Dua ylberin

Dua ylberin "Dua ylberin" Shoqatë për fëmijë me nevoja të veçanta. Staf me logoped, defektolog, psikolog, punonjes social. email: shoqataduaylberin@hotmail.com

Studentët e UNT-së në vizitë praktike në Dua ylberin 🌈
09/04/2026

Studentët e UNT-së në vizitë praktike në Dua ylberin 🌈

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin Nxënësit dhe stafi i Shkolla e Mesme Marija Kiri Skllodovska realizuan një ...
09/04/2026

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Nxënësit dhe stafi i Shkolla e Mesme Marija Kiri Skllodovska realizuan një vizitë në Qendrën Dua Ylberin, ku patëm mundësinë të njihemi më afër me fëmijë me autizëm dhe me nevoja të veçanta dhe botën e tyre të veçantë 🌈

Kjo vizitë u realizua nën udhëheqjen e profesoreshave Ganimete Bilalli dhe Sumeja Demiri, si dhe psikologut të shkollës Blerim Nebiu, së bashku me nxënësit tanë. Përmes kësaj përvoje, nxënësit patën mundësinë të mësojnë më shumë për rëndësinë e mirëkuptimit, pranimit dhe mbështetjes për çdo individ në shoqëri duke mos i dalluar ata por vetëm duke iu ndihmuar.

Le të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri më të ndjeshme dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë

Lulja e Bajramit🌸🤲
24/03/2026

Lulja e Bajramit🌸🤲

Emocionet e fëmijëve dhe sfidat sociale 🌈duaylberin.org
23/03/2026

Emocionet e fëmijëve dhe sfidat sociale 🌈

duaylberin.org

Në përditshmërinë intensive që po jetojmë, në përqëndrimin gjithnjë e më të madh që kemi ndaj mirërritjes së fëmijëve, na paraqiten sfida nd...

Lulja e Bajramit 2026 🌸🤲
23/03/2026

Lulja e Bajramit 2026 🌸🤲

Me shumë mirënjohje ndaj Kryqit të Kuq për organizimin e aktivitetit “Lulja e Bajramit”, i cili vazhdoi një traditë të mirëpritur me shumë e...

"Dua ylberin" në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sociale pranë Universitetit "Nënë Tereza" Shkup përmes një Panel ...
03/12/2025

"Dua ylberin" në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sociale pranë Universitetit "Nënë Tereza" Shkup përmes një Panel diskutimi shënoi Ditën Ndërkombëtare të personave me nevoja të posaçme. Fjala përshëndetëse e Dekanes së Fakultetit të Shkencave Sociale Doc. Dr. Arta Xhelili, si dhe aspektet përkatëse të trajtimit të kësaj teme nga Doc.Dr. Nita Beluli Luma, Doc. Dr. Elisabeta Bajrami Ollogu, Prof. Inor. Dr. Hava Rexhepi dhe Msc. Edlira Destani nxorën mesazhe të rëndësishme për mundësinë e adresimit të problemeve dhe zbatimit të mekanizmave ligjore dhe politike në realizimin e të drejtave sociale të këtyre qytetarëve.
Falenderojmë profesorët dhe studentët për angazhimin e pakursyer.



Çdo rrugëtim nis me një hap.Vazhdojmë.
17/10/2025

Çdo rrugëtim nis me një hap.
Vazhdojmë.

Kujdesuni për shëndetin mendor çdo ditë, në çdo hap.
09/10/2025

Kujdesuni për shëndetin mendor çdo ditë, në çdo hap.

20/09/2025

Vazhdojmë të lexojmë lajme të tmerrshme për humbje jete në mënyrë të papritur të fëmijëve. Duam të gjejmë fajtor, të gjejmë një rrugëzgjidhje për të mos ndodhur më, por duket se asgjë nuk po lëviz në këtë drejtim.
Fëmijët po humbasin shpresën se do dëgjohen, po humbasin shpresën se do ndihmohen kur të tjerët vendosin që t'ju fyejnë identitetin, t'ju shkelin ëndrrat, t'ju vjedhin fëmijërinë.
Ne si të rritur po dëgjojmë qarje, klithma, po shohim lot dhe shirita të zinj, por nuk kemi gadishmërinë të jemi seriozë dhe t'ju themi fëmijëve të ndalojnë të luajnë rolin e të fortit, e fyesit, e dhunuesit, përçmuesit.
Vetëm fjala STOP nuk po mjafton. Duhet punë sistematike nga të gjithë së bashku, për t'i kthyer sërisht fëmijët në periudhën me të njëjtin emër.

Raste të tilla, vetëm pak ditë më parë u publikuan në Shqipëri e Kosovë, ku prindërit u tmerruan nga pamjet e dhunës. Pr...
31/08/2025

Raste të tilla, vetëm pak ditë më parë u publikuan në Shqipëri e Kosovë, ku prindërit u tmerruan nga pamjet e dhunës.
Prindër të dashur, këto nuk janë thjesht raste individuale – janë një alarm për të gjithë ne. Flisni me fëmijët tuaj, mësoni t’u qëndroni afër, dëgjojini dhe udhëzojini. Dhuna nuk është mënyrë komunikimi, por një shenjë e boshllëkut emocional që duhet mbushur me dashuri, empati dhe edukim.

22/08/2025
17/06/2025

Regjistrimi i fëmijëve me nevoja të posaçme në qendrën "Dua ylberin" në Haraçinë

Të gjithë fëmijët që kanë udhëzim nga MKF (Меѓународна Класификација на Функционирање) mund të paraqiten në Dua ylberin duke kontaktuar për regjistrim në numrin e telefonit 070 454 388.

Dokumentet e nevojshme që duhet të sillni për regjistrimin e fëmijës janë:

1. Udhëzimi nga MKF (ku të jetë e shkruar që fëmija ka nevojë për trajtim individual me defektolog, logoped ose psikolog).

2. Çertifikata e lindjes së fëmijës.

3. Fotokopje të dokumenteve të identifikimit të prindërve ose kujdestarit.

4. Raport mjekësor i fëmijës që përshkruan nevojat specifike që ka fëmija

5. Fotografi e fëmijës (format pasaporte).

Takimi i parë do të mbahet të hënën më 24 qershor në orën 11:00 në ambientet e qendrës Dua ylberin në shkollën "Sami Frashëri" në Haraçinë.

Për më shumë informata dhe për të bërë regjistrimin, kontaktoni qendrën "Dua ylberin" në numrat e telefonit 070 454 388 ose 070 855 574.

Address

Љуба Ивановиќ, 3
Skopje
1142

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dua ylberin posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Dua ylberin:

Share