Spitali klinik Zhan Mitrev

Spitali klinik Zhan Mitrev Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Spitali klinik Zhan Mitrev, Hospital, Bledski Dogovor no. 8, Skopje.

⚕️Sot shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve – një ditë e dedikuar për heroinat që çdo ditë kujdesen për shëndetin...
12/05/2026

⚕️Sot shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve – një ditë e dedikuar për heroinat që çdo ditë kujdesen për shëndetin, dinjitetin dhe mirëqenien e pacientëve.

Infermierët janë shtylla e çdo sistemi shëndetësor. Roli i tyre nuk është vetëm profesional, por edhe thellësisht njerëzor – ata janë mbështetje, ngushëllim dhe siguri në momentet më të vështira. Me përkushtimin, profesionalizmin dhe empatinë e tyre, ata bëjnë një ndryshim të vërtetë në jetën e shumë njerëzve.

Në klinikën tonë, infermierët janë pjesë e pazëvendësueshme e ekipit. Ata janë zemra e funksionimit të përditshëm – nga kontakti i parë me pacientët, kujdesi i vazhdueshëm, deri te rikuperimi. Profesionalizmi dhe qasja e tyre e ngrohtë janë ajo që na bën më të mirë dhe më pranë çdo pacienti.

Ju falënderojmë për punën tuaj të palodhshme, përkushtimin dhe humanizmin.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve! ❤❤❤

26 vite përvojë, njohuri dhe përkushtim të ndara me gjeneratat e reja dhe kolegët nga rajoniNë Kongresin e parë ballkani...
08/05/2026

26 vite përvojë, njohuri dhe përkushtim të ndara me gjeneratat e reja dhe kolegët nga rajoni

Në Kongresin e parë ballkanik për kardiologji pediatrike dhe kardiokirurgji në Prishtinë, Dr. Zhan Mitrev mori pjesë si folës në një panel të veçantë të dedikuar trajtimit të sëmundjeve të lindura të zemrës, ku prezantoi përvojën, zhvillimin dhe rezultatet e klinikës sonë në fushën e kirurgjisë kardiovaskulare.

Duke folur për përvojën e klinikës në trajtimin e sëmundjeve të lindura të zemrës, ai theksoi se deri tani janë trajtuar me sukses rreth 1.570 raste, ndërsa klinika realizon rreth 1.000 operacione dhe rreth 800 procedura vaskulare në vit.

Në vështrim të zhvillimit të vazhdueshëm të trajtimit kardiovaskular, ai theksoi se që nga viti 2007 klinika ka avancuar ndjeshëm në diagnostikë përmes përdorimit të CT skanerit. Ai shtoi se ekipi ynë mjekësor sot është shumë i specializuar në diagnostikimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe përdor teknologji 3D të zemrës për trajtime më komplekse.

Në fund të prezantimit, Dr. Mitrev ndau dy raste të veçanta të foshnjave nga Kosova, të cilat ishin trajtuar me sukses nga sëmundje të rralla të zemrës, duke dëshmuar jo vetëm ekspertizën, por edhe ndikimin human të këtij profesioni.

07/05/2026

Pacientja jonë Fluturije Musollari nga Pogradeci, më 31 dhjetor 2025, iu nënshtrua me sukses operacionit të zemrës me 4 by-pass-a. Ajo vjen rregullisht për kryerjen e kontrolleve, ndihet shumë mirë dhe në vijim ndan me ne përvojën e saj pozitive.

I urojmë pacientes tonë shumë shëndet dhe vetëm ditë të bukura! ❤ ❤ ❤

Ndiqni dëshminë e saj 👇

Kjo është një vajzë e vogël, por vërtet e fortë dhe  guximtare 🩷Vetëm një javë pas lindjes, u zbulua se kishte defekte s...
05/05/2026

Kjo është një vajzë e vogël, por vërtet e fortë dhe guximtare 🩷

Vetëm një javë pas lindjes, u zbulua se kishte defekte serioze të zemrës, hapje ndërmjet atriumeve (ASD) dhe ndërmjet barkusheve (VSD). Një diagnozë që gjithmonë sjell shqetësim dhe pasiguri.

Defekti i septumit ventrikular (VSD) është defekti më i shpeshtë i lindur i zemrës dhe përbën rreth 20% të të gjitha rasteve të tilla. Kur defektet janë më të mëdha, zemra nuk mund të funksionojë në mënyrë efikase. Mushkëritë marrin shumë gjak, dhe si zemra ashtu edhe mushkëritë punojnë nën një ngarkesë të shtuar.

Tek kjo vajzë e vogël, simptomat gradualisht bëheshin gjithnjë e më të theksuara. Gjatë tre muajve të para në shtëpi, frymëmarrja ishte e shpejtë dhe e vështirë, shpesh djersitej, lodhej shpejt dhe kishte vështirësi në shtimin e peshës.

Pas marrjes se vendimit për trajtim kardio-kirurgjik, ekipi yne mjekesor realizoi operacionin i cili kaloi me sukses. Pasoi një rikuperim i shpejtë dhe, pas një hospitalizimi të shkurtër, foshnja u kthye në shtëpi.

Sot, ajo është një foshnjë e qetë, e buzëqeshur dhe aktive. Merr frymë lehtë dhe ka nje rritje dhe zhvillim normal.

Një histori që na kujton se diagnoza në kohë dhe trajtimi i duhur bëjnë një ndryshim të madh 🩷

Peeling profesional me BIODROGA Medical Institute tashmë në dispozicion në Zhan Mitrev Estetik – vendi juaj i ri për kuj...
29/04/2026

Peeling profesional me BIODROGA Medical Institute tashmë në dispozicion në Zhan Mitrev Estetik – vendi juaj i ri për kujdes të nivelit të lartë.

Ky trajtim intenziv, por i kontrolluar në mënyrë strikte, vepron drejtpërdrejt në burimin e problemeve:

✅ Largon qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës
✅ Rikthen balancin e pH natyral të lëkurës dhe trajton aknet
✅ Stimulon rigjenerimin qelizor dhe hidratimin e thellë

🧪 Koktej acidi i personalizuar: Pavarësisht nëse keni problem me aknet, pigmentimin, rrudhat apo dehidrimin, ekipi ynë përdor kombinime të llojeve të ndryshme të acideve të përshtatura saktësisht për lëkurën tuaj.

Besoni në ekspertizën zvicerane e cila tashmë gjendet në duart e ekipit të Zhan Mitrev Estetik.

📞 Rezervoni terminin tuaj që sot në: 02/3091-484, 02/3104-910 ose 072-262-385.

Listën e plotë të trajtimeve estetike dhe procedurave rigjeneruese mund ta gjeni në faqen tonë të internetit: https://aesthetic.zmc.mk/

Lindje me prerje cezariane me trajtim mbretëror!Në Qendrën për nënën dhe foshnjën pranë Klinikës Zhan Mitrev, lindja jua...
27/04/2026

Lindje me prerje cezariane me trajtim mbretëror!

Në Qendrën për nënën dhe foshnjën pranë Klinikës Zhan Mitrev, lindja juaj është një proces i planifikuar me kujdes ku siguria dhe komoditeti janë në vend të parë.
Paketa jonë për lindje me prerje cezariane prej 150.000 denarë, ofron:

✅ Transparencë të plotë – pa asnjë kosto të fshehur.
✅ Fleksibilitet – mundësi pagese me këste.
✅ Bashkëpunim me sigurime shëndetësore private.
✅ Ekzaminime obstetrike falas pas javës së 36-të dhe shumë benefite të tjera..

Me depozitë prej vetëm 12.000 denarë, fitoni edhe strisha (tampona) mikrobiologjike gjenitale falas dhe analiza të plota para lindjes.

Na lejoni të kujdesemi për sigurinë tuaj ndërkohë që ju shijoni momentet e para me foshnjën tuaj.

24/04/2026

❤Operimi me sukses i foshnjës së porsalindur me defekt të rrallë dhe të rëndë kongjenital të zemrës👶

Në Klinikën Zhan Mitrev u realizua me sukses një operacion urgjent për shpëtimin e jetës tek foshnja e lindur vetëm disa ditë më parë. Foshnja u transportua nga Kosova me transportin tonë të specializuar neonatal, në inkubator dhe me ventilim mekanik, për shkak të një defekti serioz dhe të rrallë kongjenital të zemrës.

Bëhet fjalë për d-TGA (transpozimi i arterieve të mëdha), një anomali komplekse kardiake në të cilën aorta dhe arteria pulmonare janë vendosur në pozicione të gabuara që gjatë zhvillimit fetal. Për këtë arsye, qarkullimi është zhvilluar me përzierje të gjakut arterial dhe venoz, me oksigjenim të pamjaftueshëm të organeve dhe cianozë të theksuar, gjendje e njohur si sindromi i “foshnjës blu”.

Pas pranimit në gjendje të rëndë, foshnja fillimisht u stabilizua, pas së cilës u krye operacioni urgjent në zemër të hapur nga ekipi ynë kardiokirurgjik i udhëhequr nga Dr. Zhan Mitrev.

Me korrigjimin dhe rindërtimin e suksesshëm të dy arterieve të mëdha, gjatë vetë operacionit u vërenjt një ndryshim dramatik: zemra nga ngjyrë blu e errët mori ngjyrën e saj natyrale të kuqe, ndërsa lëkura e foshnjës u kthye në një ngjyrë rozë të shëndetshme, shenjë e qartë për vendosjen e qarkullimit normal.

Tek foshnja pasoi një rikuperim i shpejtë postoperativ. Tashmë foshnja merr frymë vetë, ushqehet dhe çdo ditë është gjithnjë e më aktive.

Edhe pse diagnoza tingëllon e frikshme, është e rëndësishme të dihet se kjo gjendje trajtohet me sukses me anë të ndërhyrjes në kohë dhe kujdesit të specializuar. Ky rast është një tjetër dëshmi e ekspertizës dhe përkushtimit të ekipit tonë dhe e mundësive të kirurgjisë moderne kardiake pediatrike.

💪Këtij luftëtari të vogël i urojmë të rritet i shëndetshëm, dhe i urojmë një fëmijëri të bukur dhe plot buzëqeshje!❤🍀

Rezultate që flasin vetë: deri në -19% shtresa yndyrore! 🔥Mos ëndërroni për siluetën perfekte – krijojeni atë me Venus B...
24/04/2026

Rezultate që flasin vetë: deri në -19% shtresa yndyrore! 🔥

Mos ëndërroni për siluetën perfekte – krijojeni atë me Venus Bliss MAX™. Ky trajtim i fuqishëm është i dizajnuar për ata që kërkojnë efikasitet maksimal dhe kombinon tre teknologji të avancuara që mundësojnë:
✅ Reduktim të shtresës yndyrore
✅ Ngritje të lëkurës
✅ Përmirësim të tonusit muskulor

👉 Rezultatet bëhen të dukshme brenda 12 javëve pas trajtimit të parë, ndërsa efektet përfundimtare varen nga qëllimet tuaja individuale dhe gjendjes së trupit.

Për informacion më të detajuar rreth këtij trajtimi, vizitoni faqen tonë të internetit: https://aesthetic.zmc.mk/

Rezervoni konsultim falas ose trajtim në: 02/3091-484, 02/3104-910 ose 072-262-385.

Klinika “Zhan Mitrev” në Ditën e Hapur dhe të Karrierës 2026 organizuar nga UGDDita e Hapur dhe e Karrierës 2026 nën org...
23/04/2026

Klinika “Zhan Mitrev” në Ditën e Hapur dhe të Karrierës 2026 organizuar nga UGD

Dita e Hapur dhe e Karrierës 2026 nën organizimin e UGD edhe një herë tregoi sa e rëndësishme është lidhja midis të rinjve, sektorit akademik dhe atij të biznesit. Ngjarja bashkoi mijëra studentë dhe nxënës të shkollave të mesme, si dhe mbi 50 kompani, duke krijuar hapësirë për komunikim të drejtpërdrejtë dhe mundësi të reja.

Klinika “Zhan Mitrev” ishte pjesë e këtij eventi të rëndësishëm me stendën e saj, e cila tërhoqi vëmendje dhe vizitueshmëri të madhe. Një numër i madh studentësh treguan interes serioz, duke drejtuar pyetje lidhur me mundësitë për praktikë dhe punësim në të ardhmen, gjë që edhe një herë konfirmon atraktivitetin e sektorit shëndetësor dhe besimin në punën tonë.

Veçanërisht na gëzoi fakti që stenda jonë u vizitua edhe nga pacientë të mëparshëm, të cilët ndanë përvoja pozitive dhe lavdërime, duke i dhënë vlerë shtesë gjithë ngjarjes.

Vazhdojmë të investojmë tek të rinjtë dhe të ndërtojmë të ardhmen së bashku ❤🍀

Shumë nëna të ardhshme ëndërrojnë për lindje natyrale, por kanë frikë nga dhimbja.Në Qendrën për nënën dhe foshnjën në k...
21/04/2026

Shumë nëna të ardhshme ëndërrojnë për lindje natyrale, por kanë frikë nga dhimbja.

Në Qendrën për nënën dhe foshnjën në klinikën Zhan Mitrev, ne po e ndryshojmë këtë përvojë. Me aplikimin e metodave më moderne për lindje spontane pa dhimbje, ju mundësojmë të jeni plotësisht të pranishme në momentin kur foshnja juaj vjen në jetë, pa stres dhe pa dhimbje të panevojshme.

Paketa jonë për lindje spontane pa dhimbje është krijuar për t’ju ofruar shumë më tepër se kujdes mjekësor – ne jemi pranë jush dhe foshnjës suaj në çdo hap:

👉 4 kontrolle pediatrike falas për foshnjën tuaj gjatë muajit të parë, përfshirë ekzaminimet dhe vaksinimin.
👉 Ekzaminime obstetrike falas pas javës së 36-të.
👉 Ekzaminim gjinekologjik falas për nënën pas lindjes.
👉 Përgatitje e plotë laboratorike para lindjes…
Dhe shumë përfitime të tjera për nënën dhe foshnjën pas lindjes.

✅ Të gjitha përfitimet e paketës janë të disponueshme me anë të një depozite paraprake prej 12.000 denarësh, me të cilën gjithashtu përfitoni analiza mikrobiologjike gjinekologjike falas dhe analiza para lindjes.

Maturantë dhe absolventë, a jeni të gatshëm të shkëlqeni? 🎓Mbrëmja e maturës apo e absolventiadës është çasti kur duhet ...
20/04/2026

Maturantë dhe absolventë, a jeni të gatshëm të shkëlqeni? 🎓

Mbrëmja e maturës apo e absolventiadës është çasti kur duhet të ndjeheni si një yll i vërtetë. Në “Zhan Mitrev Estetik”, ne e dimë rrugën drejt pamjes së përkryer: fuqia e patentuar e Hydrafacial!

Ky nuk është një trajtim i thjeshtë, por një teknologji premium e patentuar që bën mrekulli të vërteta në disa hapa. Hydrafacial është “must-have”-i juaj, sepse kombinon:

✅ Pastrim të thellë të lëkurës
✅ Peeling të lehtë për përmirësimin e teksturës
✅ Nxjerrje të komedoneve pa irritim
✅ Hidratim maksimal me serume të specializuara

Rezervoni konsultim falas ose trajtim në: 02/3091-484, 02/3104-910 ose 072-262-385!
Të gjitha detajet për këtë trajtim mund t’i gjeni në faqen tonë të internetit:
https://aesthetic.zmc.mk/

Address

Bledski Dogovor No. 8
Skopje
1000

Telephone

+38923091484

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali klinik Zhan Mitrev posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Spitali klinik Zhan Mitrev:

Share

Category