijërisë mbetet një nga faktorët më të rëndësishëm për mirëqenien dhe shëndetin mendor të brezave të ardhshëm. Me këtë qëllim, Qendra për Këshillim Familjar dhe Mbështetje Psikosociale AURUM, në bashkëpunim me MSc. Dafina Prokshi, realizoi trajnimin profesional me temë:
“Njohja e fazave të hershme të zhvillimit të fëmijëve 1–5 vjeç – Edukimi i hershëm”.

Trajnimin e udhëhoqi MSc. Dafina Prokshi, e cila përmes qasjes shkencore dhe praktike prezantoi fazat kryesore të zhvillimit fizik, emocional, social dhe njohës të fëmijëve, si dhe shenjat paralajmëruese që kërkojnë vëmendje dhe ndërhyrje të hershme.
Ndërkohë, Sabile Sherifi, foli për nevojën urgjente të trajnimeve të tilla në realitetin tonë shoqëror, duke theksuar se investimi në edukimin e hershëm është investim afatgjatë në shoqëri më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme.

Trajnimi u karakterizua nga diskutime të hapura dhe të frytshme, shkëmbim përvojash profesionale si dhe ushtrime interaktive, të cilat krijuan një ambient aktiv mësimi dhe reflektimi për edukatoret dhe profesionistët pjesëmarrës.

Ky aktivitet shënon fillimin e një cikli trajnimesh që Qendra Aurum planifikon të zhvillojë në fushën e zhvillimit të hershëm, me fokus në fuqizimin e kapaciteteve profesionale, parandalimin dhe ndërhyrjen e hershme, si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për fëmijët dhe familjet.

Qendra Aurum vazhdon misionin e saj për të qenë një aktor aktiv në ndërtimin e politikave dhe praktikave që mbështesin fëmijërinë e hershme dhe mirëqenien familjare.

07/01/2026

Reagim nga Qendra Aurum lidhur me rastin e dhunimit të së miturës në Likovë

Qendra Aurum shpreh shqetësimin dhe trishtimin e thellë për rastin e dhunimit të një të miture në Komunën e Likovës. Dhuna seksuale ndaj fëmijëve është një krim i rëndë që cenon dinjitetin, sigurinë dhe zhvillimin e tyre emocional e psikologjik. Si qendër e specializuar për mbështetje psikosociale të fëmijëve, të rinjve dhe familjeve, ne e shohim këtë rast si një thirrje urgjente për veprim të përgjegjshëm shoqëror dhe institucional.

Në përputhje me misionin tonë për të mbrojtur dhe fuqizuar fëmijët dhe familjet, ne theksojmë rëndësinë që organet kompetente të veprojnë me prioritet të plotë, profesionalizëm dhe ndjeshmëri të lartë, duke garantuar mbrojtjen, sigurinë dhe privatësinë e së miturës dhe familjes së saj. Po ashtu, mbështetja psikologjike dhe terapeutike afatgjatë është thelbësore për rimëkëmbjen emocionale të viktimave të dhunës.

Ky rast na kujton se parandalimi fillon nga familja, shkolla, institucionet dhe komuniteti ynë. Vetëdijësimi, edukimi për mbrojtjen e fëmijëve, raportimi i hershëm dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve janë mekanizma kyç për të ndaluar dhunën.

Qendra Aurum qëndron pranë së miturës dhe familjes së saj dhe mbetet e përkushtuar në misionin e saj për ofrimin e mbështetjes profesionale psikosociale, promovimin e sigurisë së fëmijëve dhe forcimin e familjeve si mjedisi më i rëndësishëm i mbrojtjes dhe zhvillimit të tyre.

Qendra për Këshillim Familjar dhe mbështetje Psikosociale AURUM

07.01.2026

🔔VETËM EDHE TRE VENDE TË LIRA PËR TRAJNIMIN PROFESIONAL PËR EDUKATORENjohja e fazave zhvillimore të fëmijëve 1–5 vjeç-Ed...
05/01/2026

🔔VETËM EDHE TRE VENDE TË LIRA PËR TRAJNIMIN PROFESIONAL PËR EDUKATORE

Njohja e fazave zhvillimore të fëmijëve 1–5 vjeç-Edukimi i Hershëm

⏱️Ora:10:00
📍 Vendi: Qendra Aurum
💶 Çmimi i pjesëmarrjes: 30 euro

📜 Çertifikim: Çertifikatë me akreditim ndërkombëtar (CDC)

Për informata dhe rezervim të pjesëmarrjes:
+389 70 796 602

Address

Ulica Vtora Makedonska Brigada 14/5
Skopje
1000

Telephone

+38978389121

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Aurum - Qendra për Këshillim Familjar dhe Mbështetje Psiko-Sociale posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Aurum - Qendra për Këshillim Familjar dhe Mbështetje Psiko-Sociale:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram