Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување

  • Home
  • Macedonia
  • Tetovë
  • Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување

Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување We provide Person-centered Counselling and Psychotherapy to overcome Stress, Anxiety and other Emotional Disturbance

- We provide Person-centered Counselling and Psychotherapy to overcome Stress, Anxiety and other Emotional Disturbance.
- Ofrojmë Këshillim dhe Psikoterapi për të tejkaluar stresin, ankthin dhe shqetësimet е tjera emocionale.
- Нудиме советување и психотерапија за надминување на стресот, анксиозноста и другите емоционални нарушувања.

👉Realizuam Geshtalt puntori edukative me grupin e katërt, e udhëhequr nga MSc.Sema Halili,psikoterapeute/ trajnuese.👉Fal...
26/10/2025

👉Realizuam Geshtalt puntori edukative me grupin e katërt, e udhëhequr nga MSc.Sema Halili,psikoterapeute/ trajnuese.
👉Falemnderojmë të gjithë edukantët që ishin bashk me ne dhe ndanë përvojat e tyre të cilët kontribuan që këto puntori të përmbyllen me sukses.....
👉Trajnimi në Geshtal Terapi tashmë është kthyer në traditë shumëvjeçare në qendrën tonë ku profesionalizmi dhe përkushtimi janë dëshmi e sukseseve të shumta në fushën e trajnimeve kualitative me trajner dhe supezvizor të akredituar nga vendi dhe jashtë.
👉 Vetëm në Qendrën Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување në bashkpunim me Qendrën ASPEKTI-Gestalt psihoterapija i edukacija "Mladen Kostikj" Skopje, ofrohet mundësi për të ndjekur 4 vite Geshtalt Edukim në gjuhën shqipe me program të akredituar dhe sertifikuar nga EAGT.
Edukanti merr gjatë procesit edukativ 4 vjeçar 2 Sertifikate. Njëra pas mbarimit të Nivelit bazik (kohëzgjatja 2 vite)- Geshtalt Këshillues, dhe tjetra pas mbarimit të Nivelit të avansuar (kohëzgjatja 2 vite) Geshtalt Psikoterapeut.

👉 Реализиравме Гешталт едукативна работилница со четвртата група предводена од М-р.Сема Халили, психотерапевт/ тренер.
👉Им се заблагодаруваме на сите едуканти кои беа со нас и ги споделија своите искуства кои придонесоа за успешно завршување на овие работилници.....
👉Едукацијата за Гешталт терапија веќе стана долгогодишна традиција во нашиот центар каде професионалноста и посветеноста се доказ за бројни успеси на полето на квалитативната обука со тренери и супервизори акредитирани од земјата и странство.
ASPEKTI-Gestalt psihoterapija i edukacija "Mladen Kostikj" Skopje
Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување





👉Realizuam Geshtalt puntori edukative me grupin e nivelit të dytë në Geshtalt Psikoterapi, e supervizuar nga MSc.Snezhan...
12/10/2025

👉Realizuam Geshtalt puntori edukative me grupin e nivelit të dytë në Geshtalt Psikoterapi, e supervizuar nga MSc.Snezhana Andreeva, psikoterapeute/ trajnuese, supervizore dhe MSc.Sema Halili, psikoterapeute/ trajnuese.
👉 Në kuadër të obligimeve në Geshtalt Terapi gjithashtu kishim edhe dy udhëheqëje grupore nga edukantet :
Amina Qazimi,mjeke/,psikologe,geshtalt këshilluese dhe MSc.Fatime Tairi, psikologe klinike/ geshtalt këshilluese.
👉Falemnderojmë të gjithë edukantët që ishin bashk me ne dhe ndanë përvojat e tyre të cilët kontribuan që këto puntori të përmbyllen me sukses.....
👉Trajnimi në Geshtal Terapi tashmë është kthyer në traditë shumëvjeçare në qendrën tonë ku profesionalizmi dhe përkushtimi janë dëshmi e sukseseve të shumta në fushën e trajnimeve kualitative me trajner dhe supezvizor të akredituar nga vendi dhe jashtë.
👉 Vetëm në Qendrën Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување në bashkpunim me Qendrën ASPEKTI-Gestalt psihoterapija i edukacija "Mladen Kostikj" Skopje, ofrohet mundësi për të ndjekur 4 vite Geshtalt Edukim në gjuhën shqipe me program të akredituar dhe sertifikuar nga EAGT.
Edukanti merr gjatë procesit edukativ 4 vjeçar 2 Sertifikate. Njëra pas mbarimit të Nivelit bazik (kohëzgjatja 2 vite)- Geshtalt Këshillues, dhe tjetra pas mbarimit të Nivelit të avansuar (kohëzgjatja 2 vite) Geshtalt Psikoterapeut.

👉 Реализиравме Гешталт едукативна работилница со едукантите од втор степен, под супервизија на М-р.Снежана Андреева,психотерапевт/ тренер и супервизор и М-р.Сема Халили, психотерапевт/тренер.
Како дел од обврските во Гешталт терапија имавме и водење на групи од две едукантки Амина Ќазими, лекар,психолог/ гешталт советувач; и Фатиме Таири, клинички психолог/ гешталт советувач.
👉Им се заблагодаруваме на сите едуканти кои беа со нас овој викенд и ги споделија своите искуства кои придонесоа за успешно завршување на овие работилници.....
👉Едукацијата за Гешталт терапија веќе стана долгогодишна традиција во нашиот центар каде професионалноста и посветеноста се доказ за бројни успеси на полето на квалитативната обука со тренери и супервизори акредитирани од земјата и странство во соработка со ЕАГТ акредитирана програма за Гешталт Терапија од ASPEKTI-Gestalt psihoterapija i edukacija "Mladen Kostikj" Skopje
Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување

ASPEKTI-Gestalt psihoterapija i edukacija "Mladen Kostikj" Skopje
Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување





#
#
#

🧠 10 Tetor – Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor 🌍💚Sot është dita kur ndalemi për pak çaste dhe reflektojmë mbi një as...
09/10/2025

🧠 10 Tetor – Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor 🌍💚

Sot është dita kur ndalemi për pak çaste dhe reflektojmë mbi një aspekt thelbësor të jetës sonë – shëndetin mendor.
Shpesh flasim për trupin tonë, për ushqimin, për aktivitetin fizik… por harrojmë se mendja dhe zemra kanë po aq nevojë për kujdes, pushim dhe mirëqenie.

Shëndeti mendor nuk do të thotë thjesht mungesë sëmundjeje. Do të thotë ekuilibër emocional, aftësi për të përballuar sfidat e përditshme, për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme dhe për të gjetur kuptim në jetën tonë.
Çdokush mund të kalojë periudha ankthi, trishtimi apo stresi – dhe kjo është normale.
Ajo që ka rëndësi është të mos i fshehim ndjenjat, të flasim hapur dhe të kërkojmë mbështetje kur kemi nevojë.

💬 Le të fillojmë duke dëgjuar njëri-tjetrin me më shumë empati.
💚 Le të kujtojmë se fjalët tona kanë fuqi – një fjalë e ngrohtë mund të bëjë ndryshim të madh për dikë që po lufton në heshtje.
🤝 Le ta thyejmë tabunë që shpesh e rrethon shëndetin mendor, sepse të kërkosh ndihmë është forcë, jo dobësi.

Sot dhe çdo ditë, kujdesu për veten.
Bëj një pushim.
Fol me dikë që të kupton.
Dëgjo zemrën tënde.

" Kur kalon momentin tënd më të keq e vetme , diçka brenda teje ndryshon përgjithmonë.Mëson se njerëzit vijnë e ikin.Se ...
29/09/2025

" Kur kalon momentin tënd më të keq e vetme , diçka brenda teje ndryshon përgjithmonë.
Mëson se njerëzit vijnë e ikin.
Se premtimet thyhen.
Se ndihma rrallëherë vjen kur vërtet e ke më shumë nevojë...
Dhe kur më në fund del nga ai ferr, kupton se nuk të intereson më kush qëndron apo kush largohet , sepse ke zbuluar se i vetmi njeri që do të jetë pranë teje në çdo betejë , në çdo rënie , në çdo errësirë … je TI.
Të përballesh me dhimbjen pa askënd në krah, të bën më të fortë , të PANDALSHME .
Pushon së lypuri vëmendje.
Pushon së kërkuari pranimin e të tjerëve , dhe fillon të përqendrohesh tek ajo që ka vërtet rëndësi: vetja jote , forca jote , rritja jote .
Kush e meriton vendin në jetën tënde, do të vijë pa pasur nevojë t’i lutesh , kush nuk e meriton, do të ikë… ...Dhe kur gjithëçka mbaron , del me diçka që askush s’mund të ta marrë kurrë:
një Mendësi të Pathyeshme. "

✒️ Tiziana Nutile

🌍 25 Shtator – Dita Ndërkombëtare e Psikoterapisë 2025✨ Transformative Power of Therapy ✨Sot e theksojmë fuqinë transfor...
25/09/2025

🌍 25 Shtator – Dita Ndërkombëtare e Psikoterapisë 2025
✨ Transformative Power of Therapy ✨

Sot e theksojmë fuqinë transformuese që ka psikoterapia në jetën e njerëzve.
Terapia na ndihmon të shohim më thellë, të kuptojmë veten, të përballemi me dhimbjen dhe të ndërtojmë rrugë të reja drejt shëndetit mendor dhe mirëqenies.

🧠 Psikoterapia nuk është luks – është një hapësirë shërimi, rritjeje dhe fuqizimi.
🌱 Çdo bisedë është një mundësi për ndryshim.
🤝 Le të promovojmë së bashku kujdesin për shëndetin mendor pa stigma dhe pa barriera.

25/08/2025

Ekzistojnë katër lloje themelore të lidhjes (stilet e lidhjes) në marrëdhëniet partnere, të cilat më së shpeshti shoqërohen me teorinë e lidhjes së John Bowlby dhe hulumtimet e mëvonshme të Mary Ainsworth. Ato formësojnë mënyrën se si lidhemi me partnerin tonë, përjetojmë afërsinë dhe reagojmë ndaj konflikteve.

♦️1. Stili i lidhjes së sigurt

Si zhvillohet: Zakonisht tek njerëzit që kanë pasur kujdes, dashuri dhe një ndjenjë sigurie të vazhdueshme nga prindërit ose kujdestarët e tyre gjatë fëmijërisë.

Karakteristika të lidhura:
Të hapur ndaj afërsisë dhe intimitetit.
I besojnë partnerit të tyre dhe ndihen rehat në ndërvarësi.
Të aftë të shprehin emocionet dhe nevojat e tyre pa frikën e refuzimit.

Në një partneritet: Ata kërkojnë një ekuilibër midis afërsisë dhe pavarësisë, komunikojnë drejtpërdrejt dhe zgjidhin konfliktet në një mënyrë të shëndetshme.

♦️ 2. Stili i lidhjes anksioze

Si zhvillohet: Shpesh tek njerëzit që kanë pasur kujdes të paqëndrueshëm në fëmijëri - ndonjëherë nevojat plotësohen dhe ndonjëherë injorohen.

Karakteristika të lidhura:
Ata kërkojnë siguri të vazhdueshme për dashurinë dhe përkushtimin e partnerit të tyre.
Ata mund të veprojnë si të varur ose posesiv.
Ata e përjetojnë afërsinë intensivisht dhe kanë frikë nga braktisja.

Në një marrëdhënie partnere: Ata kanë tendencë të jenë hipersensitivë ndaj shenjave të distancimit dhe mund t'i interpretojnë sjelljet neutrale si një kërcënim për marrëdhënien.

♦️ 3. Stili i lidhjes shmangëse

Si zhvillohet: Shpesh ndodh tek njerëzit që kanë përjetuar prindër emocionalisht të largët ose tepër të rreptë në fëmijëri.

Karakteristika të lidhura:
Ata e vlerësojnë pavarësinë dhe shpesh nuk ndihen rehat në marrëdhënie shumë të ngushta.
Ata kanë tendencë të shtypin emocionet dhe të shmangin bisedat më të thella rreth ndjenjave.
Ata mund të duken të ftohtë ose të rezervuar.
Në një marrëdhënie partnere: Kur ndiejnë se partneri i tyre kërkon shumë afërsi, ata tërhiqen dhe krijojnë distancë.

♦️4. Stili i lidhjes së çorganizuar (anksioz-shmangës)

Si zhvillohet: Shpesh tek njerëzit që kanë pasur përvoja traumatike ose kontradiktore në fëmijëri (p.sh., prindërit ishin si burim sigurie ashtu edhe burim frike).

Karakteristikat e marrëdhënies:
Një dëshirë e fortë për afërsi, por një frikë e njëkohshme prej saj.
Luhatje midis tërheqjes dhe neverisë ndaj partnerit.
Tendencë e shtuar për konflikte dhe pasiguri të brendshme.

❗ Është e rëndësishme të theksohet: Stili i lidhjes nuk është "fat". Njerëzit mund të zhvillojnë një stil më të sigurt përmes vetëdijes, terapisë dhe marrëdhënieve të shëndetshme. Është gjithashtu e mundur që dikush të shfaqë një përzierje stilesh, në vend të një forme të pastër të njërit prej tyre.
E huazuar
#

Thirje për ndihmë
15/08/2025

Thirje për ndihmë

Dear narcissist, i ignore you like a boss! 😎A t’ka ndodhë najherë dikush me t’dashtë e me t’vlerësue për vlerat e atribu...
09/08/2025

Dear narcissist, i ignore you like a boss! 😎

A t’ka ndodhë najherë dikush me t’dashtë e me t’vlerësue për vlerat e atributet e tua si njeri, deri n’mbivlerësim, e masnej n’fund t’ditës me t’ba me u ndje si paçavër për po t’njejtat gjana që t’ka vlerësue?

Epo, nëse përgjigja asht po, atëherë ta dish se ki t’bajsh me nji narcisist! 🤷🏻‍♀️

Pothujse çdo marrëdhënie me nji narcist nisë me disa shenja paralajmëruese si ato maposhtë. ⬇️
Nëse i vëren me kohë, asht ma e lehtë me i injorue e me i shpërfillë ato. Mirëspo, nëse jeni përkushtue emocionalisht, atëherë këto nuanca t’vogla mund t’përshkallëzohen shpejt në nji humnerë toksike.

1. Entuziazmi
Derisa nuk njiheni mirë, gjithçka e re rreth teje asht super entuziaste për ta, lavdatat e t’qënit super special s’kanë me mungue prej anës tyne ndaj teje (janë profi për këtë gja 😅). Por, kjo veç derisa t’ketë studju mjaftueshëm, masnej përbuzja ka me nisë mu nga elementet vlerësuese ma parë.

2. Diçka nuk asht n’rregull
Shumica e narcisistëve nisin n’mënyrë t’pavetëdijshme ta ulin vetëvlerësimin tuej dhe luhasin ndjenjën tuej t’sigurisë qysh n
fazën tuej fillestare t’njohjes.
Ata lehtë edhe mund t’ju krahasojnë apo mund t’vlerësojnë tjerë njerëz që ti t’ndjehesh i/e vogël ose i përçmuem. Sjelljet e tyne mund t’ju bajnë konfuz ngase edhe shpesh s’ke me pasë mundësi me gjykue sjelljet e tyne objektivisht (se ndjenjat e reagimet e tyne janë hova-hova). Gjithsesi, mos prit kurrë që ata me i pranue këto t’bama e kanë me i mohue n’momentin që kanë me u përballë me nji realitet t’tillë.

Shpesh ka me u ndi i/e frustrueme e ke menisë me dyshu n’mos jeni tepër reaktiv ose po i shihni gjanat shumë thellë. E besa keni me mendue që jeni ju ata që e bani dinamikën e gjanave t’vështirë.

Kujdes, trupi asht memoria ma e “keqe” ngase ai i memorizon përjetimet e ndërdijshme ngase ka për qëllim me i kthye herë pas here nëse diçka ose dikush na kërcënon mbijetesën tonë. Na e ndiejmë atë ndjesi bezdisëse n’zorrë. V’noja veshin!

3. Ankthi i vazhdueshëm
N’praninë e nji arcisisti, asht normale t’ndiheni sikur po ecni n’lëvozhgat e veve. Po se n’çdo gja që ban ose thue mund t’shkaktojë nji stuhi t’paparashikueme.🌪
Ngjashëm, s’ki me kuptue kurrë se çka i ban ata t’lumtun ngase mood-i i tyne mund luhatet n’varësi t’ditës apo ngjarjeve.
Për shkak t’kësaj, ju mund t’keni nji ndjenjë t’rritun ankthi. 😰 Kjo ndjesi ka tendencën me ju ba edhe ma hipervigjilentë ndaj reagimeve të tyne dhe keni me e gjetë veten tue plotësue çdo kërkesë a nevojë të tyne që bomba mos me shpërthye.🌋

Me kalimin e kohës, kjo ka me rezultue me humbje t’identitetit, t’krenarisë e deri n’zherësim t’vetvetes, t’u vazhdue me i shpërfillë nevojat e preferencat tueja veç me ju shmang zemërimit t’tyne. 🤦🏻‍♀️

4. Mosrespektimi i kufijve
Ata gjithmonë kanë me pritë që ju me ia përshtatë nevojat e tua atyne, biles deri edhe n’asgjësim. Gjithçka që don ti asht e parandsishme, gjithçka çka thue ti s’asht kurgjo interesant, çdo kërkesë e jotja asht absurde! Pra, veç imagjinoje nji skenar si ky. Huuuh! 🙆🏻‍♀️

Sidoqoftë, mosrespektin e kufijve s’ke me pasë veç emocional, po edhe fizik e financiar. Biles ki me harrue që ekzistojnë kufijtë personal e që ata na japin siguri e mbrojtje t’nënkuptueme.

Mos harro pra, nëse dikush i injoron, i sfidon ose i shkel qartë këta kufij n’fillim, kjo ka me u spiralizue n’mënyrë progresive shumë shpejt. Çeli sytë! 👀
Asht e drejtë themelore me pasë hapsinën personale e kushdo që nuk jua toleron individualitetin tuej asht kohë e humbun, kushdo qoftë madhnia e tij. 🗽

5. Manipulim delikat
Narcizistët marrin at’ që dojnë përmes forcave t’fuqishme t’manipulimit. Sidoqoftë, zor ke me kuptue këtë manipulim se nuk asht gjithmonë aq i dukshëm manipulimi i tyne se ka me u mbështjellë me nji fasadë fisnikërie a bujarie. Biles aq duket e pafajshme saqë ki me pasë ndjesinë se a mos jam t’u u çmend! 🤯

Po përveç pafajësisë, komplimentet hiperbolizuese i kanë specialitet. 🤩
Iu lulëzonë fytyra t’u lajkatue për me t’bindë ose me t’detyru me i pa gjanat qysh ata dojnë ose me i ba gjanat që ata i pëlqejnë.

Manipulimin munden me e mveshë edhe n’hajgare e n’tallje. P.sh t’qeshin e t’kritikojnë për shijen tande n’filma a n’muzikë, ose punën a profesionin tand, sikur s’ka qenë zgjidhje fort e mençme kjo e jotja.

E, nëse eventualisht e ke kuptue turbullinë e mjegullinë e shkaktueme prej tyne, hakmarrja e tyne a ka me shkue deri n’pikën kur ke me u ndij i/e zhveshun prej krenarisë tande, i/e çarmatosun, i/e dështueme e pa nji grimcë vetëvlerësimi.

Kthjellu! Mos lejo t’jesh lodra as kafsha shtëpiake e askujt!

Nëse je ballafaque ngjashëm me njerëz t’tillë, thuej bashkë me mue…”Dear narcissist, i ignore you like a boss!” 🥳✊

🌓
Besarta Fazliu Shatri

09/08/2025
👉Realizuam Geshtalt puntori edukative me grupin e nivelit të dytë në Geshtalt Psikoterapi, e supervizuar nga MSc.Snezhan...
06/07/2025

👉Realizuam Geshtalt puntori edukative me grupin e nivelit të dytë në Geshtalt Psikoterapi, e supervizuar nga MSc.Snezhana Andreeva, psikoterapeute/ trajnuese, supervizore dhe MSc.Sema Halili, psikoterapeute/ trajnuese.
👉 Në kuadër të obligimeve në Geshtalt Terapi gjithashtu kishim edhe dy udhëheqëje grupore nga edukantet Miradije Salihu, psikologe/ geshtalt këshilluese, me temë " Rëndësia e të kaluarës dhe të ardhëmes në GT" dhe Kefser Ramadani Shabani, psikologe/ geshtalt këshilluese, me temë "Zemërimi dhe puna me zemërimin në GT"
👉Falemnderojmë të gjithë edukantët që ishin bashk me ne dhe ndanë përvojat e tyre të cilët kontribuan që këto puntori të përmbyllen me sukses.....
👉Trajnimi në Geshtal Terapi tashmë është kthyer në traditë shumëvjeçare në qendrën tonë ku profesionalizmi dhe përkushtimi janë dëshmi e sukseseve të shumta në fushën e trajnimeve kualitative me trajner dhe supezvizor të akredituar nga vendi dhe jashtë.
👉 Vetëm në Qendrën Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување në bashkpunim me Qendrën ASPEKTI-Gestalt psihoterapija i edukacija "Mladen Kostikj" Skopje, ofrohet mundësi për të ndjekur 4 vite Geshtalt Edukim në gjuhën shqipe me program të akredituar dhe sertifikuar nga EAGT.
Edukanti merr gjatë procesit edukativ 4 vjeçar 2 Sertifikate. Njëra pas mbarimit të Nivelit bazik (kohëzgjatja 2 vite)- Geshtalt Këshillues, dhe tjetra pas mbarimit të Nivelit të avansuar (kohëzgjatja 2 vite) Geshtalt Psikoterapeut.

👉 Реализиравме Гешталт едукативна работилница со едукантите од втор степен, под супервизија на М-р.Снежана Андреева,психотерапевт/ тренер и супервизор и М-р.Сема Халили, психотерапевт/тренер.
Како дел од обврските во Гешталт терапија имавме и водење на групи од две едукантки Мирадије Салиху, психолог/ гешталт советувач, на тема "Важноста на минатото и иднината во ГТ" и Кефсер Рамадани Шабани, психолог/ гешталт советувач со тема " Бес и работа со бес во ГТ".
👉Им се заблагодаруваме на сите едуканти кои беа со нас овој викенд и ги споделија своите искуства кои придонесоа за успешно завршување на овие работилници.....
👉Едукацијата за Гешталт терапија веќе стана долгогодишна традиција во нашиот центар каде професионалноста и посветеноста се доказ за бројни успеси на полето на квалитативната обука со тренери и супервизори акредитирани од земјата и странство во соработка со ЕАГТ акредитирана програма за Гешталт Терапија од ASPEKTI-Gestalt psihoterapija i edukacija "Mladen Kostikj" Skopje
Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување

ASPEKTI-Gestalt psihoterapija i edukacija "Mladen Kostikj" Skopje
Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување





#
#

ARROGANCA!Arroganca është një mekanizëm mbrojtës i përdorur nga ata që kanë frikë se mos ekspozohen si të pamjaftueshëm ...
30/06/2025

ARROGANCA!

Arroganca është një mekanizëm mbrojtës i përdorur nga ata që kanë frikë se mos ekspozohen si të pamjaftueshëm ose me të meta." Carl.G. Jung

Carl Jung besonte se arroganca ishte një simptomë e një egoje të fryrë ose mungesë e vetëdijes. Ai e shihte arrogancën si një mekanizëm mbrojtës që njerëzit përdorin për të mbrojtur veten nga ndjenjat e pamjaftueshmërisë ose vulnerabilitetit.

Sipas tij, njerëzit arrogantë shpesh mbivlerësojnë aftësitë dhe rëndësinë e tyre dhe ngurrojnë të pranojnë gabimet ose mangësitë e tyre. Ata gjithashtu mund të shpërfillin këndvështrimet dhe opinionet e të tjerëve, duke besuar se vetëm ata zotërojnë të vërtetën.

Sipas Jung, rrënjët e arrogancës shpesh qëndrojnë në përvojat e fëmijërisë, të tilla si kënaqësia e tepërt ose mbrojtja e tepërt nga prindërit, të cilat mund të çojnë në një ndjenjë të së drejtës dhe superioritetit. Për më tepër, ai besonte se faktorët shoqërorë, si kultura që vlerëson suksesin dhe fuqinë materiale, mund të kontribuojnë gjithashtu në zhvillimin e tipareve arrogante.

Jung besonte se rruga për të kapërcyer arrogancën përfshin zhvillimin e vetëdijes dhe përulësisë. Kjo kërkon njohjen e kufizimeve të veta, njohjen e kontributeve të të tjerëve dhe të qenit i hapur ndaj këndvështrimeve dhe reagimeve të ndryshme. Duke kultivuar këto cilësi, njeriu mund të arrijë një ndjenjë më të madhe ekuilibri dhe harmonie brenda vetes dhe në marrëdhëniet me të tjerët

Address

29 Nëntori Nr. 23
Tetovë
1200

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram