Shoqata e mjekëve shqiptarë të Maqedonisë

Shoqata e mjekëve shqiptarë të Maqedonisë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata e mjekëve shqiptarë të Maqedonisë, Health/Medical/ Pharmaceuticals, Tetovë.

Numri i ri i revistës MedicusRevista do të publikohet pasi që autorët të kryejnë detyrimet ndaj redaksisë.Списанието ќе ...
06/05/2026

Numri i ri i revistës Medicus
Revista do të publikohet pasi që autorët të kryejnë detyrimet ndaj redaksisë.
Списанието ќе биде објавено кога сите автори ќе ги завршат обврските кон редакцијата.
The journal will be published when all authors have completed their obligations to the journal.

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni mban Kuvendin Qendror, zgjidhen organet e reja drejtueseMe datë 27.04.2026 u mba...
28/04/2026

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni mban Kuvendin Qendror, zgjidhen organet e reja drejtuese

Me datë 27.04.2026 u mbajt mbledhja e Kuvendit Qendror të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni, ku morën pjesë kuvendarët e deleguar nga degët e qyteteve të ndryshme të vendit. Në këtë takim u diskutua mbi organizimin dhe drejtimin e mëtejshëm të shoqatës, si dhe u morën vendime kyçe për strukturat udhëheqëse.

Në kuadër të procedurave statutare, Kuvendi zgjodhi kryetarin dhe nënkryetarin e tij. Për kryetar të Kuvendit u zgjodh Dr. Gojart Polisi, ndërsa për nënkryetar Doc. Dr. Nadir Ajruli. Gjithashtu, u bë verifikimi dhe konfirmimi i mandateve të anëtarëve të Kryesisë Qendrore, të deleguar nga degët përkatëse.

Pas konstituimit, Kryesia Qendrore vijoi me zgjedhjen e organeve drejtuese të shoqatës. Me votim të hapur, për kryetar të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni nga ana e kryesisë qëndrore u zgjodh Doc. Dr. Bekim Ismaili. Po ashtu, për zv. kryetar u emërua Prim. Dr. Shenasi Jusufi, ndërsa funksionin e sekretares do ta ushtrojë Dr. Alsada Veseli-Abazi.

Një falënderim i veçantë për ish-kryetarin, Prof. Dr. Nevzat Elezi, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe angazhimin e palodhur ndër vite në forcimin dhe zhvillimin e shoqatës. Puna dhe përkushtimi i tij kanë lënë gjurmë të rëndësishme në avancimin e bashkëpunimit profesional dhe në ngritjen e rolit të mjekëve shqiptarë në vend.

Urime 7 Prilli – Dita Ndërkombëtare e Shëndetit! 🌍Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Republikën e Maqedonisë ju urom 7 Prill...
07/04/2026

Urime 7 Prilli – Dita Ndërkombëtare e Shëndetit! 🌍

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Republikën e Maqedonisë ju urom 7 Prillin duke shprehur mirënjohje për të gjithë profesionistët shëndetësorë për përkushtimin e tyre.

Për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve të degëve të Shoqatës, manifestimi për nder të kësaj dite do të organizohet pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Shëndet për të gjithë!

TAKIME PROFESIONALE MJEKËSORE STRUGË 2025 - PROGRAMI FINAL
21/10/2025

TAKIME PROFESIONALE MJEKËSORE STRUGË 2025 - PROGRAMI FINAL

Numri i ri i revistës MedicusRevista do të publikohet pasi që autorët të kryejnë detyrimet ndaj redaksisë.Списанието ќе ...
01/09/2025

Numri i ri i revistës Medicus

Revista do të publikohet pasi që autorët të kryejnë detyrimet ndaj redaksisë.

Списанието ќе биде објавено кога сите автори ќе ги завршат обврските кон редакцијата.

The journal will be published when all authors have completed their obligations to the journal.

Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot ka ndërruar jetë Dr. Aliriza Osmani nga Kumanova, një anëtar i respektuar dhe akt...
17/08/2025

Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot ka ndërruar jetë Dr. Aliriza Osmani nga Kumanova, një anëtar i respektuar dhe aktiv i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë.

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Përkushtimi në profesion, gatishmëria dhe veprimtaria e tij për të mirën shoqërore do të mbeten të përjetshme.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!

Address

Tetovë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e mjekëve shqiptarë të Maqedonisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Shoqata e mjekëve shqiptarë të Maqedonisë:

Share