14/05/2026
PO ZHVILLOHET TRAJNIMI PËR KIRURGJI ROBOTIKE I MJEKËVE NGA “ACIBADEM SISTINA” NË STAMBOLL
Specialistët tanë të gjinekologjisë dhe obstetrikës, Dr. Boban Sarxhovski dhe Dr. Josif Gjoreski, përfunduan me sukses programin e trajnimit për aplikimin e teknologjisë robotike në kirurgjinë gjinekologjike. Trajnimi u mbajt në Qendrën TOUMAI®️ të Trajnimit për Kirurgji Robotike, e zhvilluar në bashkëpunim me MicroPort në kuadër të Universitetit Acıbadem në Stamboll, Turqi.
Kirurgjia robotike përfaqëson një nga teknologjitë më bashkëkohore në mjekësi dhe një përparim të rëndësishëm në kryerjen e ndërhyrjeve gjinekologjike. Kjo teknologji përdoret në trajtimin e gjendjeve të ndryshme, përfshirë miomat, endometriozën, trajtimin e plotë të patologjive malinje dhe sëmundje të tjera komplekse. Falë precizitetit të lartë të instrumenteve robotike dhe vizualizimit të avancuar 3D, kirurgët mund të kryejnë procedura me siguri, kontroll dhe saktësi më të madhe.
Për pacientët, kirurgjia robotike mundëson më pak dhimbje, rrezik më të ulët të komplikimeve, prerje minimale, qëndrim më të shkurtër në spital dhe rikuperim dukshëm më të shpejtë.
Edukimi i vazhdueshëm dhe avancimi profesional i stafit mjekësor janë pjesë e përkushtimit të “Acibadem Sistina” për zbatimin e arritjeve më të fundit botërore në mjekësi dhe ofrimin e kujdesit të lartë shëndetësor për pacientët. Me implementimin e teknologjisë robotike, spitali do t’u mundësojë pacientëve qasje në trajtimet më moderne mjekësore, të cilat deri më tani kanë qenë të disponueshme vetëm në qendrat më të zhvilluara mjekësore në botë.